| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Hari
Holkeri i hodhi poshtė propozimet e Koshtunicės pėr kantonizimin e
Kosovės
-
Pėrfaqėsuesi i fondacionit gjerman "Fridrih Nauman" ka thėnė se
Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė
-
Tryezė kushtuar sfidave tė privatizimit nė Kosovė
-
Kuvendi mblidhet mė 17 mars, serbėt paralajmėrojnė tėrheqjen nga
parlamenti?
-
Zėvendėssekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė pėr misionet paqeruajtėse
Zhan Mari Gieno tė mėrkurėn viziton Kosovėn
-
Nė
Prishtinė u mbajt takimi i grupve tė punės pėr ēėshtjen e personave
tė zhdukur
-
Dilemat e OSBE-sė lidhur me listat e hapura kanė tė bėjnė me
pėrfaqėsimin e femrave nė parlament
-
Gjilani fillon pėrgatitjet pėr rilevimin aerofotogrametrik
-
Busek: Evropa tė pėrgatitet pėr statusin e Kosovės
-
Mbrėmė shpėrthim nė Prishtinė, por pa viktima
-
Tė
premtėn Serbia ia dorėzon UNMIK-ut mbetjet e trupave tė pajetė tė 40
shqiptarėve tė zhvarrosur
-
Nė
Prishtinė u organizua tryeza me temėn: "Suficiti dhe tregu
financiar"
-
Franca ka pėrshėndetur takimin e parė ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit
-
Edhe
shqiptarėt e Amerikės zgjedhin missin e tyre
-
Nė
Beograd nisi njė proces gjyqėsor kundėr gjashtė serbėve tė akuzuar
pėr krime lufte nė Kroaci
-
Zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni do tė mbahen mė 14 prill
-
Nė
Slloveni zbulohet njė grup trafikantėsh me njerėz
-
Zgjedhjet pėr president tė Maqedonisė duhet tė mbahen mė 14 prill
-
Partitė shqiptare nė Maqedoni nuk bien dakord pėr kandidatin e
pėrbashkėt presidencial
-
Policia e Maqedonisė arrestoi 60 pjesėtarė tė njėsitit policor tė
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme
-
Konservatorėt pėrgatiten tė marrin pushtetin nė Greqi
-
Kėshilli i tė Urtėve do tė caktojė kryeministrin e Haitit
-
Njė
palestineze e re ėshtė vrarė
-
Sergej Llavrov ministėr i ri i punėve tė jashtme tė Rusisė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Hari
Holkeri i hodhi poshtė propozimet e Koshtunicės pėr kantonizimin e
Kosovės
-
-
Beograd,
9 mars 2004
- Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri deklaroi
dje nė Beograd se iniciativa e kryeministrit tė Serbisė Vojisllav
Koshtunica qė Kosova tė ndahet nė etnitete apo kantone nuk ndodhen
nė tavolinėn e bisedimeve. Deklaratat e Koshtunicės pėr ndarjen e
Kosovės sipas Rezolutės 1244 nuk janė tema shqyrtimi, tha z. Holkeri
para gazetarėve pas takimit qė zhvilloi me kryeministrin serb nė
Beograd.
-
-
"Natyrisht qė jemi tė
gatshėm qė tė dėgjojmė tė gjitha idetė dhe qėndrimet e Qeverisė sė
Serbisė dhe kam kuptuar se deklarata e Kryeministrit nė parlament ka
qenė vetėm si njė hyrje nė diskutim", ka thėnė Holkeri. Ai tha se ka
ardhur nė Beograd tė bisedojė me Kryeministrin e Qeverisė serbe dhe
e ka parė tė nevojshme nė takim pėr tė vendosur kontaktet e punės.
-
-
Holkeri ka theksuar se
aktualisht nė Kosovė po punohet nė implementimin e standardeve, por
serbėt ende nuk po bashkohen nė kėtė proces. Holkeri thotė se
standardet pėr Kosovėn duhet tė pėrmbushen, nė tė kundėrtėn
bisedimet pėr statusin final do tė shtyhen, duke shtuar se
mospjesėmarrja e serbėve tė Kosovės nė planin pėr zbatimin e
standardeve ėshtė njė gabim i madh.
-
-
-
Pėrfaqėsuesi i fondacionit gjerman "Fridrih Nauman" ka thėnė se
Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė
-
-
Beograd,
9 mars 2004
- Pėrfaqėsuesi i fondacionit gjerman "Fridrih
Nauman", Volf Kristian Paes, ka deklaruar dje nė Beograd se
bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka qėndrim tė qartė pėr statusin e
Kosovės, por megjithatė Kosova ėshtė nė prag tė pavarėsisė.
-
-
Ai ka thėnė se bartja e
sa mė shumė kompetencave nga administrata ndėrkombėtare tek
institucionet vendore do tė thotė se zgjidhja gjithnjė e mė shumė
anon kah pavarėsia e Kosovės, ka thėnė Paes me rastin e prezentimit
tė njė studimi pėr gjendjen e pakicės serbe nė Kosovės.
-
-
-
Tryezė kushtuar sfidave tė privatizimit nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 9
mars 2004
- Problemet aktuale dhe sfidat pėr vazhdimin e
procesit tė privatizimit nė Kosovė, ishte tema e tryezės sė sotme qė
u mbajt nė Prishtinė.
-
-
Nė kėtė tryezė, ku morėn
pjesė pėrfaqėsues tė UNMIK-ut, Qeverisė, Parlamentit, Fondit Monetar
Ndėrkombėtar, Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, si dhe ekspertė
vendorė dhe ndėrkombėtarė, u debatua pėr privatizimin dhe rifillimin
e kėtij procesi tė rėndėsishėm pėr Kosovėn. Tryeza kishte pėr qėllim
qė tė bashkojė aktivitetet e shoqėrisė civile pėr integrime
Euro-Atlantike.
-
-
-
Kuvendi mblidhet mė 17 mars, serbėt paralajmėrojnė tėrheqjen nga
parlamenti?
-
-
Prishtinė, 9
mars 2004
- Nė seancėn e ardhshme tė Kuvendit tė Kosovės, qė do
tė mbahet mė 17 mars, do tė shqyrtohen 13 projektligje. Kėshtu
vendosi sot Kryesia e Kuvendit. Nė rend dite do tė jetė shqyrtimi i
parė i 10 projektligjeve dhe shqyrtimi i dytė i tre tė tjerėve.
-
Poashtu do tė diskutohen edhe mundėsitė pėr kontroll parlamentar nė
zbatimin e ligjeve tė miratura, tha Fatmir Sejdiu, anėtar i
Kryesisė. "Nė seancėn e ardhshme do tė debatohen 13 projektligje,
tri prej tyre do tė kenė shqyrtimin e dytė, ndėrkaq pjesa tjetėr
shqyrtimin e parė", tha Sejdiu. Sipas tij nė kėtė fazė parlamenti do
tė ketė parasysh qė nė kėtė dinamikė tė intensifikohet edhe mė tepėr
puna.
-
-
"Njė ēėshtje qė
sigurisht do tė jetė nė proces tė punės sė mėtejshme ėshtė ēėshtja e
kontrollit parlamentar tė domosdoshėm pėr ēėshtjen e zbatimit tė
ligjeve", tha Sejdiu, duke theksuar se Kuvendi do t'i japė njė
shkresė udhėzuese komisioneve tė kuvendit tė cilat korrespondojnė me
njėsitė pėrkatėse tė ekzekutivit, nė mėnyrė qė tė pėrcillet zbatimi
i ligjeve".
-
Anėtari serb i Kryesisė, Oliver Ivanoviq, paralajmėroi mundėsinė e
bojktimit tė punės sė Kuvendit dhe tė kryesisė nėse nuk arrihet
ndonjė kompromis lidhur me muralet nė hollin e Kuvendit. Vendimi pėr
tė mbetur apo pėr tė bojkotuar punėn e parlamenntit do tė merret sot
nė njė takim tė koalicionit serb "Kthimi", tha Ivanoviq.
-
-
-
Zėvendėssekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė pėr misionet paqeruajtėse
Zhan Mari Gieno tė mėrkurėn viziton Kosovėn
-
-
Prishtinė,
9 mars 2004
- Zėvendėssekretari i pėrgjithshėm i
OKB-sė pėr misionet paqeruajtėse Zhan Mari Gieno tė mėrukrėn do tė
vizitojė Kosovėn, ku do tė njoftohet me punėn e administratės
ndėrkombėtare. Gieno disa herė i ka raportuar Kėshillit tė Sigurimit
tė OKB-sė mbi punėn e UNMIK-ut. Zhan Mari Gieno e kryeson Drejtorinė
e OKB-sė pėr operacionet paqeruajtėse.
-
-
-
Nė
Prishtinė u mbajt takimi i grupve tė punės pėr ēėshtjen e personave
tė zhdukur
-
-
Prishtinė, 9
mars 2004
- Sot nė Prishtinė u mbajt takimi i grupve tė punės
pėr ēėshtjen e personave tė zhdukur ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit. Fransua Stam, pėrfaqėsues i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar,
tha se ky ishtė njė takim njohės nė mes tė delegacioneve.
-
-
"Nė emėr tė bashkėsisė
ndėrkombėtare kemi paraqitur idetė tona lidhur me rėndėsinė e kėsaj
ēėshtjeje, andaj presim qė tė dalim me rezultate pozitive nga kėto
grupe punuese", tha z.Stam.
-
-
"Kemi paraqitur
pėrgjegjėsitė tona nė kėtsė proces, si dhe pėrgjegjėsitė qė i kanė
tė dyja palėt nė kėto grupe", theksoi Stam, duke shtuar se nė fund
do tė dalin me rezultate konkrete, nė mėnyrė qė mekanizmi dhe
sistemi qė do tė paraqetet tė ketė sa mė shumė informacione lidhur
me personat e zhdukur.
-
Ai tha se ende nuk ėshtė caktuar axhenda e ardhshme, por edhe pasi
tė jetė caktuar, ajo tė mbetet sekrete pėr media, pasi ėshtė ēėshtje
shumė e ndieshme dhe nuk dėshirojnė qė familjarėt tė iritohen me
ndonjė spekulim.
-
Delegacioni i Kosovės ėshtė pėrfaqėsuar nga Hoze Baraibar, shefi
Zyrės pėr personat e zhdukur tė UNMIK-ut, Ragim Zekolli, Arsim
Gėrxhaliu dhe Milorad Todoroviq, koordinator nė qeverinė e Kosovės
pėr ēėshtje tė kthimit.
-
Takimi i ardhshėm do tė mbahet nė fund tė muajit prill nė Beograd.
-
-
-
Dilemat e OSBE-sė lidhur me listat e hapura kanė tė bėjnė me
pėrfaqėsimin e femrave nė parlament
-
-
Prishtinė,
9 mars 2004
- Zėdhėnėsi i OSBE-sė Sen Lindholm
tha se dilemat e OSBE-sė lidhur me listat e hapura kanė tė bėjnė
pikėrisht me pėrfaqėsimin e femrave nė parlament. "Ne duam tė
sigurohemi qė niveli i caktuar i femrave tė jetė i pėrfaqėsuar nė
parlament, ndėrkaq me lista tė hapura ėshtė vėshtirė tė sigurohemi
nėse ndonjė femėr do tė mund tė zgjedhet", tha Sven Lindholm.
-
-
Rregullorja e vjetėr pėr
zgjedhjet obligonte partitė politike qė 30 pėr qind nga numri i
kandidatėve dhe 30 pėr qind e vendeve tė fituara nė Parlament t'u
takonin grave.
-
-
-
Gjilani fillon pėrgatitjet pėr rilevimin aerofotogrametrik
-
-
Gjilan, 9 mars
2004
- Edhe nė komunėn e Gjilanit nisin pėrgatitjet nė
terren pėr rilevim aerofotogrametrik. Kjo u bė e ditur nė njė takim
pune mes kryeshefit ekzekutiv, z. Enver Muja dhe shefave te
sektoreve tė Drejtorisė pėr Gjeodezi, Kadastėr, Pronė dhe Banim ku u
bisedua rreth rėndėsisė sė madhe qė ka pėr komunėn e Gjilanit njė
aerofotgrafim i tillė i cili kėtu ėshtė realizuar para 35 vitesh.
-
Ndėrkohė ka pasur lėvizje tė mėdha tė mexhdave dhe tė titullarėve tė
pronave, tė cilėt, siē u tha, e kanė rastin qė duke bashkėpunuar
ngushtė me Komisionin qendror komunal si dhe mė nėnkomisionet nėpėr
lokalitetet pėrkatėse (53 komunat kadastrale), pėrmes kėtij
aerofotografimi ta bėjnė edhe bartjen e pasurive tė patundshme, pa
shpenzime vetanake gjatė fazės sė dytė tė kėtij projekti, kur edhe
do tė fillojė identifikimi i pronave dhe pronarėve.
-
Njėkohėsisht u tėrhiqet vėrejtja qytetarėve se pėrmes kėtij projekti
nuk mund dhe nuk do tė legalizohen uzurpimet e ndėrkohshme, qofshin
tė pronės komunale apo tė asaj private. Bartėsit e kėtij projekti nė
krye me kryeshefin ekzekutiv presin njė bashkėpunim tė ngushtė me
qytetarėt, titullarė tė pronave, por edhe me subjektet juridike, si
titullarė tė pronave shoqėrore, nė mėnyrė qė ky aksion i rėndėsishėm
i Kosovės, sa i pėrket kėsaj sfere, nė tri dekadat e fundit, tė
pėrmbyllet me sukses.
-
-
-
Busek: Evropa tė pėrgatitet pėr statusin e Kosovės
-
-
Bruksel, 9 mars
2004
- Koordinatori i Paktit tė Stabilitetit pėr
Ballkanin, Erhard Busek thotė se Evropa duhet tė pėrgatitet pėr
diskutimet rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės pėr tė cilat thuhet
se mund tė fillojnė brenda njė viti.
-
Nė njė intervistė dhėnė Shėrbimit Botėror tė BBC-sė, i pyetur se
ēfarė kishte menduar kur kishte thėnė se Bashkimi Europian duhet tė
tregojė mė shumė imagjinatė ndaj Kosovės, zoti Busek tha:
"Mendoj se kjo ėshtė plotėsisht e drejtė.
-
-
Amerikanėt kanė njė
linjė tė qartė. Ata janė nė favor tė njė statusi tė veēantė tė
Kosovės dhe opinioni i shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian ėshte
mjaft i pėrēarė, ose ende nuk shprehet fuqishėm. Por ėshtė e sigurtė
se Kosova ėshtė nė Evropė.
-
-
Ajo ėshtė problem
evropian dhe mendoj se duhet tė arrijmė njė mirėkuptim tė pėrbashkėt
se nė cilin drejtim shkojmė dhe kur do tė jetė kjo", tha Busek, duke
shtuar se kur filluan bisedimet e Vjenės nė fund tė vitit tė kaluar,
u krijua pėrshtypja se nė fillim tė vitit 2005 mund tė fillojnė
diskutimet rreth statusit. "Prandaj duhet tė jemi tė pėrgatitur pėr
kėtė," tha Erhard Busek, koordinatori i Paktit tė Stabilitetit.
-
-
-
Mbrėmė shpėrthim nė Prishtinė, por pa viktima
-
-
Prishtinė, 9
mars 2004
- Mbrėmė rreth orės 20,00 nė lagjen Kodra e Diellit
nė Prishtinė ka ndodhur njė shpėrthim, por s'ka pasur tė lėnduar.
"Te xhambazėt" ka shpėrthyer njė granatė dore nė rrugė afėr njė
veture. Janė shkaktuar vetėm dėme materiale. Pas shpėrthimit
menjeherė kanė dalė pjesėtarėt e policisė dhe tė KFOR-it, tė cilėt
po i zhvillojnė hetimet.
-
-
-
Tė
premtėn Serbia ia dorėzon UNMIK-ut mbetjet e trupave tė pajetė tė 40
shqiptarėve tė zhvarrosur
-
-
Beograd, 9 mars
2004
- Nė vendkalimin kufitar Merdare, midis Kosovės e
Serbisė, tė premtėn do t'i dorėzohen autoriteteve tė UNMIK-ut
mbetjet e trupave tė pajetė tė 40 shqiptarėve tė zhvarrosur nė tri
varreza masive nė Serbi.
-
-
UNMIK-ut deri mė tash i
janė dorėzuar gjithsej 197 kufoma tė identifikuara tė zhvarrosura nė
tri varrezat masive nė Serbi, ka thėnė shefi i Byrosė pėr personat e
rrėmbyer e tė pagjetur pranė Qendrės bashkėrenduese pėr Kosovėn,
Gvozden Gagiq.
-
-
"Presim se deri nė fund
tė kėtij viti do tė identifikojmė tė pakten gjysmėn nga 600 kufomat
e zhvarrosura, por ende tė paidentifuikuara, dhe do t'ia dorėzojmė
UNMIK-ut", ka thėnė Gagiq.
-
-
-
Nė
Prishtinė u organizua tryeza me temėn: "Suficiti dhe tregu
financiar"
-
-
Prishtinė,
9 mars 2004
- Ministria e Ekonomisė dhe Financave
organizoi dje nė Prishtinė njė tryezė me temėn: "Suficiti dhe tregu
financiar" nė tė cilėn morėn pjesė pėrfqėsues tė Kuvendit tė
Kosovės, tė institucioneve vendore e ndėrkombėtare financiare, tė
Bankės Botėrore dhe ekspertė tė ekonomisė sė financave. Tryeza
kishte pėr qėllim identifikimin e problemeve ekzistuese nė tregun
financiar tė Kosovės.
-
Ministri i Ekonomisė dhe Financave Ali Sadriu tha se mjetet e
suficitit buxhetor duhet tė orientohen nė sektorė, qė do tė
ndihmonin dinamizimin e zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
-
Nė konferencėn me gazetarė, qė u mbajt pas pėrfundimit tė tryezės,
ministri Sadriu bėri tė ditur se raporti mbi buxhetin e vitit 2003
do tė publikohet mė 31 mars. Ai po ashtu ka theksuar se pėrveē
suficitit tė Qeverisė, ekzistojnė edhe suficite tė tjera siē ėshtė
ai i Posttelekomit tė Kosovės qė kapė shumėn pre 140 milion eurosh
qė nuk ėshtė as nė funksion tė zhvillimit tė Telekomit dhe as nė
funksion tė zhvillimit tė Kosovės nė pėrgjithėsi.
-
Ndėrkaq lidhur me destinimin e mjeteve tė suficitit tė ndara nga
kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri, z. Sadriu tha se nuk
pajtohet me ndarjen e 30 milionė eurove nga suficiti qė ėshtė bėrė
nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit Ekonomik Fiskal. Ai ka shtuar se
z. Holkeri kėtė e ka bėrė pa konsultimin e institucioneve tė
Kosovės.
-
-
-
Franca ka pėrshėndetur takimin e parė ndėrmjet Prishtinės dhe
Beogradit
-
-
Paris, 9
mars 2004 -
Ministria franceze e Punėve tė Jashtme nėpėrmjet njė komunikate ka
pėrshėndetur takimin e parė pėr ēėshtje teknike qė u mbajt nė
Prishtinė nė kuadėr tė dialogut Prishtinė - Beograd pėr ēėshtje tė
energjetikės.
-
-
"Ne i pėrshėndesim
pėrpjekjet e udhėheqėsve politikė, tė cilėt si nė Prishtinė ashtu
edhe nė Beograd i mbajtėn angazhimet e marra nė Vjenė mė 14 tetor tė
vitit tė kaluar", thuhet ndėr tė tjera nė komunikatėn e Ministrisė
franceze tė Punėve tė Jashtme.
-
-
-
Edhe
shqiptarėt e Amerikės zgjedhin missin e tyre
-
 |
|
-
Nju Jork 9 mars
2004
- Pėr herė tė parė nė Nju Jork u mbajt spektakli i
bukurisė shqiptare "Miss shqiptarja nė Amerikė".
-
Juria, nė krye me fotografin me renome botėrore, Fadil Berishėn, me
titullin e shqiptares mė tė bukur nė Amerikė e nderoi 21- vjeēaren
nga Mitrovica, Lejla Shallci. Vendi i dytė, apo ēmimi shoqėruesja e
parė e Miss-it i takoi Albulena Xhemajlit nga Prishtina, e cila
fitoi edhe ēmimin Miss Fotozhenia. Ndėrsa vendi i tretė apo
shoqėruesja e dytė u zgjodh Krenare Thaēi, gjithashtu nga Prishtina.
-
Ky spektakėl ka tėrhequr vėmendjen e shumė bukurosheve shqiptare nė
Amerikė qė tė konkurrojnė pėr kurorėn e bukurisė, tė cilat me shumė
vetėbesim ecnin nė sfilatat e sallės sė restoranit qė ishte
pėrgatitur enkas qė kėto bukuroshe tė kenė hapėsirė tė mjaftueshme
qė tė paraqiten para jurisė dhe para publikut qė ishte i pranishėm
nė kėtė mbrėmje.
|
-
-
Hapja dhe mbyllja e kėtij spektakli u bė nga aktori Xhevat Limani,
ndėrsa udhėheqės artistik ishin aktorja dhe modelja Valbona Ēoba dhe
modeli me famė botrore Nevruz Mehmeti qė bėri prezantimin nė gjuhėn
angleze.
-
Kryetari i jurisė Fadil Berisha, i cili kontribuoi shumė nė
realizimin e kėtij spektakli, u shpreh se ishte shumė i kėnaqur me
pėrfundimin e spektalit, duke shtuar se tė gjitha vajzat ishin tė
mrekullueshme, por mendimi i tij ishte se vajza qė fitoi mė tė
vėrtet meritoi vendin e parė. Ndėrkaq, kėngėtarėt Sinan Vllasaliu
dhe Vjollca Luka me shumė disponim dhe kėnaqėsi argėtonin tė
pranishmit.
-
Bukuroshja qė fitoi ēmimin e parė nė kėtė spektakėl automatikisht
merr pjesė nė Miss Shqipėria 2004 dhe Miss Kosova 2004. Ēmimi i parė
ishte njė vlerė e tė hollave prej 3000 dollarėsh, ēmimi i dytė 1000
ndėrsa ēmimi i tretė ishtė 500 dollarė.
-
-
-
-
Nė
Beograd nisi njė proces gjyqėsor kundėr gjashtė serbėve tė akuzuar
pėr krime lufte nė Kroaci
-
-
Beograd, 9 mars
2004
- Nė Beograd sot filloi njė proces gjyqėsor kudnėr
gjashtė serbėve tė akuzuar pėr krime lufte nė qytetin kroat Vukovar
para 12 vjetėve.
-
-
Ky ėshtė procesi i parė
i madh i kėtij lloji qė zhvillohet nė Serbi.
-
Tė pandehurit bėjnė pjesė nė njė grup prej tetė personash qė
akuzohen se kanė marrė pjesė nė vrasjen e rreth 200 vetėve nė
Vukovar nė nėntor 1991.
-
-
-
Zgjedhjet presidenciale nė Maqedoni do tė mbahen mė 14 prill
-
-
Shkup, 9 mars
2004
- Zgjedhjet e jashtėzakonshme presidenciale nė
Maqedoni do tė mbahen mė 14 prill, ka njoftuar sot kryetari i
parlamentit maqedons dhe ushtruesi i detyrės sė Presidentit tė
vendit Lupēo Jordanovski.
-
-
-
Nė
Slloveni zbulohet njė grup trafikantėsh me njerėz
-
-
Lubjanė, 9 mars
2004
- Policia e qyteteve sllovene tė Lubjanės dhe
Mariborit ka zbuluar njė grup ndėrkombėtar pėr trafikimin e njerėzve
i cili nėpėrmjet Kroacisė dhe Sllovenisė ka organizuar kalime
ilegale tė kufijve pėr qytetarėt e Serbisė, Malit tė Zi, Turqisė dhe
Kosovės.
-
-
Policia ka mbledhur
fakte pėr 40 vepra penale tė kalimit ilegal tė kufijve, ndėrkaq
kallėzime penale janė bėrė kundėr 42 trafikantėve me njerėz.
-
-
-
Zgjedhjet pėr president tė Maqedonisė duhet tė mbahen mė 14 prill
-
-
Shkup, 9
mars 2004 -
Parlamenti i Maqedonisė nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme ka marrė
vendim pėr ndryshimin e ligjit pėr ta pėrshpejtuar zgjedhjen e
presidentit tė vendit. Kėto ndryshime para se gjithash kanė tė bėjnė
me formimin e komisionit shtetėror tė zgjedhjeve dhe komisioneve
komunale.
-
-
Sipas ministrit tė
Drejtėsisė Ixhet Mehmeti, fushata presidenciale do tė zgjasė prej 10
deri nė 12 ditė.
-
-
Ndėrkaq nė seancėn e
djeshme tė Parlamentit tė Maqedonisė kryeparlamentari duhet tė marrė
vendimin pėrfundimtar se kur do tė mbahen zgjedhjet e parakohshme.
-
Ndėrkohė thuhet se zgjedhjet duhet tė mbahen mė 14 prill tė kėtij
viti.
-
-
-
Partitė shqiptare nė Maqedoni nuk bien dakord pėr kandidatin e
pėrbashkėt presidencial
-
-
Shkup, 9
mars 2004 - Partitė
shqiptare nė Maqedoni nuk bien dakord pėr kandidatin e pėrbashkėt
presidencial. Nė zgjedhjet e parakohshme presidenciale kėto parti do
tė dalin me kandidatė tė veēantė.
-
-
Kėshtu Partia
Demokratike Shqiptare ka bėrė tė ditur se nė kėto zgjedhje do tė
dalė me kandidat tė veēantė, duke refuzuar nė kėtė mėnyrė kėrkesėn e
Partisė sė Properitetit Demokratik qė subjektet politike shqiptare
tė dalin me njė kandidat tė pėrbashkėt.
-
-
Ndėrkohė pėrfaqėsuesi i
PPD-sė qėndron pas idesė pėr kandidat tė pėrbashkėt, pasi sipas tij
me kėtė shqiptarėt do tė vendosin se kush do tė jetė president i
Maqedonisė.
-
Nga ana tjetėr partia shqiptare nė qeveri Bashkimi Demokratik pėr
Integrim bėri tė ditur se brenda javės do tė vendosė rreth
pozicionit tė saj sa i pėrket zgjedhjeve presidenciale.
-
-
-
Policia e Maqedonisė arrestoi 60 pjesėtarė tė njėsitit policor tė
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme
-
-
Shkup, 9
mars 2004 - Policia
e Maqedonisė arrestoi dje 60 pjesėtarė tė njėsitit policor tė
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, tė cilėt kishin bllokuar rrugėn
para ndėrtesės sė qeverisė. Rezervistėt tė cilėt protestonin
bllokuan komunikacionin dhe krahas paralajmėrimit nga policia qė tė
tėrhiqen. Gjatė arrestimeve nuk ka pasur incidente dhe policia
informaoi se pėrveē arrestimit dhe paralajmėrimit sanksione tė tjera
nuk do tė ndėrmerren.
-
-
-
Konservatorėt pėrgatiten tė marrin pushtetin nė Greqi
-
-
Athinė, 9 mars
2004
- Kryeministri i ardhshėm i Greqisė, Kostas
Karamanlisi, ka nė plan tė bėjė tė njohur pėrbėrjen e kabinetit tė
tij tė martėn, ndėrkohė qė konservatorėt pėrgatiten tė marrin
pushtetin pėr herė tė parė pas 10 vjetėsh.
-
Partia Demokracia e Re e zotit Karamanlis fitoi me rezultat tė
thellė ndaj socialistėve nė pushtet nė zgjedhjet parlamentare tė sė
diels.
-
Konservatorėt fituan rreth 45 pėrqind tė votave nė krahasim me 40
pėrqind pėr Lėvizjen Panhelene Socialiste. Socialistėt e kanė
qeverisur Greqinė pėr 19 nga 23 vitet e fundit.
-
-
Sipas sistemit grek,
konservatorėt do tė kenė tė paktėn 165 vende, njė shumicė mjaft e
fortė nė parlament. Socialistėt do tė kontrollojnė 116 vende
ndėrkohė qė disa parti tė tjera, pėrfshirė komunistėt dhe
nacionalistėt e ekstremit tė djathtė do tė kontrollojnė vendet e
tjera.
-
-
-
Kėshilli i tė Urtėve do tė caktojė kryeministrin e Haitit
-
-
Port-o-Prens, 9
mars 2004
- Nė Haiti, i ashtuquajturi Kėshill i tė Urtėve prej
7 vetėsh do tė caktojė sot kryeministrin e vendit.
-
Kryeministri i ri do tė pėrpiqet tė formojė njė qeveri tė pėrkohshme
tė pėrbėrė nga partia Lavalas e ish-presidentit Zhan Bertran Aristid
dhe njė koalicion i opozitės.
-
Nė bazė tė njė plani tė mbėshtetur nga Kombet e Bashkuara, qeveria e
re do tė merret me organizimin e zgjedhjeve.
-
Ndėrkohė nė Haiti pritet tė arrijė sot njė ekip i Kombeve tė
Bashkuara i cili do tė vlerėsojė gjendjen nė pėrgatitje pėr
dislokimin e paqeruajtėsve tė OKB-sė gjatė tre muajve tė ardhshėm.
-
-
-
Njė
palestineze e re ėshtė vrarė
-
-
Tel Aviv, 9
mars 2004
- Njė palestineze e re ėshtė vrarė sot gjatė njė
operacioni ushtarak izraelit nė qytetin Xhenin nė Bregun Perėndimor,
njoftuan burimet palestineze.
-
Palestinezja e re ėshtė vrarė kur policėt dhe ushtarėt kufitarė me
mbėshtetjen e transporterėve tė blinduar hynė nė pjesėn lindore tė
qytetit. Gjatė shkėmbimit tė zjarrit qė vazhdoi u plagosėn edhe dy
vetė.
-
-
-
Sergej Llavrov ministėr i ri i punėve tė jashtme tė Rusisė
-
-
Moskė, 9 mars
2004
- Presidenti i Rusisė ka emėruar sot ministėr tė ri
tė punėve tė jashtme ambasadorin e gjertanishėm rus nė OKB Sergej
Llavrov.
-
Shefi i gjertanishėm i diplomacisė ruse Igor Ivanov ėshtė emėruar
sekretar i Kėshillit tė Presidentit pėr Siguri Kombėtare, njofton
AP.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|