|
11 mars 2004 / TN
Por kini kujdes tė
zgjidhni drejt pjesėn e biografisė, tė portretit shpirtėror, timin dhe
tė kineastit
Pse ikėn dhe afrohet pareshtur, si dritėhije gjatė
shpalimit tė vet kineasti? Mos e kėrkon pjesėn e tjetėrsuar,
pėrkatėsisht dyzimin e heshtur nė unin autorial? Si do tė dukej
portreti shpirtėror i kineastit pa praninė e hijes sė shokut nga
Moska?
Ėshtė ky rrėfim
ku pėrplasjet psikologjike tė personazhit janė me pėrmasa gjeniale,
lartėsi dostojevskiane. Pėrplasjet e brendshme shpėrthejnė si goditje
sa nė njė mur, sa nė tjetrin, sa pas njė realiteti sa pas njė tjetri,
sa nė njė pohim, sa nė tė kundėrtėn, e vazhdimisht pas ēdo pėrplasje
tė shkrepė nė horizont flaka e vetėtimave...
Ali ALIU
Po tė lihet anash romani
Kronikė nė gur, asnjė vepėr narrative e Ismail Kadaresė nuk ėshtė aq
personale sa rrėfimi romanor Hija. I fshehur dyfish, sa prapa
kineastit dhe sa prapa shokut tė studimeve nga Moska, zėri autorial,
nė fakt, gjatė tėrė rrėfimit, gjakon identifikimin pėrmes bėrjes njė
tė tė dy personazheve. Jo njė herė e ndjejmė pėshpėrimėn: ja, atje jam
unė, mos mė kėrkoni kėtu, herė ja ku jam pranė, mos mė kėrkoni larg.
Edhe atje-ja, edhe kėtu-ja e zėrit mėton identifikim tė plotė
Nga fundi, te Shėnimi i
shtatė dhe i fundit, do tė hasim nė njė pasus tė tillė e qė e ndriēon
qartė kėtė njėsh zėri tė dyzuar: Njė herė mu duk se ishte truri i
shokut tim tė Moskės, qė e rrezatonte gjithė kėtė turbullirė. Mė erdhi
tė ngrihesha dhe ta kapja pėr fyti atė qė kishte qenė pėr aq vite
njeriu im mė i afėrt. Mė thuaj kush ėshtė njeriu e kush ėshtė hija e
vet? Natyrisht, ti e mban veten pėr pjesėn hyjnore tė qėnies sonė
dyshe
. Duke qenė vizion i brendshėm, zėri autorial, gjatė gjithė
rrėfimit, nuk do tė harrojė qė herėpashere tė na e pėrkujtojė praninė,
tė qenit e shokut tė Moskės brendapėrbrenda, njėsoj si te shumica e
fragmenteve nga jeta dhe bėmat e kineastit.
Pėr mė shumė, shoku i
Moskės ėshtė komplet, brenda, pa i shtuar asgjė distancuese, siē ėshtė
rasti me kineastin. Mjeshtėri, ujku madhor i magjisė sė rrėfimit, me
kėtė rast arrin tė pamundshmen: do ta shihni qė unė jam atje te ai i
Moskės, me tė gjitha tė dhėnat saktėsisht, me regjistėr biografik
letrar, ja kompet alibia e mos qenies kėtu, tek kineasti, e
megjithatė, vazhdoni tė mė lexoni edhe nė Paris. Por kini kujdes tė
zgjidhni drejt pjesėn e biografisė, tė portretit shpirtėror, timin dhe
tė kineastit
Pse ikėn dhe afrohet pareshtur, si dritėhije gjatė
shpalimit tė vet kineasti? Mos e kėrkon pjesėn e tjetėrsuar,
pėrkatėsisht dyzimin e heshtur nė unin autorial? Si do tė dukej
portreti shpirtėror i kineastit pa praninė e hijes sė shokut nga
Moska?
Ndriēimi i tyre nė kėtė
rrėfim vjen pėrmes pėrftimit tė vetėtimave qė pareshtur ēajnė terrin.
Pėrmes kėsaj poetike narrative, Ismail Kadare arrin idealin e synuar
nga Dostojevski: zėri i autorit tė jetė Zot nė gjithėsi, i padukshėm
por i gjithėpushtetshėm, tė ndihet gjithandej por tė mos shihet
Ismail Kadare nė romanin
Hija ka artikuluar fuqishėm portretin shpirtėror dhe psikologjik tė
intelektualit shqiptar gjatė diktaturės komuniste.
Shtylla kuptimore e kėtij
(vetė)rrėfimi lidhet me pamundėsinė e daljes sė plotė, e daljes sė
vėrtetė nga bota nė pranga shpirtėrore e perandorisė komuniste, dalje
nga bota e tė robėrve nė botėn e tė lirėve. Nė mbėshtetje tė njė
hyrjedaljeje tė shpeshtė tė kinestit nga Shqipėria-varr, nė Parisin e
gjallė, mė nė fund do tė bindet se daljen nga tė vdekurit tek tė
gjallėt ai, kineasti, e realizon mekanikisht, si fizik, por jo si
qenie komplete: ai nga brenda ėshtė i lidhur pėrfundimisht si pjesė e
qenies kolektive shqiptare, ngjashėm me Konstandinin e pėrtejmė mbi tė
cilin sundojnė tė tjera ligjshmėri tė paprekshme
Kėshtu, Kadare vihet pas
gėrmimeve drejt shtresimeve psikologjike nė thellėsi, drejt ndriēimit
tė zonave tė errėta, mėton tė kaptojė pėrtej, tė kap kumte tė Hadit
dhe Tokė-qiellit, qė, mbase i dėrgojnė njėratjetrės ato
Gjakon tė zėrė
perspektivėn pezull mes Tokės e Qiellit, tė dėbuarit dhe njėherish
mbėrthimin e tij nė pėrqafim tė tokės e cila dėbon njėsoi si hapėsira
qiellore
Nė raste tjera, Ismail Kadare kėtė kumt tė mistershėm, tė
ndėrsjellė, provon ta zėrė, ta zhbirojė pėrmesė mrekullisė sė
ringjalljes, pėrmes fenomenit Konstandin, diku pėrmes alkimive,
magjive, ėndrrave, gjakmarrjeve, ndėrsa te romani Hija pėrmes
vetėshpalimit tė personazhit narrativ.
Duke kėrkuar embrionin,
zanafillė e lidhjes, e burgosjes sė vet nga brenda, e ngrirjes nga
brenda qė prodhojnė sjelljet, bėrjet-mosbėrjet, shtytjet qė pėrplasen
njėra kundėr tjetrės, kineasti i bindet pamundėsisė sė daljes.
Objektin pėr tu sfiduar nga kjo perspektivė ai, kineasti do ta gjejė
te parisienja, Silvena. Tundimi, nė ēaste shokuese qė pėrjeton ai nė
shoqėri me tė, hap mundėsinė e ndriēimit shkallė shkallė tė zonave tė
errta, tė pazotėruara dhe tė pazotėrueshme
Prandaj, bota e kineastit,
qė provon tė vetėshpalohet, megjithatė, nga ky kėnd, ėshtė
fragmentare: ai herė ndjen nevojė tė papėrmbajtur pėr tė ndriēuar
sferat e veta tė errėta, qė pak mė pas, ethshėm ta dėshirojė tė
kundėrtėn duke shmangur sfidat qė e shpien andej. Konfrontimi i
sfidave mes njėra-tjetrės janė vatra qė e dikton ritmin dramatik dhe
tendosjen psikologjike nė kėtė rrėfim. Kineasti nė ēaste ėshtė agresiv
deri nė barbari, kundėrvullnetshėm jo pėr ta pushtuar parisienen, as
Parisin, as botėn e kėtejme, por pėr ta pushtuar vetveten, hijen e
vet. Dhe fjala ėshtė pėr njė vetėpushtim tė ethshėm, makthi pėr tu
parė i plotė, i identifikueshėm.
Personazhi i Ismail
Kadaresė nė romanin Hija gjakon tė zbulojė kodin e fshehtė brenda
lėmshit tė thurrur dhe ngrirjes sė brendshme, kakofoninė e shpirtit.
Sipas tė dhėnave tė jashtme, kėtė ēelės ai e kėrkon nė fillim tė
viteve tetėdhjetė tė botės shqiptare. Hyrje-daljet shqiptare mureve
kufitare janė shndėrruar nė varre kufomash tė reja qė gjakojnė po
ashtu hyrje dalje njėsoi si kjo e pamundshmja e kineastit, te i
cili, kapėrcimet nėpėr qiell tė kėtij kufiri, nė sytė e mendjes dhe
shpirtit tė tij, faniten si mirazhe ngjethėse pikėrisht kur provon
ta dėshmojė daljen pėrmes Silvės.
Me kėtė hije nė shpirt, me
ndjenjėn se edhe kapėrcimi i tij do tė ishte i tillė mundshėm i
tillė, tė qenit nė Paris e bėn si tė qenit tė hijes, tė kufomės, por
jo edhe tė shpirtit. I tillė do tė jetė kalimi, dalja e tij si nė
shtrat me Silvėn, si nė lokal, nė rrugė
Dhe gjatė tėrė
vetėshpalimit ai, kineasti do tė gjakojė tė zėrė pėrmasat e kėsaj
hijeje nė vete, tė pėrkapė kumtet e veprimeve tė ndėrgjegjshme apo jo,
tė dashjeve e tė mosdashjeve qė nė pandėrperje ia zėnė vendin
njėra-tjetrės, ēfarė kėtė rrėfim romanor e shquan nė rafshin
psikologjik, e bėn atė tė kėrkojė dhe tė gjejė sferat mė tė
ndėrlikuara tė shpirtit i cili pėrpėlitet tė vetėgjendet koridoreve tė
errta.
Ėshtė ky rrėfim ku
pėrplasjet psikologjike tė personazhit janė me pėrmasa gjeniale,
lartėsi dostojevskiane. Pėrplasjet e brendshme shpėrthejnė si goditje
sa nė njė mur, sa nė tjetrin, sa pas njė realiteti sa pas njė tjetri,
sa nė njė pohim, sa nė tė kundėrtėn, e vazhdimisht pas ēdo pėrplasje
tė shkrepė nė horizont flaka e vetėtimave...
|
|