|
-
9 mars 2004 / TN
-
-
Jam krenar
qė kam punuar nė "Bota sot". Kėshtu do tė duhej tė ndiheshin tė
gjithė ata qė sot nuk janė mė nė kėtė gazetė. Kėshtu duhet tė ndihen
edhe nėse mendojnė se u ėshtė bėrė e padrejtė. Ngase njė gazetė e
nderuar si "Bota sot", duhet tė nderohet pėrgjithmonė nga tė gjithė
ata qė e kanė kaluar njė pjesė tė jetės nė tė. Kjo edhe ėshtė
rregull e jetės. Rregull pėr ata qė marrin vesh diēka nga burrėria.
-
-
Shkruan:
Nazmi LUKAJ
-
-
Siē mė ka
lajmėruar njė mik imi nga diaspora, nė njė faqe interneti, qenka
shkruar se "Bota sot" ka mbetur me 4 gazetarė, pėr shkak tė
pėrplasjeve tė brendshme dhe pėr shkak tė sjelljeve tė kėqija tė
editorit Mazrekaj me gazetarėt. Njėri nga ata qė sot ėshtė nė
stafin e "Pavarėsisė", jam edhe unė, andaj dua ta shpreh mendimin
tim rreth tė vėrtetės sė krijimit tė kėsaj gazete, qė do tė
startojė mė 11 mars.
-
-
Ėshtė e
vėrtetė qė disa nga ne, shpeshherė, kemi pasur pėrplasje me Bajrush
Morinėn, redaktorin pėrgjegjės tė "Bota sot". Mė sė shumti jam
pėrplasur unė, pėr arsye se Bajrushi ka njė ves tė keq- nuk i duron
gazetarėt e mirė rreth vetes. Por, nuk pajtohem me akuzat e
vazhdueshme qė i bėhen Bajrush Morinės si njeri i Rrahman Morinės
etj., sepse Bajrush Morina, me shkrimet e tij, ka bėrė shumė pėr
ēėshtjen kombėtare.
-
-
Pėr sa e
njoh unė, Bajrushi ėshtė atdhetar. Shkrimet i ka pasur nė kėtė
frymė. Krejt ēka kam vėrejtje tek ai, ėshtė se nuk e duron
konkurrencėn. ( Ndoshta edhe nuk kam tė drejtė se ėshtė xheloz, por,
ja, kėshtu, mė ėshtė dukur mua). E, sulmet qė i bėhen kėtij nė
kuptimin e degradimit kombėtar, nuk i bėjnė nder askujt.
-
-
Sepse
Bajrushi ėshtė atdhetar i mirė. Megjithatė, xhelozia e tij nuk ka
qenė shkaku qė ta themelojmė "Pavarėsinė", qė gjithashtu ėshtė njė
gazetė e djathtė, si "Bota sot", por do tė ketė njė frymė tjetėr,
ashtu si ne e kemi projektuar. As Llukman Halili, i cili ėshtė
pėrmendur padrejtėsisht si shkaktar qė ne e kemi themeluar
"Pavarėsinė".
-
-
Si ai,
padrejtėsisht, ėshtė pėrmendur edhe Xhevdet Mazrekaj, sepse, aq sa
ka mundur, ka qenė i arsyeshėm me ne. Ndaj Tij, unė nuk kam asnjė
vėrejtje, sepse ka qenė larg Kosovės, dhe shumė ēėshtje tonat nuk ka
mundur tė na i zgjidhė aq shpejt. Unė mendoj, madje, se Xhevdet
Mazrekaj dhe gazeta e tij "Bota sot" kanė luajtur njė rol tė
rėndėsishėm kombėtar para dhe pas luftės. Pėr kėtė, tek unė mbetet
njeri i respektuar.
-
-
Ndėrsa
"Bota sot" shumė e dashur. Ne qė e kemi themeluar "Pavarėsinė", kėtė
s'e kemi bėrė qė duam ta rrėnojmė "Botėn sot", sepse aty e kemi
kaluar njė pjesė tė jetės sonė. Pėr ne, "Bota sot" mbetet njė
kapitull shumė me vlerė i punės sonė. E vėrteta e themelimit tė
kėsaj gazete qėndron diku tjetėr-Kosovės i duhet edhe njė gazetė e
djathtė, por me njė frymė tjetėr, qė ne e kemi projektuar.
-
-
Pra, pėr
kėtė qėllim, e kemi themeluar "Pavarėsinė", e jo pėr shkak tė
konflikteve me editorin Mazrekaj, as pėr Bajrush Morinėn, e as pėr
Llukman Halilin. Njė shembull: Edhe Mero Baze dikur ka qenė punėtor
i Ylli Rakipit nė "Albania", por pastaj e ka themeluar gazetėn e
vet, sepse ka menduar qė nė opinion tė dalė me diēka qė e ka
projektuar vetė. Kėshtu, duhet tė kuptohet edhe akti ynė. Nuk di a
pajtohen me mua krejt kolegėt e tjerė, por, kėshtu, sė paku, mendoj
unė.
-
-
Nė "Bota
sot" kam pasur shumė miq tė mirė. Atyre u dėshiroj punė tė mbarė,
sidomos Gani Mehmetajt, Shefki Ukajt e Rrustem Rugovės, tė cilėt
gjithmonė i kanė ēmuar lart shkrimet e mia. Punė tė mbarė i dėshiroj
edhe Bajrush Morinės, Avdullah Bytyēit e tė tjerėve.
-
-
Punė tė
mbarė i dėshiroj edhe editorit Xhevdet Mazrekaj, kurse "Botės sot"
jetė tė gjatė dhe suksese. Jam krenar qė kam punuar nė kėtė gazetė,
e cila ka bėrė shumė pėr ēėshtjen kombėtare para dhe pas luftės.
Besoj se me Buēpapajt, tė cilėt i konsideroj nga analistėt mė tė
mirė andej e kėndej kufirit, me Gani Mehmetajn etj., dhe me ca pena
tė reja tė inkuadruara nė tė, "Bota sot" do ta vazhdojė hapėrimin e
saj tė gjatė nė shėrbim tė kombit.
-
-
Nga ana
ime, editorit Mazrekaj dhe stafit nė Prishtinė i dėshiroj suksese.
Dhe, i kisha lutur tė gjithė ata qė bėjnė shkrime nė frymėn e
pėrplasjes sonė me Botėn sot", tė mos luajnė mė me kėtė letėr.
Sepse ne kėtė nuk e dėshirojmė kurrė. Unė, po e pėrsėris, jam krenar
qė kam punuar nė "Bota sot". Kėshtu do tė duhej tė ndiheshin tė
gjithė ata qė sot nuk janė mė nė kėtė gazetė.
-
-
Kėshtu
duhet tė ndihen edhe nėse mendojnė se u ėshtė bėrė e padrejtė. Ngase
njė gazetė e nderuar si "Bota sot", duhet tė nderohet pėrgjithmonė
nga tė gjithė ata qė kanė kaluar njė pjesė tė jetės nė tė. Kjo edhe
ėshtė rregull e jetės. Rregull pėr ata qė marrin vesh diēka nga
burrėria.
|
|