|
8 mars 2004 / TN
Dr.
Zydi Dervishi
II
Rritja e popullsisė: pėrparėsi dhe sfida
Zhvillimet ekonomike e politike, shoqėrore e psikokulturore tė ēdo
shoqėrie pėrcaktohen nė njė masė tė konsiderueshme nga numri, dendėsia
dhe ritmet e shtimit tė popullsisė.
Studimet komplekse ndėrdisiplinore kanė provuar se pėrgjatė mijėra
vitesh popullsia e botės ėshtė karakterizuar nga lindshmėria e lartė.
Mirėpo nė shoqėritė paraurbane, si rrjedhojė e kushteve mjaft tė
vėshtira tė jetesės, e mungesės sė njohurive dhe pajisjeve mjekėsore
tė pėrshtatshme etj., edhe vdekshmėria ishte e lartė. Nė rrethana tė
tilla ritmet e shtimit tė popullsisė kanė qenė tė ngadalshme. Sipas
pėrllogaritjeve tė pėrafėrta gjatė shekullit tė parė tė Erės sė Re
popullsia e gjithė botės ka qenė rreth 250 milionė ose rreth 10 herė
mė e madhe se 6000 vjet para Erės sė Re. Gjatė periudhės sė Mesjetės,
veēanėrisht nė Europė, popullsia u rrit me ritme tė ngadalshme edhe
ngaqė herė pas here masa tė mėdha njerėzish vdisnin nė moshė tė re
prej sėmundjeve epidemike si murtaja e zezė etj.
Popullsia e botės filloi tė rritet mė shpejt qė nga mesi i shekullit
XVIII dhe nė vitin 1850 arriti nė 1 miliard njerėz. Gjatė 80 viteve tė
mėpasme numri i popullsisė sė botės u dyfishua. Nė vitin 1930 botėn e
popullonin rreth 2 miliardė njerėz (Macionis, J., 1987:552). Nė harkun
kohor tė 70 viteve (1931 2000) numri i popullsisė sė botės u rrit mė
se tre herė, duke arritur 6.08 miliardė. Gjatė 50 viteve tė ardhshme
popullsia e botės parashikohet tė shtohet edhe 2.6 miliardė. Kėsisoj
popullsia e botės nė vitin 2050 parashikohet tė jetė rreth 10.6
miliardė ose rreth 42.4 herė mė shumė se nė fillim tė Erės sė Re
(United Nations, 1999: 9; pėrllogaritje e autorit).
Studimet sociale kanė provuar se tė gjithė dukuritė shoqėrore,
ekonomike e politike, tė kulturės materiale e shpirtėrore,
drejtpėrdrejtė e sidomos tėrthorazi ndikohen nė njė masė tė
konsiderueshme nga funksionet e disfunksionet kryesore tė rritjes sė
popullsisė. Mjaft studiues mendojnė se, veēanėrisht pas Luftės sė Dytė
Botėrore, rritja e popullsisė ėshtė bėrė mė problematike edhe ngaqė
ritmet e kėsaj rritje kanė qenė mė tė larta nė vendet nė zhvillim ose
mė tė prapambetura. Kėtė e provojnė edhe tė dhėnat statistikore tė
publikuara nga strukturat pėrkatėse mė tė specializuara nė shkallė
botėrore.
Kėshtu nga viti 1950 deri nė vitin 2000 popullsia e vendeve mė tė
zhvilluara tė botės u rrit vetėm 1.46 herė. Ndėrkohė popullsia e
vendeve nė zhvillim u rrit 2.86 herė dhe ajo e vendeve mė tė
prapambetura u rrit 3.29 herė. Rritja e vrullshme e popullsisė sė
botės pėrballet me vėshtirėsi e sfida tė shumėllojshme edhe ngaqė nė
vendet nė zhvillim dhe nė ato tė prapambetura aktualisht jeton rreth
80.39 pėr qind e popullsisė sė botės (United Nations; 1999:115;
pėrllogaritje tė autorit).
Shtimi i pakontrolluar i popullsisė pėrgjithėsisht ka ndikuar nė
agravimin e mjaft plagėve sociale qė traumatizojnė zhvillimin e
shoqėrive tė kėtyre vendeve si papunėsia, sidomos ndėr tė rinjtė,
mundėsitė e pakta pėr shkollimin e fėmijėve sipas standardeve tė
pėrparuara bashkėkohore, mungesa e banesave, pamundėsia pėr tė
mbrojtur shumicėn e njerėzve prej sėmundjeve tė ndryshme infektive,
veēanėrisht prej atyre seksualisht tė transmetueshme si sifilisi,
gonorrea, HIV-AIDS etj. Nė rrethana tė tilla natyrshėm shtrohen
pyetjet: Cilat kanė qenė dhe janė motivet kryesore qė i nxisin
bashkėshortėt tė lindin shumė fėmijė? Si janė modifikuar motive tė
tilla gjatė viteve tė fundit? Ēfarė ecurie do tė kenė nė tė ardhmen
prirjet e bashkėshortėve pėr tė lindur fėmijė? etj.
Shqipėria nė tranzicion: flirte me plagėt (4)
Dr.
Zydi Dervishi
II.1.
Lindshmėria e lartė: nuk ngopet syri me mall e me fėmijė
Mjaft
demografė dhe sociologė mendojnė se disa faktorė kryesorė ekonomikė,
socialė e psikokulturorė ndikojnė nė nivelet e larta tė lindshmėrisė.
II.1.1.
Seri vajzash nė kėrkim tė njė djali
Sidomos pas Luftės sė Dytė Botėrore statusi i vajzave e grave nė
familje dhe shoqėri ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėmm nė shumicėn e vendeve
tė botės, veēanėrisht nė ato mė tė urbanizuara. Megjithatė, nė
shumicėn e shoqėrive meshkujt kanė qenė dhe janė mė tė parapėlqyer, mė
tė vlerėuar se femrat. Ndaj mjaft bashkėshortė nė shumicėn e vendeve
tė botės lindin fėmijė derisa tė paktėn tė lindin njė djalė. Pėr mė
tepėr, meqenėse fėmijėt mund tė vdesin, pėrgjithėsisht ēdo familje
dėshiron tė ketė dy ose mė shumė djem, me qėllim qė tė rritet mundėsia
qė sė paku njėri prej tyre tė mbijetojė deri nė moshėn e pjekurisė.
India
ėshtė shembull i spikatur i njė vendi ku dėshira pėr njė djalė qė
arrin moshėn e pjekurisė ėshtė relativisht e fortė, edhe ngaqė sipas
kėrkesave tė fesė hinduiste prindėrit duhet tė varrosen prej djemve tė
tyre. Maltusi ka qenė i vetėdijshėm pėr kėtė stimulues tė lindshmėrisė
nė Indi dhe nė veprėn e tij Ese mbi popullsinė citon njė ligjvėnės
tė kėtij vendi. Sipas ligjit indian trashėgimtari mashkull ėshtė njė
qėllim i rėndėsisė sė dorės sė parė. Nėpėrmjet njė djali burri siguron
fitoren mbi tė gjithė njerėzit e tjerė; nėpėrmjet djalit tė djalit
siguron pavdekshmėrinė; dhe mė pas nėpėrmjet djalit tė nipit ai arrin
qėndrueshmėrinė diellore (Malthus, 1872:116). Bindje tė tilla
gjithashtu shėrbejnė pėr tė siguruar zėvendėsimin e anėtarėve tė
shoqėrisė pėrballė kėrcėnimit nga vdekshmėria e lartė.
Studim-anketimet nė vende tė ndryshme tė botės kanė zbuluar
korrelacionet ndėrmjet numrit tė fėmijėve nė familje tė ndryshme dhe
dėshirave tė nėnave pėr tė pasur djem. Nė mesin e viteve 80 tė
shekullit XX u realizua njė anketim i tillė nė Kore. Studiuesit
konstatuan se ndėrmjet grave koreane qė kishin dy fėmijė, rreth 77 pėr
qind e atyre qė kishin dy djem pohuan se nuk dėshironin tė lindnin mė
fėmijė, tė krahasuara me 36 pėr qind tė atyre qė kishin dy vajza
(Weeks, J.R, 1986:114) Kėsisoj njė grua koreane ėshtė dyfish mė e
kėnaqur me masėn e familjes sė saj kur ka dy djem se sa kur ka dy
vajza.
Mjaft
sociologė mendojnė se pėrgjithėsisht nė shoqėritė aziatike dėshirat
pėr tė pasur djem janė mė tė forta se nė shumicėn e kombeve
perėndimore. Nė Kinė ėshtė kaq e fortė ndjenja pėr tė pasur djem saqė
politika pėr njė fėmijė ka percipituar mė sė shumti nė vrasjen e
foshnjave femra dhe abuzimin fizik me nėnat qė lindin vajza. Lidhur me
kėtė S. Mosher ka shkruar: Ndėrsa lindja e njė djali ka qenė gjithnjė
njė ngjarje e rėndėsishme, ardhja nė jetė e njė vajze pėr politikėn e
Pekinit rrit shkallėn e rrezikimit pėr familjen e saj. Ardhja nė jetė
e njė djali paralajmėrin kėnaqėsi dhe pleqėri tė qetė; ardhja nė jetė
e njė vajze ėshtė ogur i varfėrisė dhe i vuajteve tė gjata nė vitet e
mėpasme
Nėse
fėmija nuk ėshtė mashkull zgjedhja ėshtė e padiskutueshme: Ta vrasė
ose ta braktisė vajzėn e sapolindur, duke ruajtur kėshtu tė drejtėn e
lindjes sė njė djali nėse nuk do tė pėrballet me sfilitjen nė pleqėri
(1983;13). Edhe si rrjedhojė e mendėsive dhe paraktikave tė tilla nė
strukturėn e popullsisė sė Kinės mbizotėrojnė meshkujt nė raport me
femrat, pėrkatėsisht 51.4 pėr qind dhe 48.6 pėr qind. Ndėrkohė nė
shkallė botėrore nė vitin 2000 meshkujt pėrbėnin rreth 50.4 pėr qind
tė popullsisė dhe femrat 49.6 pėr qind. Ndėrsa nė vendet mė tė
urbanizuara, ku pėrgjithėsisht dėshira e bashkėshortėve pėr tė pasur
djem ėshtė mė e zbehtė, ka mė shumė femra se meshkuj. Pėr shembull nė
kėto vende tė marra sė bashku nė vitin 2000 femrat pėrbėnin 51.3 pėr
qind dhe meshkujt 48.7 pėr qind tė popullsisė (United Nations,
1999;138 139, 8-9, 10-11).
Popujt e besimit islamik shprehin parapėlqim tė fortė pėr djemtė. Pėr
shembull, njė studim nė Pakistan ka zbuluar se ndėr nėnat qė kanė
lindur 6 vajza rreth 46 pėr qind dėshirojnė tė lindin pėrsėri fėmijė,
duke shpresuar njė djalė. Ndėrkohė ndėr nėnat qė kanė lindur 6 djem
vetėm 4 pėr qind dėshirojnė tė lindin njė fėmijėn tjetėr.
Ngjashmėrisht, nė zonat rurale tė Egjiptit, ku gratė lindin
mesatarisht 7 fėmijė, rreth 41 pėr qind e nėnave me 4 ose mė shumė
djem pėrdornin rregullisht tableta kontraceptive gjatė vitit 1977
kundrejt 11 pėr qind tė nėnave qė kishin 5 ose mė shumė fėmijė, prej
tė cilėve asnjėri nuk ėshtė djalė (Shih: Weeks, J., 1986;114).
|