|
8
mars 2004 / TN /
"Zėri
i Amerikės" 7 mars 2004 /
Armand Mero
Gjatė vitit tė kaluar
Kontrolli i Lartė i Shtetit ushtroi 156 kontrolle nė ministri dhe
institucione qendrore, institucione tė qeverisjes vendore, drejtoritė
dhe degėt e tatim-taksave e doganave, si dhe institucionet financiare
dhe shoqėritė shtetėrore.
Kontrollet kishin si
objektiv tė verifikonin se si ishte zbatuar buxheti i sejcilit prej
kėtyre organizmave, si ishin pėrdorur fondet publike, si ishin
administruar tė ardhurat dhe ēmasa janė marrė pėr zbutjen e evazionit
fiskal (shmangia e taksave).
Sipas konstatimeve dhe
pėrfundimeve tė kontrolleve, vlera e dėmeve financiare arrin nė 28
milionė dollarė. Dėmet mė tė mėdha janė tė ardhurat e munguara nė
arkėn e shtetit. 23 milionė dollarė u pėrkasin kėtyre tė ardhurave,
kurse pjesa tjetėr pėrfaqėson abuzime me pėrdorimin dhe shpenzimet e
fondeve publike.
Sipas raportit tė
Kontrollit tė Shtetit, dėmet mė tė mėdha janė shumat e paarkėtuara nga
tatimet dhe taksat: nė mbi 11 milionė e 400 mijė dollarė. Ndėrsa
detyrimet doganore tė pashlyera janė afėr 1,5 milionė dollarė, ku
pjesa dėrmuese i pėrket doganės sė Durrėsit.
Pėrsa u pėrket
shpenzimeve, abuzimet mė tė mėdha janė konstatuar nė fushėn e
prokurimeve publike, si adhe ato tė pagave, shpėrblimeve dhe
honorareve. Nė raportin e tij, Kontrolli i Shtetit kėrkon qė pėr dėmet
e shkaktuara nė buxhet tė bėhen ndalesat dhe tė zhdėmtohet arka e
shtetit nga personat pėrgjegjės nė masėn 99 pėr qind tė vlerės totale
tė dėmit.
Kontrolli i Shtetit ka
rekomanduar tė merren gjithsej 486 masa disiplinore dhe
administrative, si dhe ka dėrguar pėr ndjekje penale nė prokurori 11
ēėshtje.
Shkeljet dhe abuzimet
financiare ēdo vit mbeten nė vlera tė larta, por megjithė masat e
kėrkuara, nuk dihet nėse ndonjėherė shtetit i janė zhdėmtuar
humbjet qė i janė shkaktuar.
|