|
-
Presidenti Rugova tha se gratė e Kosovės janė mjaft aktive nė tė
gjitha institucionet e vendit
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 - Duke
folur nė solemnitetin me rastin e shėnimit tė 14-vjetorit tė
themelimit tė Forumit tė Gruas tė LDK-sė, Presidenti Ibrahim Rugova
tha se gratė e Kosovės kanė arritur tė jenė tė pranishme dhe mjaft
aktive nė tė gjitha institucionet e Kosovės.
-
-
Presidenti Rugova ka
theksuar se Forumi i Gruas i LDK-sė pėr 14 vjet radhazi ishte njė
nga shtyllat mė tė rėndėsishme tė jetės politike dhe shtetėrore tė
Kosovės. Ai shtoi se gratė e Kosovės sot kanė arritur tė jenė tė
pranishme dhe aktive nė tė gjitha institucionet nė nivel nacional e
lokal.
-
Duke pėrshėndetur Ligjin pėr barazi gjinore tė miratuar nė Kuvendin
e Kosovės qė ėshtė bėrė mė iniciativėn e kėtij Forumi, presidenti
Rugova ritheksoi kėrkesėn e tij pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė
Kosovės.
-
"Edhe nė kėtė tubim solemn dėshiroj tė theksoj se njohja formale e
pavarėsisė sė Kosovė do t'i shpejtonte proceset demokratike dhe
ekonomike brenda vendit tonė, pra njė Kosovė demokratike e integruar
nė Bashkimin Ėvropian, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me Shtetet e
Bashkuara tė Amerikės", ka thėnė me kėtė rast presidenti Rugova.
-
Ndėrkaq, Melihate Tėrmkolli, kryetare e Forumit tė Gruas tė LDK-sė
tha se ky forum ėshtė njė mekanizėm i fuqishėm nė kuadėr tė LDK-sė
dhe si i tillė edhe mėtej e tillė do tė angazhohet pėr realizimin e
aktiviteteve qė do tė ndihmojnė ndėrtimin e institucioneve tė reja
nė Kosovėn e pasluftės.
-
"Ne do tė kemi njė aktivitet tė dendur nė drejtim tė organizimit sa
mė tė mirė tė zgjedhjeve nacionale dhe jo vetėm ana organizative,
por edhe njė pjesėmarrje sa mė kualitative tė grave nė kėto zgjedhje
nacionale, pavarėsisht nga sistemi zgjedhor qė do tė miratohet", ka
thėnė znj.Tėrmkolli.
-
Nė fund tė kėtij manifestimi u shfaq edhe njė program
kulturo-artistik.
-
-
-
Presidenti Rugova pėrgėzoi liderin e partisė fituese nė zgjedhjet nė
Greqi
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 -
Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i ka dėrguar sot (e hėnė)
njė mesazh urimi zotit Kostas Karamanlis, udhėheqės i partisė "Nea
Demokratia" (Demokracia e Re), pėr fitore nė zgjedhjet e
pėrgjithshme nė Greqi.
-
"Me rastin e fitores Tuaj nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė Greqisė, Ju
shpreh urimet e mia tė pėrzemėrta.
-
Shpresoj se nėn udhėheqjen Tuaj do tė forcohen edhe mė shumė
marrėdhėniet miqėsore nė mes tė dy vendeve tona, Kosovės dhe
Greqisė", thuhet nė pėrgėzimet e Presidentit Rugova drejtuar liderit
tė partisė fituese greke, Kostas Karamanlis.
-
-
-
Hari
Holkeri sot do tė qėndrojė pėr vizitė nė Beograd
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 - Shefi i
UNMIK-ut, Hari Holkeri sot do tė qėndrojė pėr vizitė nė Beograd.
Gjatė kėsaj vizite z. Holkeri do tė takohet me kryeministrin e
Serbisė, Vojisllav Koshtunica dhe shefin e qendrės kordinuese pėr
Kosovė Nebojsha Ēoviqin.
-
-
-
Takimi pėr zbardhjen e fatit tė personave tė zhdukur mbahet nesėr nė
selinė e UNMIK-ut
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 - Takimi
i grupeve tė punės nė kuadėr tė dialogut mes Prishtinės dhe
Beogradit pėr zbardhjen e fatit tė personave tė zhdukur, do tė
mbahet nesėr nė selinė e UNMIK-ut nė Prishtinė, ka konfirmuar
shėrbimi pėr media i UNMIK-ut.
-
Problemi qė ka tė bėjė me personat e zhdukur ėshtė temė shumė e
rėndė pėr tė dyja palėt, por edhe pritet njė atmosferė pozitive dhe
konstruktive, deklaroi pėr BBC-nė zėdhėnėsja e UNMIK-ut Izabela
Karlovic.
-
"Ēdo gjė ėshtė e gatshme dhe nuk presim kurrfarė preblemesh. Me
takimin pėr personat e zhdukur do tė kryesojė Fransua Stam, shef i
operacioneve tė Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar pėr Amerikėn Veriore,
Evropėn perėndimore, veriore dhe jugore, i cili gjatė katėr viteve
tė kaluara ėshtė marrė intensivisht me zbardhjen e fatit tė
personave tė zhdukur", tha zėdhėnėsja Karlovic.
-
Palėn kosovare do ta udhėheqė Ragip Zekolli, i cili ėshtė emėruar
nga kryeministri Bajram Rexhepi, ndėrkaq palėn serbe Vladimir
Bozhoviq nga Qendra Koordinuese serbe.
-
-
-
Gjykata Supreme pėr "rastin Drini" ia ka kthyer lėndėn pėr rigjykim
Gjykatės sė qarkut nė Prizren
-
-
Prizren, 8 mars
2004 - Nė Prizren
sot u bė e ditur se nė bazė tė njė vendimi tė Gjykatės Supreme tė
Kosovės ėshtė anuluar aktgjykimi i shkallės sė parė tė Gjykatės sė
qarkut nė Prizren tė tre akuzuarve pėr "rastin Drini" dhe ēėshtja
penale ėshtė rikthyer nė rigjykim. Sipas kryetarit tė Gjykatės sė
qarkut nė Prizren, Engjėll Ēetta, tė akuzuarit Sali Veseli, Abit
Aziraj dhe Xhemali Beqiraj do tė paraqiten pėrsėri para trupit
gjykues nė Prizren.
-
Tė pėrkujtojmė se Gjykata e qarkut nė Prziren e pat dėnuar vetėm
Sali Veselin me 10 vjet burgim pėr veprėn penale nxitje nė vrasje tė
Ekrem Rexhės (komandant Drini), kurse dy tė tjerėt ishin liruar.
Ditė mė parė ėshtė liruar nga burgu edhe Sali Veseli dhe tani ai
mbrohet nė liri.
-
-
-
Sektori Jug-Perėndimor i KFOR-it nuk do ta zvogėlojė numrin e
ushtarėve nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 - Duke
folur pėr situatėn e sigurisė nė Sektorin e tij tė pėrgjegjėsisė,
komandanti i Brigadės Shumėkombėshe Jug-Perėndim tė KFOR-it, Alberto
Primiēeri ka thėnė se situata nė kėtė sektor ėshtė mjaft e qetė, por
edhe jostabile. Ai ka thėnė se nė kėtė zonė nuk sheh kėrcėnime
serioze kundėr serbėve dhe ka shtuar se as te shqiptarėt dhe as te
serbėt nuk ekziston vullneti pėr dialog.
-
-
Gjenerali italian
Primiēeri ka thėnė se kundėr rikonstrukturimit nė brigadėn e tij
deri nė fund tė zgjedhjeve nė Kosovė nuk do tė ketė ndonjė zvogėlim
drastik tė numrit tė ushtarėve, duke shtuar se reduktimi i
paqeruajtėsve ndėrkombėtarė do tė shkojė paralelisht me bartjen e
komptencave te policia. Gjenerali italian Primiēeri ka thėnė
gjithashtu se rruga e pėrmbushjes sė standardeve ėshtė rruga mė e
drejtė e Kosovės kah Evropa.
-
-
-
Policia e UNMIK-ut thotė se serbin Trifunoviq nga Cėrnica e ka vrarė
bashkėfshatari i tij
-
-
Gjilan, 8 mars
2004 - Policia e
UNMIK-ut nė Gjilan ka konfirmuar se Trajan Trifunoviqin nga fshati
Cėrnicė, nuk e kanė vrarė shqiptarėt, por bashkėfshatari i tij
Boshko Dimiq. Trifunoviqi ishte vrarė nė dhjetor tė vitit 2002
derisa po ruante bagėtinė, ndėrkaq KFOR-i menjėherė kishte arrestuar
si tė dyshimtė dy shqiptarė tė Cėrnicės: Fazli Sylejmanin dhe Fatmir
Dervishin, tė cilėt ishin mbajtur mėse gjashtė muaj nė paraburgim.
-
Akuzat ndaj dy tė dyshimtėve shqiptarė u kundėrshtuan nga prokurori
nė qershorin e kaluar, tha zėdhėnėsi i policisė nė Gjilan, rreshteri
Ismet Hashani. Ai shtoi se nė shtėpinė e Dimiqit KFOR-i kishte
gjetur njė pushkė e cila nėpėrmjet analizave tė balistikės ėshtė
konstatuar se kjo ishte arma qė ishte pėrdorė pėr tė vrarė Trajan
Trifunoviqin.
-
Zėdhėnėsi Hashani thotė se ndaj Boshko Dimiqit, i cili ėshtė duke u
mbajtur nė paraburgim pas konfiskimit tė armės sė tij prokuroria ka
ngritur akuza pėr vrasjen e Trajan Trifunoviqit.
-
Kjo nuk ėshtė hera e parė nė rajonin e Gjilanit kur viktima ėshtė
serb menjėherė vrasja iu atribuohet shqiptarėve e tė cilat mė vonė
janė konfirmuar se kanė ndodhur nga vetė serbėt.
-
-
-
Ka
hyrė nė prodhim tė rregullt Blloku I i "Kosovės B"
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 - Dje ka
hyrė nė prodhim tė rregullt Bllok I i Kosovės B. Aktualisht gjendja
energjetike vlerėsohet tė jetė stabile. Reduktimet sipas zyrtarėve
tė KEK-ut momentalisht nuk ka apo ato janė kohė pas kohe nga njė
orė.
-
-
Mirėpo nė rast tė
dėshtimit tė konsumit reduktimet mund tė paraqitėn sėrish. Nė
stabilizimin e situatės ka ndikuar hyrja nė prodhim tė rregullt tė
bllokut tė riparuar tė Termocentralit Kosova B -1 si dhe importi,
thotė zėdhėnėsi i KEK-ut. Blloku B-1 meqenėse ka hyrė dje nė
funksion, prodhon energji me kapacitete jo tė plota.
-
-
-
U bė
ndarja e ēmimit tradicional pėr kameramanin e vitit
-
-
Prishtinė, 8
mars 2004 - RTK-ja
bėri ndarjen e ēmimit tradicional pėr kamermanin e vitit, qė mban
emrin e pionieri tė kamerės nė Kosovė "Rudolf Sopi". Nė zhanrin e
informatikės fitues i kėtij ēmimi ėshtė kameramani i RTK-sė Bashkim
Rudari, nė zhanrin e dokumentarit ėshtė Milot Krasniqi, kamerman i
KTV-sė, ndėrkaq nė zhanrin artistik fitues ėshtė Yll Ēitaku,
kameraman i pavarur.
-
-
-
Policia maqedonase ka vrarė dy shqiptarė nė njė fshat afėr Tetovės
-
-
Tetovė, 8 mars
2004 - Policia
maqedonase njofton se nė njė pėrleshje ndėrmjet policisė dhe njė
grupi tė armatosur nė afėrsi tė fshatit Zhiravjan tė Tetovės janė
vrarė dy shqiptarė dhe ėshtė plagosur njė tjetėr. Njoftohet se fjala
ėshtė pėr dy persona tė armatosur tė cilėt gjatė natės kanė
plaēkitur nėpėr fshatrat e Tetovės.
-
-
Sipas burimeve tė
Ministrisė sė Punėve tė Brendshme maqedonase gjatė tentimit tė
kontrollimit policor tė automjetit nė tė cilin ishin tė dyshimtėt,
ata kanė hapur zjarr ndaj policisė. Kjo e fundit i ėshtė
kundėrpėrgjigjur zjarrit dhe ka vrarė dy prej tre personave qė kanė
ndodhur nė automobil.
-
-
Dy personat e vrarė janė
transferuar nė Qendrėn mjekėsore tė Tetovės, ndėrkaq personi tretė i
cili ka marrė plagė tė rėnda ėshtė dėrguar nė Spitalin e Shkupit.
-
-
-
Nė
Shqipėri do tė mbahen manovrat ushtarake shqiptaro-amerikane
-
-
Tiranė, 8 mars
2004 - Prej sot
deri mė 12 mars tė kėtij viti nė Shqipėri do tė mbahen manovrat
ushtarake shqiptaro-amerikane, nė tė cilat do tė marrin pjesė 6.300
trupa ushtarake. Qėllimi i kėtyre stėrvitjeve ėshtė ushtrimi i
kapaciteti luftarak tė grupit ekspeditor goditės, duke pėrfshirė
trupat detare dhe marincat amerikan.
-
-
-
Ish-diktatori jugosllav Millosheviq kalon nė partinė e Sheshelit
-
-
Novi Sad, 8
mars 2004 -
Ish-diktatori jugosllav dhe lideri i Partisė Socialiste dhe i
akuzuari i Hagės Sllobodan Millosheviq qė nga fundi i kėsaj jave
mund tė braktisė radhėt e socialistėve dhe tė kalojė nė Partinė
Radikale Serbe tė Vojisllav Shehelit. Kėshtu deklaroi avokati
Svetozar Vujaēiq pėr gazetėn e Novi Sadit "Dnvenik", duke u
mbėshtetur nė njė "burim tė sigurt", i afėr me Millosheviqin.
-
"Millosheviq ėshtė shumė i zhgėnjyer me tė gjitha ngjarjet nė
Partinė Socialiste, sepse ėshtė vėnė nė lojė, ngase ka pranuar tė
jetė bartės i listės, por me kusht qė nė atė listė tė jenė
gjashtė-shtatė njerėz tė cilėt i kishte propozuar ai, gjė qė nuk
ėshtė respektuar, e kishte kėrkuar qė Milorad Vuēeliq tė jetė shef i
Klubit tė deputetėve.
-
-
Tani Millosheviqi ėshtė
i zemėruar, kėshtu qė mė 12 mars do ta thotė atė qė ka pėr ta thėnė.
Nė bazė tė informacioneve tė mia pres qė tė braktisė PS dhe tė
kalojė nė PRS, ku e pret njė vend nderi", ka deklaruar avokati
Vujaēiq.
-
-
-
Partia opozitare fiton zgjedhjet nė Greqi
-
-
Athinė, 8 mars
2004 - Opozita
konservatore e Greqisė siguroi njė fitore tė ndjeshme nė zgjedhjet e
djeshme parlamentare, duke i dhėnė kėshtu fund sundimit tė
socialistėve pėr mė shumė se 10 vjet.
Pėrkrahėsit vėrshuan nėpėr rrugė nė gjithė Greqinė, pasi Partia
Demokracia e Re e Greqisė siguroi njė fitore tė ndjeshme nė
zgjedhjet e djeshme parlamentare.
-
Partia Demokracia e Re do tė marrė shumicėn dėrmuese nė parlamentin
prej 300 anėtarėsh.
Tani qė zgjedhjet dhe fushata njė mujore tepėr e ashpėr kanė marrė
fund, partisė Demokracia e Re dhe udhėheqėsit tė saj Kostas
Karamanlis, do t'u duhet tė fillojnė menjėherė nga puna.
-
Megjithėse u duk qartė qė elektorati grek kishte dėshirė tė festonte
mbrėmė vonė, 47 vjeēari Karamanlis dhe qeveria e tij e re pėrballen
me njė detyrė shumė tė madhe, duke filluar qė nga sot pėr tė
zgjidhur ēėshtje tė rėndėsishme, pėrfshirė ribashkimin e Qipros dhe
pėrgatitjet pėr Lojrat Olimpike tė kėsaj vere.
-
-
-
Kėshilli Qeveritar i Irakut ka miratuar unanimisht kushtetutėn e
pėrkohėshme
-
-
Bagdad, 8 mars
2004 - Nė njė
mbledhje tė sotme nė mėngjes (e hėnė) tė Kėshillit Qeveritar tė
Irakut, tė 25 anėtarėt e tij, kanė miratuar unanimisht me ngritje
dore kushtetutėn e pėrkohėshme, njofton AP.
-
-
Nė mbledhjen e Kėshillit
kanė marrė pjesė edhe administratorėt e lartė amerikanė dhe
britanikė, L. Pol Bremer dhe Xheremi Grinstok. Vėrejtjet e klerikut
tė lartė shiit nė kushtetutė kanė mbetur tė pandryshuara. Pas
miratimit, anėtarėt e Kėshillit e kanė nėnshkruar dokumentin nė njė
ceremoni publike.
-
-
-
Shpėrthime nė qendėr tė Bagdadit
-
-
Bagdad, 8 mars
2004 - Shpėrthime
tė fuqishme kanė jehuar sot (e hėnė) nė qendėr tė Bagdadit vetėm
disa minuta para se, siē pritet, tė nėnshkruhet kushtetuta e
pėrkohshme e vendit, njofton Rojter. Armata amerikane ka thėnė se
s'ka informacione pėr shpėrthimet.
-
-
Forcat e sigurimit janė
nė gjendje gatishmėrie tė lartė par shkak tė mundėsisė sė sulmeve
guerile pėr tė penguar ceremoninė e nėnshkrimit.
-
-
-
Rritet prania e grave nė parlamentet e vendeve tė botės
-
-
Gjenevė, 8 mars
2004 - Pjesėmarrja
e grave nė parlamentet vendeve tė botės ka shėnuar njė nivel rekord,
tregojnė shėnimet statistikore tė Unionit Interparlamentar me rastin
e 8 mars 2004it, Ditės ndėrkombėtare tė Gruas.
-
-
Nė fillim tė vitit 2003
nė parlamentet evropiane kishte 14.8 pėr qind gra, ndėrkaq nė fillim
tė vitit 2002 kishte 14.3 pėr qind. Nga 181 vende me kuvende
kombėtare, tė cila ēdo vit i studion Unioni, 94 pėr qind e tyre tė
paktėn kanė njė grua nė parlament.
-
-
Vetėm 14 vende nė botė
kanė 30 pėr qind gra, gjė qė, konsideron Unioni, ėshtė minimumi qė
gratė tė mund tė kenė ndonjė ndikim nė punėn e paralmenteve.
-
Kosova hyn nė mesin e 14 vendeve nė botė, ku gratė janė tė
pėrfaqėsuara me 30 pėr qind, pra dyfishi mesatares evropiane.
-
-
-
Trupat izraelite kanė vrarė njė tineixher palestinez
-
-
Gaza, 8 mars
2004 - Trupat
izraelite kanė vrarė sot (e hėnė) njė tineixher palestinez afėr
vendbanimit hebrait Morag nė Rripin e Gazės, kanė bėrė tė ditur
burimet mjekėsore palestineze, njofton AFP. Khaled Madi, 16-vjeēar,
ėshtė qėlluar nė shpinė nga ushtarėt derisa ai po punonte nė fushėn
qė i pėrkiste familjes sė tij, kanė thėnė dėshmitarėt.
-
-
Vrasja e tij ngre nė
3820 numrin e pėrgjithshėm tė tė vrarėve qė kur ka filluar intifada
apo kryengritja palestineze nė shtator 2000. Nga tė vrarėt, 2866
janė palestinezė dhe 886 izraelitė.
-
-
-
Nė
Haiti janė vrarė tė pakten 6 persona
-
-
Port-o-Prens, 8
mars 2004 - Tė
pakten gjashtė persona janė vrarė nė Haiti nė njė marsh tė mijėra
kundėrshtarėve presidentit tė rrėzuar Zhan Bertran Aristid, njofton
BBCnews. Persona tė armatosur kanė hapur zjarr nė turmėn prej 10
mijė njerėzish, qė manifeastonin nė kryeqytetin Port-au-Prins
largimin e z. Aristid. Dėshmitarėt kanė fajėsuar policinė ithtare tė
Aristidit.
-
-
-
Tė
paktėn 15 veta kanė humbur jetėn nė pėrmbytjet nė Turqi
-
-
Ankara, 8 mars
2004 - Tė paktėn 15
veta kanė humbur jetėn nė pėrmbytjet pas shirave tė stuhishme dhe
shkrirjes sė borės, gjatė dy ditėve tė fundit nė lindje dhe
juglindje tė Turiqsė. Viktima e fundit ėshtė njė vajzė
shtatėvjeēare, trupi i sė cilės ėshtė gjetur 700 metra larg nga
shtėpia e saj. Nė vendin Silifke janė rrėnuar rreth 10 mijė shtėpi.
-
-
-
Shtatė fėmijė kanė vdekur nė pėrplasjen e autobusit nė Vietnam
Hanoi, 8 mars 2004
-
-
- Nė pėrplasjen e
autobusit tė shkollės nė jug tė Vietnamit gjatė fundjavės kanė
humbur jetėn 7 fėmijė, ndėrkaq janė plagosur 15 tė tjerė, njoftojnė
sot agjencitė e lajmeve.
-
-
-
Kėshilli Qeverisės sot do tė nėnshkruajė kushtetutėn e pėrkohshme
-
-
Bagdad, 8 mars
2004 - Anėtarė tė
Kėshillit Qeverisės tė Irakut, i emėruar nga Shtetet e Bashkuara,
kanė nė plan tė nėnshkruajnė sot kushtetutėn e pėrkohshme.
-
Anėtarėt kryesorė shiitė tė Kėshillit Qeverisės thanė se do ta
nėnshkruajnė kushtetutėn, megjithė rezervimet e shprehura mė parė.
-
Pesė anėtarėt shiitė ngritėn tė premten kundėrshtime tė reja, pasi
udhėheqėsi mė i lartė i besimit shiit nė Irak, Ajatollahu i Madh,
Ali Sistani tha se ai besonte se kushtetuta e pėrkohshme i jepte
shumė pushtet pakicės kurde.
-
Anėtarėt e Kėshillit ndryshuan qėndrim dhe thanė se do ta
nėnshkruajnė dokumentin, pa ndryshime, pas bisedimeve me Ajatollahun
Ali Sistani.
-
-
-
Gara
pėr Shtėpinė e Bardhė po intensifikohet
-
-
Uashington, 8
mars 2004 - Ndoshta
dy kandidatėt e partive mė tė mėdha politike pėr president tė
SHBA-ve nuk do tė vihen pėrballė njeri tjetrit pėr tė debatuar
ēėshtje tė ndryshme deri nga muaji shtator apo tetor. Por ata kanė
filluar tashmė t'i bėjnė sfidė njeri tjetrit nė intervista tė
veēanta dhe nė ndalesa tė ndryshme nė kuadėr tė fushatės.
-
Presidenti Bush po i referohet tani senatorit tė Masaēusets, Xhon
Keri, si kundėrshtar i tij. Dhe kandidati shumė i mundshėm i Partisė
Demokrate po i shton kritikat ndaj presidentit Bush lidhur me
politikėn e jashtme dhe ekonominė.
-
-
-
14 tė
vrarė nė kampet e refugjatėve palestinezė
-
-
Gaza, 8 mars
2004 - Zyrtarėt
palestinezė thonė se tė paktėn 14 vetė u vranė dhe dhjetra u
plagosėn gjatė njė operacioni ushtarak izraelit nė dy kampe
refugjatėsh nė Rripin e Gazės.
-
Mes viktimave ka tė paktėn 3 fėmijė dhe 9 anėtarė tė njohur tė
grupeve ekstremiste palestineze.
-
Izraeli thotė se ekstremistėt ishin anėtarė tė grupit Hamas, njė
organizatė qė ka kryer sulme tė shumta vetė-vrasėse kundėr Izraelit.
-
Dėshmitarėt thonė se dhjetra tanke izraelite dhe mjete tė tjera tė
blinduara hynė nė dy kampet e refugjatėve nė orėt e para tė
mėngjesit, tė mbėshtetur nga helikopterė Apaēi. Nė kampe shpėrthyen
pėrleshje tė ashpra, ndėrsa ushtarėt filluan kėrkimet shtėpi mė
shtėpi.
-
-
-
Agjencia
Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike thotė se Irani dhe Libia janė qė
tė dy fajtorė
Vjenė, 8 mars 2004
- Agjencia Ndėrkombėtare pėr Energjinė Atomike thotė se
Irani dhe Libia janė qė tė dy fajtorė se kanė shkelur pėr njė kohė tė
gjatė Traktatin pėr Mospėrhapjen e Armėve Bėrthamore.
Drejtori i Pėrgjithshėm i Agjencisė,
Mohammed ElBaradei, tha se do tė diskutojė sot rreth shkeljeve tė
Iranit dhe Libisė nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Agjencisė nė Vjenė.
Ndėrkohė, Agjencia njoftoi se Libia ka
vendosur tė pranojė inspektime tė objekteve tė saj bėrthamore nga
ekspertėt e OKB-sė, tė cilėt do tė bėjnė kontrolle tė imta dhe pa
shumė paralajmėrim.
Libia ka deklaruar se do tė eliminojė
programin e saj tė fshehtė tė armėve bėrthamore.
|
|