|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Koment

 
 

Debati im me ministrin e jashtėm italian

 
 

 

9 mars 2004 / TN

Prof. Kosta BARJABA*

Per bashkepunimin ne fushen e emigracionit nuk ka nevoje per diskutime te teperta, zoti Minister, ju drejtova, me nje kurajo qe as vete nuk e  di se ku e gjeta, ministrit te jashtem italian, Dini, i cili kryesonte delagacionin italian ne mbledhjen e komisionit te perbashket italo-shqiptar ne Rome ne vere te vitit 2000. Mjafton qe te shfrytezojme hapesirat qe ofron legjislacioni italian per emigracionin. Per cfare konkretisht e keni fjalen? iu pergjigj me qetesi emocioneve te mia autori i disa dekreteve per emigracionin. Per lejimin e emigrimit te punekerkuesve, iu pergjigja une. Ju e dini maksimen e njohur ne fushen e emigracionit se mjeti me i mire per te luftuar informalitetin dhe ilegalitetin, eshte zgjerimi i kanaleve legale.

Tema e emigracionit u shnderrua shume shpejt ne  temen kryesore te bisedimeve. Ishte rezultat i kesaj mbledhjeje qe qeveria italiane, pas insistimit edhe te selise diplomatike italiane ne Tirane, vendosi lejimin e emigrimit te shqiptareve per te kerkuar pune ne Itali. Per pasoje, numri i emigranteve legale shqiptare per ne Itali, brenda vitit u dyfishua. Por kjo praktike, fatkeqesisht, nuk zgjati me shume se nje vit. Vendi fqinj perjetoi zhvillime te reja politike dhe nje nder pasojat e tyre ishte rishikimi i disiplinimit te emigracionit.

Me fjale te tjera, zevendesimi i Ligjit te njohur Turco-Napoletano me Ligjin po kaq te njohur (ne nje sens tjeter) Bossi-Fini. Pavaresisht nga kjo, tema e emigracionit ka mbetur nje nder temat me te diskutuara te bashkepunimit shqiptaro-italian. Them te diskutuara, por jo rezultative, sidomos vitet e fundit. Ne fushat te tjera (ekonomi, biznes, investime) jane shenuar arritje te rendesishme. Por diploacia ekonomike nuk eshte plotesuar nga ajo sociale dhe njerezore. Bashkepunimi ne fushen e emigracionit, nuk ka ecur me shume sesa nje retorike politike, shprehje vullnetesh reciproke, pa gjetur gjithmone rrugezgjdhjet e mundshme. Cilat do te ishin ato?

 

1. Ndryshimi i filozofise per imigrantet dhe imigracionin

Legjislacioni kombetar migrator eshte, natyrisht, atribut i qeverive perkatese. Por politikat migratore nuk mund te jene vecse produkt i bashkepunimit dy e shumepalesh. Tipari kryesor i legjislacionit aktual italian per imigracionin eshte filozofia e seleksionimit, kontrollit dhe reduktimit te flukseve. Ne vend qe te ishte e hapjes, favorizimit dhe seleksionimit. Kjo filozofi i ka ngushtuar se tepermi hapesirat per emigrimin legal ne kete vend. Cka rrit instiktivisht presionin e flukseve ilegale.

Para tre-kater vjetesh, nga hapesirat qe krijonte legjislacioni liberal dhe favorizues, cdo dite pajiseshin me vize punesimi ose punekerkuesi rreth dyzet shtetas shqiptare. Sot nuk mund te thuhet e njejta gje. Nje nga argumentat e perdoruar nga pala italiane ne ndryshimin e kesaj dispozite, ishte se punekerkuesit shqiptare rrezikonin ata italiane.

Praktika ka treguar se kjo nuk eshte e vertete. Madje as organizatat e punedhenesve italiane dhe as sindikatat e punemarresve nuk e paten kundershtuar hapjen e ketij kanali. Edhe nga shumica e rajoneve italiane, njesi te rendesishme ne vendim-marrjen politike, ekonomike dhe administrative, percillet ne menyre pozitive presioni normal per fuqi te huaj punetore.

Por qe te gjitha keto perplasen e ngecin ne nje pike: legjislacioni per imigracionin. Ne fakt, rishikimi i legjislacionit per imigracionin eshte nje nder pergjigjet politike te programeve elektorale ne Italine fqinje. Pergjigje qe nuk ka rezultuar adekuate. Kjo provohet edhe nga reagimet e muajve te fundit te njerit prej autoreve te ketij legjislacioni, zevendeskryeiministrit italian Fini, i cili ka pranuar publikisht mosjustifikimin e ketij ligji nga praktika.

 

2. Ndryshimi i i konceptit per emigrantet: kercenues te sigurise publike apo faktor komplementar i tregut te punes

Shoqeria italiane, si edhe simotrat e saj te BE-se provon zhvillime demografike kontradiktore. Nje nder pasojat  problemore te tyre eshte mplakja e popullsise dhe nevoja emergjente per forca pune ne moshe te re. Cka nuk mund te ofrohet nga burimet e brendshme. Kerkesa dhe oferta jane larg njera-tjetres. Ritmet e rritjes se popullsise italiane jane mjaft te ulta, madje me te ultat ne Evrope: rreth 1.3%. (Kujtojme qe per te garantuar zevendesimin e popullsise duhet nje ritem rritjeje te pakten rreth 2.1%) Nderkohe, rreth 15% e popullsise eshte e brezit te trete, pra jashte tregut te punes.

Rritja e popullsise se moshuar jo vetem ndikon negativisht ne tregun e punes, por rrit edhe nevojen per sherbime per kete moshe, te cilat plotesohen me se shumti nga imigrantet. Ka edhe mjaft tregues te tjere, te cilet argumentojne nevojen emergjente te ekonomise italiane per forca pune dhe te popullsise italiane per ndryshimin e raporteve moshore dhe piramides se popullsise.

Shkenca dhe demografia italiane ofrojne nje realitet, te cilit nuk i jepet pergjigja e nevojshme. Shkaku dihet:  interesat partikulariste dhe  elektorale. Eshte kjo trysni qe i ka dhene temes se imigracionit permasat e nje problemi te sigurise dhe rendit publik, duke e zbehur, ne disa raste edhe duke e mohuar fare, permbajtjen e tij te vertete, si nje faktor komplemntar i zhvillimit te ekonomise dhe tregut te punes. Nga kjo “patologji” politike nuk eshte se vuan vetem politika italiane.

Edhe ne kontekstin e politikave te BE-se si edhe te vendeve anetare, tema e imigracionit identifikohet me temen e sigurise dhe te rendit publik. Eshte per kete qe ministrave perkates te punes, jo vetem te Shqiperise, por ne pergjithesi te vendeve pritese, shpesh iu ofrohet si partner dhe bashkebisedues jo ministri i punes, por ai i rendit. Kjo ben qe tema e emigranteve te politizohet, elektoralizohet, militarizohet, policizohet dhe shmanget nga formati i saj i vertete.

 

3. Rregjimi i kuotave: i vjeteruar, perjashtues dhe racial

Jo vetem politikat migratore italiane, por ne pergjithesi ato europiane, operojne me skema te vjeteruara. I tille eshte edhe rregjimi i kuotave. Gjate viteve te fundit, sa here qe behet fjale per thellimin e bashkepunimit italo-shqiptar ne fushen migratore, flitet per rritjen e kuotave per Shqiperine. Kjo deshmon vullnetin politik per bashkepunim, por ne te njejten kohe edhe mbetjen “rob” te nje skeme jofunksionale e te vjeteruar. Rregjimi i kuotave e ka zanafillen ne politikat migratore amerikane dhe eshte zbatuar per here te pare ne vitin 1925. Ne Evrope ku rregjim u aplikua per here te pare ne periudhen midis dy luftrave boterore dhe pati nje perfundim mjaft te dhimbshem, i cili arriti kulmin ne ndalimin e imigrimit te cifuteve, hyrja e te cileve ne territorin e vendeve evropiane perfundonte jo ne tregun e punes, por ne ekzekutim.

Pas Luftes se Dyte Boterore  shtetet e Evropes Veriore aplikuan kete sistem per te rregulluar (lejuar e kontrolluar) hyrjen e shtetasve nga Jugu i varfer dhe nga ish kolonite per te punar ne Veriun e zhvilluar. Ideologjia e kuotave ishte qe ne fillim mbizoterimi i kontrollit ndaj lejimit te hyrjes. Paradoksi eshte se ndersa ShBA ka ardhur duke e dobesuar rregjimin e kuotave, derisa me 1965 e hoqi fare, Evropa Perendimore e forcon perdite e me teper ate. Ne politiken amerikane heqja e rregjimit te kuotave u argumentua me faktin se ai shkelte te drejtat njerezore dhe civile dhe stimulonte diskriminimin racial.

Ne Evrope perse mbahet akoma? Studjuesit e migracionit pohojne se rritja e trafikut te klandestineve eshte pasoje e drejtperdrejte  e veshtiresive qe ndeshin emigrantet potenciale ne perpjekjet e tyre per te hyre ne vendet pritese. Gadishmeria e tyre per te paguar trafikantet e qenieve njerezore ose per te marre persiper rrezikun e emigrimit klandestin tregon efektivitetin e pashoq dhe te provuar katerciperisht te politikave perjashtuese te vendeve pritese. Trafiku i klandestineve nuk mund te frenohet para heqjes dore nga politikat frenuese te emigrimit legal. Ky pohim duhet te thuhet me ze te larte nga qeverite e vendeve derguese, pra edhe vendit tone, dhe ai nuk duhet te bjere ne vesh te shurdher. Ne kete aspekt, Europa dhe BE duhet te mesojne nga politikat migratore amerikane.

 

4. Hapi i pare: lejimi i punekerkuesve te hyjne ne Itali

Po i rikthehem edhe njehere kesaj praktike, e cila ne fillim te viteve 2000 rezultoi shume e suksesshme. Shqiptaret qe emigruan ne Itali si punekerkues u instaluan per nje kohe shume te shkurter ne tregun e punes. Kjo sepse te dy qeverite e asaj kohe, pervec vullnetit politik, vune ne funksionim edhe mekanizma institucionale per konkretizimin e ketij vullneti. Nuk mund te le pa permendur, qe ne saj te insistimit te pales shqiptare, qeveria italiane financoi programin e seleksionimit te punekerkuesve, i cili u realizua me kompetence dhe profesionalizem nga misioni i IOM-it ne Tirane, ne bashkepunim me ministrine shqiptare te Punes dhe Ceshtjeve Sociale. Nderkohe, misioni i IOM-it ne Rome u angazhua ne asistencen ndaj emigranteve per te gjetur pune. Rreth 3 mije veta emigruan nepermjet kesaj skeme brenda gjashte muajve. Nderkohe, qe dyfishi i tyre, te seleksionuar dhe te gatshem per te hyre ne tregun e punes te vendit fqinj, kane vite qe presin nje lajm. Por dosjet e tyre “flene” ende ne arkivin e IOM-it, duke pritur “t’i zgjoje” nje sinjal nga pertej detit.

*Universiteti Brown, ShBA


                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.