| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Letėr nėnės |
|
| |
Nesėr ėshtė 8 marsi, dita e
nėnės |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
8 mars 2004 / TN
-
-
MENI (Pejė /
Gjermani)
-
-
Rri i ulur
ne skajin e dhomės sime tė errėt dhe mendja me ikė tek nėna ime.
-
-
Ahh njė
dridhje ē'ma pėrshkroj trupin tim dhe sikur ēdo natė tjetėr edhe
sonte fillova t'i shpalos dhe ti ledhatoj kujtimet e mia lėnė peng.
Kujtoja vehten time si femijė duke ngarendur nėpėr fusha pėr tė
kėrkuar lulet e pranverės pėr ditėn e 8 marsit.
-
-
Kėrkoja...
e kėrkoja nė fusha e lugina derisa e mblidhja njė tufe lulesh e ti
dhuroj nėnės sime dhe pastaj pasi ia dhuroja asaj lulet, mė shikonte
e gėzuar, mė pėrqafonte fort dhe mė falte njė buzėqeshje qė dilte
nga fytyra e saj e gėzuar dhe ēiltėrsia e shpirtit tė saj.
-
-
Ah jetė oh
jetė! Kohė tė mira ishin ato. Kohė tė paharrueshme!
-
-
Sonte
filloj ti mbledh ato copėza kujtimesh e kohėra, ti pėrkedhel mė
ėndje e ti pėrqafoj mė mallėngjim.
-
-
Filloj me
ato kujtime tė bukura, tė embla e tė kaluara e qė tė rizgjohem e
kėndellėm me fatin dhe realitetin e hidhur qė jetojmė. Eh ky
realiteti i hidhur pėrshkron notat e pellgut tė tragjedis sė
familjes sime, mė bėnė tė ē'mendem e pastaj vėjė dorėn e djathtė nė
faqe dhe lotėt...ahh lotėt mė tradhėtojnė sonte pėrsėri! Lotėt as
sonte nuk i fshij, i lė qė tė notojnė nė udhėt qė tashmė njė kohė tė
gjatė bėjnė mbi faqet e mia.
-
-
Pikėrisht
tani nė mars bėhen 5 vite qė nėna ime pret burrin dhe djalin e saj
tė zhdukur nga lufta.
-
-
Si ta marr
nėnėn time nė perqafim dhe ti uroj ditėn e nėnės?
-
-
Si ta
ngushėlloj, zemrėn dhe shpirtin e saj tė plagosur?
-
-
Si ti them
se pritjet nė kthim tė tė afėrmėve tonė janė tashmė tė kota?
-
-
Si?
-
-
Nanė, tani
janė bėrė 5 vite qė nuk tė kam parė gėzimin dhe buzėqeshjen tėnde nė
fytyrė!
-
-
Nanė moj,
ti e di, nuk lamė vende e burgje pa i kėrkuar tė afėrmit tonė, nė
Dukagjin e nė mbarė Kosovėn nuk lam varre, hendeke e gropa pa hapur
por tė afėrmit tonė prapėseprapė nuk i gjetėm.
-
U lutėm e
u pėrlutem tek pėrėndia por kot.
-
-
Asnjė
fjalė e asnjė shenjė e tyre!
-
-
Kot lamė
derėn e konakut ditė e natė hapur por ata nuk u kthyen.
-
-
Ti
prapėseprapė nuk dorėzohesh. Ti nuk pranon ngushėllime. Ti pret, ti
ende pret se ata njė ditė do tė kthehen.
-
-
Ti nuk
dėshiron ta kuptosh realitetin moj nėnė. Ti as nuk flet e as nuk
qanė. Ti vetėm hesht! E kjo heshtja jote me mbyti moj nėnė, ma
hėngri shpirtin pėr sė gjalli.
-
-
Vetėm nė
mengjės ti vėrej sytė e skuqur por ti prapėseprapė bėhesh se nuk ka
ndodhur asgjė se ti je krenare tė flasėsh pėr dhembjėn dhe mundimin
qė ta ka kapluar shpirtin tėnd. Rrudhat e ballit dhe floku yt i
thinjur flasin ma shumė se tana ato romanet dhe veprat e
shkrimtarėve qė mirren me dhimbje e mundime.
-
-
Oj nanė
edhepse zoti na ka dėnuar ne, ne mos ta dėnojmė vetvehten.
-
-
Nanė, mos
ta gėnjejmė vehten me pritje se ata nuk vijnė ma! Ata nuk kthehen
ma!
-
Ata janė
deshmitarė tė lirisė qe kemi dhe gėzojmė ne sot.
-
-
Nanė,
pashė dritat e syve tė mi, bahu burrnore e mė merr ne perqafim e mė
shtėrngo fort e na lejo ta ngushėllojme njani tjetrin ashtu siē
ngushėllohen nanė e birė.
-
-
Na lė tė
qajmė me za e mos tė qajmė fshehurazi nga njani tjetri por ta
pranojmė realitetin tonė tė hidhur.
-
Na lė qė
ti hapin dy varre, e ti varrosim dy arkivole tė zbrazta e ti presim
ngushėllimet si e dojnė doket e zakonet tona. Ta varrosim pritjen
dhe shpresėn e kotė tė kėtyre 5 viteve.
-
-
Nanė
ndėgjom mue njėherė! Bėhu burrnore e mos na lė tė vuajmė edhe mė
shumė se ēfarė na ka dėnuar zoti.
-
-
Nanė, tani
ėshtė bėrė mėngjes. Edhe sot pėrsėri mė zuri agimi i mėngjesit nė
kujtime, lot dhe mendime. Nėnė, tashmė po vie dita jote e shenjėt, 8
marsi.
-
-
Ah sa lule
tė bukura ka Kosova moj nanė, por as sot nuk gjej asnjė lule e as
njė dhuratė qė ta rikthej qoftė edhe pėr ca momente buzėqeshjen dhe
gėzimin tėnd nė fytyrė.
-
-
Ngushėllimi ėshtė prapėseprapė "dhurata" dhe "urimi" i vetėm pėr ty
qė mė mbetėt.
-
-
Nanė, bėhu
e fortė, banu burrnore se ti je nanė e mrekullueshme!
-
-
Urime 8
marsi nanė!
-
-
Tė
pėrqafoj fort e mė shumė se kurdoherė.
-
-
Meni
-
7 mars 2004
-
Pejė /
Gjermani
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|