|
6 mars 2004 / TN
Dr.
Zydi Dervishi
2.
Metoda tė tėrthorta pėr korrektimin e masės sė tjetėrsimit
Populli shqiptar historikisht ėshtė pėrballuar me vėshtirėsi dhe sfida
tė shumėllojta e tė rėnda, mė sė shpeshti deri nė zgrip tė mbijetesės.
Rrethana tė tilla nė mėnyrė tė pashmangshme kanė projektuar nė
vetėdijen e shumicės sė shqiptarėve njė masė tė konsiderueshme
tjetėrsimi, ēka i bėn ata tė jenė mjaft tė rezervuar ose tė dyzuar nė
shprehjen e opinioneve vetjake, veēanėrisht pėr probleme politike dhe
pėr ato intime tė marrėdhėnieve seksuale.
Me
qėllim qė tė qėmtonim mendėsitė e koncepsionet e tė rinjve dhe tė
rejave nė trajtėn e tyre origjinale, tė padeformuar nga spazmat e
tjetėrsimit, ky studim ėshtė mbėshtetur kryesisht nė metodat e
tėrthorta, qė ruajnė me korrektėsi anonimatin e pėrgjigjedhėnėsve, si
biseda tė lira tė orientuara si rastėsisht pėr tė tretėt e papranishėm
e tė panjohur nga studiuesi, fragmente nga histori jete tė personave
mė tė ekspozuar ndaj ndikimeve tė shumėfishta tė dukurive tė tilla siē
janė marrėdhėniet seksuale paramartesore e jashtėmartesore,
prostitucioni, konsumimi i pijeve alkoolike dhe veēanėrisht i lėndėve
narkotike etj., vėzhgime tė tėrthorta tė realiteteve sociale e
psikokulturore pėrkatėse, analiza komplekse tė tė dhėnave statistikore
tė publikuara nga strukturat zyrtare, shqyrtimi i artikujve tė shumtė
tė botuar nė gazeta e revista tė ndryshme dhe i kuptimeve simbolike tė
pėrēuara nė krijimtarinė folklorike dhe sidomos pėrgjithėsimi i tė
dhėnave tė grumbulluara nėpėrmjet pyetsorit tė njė ankete.
Pėrveē pyetjeve pėr karakteristikat vetjake demografike e
socialarsimore tė ēdo pėrgjigjedhėnėsi, anketa pėrmbante njė pyetje tė
pastrukturuar dhe 40 pyetje tė strukturuara, tė sinkronizuara
logjikisht me njėra-tjetrėn, tė cilat sė bashku ofronin rreth 290
alternativa tė nuancuara dhe nė mjaft raste tė pėrshkallėzuara
pėrgjigjesh. Kjo anketė ėshtė plotėsuar nga 914 tė reja e tė rinj tė
grup-moshės 15-24 vjeē.
Sipas
tė dhėnave tė publikuara nga Instituti i Statistikės, nė Republikėn e
Shqipėrisė gjatė janarit 2001 banonin rreth 567314 tė rinj e tė reja
tė grup-moshės 15-24 vjeē, tė cilėt nė strukturėn e pėrgjithėshme tė
popullsisė pėrbėnin rreth 16.68 pėr qind. Nė kėtė grup-moshė femrat
pėrbėnin rreth 54.32 pėr qind dhe meshkujt 45.68 pėr qind (INSTAT;
2001; 9; pėrllogaritje e autorit). Pėr llogari tė kėtij studimi janė
anketuar njė ndėr 523 tė reja dhe njė ndėr 797 tė rinj tė grup-moshės
15-24 vjeē. Nė kampionin e tė anketuarve femrat pėrbėnin 64.44 pėr
qind dhe meshkujt 35.56 pėr qind.
Mendojmė se tė anketuarit pėrfaqėsojnė nė masė tė kėnaqėshme
opinionet, mendėsitė e tė rinjve dhe tė rejave qė banonin nė
Republikėn e Shqipėrisė nė vitin 2001-2002, duke iu referuar sė paku
dy profileve kryesore socialkulturore tė realitetit shqiptar.
1.
Mjaft udhėpėrshkrues, vėzhgues e studiues tė huaj dhe vendas kanė
argumentuar se kultura shqiptare pėrfaqėson njė mozaik tė larmishėm
subkulturash, me tipare tė dallueshme qartė. Sipas mendimtarit tė
shquar Faik Konica subkulturat kanė profile aq specifike saqė ngjajnė
me njė numėr tė madh republikash tė vockla dhe njėsish mjaft tė
veēuara e tė mėnjanuara nga njėra-tjetra (1993:423-424). Pėr tė
formuluar pėrfundime sa mė pėrgjithėsuese pėr gjithė kulturėn
shqiptare anketimi ėshtė realizuar nė rrethet Shkodėr, Peshkopi,
Tiranė, Korēė dhe Vlorė, qė pėrfaqėsojnė subkulturat kryesore, mė
influente nė Republikėn e Shqipėrisė. Rreth 22.98 pėr qind e tė
anketuarve pėrfaqėsonin subkulturat e zonave jugore dhe 37.31 pėr
qind subkulturat e krahinave veriore tė vendit. Janė anketuar me
pėrparėsi mė shumė tė reja e tė rinj nga Shqipėria veriore ngaqė ata
janė mė tė rezervuar nė shprehjen e opinioneve tė tyre pėr botėn e
trazuar tė marrėdhėnieve intime, seksuale.
2.
Rreth 39.71 pėr qind e anketave janė plotėsuar nė Tiranė, ku sidomos
gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit banojnė tė reja dhe tė rinj tė ardhur
nga tė gjithė rrethet e Republikės sė Shqipėrisė. Kėsisoj dhe vetėm tė
anketuarit nė kryeqytet dhe rrethinat e tij pėrfaqėsojnė nė masė tė
konsiderueshme kėtė grup-moshė nė shkallė vendi.
Nė
parashtrimin e kėtij punimi monografik janė realizuar mjaft analiza
komplekse, tė cilat kanė zbuluar tė vėrtetat edhe pėrmes qėmtimit tė
kontradiktave nė opinionet e pėrgjigjė-dhėnėsve dhe nė tė dhėnat e
grumbulluara nga burime tė ndryshme.
U
shpreh mirėnjohje drejtueseve tė organizatės joqeveritare Shoqata
Shqiptare e Planifikimit Familjar, tė cilat ndėrmorėn nismėn,
financuan kėtė studim dhe ma besuan mua parashtrimin shkencor tė tij.
Falenderoj tė gjithė ata veprimtarė qė me pėrgjegjėsi tė lartė
qytetare e me pėrkushtim profesional plotėsuan anketat si dhe tė
rejat, tė rinjtė e prindėrit e tyre, tė cilėt na ofruan mendėsitė e
opinionet vetjake pėrmes bisedave tė lira, rrėfimeve tė tėrthorta ose
pėr tė tretėt etj. Gjithashtu i shpreh mirėnjohje zonjės Ema Strati
dhe Prof. As. Dr. Lulzim Hanelli, tė cilėt kanė realizuar pėrkatėsisht
pėrpunimin kompjuterik, matematikor tė tė dhėnave tė anketimit si dhe
grafikat.
|