|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (5, 6, 7)

 
 

 

9 mars 2004 / TN

Dr. Zydi Dervishi

II.1.2. Vetėriprodhimi i shoqėrisė –funksion i nėnkuptuar

Si rrjedhojė e vdekshmėrisė sė lartė, propabiliteti i fėmijėve pėr tė mbijetuar deri nė moshėn e pjekurisė nuk ėshtė shumė premtues. Nėse njė shoqėri synon tė riprodhojė vetveten, lindja nga ēdo grua mesatarisht e dy fėmijėve nuk mund tė konsiderohet e mjaftueshme. Nė kėta kushte pėrpjekjet pėr tė kufizuar lindshmėrinė mund tė konsiderohen njė kėrcėnim serioz pėr ekzistencėn e shoqėrisė. Edhe nėn trysninė e motiveve tė tilla, pėrgjithėsisht gjatė pjesės mė tė madhe tė historisė sė tyre shoqėritė kanė krijuar e zhvilluar vlera, norma kulturore dhe institucione tė shumėllojshme pėr tė nxitur lindjen e fėmijėve dhe shpėrblimin nė forma tė ndryshme tė prindėrve me shumė fėmijė.

Pėr shembull, gjatė viteve ’30 tė shekullit XX, kur popullsinė e Kgatla-s tė Afrikės Jugore e studionte Scapera, vdekshmėria ishte shumė e lartė. Ai zbuloi se “pėr to ishte e pakonceptueshme qė njė ēift i martuar pėr arsye ekonomike ose arsye personale tė tjera tė pėrpiqej me vetėdije pėr tė kufizuar numrin e pasardhėsve” (1966:213). Ky studiues zbuloi faktorė shoqėrorė tė ndryshėm qė i nxitnin banorėt e Kgatlas-s tė prireshin pėr tė lindur sa mė shumė fėmijė.

Ndėr tė tjera, ai shkruan: “Njė grua me shumė fėmijė ėshtė e nderuar. Dinjiteti i njė ēifti tė martuar lartėsohet pas lindjes sė fėmijės sė parė. Derisa Kgatla ka njė sistem trashėgimie patrilineal (pasuria trashėgohet nėpėrmjet djemve), lindja e njė djali e bėn babain themeluesin e njė linje qė do tė pėrjetėsojė emrin dhe kujtimin e tij… tė afėrmit e nėnės janė tė gėzuar sepse lindja i mbron ato nga turpi” (Shih: Weeks, J., 1986;112).

Nga njė studim i realizuar nė fillim tė viteve’70 tė shekullit XX nė radhėt e popullsisė sė Nigerisė Perėndimore rezulton se familjet me mė pak se 4 fėmijė shihen me frikė, tmerr ose pėrēmim. Autori i kėtij studimi Ware thekson qė “edhe nėse janė tė garantuar se tė dy fėmijėt mund tė jetojnė deri nė moshėn e pjekurisė, prindėrit nė Nigerinė Perėndimore mund ta konsiderojnė njė familje tė tillė si shumė fatkeqe…” (Po aty).

Mjaft sociologė mendojėn se faktorėt qė nxisin lindshmėrinė e lartė i ka parashtuar nė formė mė tė sintetizuar studiuesi C. Davis. Ndėr tė tjera, ai ka shkruar: “Ne konstatojmė shpesh, pėr shembull, qė kėnaqėsia e lejuar e marrėdhėnieve seksuale, pronėsia e tokės, pranimi nė disa punė, pretendimet pėr respekt dhe arritja e lumnimit mundėsohen nga martesa. Martesa e realizuar ėshtė nxitėsi mė specifik pėr lindshmėrinė. Nė shoqėritė familistike ku lidhjet fisnore formojnė bazėn kryesore tė organizimit shoqėror, riprodhimi shpėrfaqjet si nevojė pėr ēdo qėllim kryesor nė jetė.

Shpėtimi i shpirtit, sigurimi pėr moshėn e pleqėrisė, prodhimi i mallrave, mbrojtja e vatrės dhe sigurimi i dashurisė mund tė varen nga prania, ndihma, komforti i pasardhėsve… Ky artikulim i statusit prindėror, i mbėshtetur edhe nga statuset e tjerė, ėshtė inkurajimi mė i lartė pėr lindshmėrinė” (Shih : Weeks, J., 1986: 112). Nė pėrgjithėsi vlerat dhe normat kulturore qė nxisin lindshmėrinė e lartė janė kaq tė brendėsuara nė vetėdijen e anėtarėve tė shoqėrisė saqė do tė kosniderohej ekscentrik ēdokush qė do tė shprehej me seriozitet se “unė kam lindur njė fėmijė me qėllim qė tė siguroj vazhdimėsinė e shoqėrisė time”.

II.1.3. Fėmijėt – krijues vlerash dhe “agjenci” sigurimesh shoqėrore

Nė shoqėritė paramoderne, nė tė cilat vdekshmėria dhe lindshmėria ishin tė larta, njerėzit kanė qenė burimi ekonomik kryesor. Madje tė rinjtė qė ndihmoheshin nga shoqėria nė forma tė ndryshme pėr t’u aftėsuar profesionalisht dhe pėr t’u maturuar siguronin shumicėn e forcave tė punės, pėrkrahnin tė moshuarit kur ata nuk ishin nė gjendje tė pėrballonin vetė sfidat e jetės etj. Lidhur me kėtė E. Boserup, ndėr tė tjera, ka shkruar: “Nė pjesėn mė tė madhe tė Afrikės shumica e punėve nė sektorin e bujqėsisė janė kryer dhe kryhen nga gratė, tė rinjtė, madje edhe nga fėmijėt e krahinave fshatare.

Njė burrė me shumė fėmijė nė tė shumtėn e rasteve ia beson lėrimin e tokės djemve tė rinj dhe tė gjithė ose pothuajse tė gjitha punėt e tjera i kryejnė gratė dhe fėmijėt mė tė vegjėl. Ai nuk ka nevojė tė paguajnė mėditje pėr punė dhe ka frikė se humb mbėshtetjen nė pleqėri. Njė familje e madhe ėshtė pėrparėsi ekonomike, njė garanci mė shumė pėr sigurimin shoqėror tė anėtarėve tė saj, tė cilėve ua rrit mė shumė prestigjin nė sytė e komunitetit lokal. Kėsisoj, familja e madhe pėrputhet me idealin e pėrgjithshėm nė shumicėn e komuniteteve afrikane” (1981;180).

Nė njė vėshtrim mė tė pėrgjithshėm, fėmijėt konsiderohen si njė siguri e prindėrve nė zonat fshatare pėrballė rreziqeve qė kanė tė bėjnė me thatėsirėn, me tė korrat e kėqija etj. Nė kushte tė tilla shumė prindėr e shohin familjen e madhe si njė rrjetė sigurie, sepse sė paku njė ose dy fėmijė tė rritur do tė jenė nė gjendje tė bėhen garant pėr t’i shpėtuar ata nga situatat e vėshtira.

 

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (6)

Dr. Zydi Dervishi

II.2. Lindshmėria e ulėt – prirje e shoqėrive moderne mė tė urbanizuara

Nė shoqėritė mė tė urbanizuara tė kohės moderne, veēanėrisht gjatė shekullit XX, janė pėrmirėsuar ndjeshėm kushtet e jetesės pėr shumicėn e popullsisė. Gjithashtu janė pėrdorur masivisht vaksinat dhe arritjet shkencore e teknologjike nė fushėn e mjekėsisė. Si rrjedhojė e zhvillimeve tė tilla vdekshmėria nė botė, veēanėrisht nė vendet mė tė urbanizuara gjatė shekullit XX, sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė pakėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme.

Kėtė e dėshmojnė edhe tė dhėnat statistikore. Nė vitet 1950-1955 nė gjithė botėn koefiēienti i vdekshmėrisė  (vdekje gjatė njė viti pėr 1000 banorė) ishte rreth 19.7 vetė. Deri nė vitet 1995-2000 njė koefiēient i tillė zbriti nė 8.9 vetė. (United Nations, 1999:8-9). Nė kėto rrethana shtohet numri dhe pesha specifike e fėmijėve, tė cilėt kanė mė shumė mundėsi tė arrijnė moshėn e pjekurisė. Pėr rrjedhojė nė shumicėn e shoqėrive, veēanėrisht nė ato mė tė urbanizuara, kanė ndryshuar shumė mendėsitė dhe qėndrimet ndaj lindshmėrisė.

Sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore nė shumicėn e vendeve tė botės koefiēienti i lindshmėrisė (numri i lindjeve pėr njė grua) ėshtė zvogėluar nė mėnyrė tė dukshme. Kėshtu, nėse nė vitet 1950-1955 nė shkallė botėrore njė grua lindėte mesatarisht 4.99 fėmijė, nė vitet 1990-1995 njė tregues i tillė ra nė 2.93. Nė harkun kohor tė kėtyre 40 viteve numri mesatar i lindjeve pėr njė grua u pakėsua nė vendet mė tė prapambetura nga 6.54 nė 5.37, nė vendet nė zhvillim nga 6.16 nė 3.27 ndėrsa nė vendet mė tė urbanizuara nga 2.77 nė 1.68 (United Nations, 1999: 14, 12, 10).

Siē shihet nga kėto tė dhėna nė mesin e viteve ’90 tė shekullit XX njė grua nė vendet mė tė urbanizuara lindėte fėmijė mesatarisht rreth 2 herė mė pak se njė grua nė vendet nė zhvillim dhe rreth 3.2 herė mė pak se njė grua nė vendet e prapambetura. Natyrshėm shtrohen pyetjet: Cilėt janė faktorėt kryesorė ekonomikė, socialė e psikokulturorė qė pėrcaktojnė lindshmėrinė mė tė ulėt nė vendet mė tė urbanizuara? Ē’politika ndjekin strukturat pėrkatėse, shoqėrore e shtetėrore pėr problematikėn e lindshmėrisė nė vende tė ndryshme? Cilat mendėsi e shoqėrojnė kėtė dukuri? Ē’ecuri mund ose do tė ketė lindshmėria nė tė ardhmen, veēanėrisht nė vendet nė zhvillim dhe ato mė tė prapambetura? etj.

II.2.1. ... nė pėrpjestim tė zhdrejtė me nivelin e pasurimit dhe tė prestigjit

Historikisht faktorėt socialekonomikė me ndikim mė veprues e tė pėrhershėm nė dinamikėn e lindshmėrisė janė pasuria dhe prestigji, me tė cilat ėshtė i lidhur edhe pushteti. Sipas M.Dauglas, njė studim pėr shoqėritė primitive ka provuar se kontrolli i popullsisė ishte i lidhur me konkurrencėn pėr pushtet dhe prestigj, tė cilat shpesh i orientonte nga lindshmėria e lartė pasi mė sė shumti fuqia dhe prestigji pėrcaktoheshin nga lindshmėria e lartė.

Mjaft studiues mendojnė se nė shoqėritė industriale mė tė urbanizuara tė shekullit XIX dhe XX prestigji dhe pasuria priren tė jenė mė tė lidhura me lindshmėrinė e ulėt dhe jo me atė tė lartė. Ky ndryshim rrėnjėsor i mendėsive dhe realitetit mund tė duket i pashpjegueshėm nė vėshtrim tė parė, pasi duket mė e besueshme idea se njerėzit qė synojnė pasuri dhe prestigj mund tė priren tė kenė mė shumė fėmijė. Pėr shembull, nė Kuvajt niveli i lartė i tė ardhurave ndikon nivelin e lartė tė lindshmėrisė. Por M. Dauglas mendon se Kuvajti konsiderohet si rast i veēantė.

Pėrgjithėsisht nė vendet mė tė zhvilluara, mė tė urbanizuara pasuria dhe prestigji sigurohen pėrmes konkurrencės nė rrafsh profesional, social etj. Nė njė “luftė” tė tillė konkurrence familja e madhe konsiderohet si sakrificė ose pengesė. Kėto mendėsi i shprehu nė mėnyrė lakonike njė anglez nė vitin 1938: “… nė sistemin ekonomik ekzistues pėrveē fatit, ka dy rrugė pėr rritjen e nivelit ekonomik; njėra ėshtė aftėsimi dhe tjetra ėshtė shterpėsimi. Eshtė e qartė se dy burra me aftėsi tė barabartė – njėri vetėm me njė fėmijė dhe tjetri me tetė fėmijė – i pari me njė fėmijė ka mė shumė mundėsi tė ngjitet nė hierarkinė sociale” (Shih: Weeks, J., 1986:122).

Kėsisoj, nė pėrpjekjet pėr tė siguruar  pasuri dhe prestigj, pėrgjithėsisht bashkėshortėt priren tė lindin pak fėmijė. Shpesh kur i kanė arritur qėllime tė tilla ata kanė mė shumė mundėsi tė mirėrrisin fėmijėt, por nuk lindin mė ngaqė u ka kaluar mosha mė e pėrshtatshme e riprodhimit ose ndjehen mė komfort me familje tė vogėl. Mjaft studiues mendojnė se shfazimi nė kohė ndėrmjet moshės mė tė pėrshtatshme tė lindshmėrisė dhe asaj tė pasurimit ėshtė faktori kryesor qė shpjegon lindshmėrinė e ulėt. Nėpėrmjet disa studimeve sociologėt dhe demografėt kanė zbuluar se nė vendet industrialisht mė tė zhvilluara klasa e mesme ka lindshmėri mė tė ulėt se klasa mė e varfėr. Gjitashtu pėrgjithėsisht konstatohet prirja e qėndrueshme drejt familjeve mė tė vogla, sa mė shumė bashkėshortėt ngjiten nė shkallėt e karrierės sė pasurimit dhe tė lartėsimit tė prestigjit (Po aty).

 

Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (7)

Dr. Zydi Dervishi

II.2.2. Tė ardhurat familjare nė pėrpjestim tė zhdrejtė me lindshmėrinė

Nė qershor tė ēdo viti Current Population Survey i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės interviston gra amerikane rreth sjelljes sė tyre riprodhuese. Disa tė dhėna tė tilla tė vitit 1983 jepen nė tabelėn e poshtėshėnuar.

Nga kėto tė dhėna pėrvijohet pėrfundimi qė, sa mė shumė tė ardhura tė sigurojnė familjet, aq mė pak fėmijė kanė ato.

Gjithashtu edhe punėsimi ndikon shumė nė lindshmėrinė e grave. Mesatarisht ēdo 1000 gra tė punėsuara tė moshės 35-44 vjeēe kanė rreth 350 fėmijė mė pak se 1000 gra tė tė njėjtės moshė tė papunėsuara jashtė ekonomisė shtėpiake. Diferenca mė e madhe ėshtė ndėrmjet grave qė me punė sigurojnė tė ardhura tė larta (2.171 lindje pėr 1000 gra) dhe grave tė papunėsuara me mė pak tė ardhura (3 259 lindje pėr 1000 gra). Lindshmėria e grave amerikane mė tė varfėra tė papunėsuara ėshtė rreth 50 pėr qind mė e lartė se ajo e grave tė punėsuara me tė ardhura mė tė larta (Weeks, J., 1986;123).

II.2.3. Profesione prestigjioze – lindshmėri e ulėt

Nė vendet mė tė industrializuara njerėzit qė ushtrojnė profesionet mė prestigjoze kanė pėrgjithėsisht mė pak fėmijė se ata qė janė tė angazhuar nė profesione mė pak tė nderuara. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat e shteteve tė Bashkuara tė Amerikės tė vitit 1983, qė pasqyrohen nė tabelėn e poshtėshėnuar:

Siē duket edhe nga tė dhėnat e tabelės nivelin mė tė lartė dhe mė tė ulėt tė lindshmėrisė e kanė dy profesione tė skajshme: nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tė vitit 1983 gratė  e grup-moshės 35-44 vjeēe qė i kishin bashkėshortėt menaxherė dhe profesionistė kishin mesatarisht njė fėmijė mė pak se gratė e punėtorėve tė femrave tė sė njėjtės moshė. Pėrgjithėsisht gratė qė i kanė tė angazhuar bashkėshortėt nė punė jakėbardhė lindin mė pak fėmijė se ato qė i kanė tė punėsuar bashkėshortėt nė punė jakėblu.

Pothuajse nė tė gjithė vendet e botės niveli arsimor i grave dhe i bashkėshortėve tė tyre ndikon nė dinamikėn e lindshmėrisė. Sipas njė studimi tė realizuar nga World Fertility Survey nė vitin 1980 nė Egjipt gratė me arsim universitar kishin mesatarisht mė pak se tre fėmijė, ndėrkohė qė gratė e pashkolluara fillonin tė lindnin mė shpejt dhe kishin mesatarisht mė shumė se gjashtė fėmijė. Ndėrsa nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė vitin 1983 gratė e martuara tė grup-moshės 35-44 vjeēe tė diplomuara nėpėr kolegje kishin lindur mesatarisht  2.0 fėmijė, ndėrkohė qė gratė pa arsim tė lartė tė kėsaj grup-moshe kishin lindur mesatarisht 3.2 fėmijė (Shih: Weeks, J., 1986:125).

Studiuesi C. Davis ka argumentuar se lindja e fėmijėve plotėson disa pikėsynime si realizimi i egos, demonstrimi i seks-roleve, vazhdueshmėria e njė grupi trashėgues, vazhdimėsia e trashėgimisė sė pronėsisė, sigurimi i mirėqenies ekonomike nė pleqėri, vazhdimėsia e disa profesioneve familjare ose plotėsimi i kėrkesave tė njė perėndie qė besohet nga njė komunitet i caktuar etj.

Nėse njė strukturė sociale ose statusi i njė personi brenda saj ndryshojnė pjesėrisht ose tėrėsisht, shpejt a vonė ndryshojnė edhe motivet e njerėzve pėr tė patur fėmijė. Pėr shembull, rritja e nivelit arsimor, pasurimi dhe rritja e prestigjit ndikojnė nė pakėsimin e numrit tė fėmijėve. Nė mėnyrė tė dukshme arsimimi i aftėson njerėzit pėr tė siguruar pasuri dhe prestigj dhe ndikon qė ata tė lindin mė pak fėmijė, pėrderisa fėmijėt pėr shumė vite janė konsumues vlerash materiale e shpirtėrore dhe jo prodhues ose krijues tė tyre. Ky parim duket se ndikon mė shumė nė orientimin e modeleve tė sjelljes riprodhuese tė individėve, meshkuj ose femra, qė dėshirojnė tė ngjiten gjithnjė mė lart nė hierarkinė profesionale dhe shoqėrore ose ata qė pėrpiqen tė shmangin rėninen nė hierarki tė tilla.

Prirja e mjaft njerėzve pėr tė lindur pak fėmijė ėshtė njė model sjelljeje qė ata e pėrvetėsojnė nė komunitet me tė tjerėt nė mjedise sociale tė caktuara. Leon Tobah, drejtor i Divizionit tė Popullsisė pranė Organziatės sė Kombeve tė Bashkuara nė fillim tė viteve ’80 tė shekullit XX, ndėr tė tjera, ka shkruar: “Motivet pėr lindshmėrinė nuk mund tė shpjegojnė nė vetvete modelet e sjelljeve tė tilla pa iu referuar mjedisit social.

Kėshtu sociologėt dhe demografėt amerikanė kanė vėzhguar pėrgjatė shumė viteve qė ndryshimet nė klimėn sociale tė Shteteve tė Bashkuara nė kohėn e depresionit dhe bumi i lindjes sė fėmijėve nė periudhėn e pasluftės kanė ndikuar mė shumė nė lindshmėrinė se variablet personale (arsimimi, tė ardhurat dhe besimi fetar i individit). Pėr kėtė arsye mund tė shfaqet “vetėdija kolektive”, si njė forcė e rėndėsishmė qė vepron nė jetėn tonė nė tė njėjtėn kohė qė ne besojmė se po kontrollojmė sjelljet tona” (1980:364).

Pėrgjithėsisht, kėta faktorė aktualisht ndikojnė pak nė pėrpjekjet pėr tė kufizuar lindshmėrinė. Njė nga pėrjashtimet mė tė rėndėsishme pėr kėtė ėshtė riekzaminimi i teorisė sė tranzicionit demografik tė ndėrmarrė prej Ansley Coale nė vtin 1973. Ai ėshtė pėrpjekur tė deduktojė se si njė individ mund tė perceptojė botėn e pėrditėshme nėse lindshmėria do tė kufizohej nė mėnyrė tė vetėdijshme. Nė kėtė trajtesė revizionuese tė tranzicionit demografik ai pohonte se tre janė kushtet e domosdoshme qė pėrcaktojnė rėnien drastike tė lindshmėrisė:  1) pranimi i zgjedhjes se pėrllogaritur si njė element i vlefshėm nė lindshmėrinė brendamartesore; 2) perceptimi i pėrparėsive nga pakėsimi i lindshmėrisė; 3) pėrdorimi me mjeshtėri i njohurive dhe i teknikave tė kontrollit tė lindjeve (Shih: Weeks, J.1986:129).

Si rrjedhojė e bashkėveprimit tė faktorėve tė tillė, sidomos gjatė tre dhjetėvjeēarėve tė fundit, nė vendet mė tė urbanizuara tė Perėndimit lindshmėria ėshtė pakėsuar shumė, ėshtė nė nivele mė tė ulėta se kurrė mė parė. Nėse nė vitet 1970-1975 nė kėta vende njė grua lindte mesatarisht 2.11 fėmijė, nė vitet 1995-2000 njė tregues i tillė ra nė 1.68 (United Nations, 1999: 10).

II.2.4. Kufizimi i lindshmėrisė– faktor i stabilitetit tė shoqėrive bashkėkohore

Edhe nė saje tė lindshmėrisė mė tė ulėt nė vendet mė tė urbanizuara janė krijuar mė shumė mundėsi pėr pėrmirėsimin e kushteve tė banimit e tė mirėrritjes sė fėmijėve, pėr pėrsosjen e metodave tė arsimimit e tė edukimit tė nxėnėsve e studentėve, pėr pėrmirėsimin rrėnjėsor tė trajtimit mjekėsor tė tė gjithė anėtarėve tė shoqėrisė, pėr zbutjen e problemit tė papunėsisė dhe tė plagėve tė tjera sociale, ekonomike e psikokulturore etj. Disa mendimtarė tė shquar kanė argumentuar se edhe niveli i lindshmėrisė ndikon ndjeshėm nė modifikimin e ndryshimin e shumė dukurive e proceseve sociale, tė modeleve tė sjelljes dhe tė tė menduarit tė njerėzve etj.

Nė vendet mė tė urbanizuara po bėhet gjithnjė mė mbizotėrues mendimi se lindshmėria e ulėt ėshtė njė kusht i domosdoshėm, si tė thuash, pėr riformatimin nė proces tė shoqėrive tė vendeve mė tė varfėra dhe nė zhvillimin sipas standarteve tė pėrparuara tė vendeve mė tė urbanizuara tė Perėndimit. Kur vdiq nė vitin 1970, nė moshėn 89 vjeēare Bertrant Russell e kishte pėrjetuar pothuajse gjithė tranzicionin demografik nė vendet perėndimore. I shqetėsuar pėr nivelin e lartė, problematik tė lindshmėrisė nė vendet mė tė prapambetura ose nė zhvillim, ndėr tė tjera, ai ka shkruar: “Unė jam i prirur tė mendoj se vlera mė e rėndėsishmė e Perėndimit ėshtė zakoni i njė lindshmėrie tė ulėt.

Nėse kjo mund tė pėrhapej kudo nė botė, atėherė do tė ndėrkombėtarizohej edhe ēka ėshtė mė e mirė nė jetėn e perėndimorėve. Kėsisoj do tė sigurohej jo vetėm prosperiteti, por edhe paqja. Nėse Perėndimi vazhdon tė monopolizojė pėrfitimet e nivelit tė ulėt tė lindshmėrisė, lufta, fatkeqėsitė e mėdha dhe uria do tė vazhdojnė dhe pėrpjekja jonė pėr tė shpėtuar nga kėto tė kėqija do tė pėrmbyteshin nė baticėn e injorancės, mjerimit dhe luftės” (Shih: Weeks, J., 1986:111).

Pėrforcimi i prirjeve globalizuese, sidomos gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit, si tė thuash, nė shumė aspekte i ka shndėrruar shoqėritė nė njė sistem enėsh komunikuese, tė cilat i pėrēojnė pothuajse tė gjitha problematikat te njėra-tjetra, tė pėrthyera nė koefiēiente tė ndryshme zmadhuese e zvogėluese. Fakte tė shumta provojnė se dukuritė problematike tė planifikimit familjar, veēanėrisht ato tė shėndetit riprodhues difuzojnė me koefiēiente shumėfishuese nga njėra shoqėri nė tjetrėn edhe nė saje tė intensifikimit tė komunikimeve tė anėtarėve tė tyre, tė liberalizmit tė marrėdhėnieve seksuale nė shkallė tė gjerė pothuajse nė tė gjithė botėn, tė pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse, seksuale, veēanėrisht tė infeksionit vdekjeprurės HIV-AIDS etj.


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.