| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Qeveria e Kosovės kundėrshton vendimin e Holkerit qė Lambsdorf t'i
nėnshkruajė kontratat pėr shitjen e 11 ndėrmarrjeve
-
Urimet e ministrit tė Arsimit me rastin e Ditės sė Mėsuesit
-
Lindholn thotė se me lista tė hapura mund tė dėmtohet struktura
gjinore e Kuvendit tė Kosovės
-
Melihate Tėrmkolli hedh poshtė kritikat e Ombudspersonit tė Kosovės
nė lidhje me Ligjin pėr barazi gjinore
-
Engel: Pavarėsia ėshtė e ardhmja e vetme e arsyeshme pėr Kosovėn
-
Departamenti amerikan i Shtetit kundėrshton idenė pėr ndarjen e
Kosovės
-
L.Zeneli: Nė Kosovėn e pavarur, demokratike e tė zhvilluar tė gjithė
tė rinjtė duhet ta gjejnė perspektivėn e tyre
-
Bordi i AKM-sė ėshtė jofunksional
-
Mali
i Zi do tė ndahet nga Serbia ndoshta pa pritur marsin e vitit 2005
-
Policia e ka deaktivizuar njė mjet shpėrthyes afėr Ambasadės
amerikane nė Tiranė
-
Nė
Afganistan janė vrarė njė inxhinier turk dhe njė roje sigurimi
-
Nė
njė shkėmbim zjarri nė Irak, janė plagosur 4 ushtarė britanikė
-
Nė
njė shpėrthim janė vrarė 2 policė palestinezė
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė palestinez
-
Kushtetuta e pėrkohshme mund tė nėnshkruhet tė hėnėn
-
Libia zotėron 20 tonelata gaz helmues iprit
-
"Tigrat" pėrjashtojnė njė komandant tė tyre
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Qeveria e Kosovės kundėrshton vendimin e Holkerit qė Lambsdorf t'i
nėnshkruajė kontratat pėr shitjen e 11 ndėrmarrjeve
-
-
Prishtinė, 6
mars 2004 -
Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi megjithėse ėshtė shprehur i
pakėnaqur me heshtjen e shefit tė UNMIK-ut nė lidhje me kėrkesat e
Qeverisė rreth privatizimit, dje i vlerėsoi pozitivisht disa nga
vendimet e UNMIK-ut pėr privatizimin.
-
-
Mirėpo, BSPK dhe
Qeveria e Kosovės kanė kundėrshtuar vendimin e pardjeshėm tė
kryeadministratorit tė Kosovės Hari Holkeri pėr autorizimin e shefit
tė Shtyllės sė Katėrt tė UNMIK-ut Nikolas Lambsdorf, qė ky i fundit
t'i nėnshkruajė kontratat pėr shitjen e 11 ndėrmarrjeve shoqėrore.
-
Zėdhėnėsja e Kryeministrit, Mimoza Kusari tha se qeveria edhe mėtej
mbron qėndrimin e saj rreth privatizimit dhe shtoi se qeveria ende
qėndron prapa kėrkesės sė vet qė duhet tė bėhet edhe shkarkimi i
drejtoreshės sė AKM-sė Maria Fuēi.
-
-
-
Urimet e ministrit tė Arsimit me rastin e Ditės sė Mėsuesit
-
-
Prishtinė, 6
mars 2004 - Me
rastin e 7 Marsit - Ditės sė Mėsuesit, Ministri i Arsimit, i
Shkencės dhe i Teknologjisė, Rexhep Osmani uron tė gjithė
mėsimdhėnėsit, nxėnėsit e studentėt e Kosovė.
-
-
Me suksese tė reja nė
detyrėn e tyre fisnike pėr ngritjen e nivelit arsimor e kulturor tė
brezit tė ri kosovar, qė ėshtė njė faktor i rėndėsishėm i zhvillimit
tė pėrgjithshėm tė Kosovės, thuhet nė pėrgėzimet e ministrit Osmani
me rastin e 7 Marsit.
-
-
-
Lindholn thotė se me lista tė hapura mund tė dėmtohet struktura
gjinore e Kuvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 6
mars 2004 -
Zėdhėnėsi i OSBE-sė Sven Lindholm ka thėnė me zgjedhjet me lista tė
hapura mund tė dėmtohej struktura gjinore e Kuvendit tė Kosovės.
"Debati ėshtė ėshtė zhvilluar rreth asaj se disa parti politike dhe
organizata tė tjera kanė kėrkuar lista tė hapura, mirėpo ne duam tė
sigurohemi pėr nivelin adekuat tė pėrfaqėsimit tė femrave nė
Kuvend", tha Lindholm.
-
-
Ai ka pėrkujtuar se
sipas rregullores secila nga subjektet politike duhet tė ketė njė
nivel prej 30 pėr qind tė pėrfaqėsimit tė femrave nė Parlamentin e
Kosovės. Ai tha se OSBE-ja ia ka dhėnė rekomandimet
kryeadministratorit Holkeri dhe atij i mbetet tė vendosė lidhur me
koncensusin, i cili kryesisht ka ekzistuar pėrveē ēėshtjes sė
listave nėse ato duhet tė jenė tė mbyllura apo tė hapura.
-
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i UNMIK-ut Sunil Narula, ka thėnė se
kryeadministratori i Kosovės Hari Hokeri ende nuk e ka nėnshkruar
rregulloren pėr zgjedhjet. "Nuk ka ndodhur asgjė e re dhe nuk mund
tė parashohim modelin zgjedhor, para se tė dalė rregullorja", ka
thėnė z. Narula.
-
-
-
Melihate Tėrmkolli hedh poshtė kritikat e Ombudspersonit tė Kosovės
nė lidhje me Ligjin pėr barazi gjinore
-
-
Prishtinė, 6
mars 2004 -
Melihate Tėrmkolli, kryetare e Komisionit tė Kuvendit tė Kosovės pėr
Barazi Gjinore, hedh poshtė kritikat e Ombudspersonit tė Kosovės tė
bėra ditė mė parė nė lidhje me Ligjin pėr barazi gjinore.
-
"Duke mos dashur tė polemizoj me z.Nowicki do tė pėrpiqem tė paraqes
vetėm disa fakte pėr tė cilat z.Nowicki mund tė polemizojė e tė
shkruajė nė gazeta gjithė jetėn e tij dhe ato prapėseprapė tė mbesin
fakte", thotė nė pėrgjigjen e saj Melihate Tėrmkolli.
-
"Po, ėshtė e vėrtetė se ju z Nowicki keni ndėrhyrė nė mėnyrė
flagrante nė kompetencat e institucioneve tė Kosovės edhe ashtu tė
cunguara. Keni ndėrhyrė nė mėvetėsinė e punės sė Kuvendit tė
Kosovės, duke kontestuar kompetencat e tij dhe duke nėnēmuar nivelin
e punės sė tij.
-
-
Pėr mė tepėr keni bėrė
edhe njė gaf nė mesin e gafeve qė jo rrallėherė i publikoni nė
mjetet e informimit. Nė emėr tė gjoja pėrmirėsimit tė gabimeve tuaja
keni rrėshqitur nė gabime tė reja duke fyer dhe akuzuar
pėrfaqėsuesit e Kuvendit tė Kosovės dhe mekanizmat e tij punues".
-
Mė tutje zj. Tėrmkolli pyet Novickin se nė cilin kod dhe nė cilin
ligj ėshtė mbėshtetur ai pėr ta pėrligjur fyerjen dhe akuzėn si tė
drejtė tė tij? Poashtu ajo thotė se Novicki ka ushtruar presione dhe
ndėrhyrje tė palejuara pėr funksionin e institucionit tė
Ombudspersonit.
-
"Ėshtė ēėshtje juaja pse nuk keni marrė pjesė nė asnjė takim me
Komisionin pėr Barazi Gjinore tė Kuvendit tė Kosovės, ndėrsa ju
pėrkujtoj se keni qenė tė ftuar sė paku tri herė pėr tė biseduar pėr
ligjin. Dhe merrni kurajon dhe guximin ta thoni tė kundėrtėn nė
media. Guxim paksa i tepruar z.Nowicki.
-
-
Ėshtė ēėshtje juaja pse
nuk keni bėrė asnjė vėrejtje nė Projektligjin pėr Barazi Gjinore
ndėrsa ju pėrkujtoj se Projektligjin e keni marrė pėr tė paraqitur
vėrejtje dhe propozime sė paku dy muaj para se ligji tė hynte nė
procedurat e Kuvendit", thekson znj.Tėrmkolli, duke nėnviziuar se
"z. Nowicki padashje apo nga mosdija keni ngatėrruar institucionin e
Avokatit pėr Barazi Gjinore me Ombudspersonin, institucion
krejtėsisht i ndryshėm si pėr nga funksioni ashtu edhe pėr nga
mėnyra e punės dhe gjerėsia e interesimeve".
-
-
-
Engel: Pavarėsia ėshtė e ardhmja e vetme e arsyeshme pėr Kosovėn
-
-
Shkup, 6 mars
2004 - Kongresisti
amerikan Eliot Engel tha se kundėrshton idenė e kryeministrit tė ri
serb Vojisllav Koshtunica pėr ndarjen nė kantone tė Kosovės. Populli
i Kosovės ka tė drejtė tė pėrcaktojė tė ardhmen dhe mbėshtet njė
referendum pėr popullin e Kosovės. Kėto komente Engel i bėri dje nė
Shkup ku mori pjesė nė varrimin e Presidentit maqedonas Boris
Trajkovski.
-
Engel tha se e mbėshtet pavarėsinė pėr Kosovėn dhe se pavarėsia
ėshtė e ardhmja e vetme e arsyeshme pėr Kosovėn. Kosova asnjėherė
nuk mund tė jetė pjesė e Serbisė apo e Jugosllavisė sepse kjo nuk
ėshtė e mundėshme mė, duke pasur parasysh atė qė ndodhi nė vitin 99
dhe para kėsaj, tha ai.
-
Engel tha se ministritė dhe administrimi duhet dorėzuar mė shpejt
kosovarėve, ndėrkohė qė standardet para statusit mund tė funksionojė
nėse ka njė datė pėr referendumin e popullit tė Kosovės. Ai poashtu
i vė theksin nevojės sė pėrshpejtimit tė proceseve tė privatizimit
nė Kosovė.
-
-
-
Departamenti amerikan i Shtetit kundėrshton idenė pėr ndarjen e
Kosovės
-
-
Uashington, 6
mars 2004 -
Uashingtoni nuk pėrkrah deklaratat e Koshtunicės pėr ndarjen e
Kosovės. Zėdhėnėsi i Departamentit amerikan tė Shtetit, Riēard
Bauēer ka deklaruar se tash nuk duhet tė bėhen kurrėfarė deklaratash
lidhur me statusin final tė Kosovės, pasi ēdo qėndrim rreth statusit
ėshtė i parakohėshėm mė parė se tė arrihet pėrmbushja e standardeve,
tė cilat i kanė pėrcaktuar Kėshilli i Sigurimit dhe Kombet e
Bashkuara.
-
Drejtori i Institutit Amerikan pėr Iniciativa Ballkanike, Daniel
Server deklaroi se nėse Serbia insiston nė ndarjen e Kosovės dhe
nėse nuk bashkėpunon me Tribunalin e Hagės, nuk do tė pranohet nė
Programin Partneritet pėr Paqe dhe as nė Bashkimin Evropian.
-
-
-
L.Zeneli: Nė Kosovėn e pavarur, demokratike e tė zhvilluar tė gjithė
tė rinjtė duhet ta gjejnė perspektivėn e tyre
-
 |
|
-
Prishtinė, 6 mars 2004
- Forumi i Rinisė sė LDK-sė organizoi sot nė
Prishtinė njė takim pėrmbyllės, pas njė muaji takimesh tė
rregullta nė terren me tė rinjtė e kėsaj partie nė kuadėr tė
manifestimit "Viti i LDK-sė - viti juaj".
-
Duke folur para tė rinjve tė kryeqytetit, kryetari i FR tė
LDK-sė Lulzim Zeneli tha se pėr njė muaj janė zhvilluar debate
tė kėsaj natyre nė tė gjitha qytetet e Kosovės, aty ku
shtrihet dhe funksionon LDK dhe vetė Forumi i Rinisė.
|
-
-
Ai konstatoi se gjatė
gjithė debateve tė zhvilluara nė terren ka ardhur nė pėrfundim se
rinia e Kosovės ka halle dhe shqetėsime tė njėjta, pavarėsisht se ku
jeton dhe vepron.
-
-
"Preokupimet e rinisė
sonė janė preokupime qė shqetėsojnė njė brez tė tėrė, shqetėsojnė
njė shoqėri e mė gjerė", tha Zeneli. Ai shtoi se brengat, kėrkesat
dhe shqetėsimet e kėsaj gjenerate janė tė kuptueshme dhe krejt tė
pranueshme, por edhe obliguese pėr FR tė LDK-sė, si organizatė
rinore politike, si dhe pėr vetė institucionet qeverisėse, si nė
rang komunal ashtu edhe nė atė qendror.
-
-
Qėllimi i kėtij takimi,
tha kryetari i FR tė LDK-sė, ėshtė pėr tė bashkėbiseduar me tė
rinjtė pėr tė gjitha hallet dhe brengat qė i kanė ata dhe pėr tė
shqyrtuar mundėsitė pėr tejkalimin e tyre sa mė tė shpejt dhe sa mė
mirė. Ai tha se njė nga problemet qė e shqetėson brezin e ri ėshtė
papunėsia duke premtuar pėrkujdesje mė tė madhe dhe mė shumė ndihmė
institucionale.
-
"Edhe ne bashkė me ju punojmė qė ėndrrėn tonė pėr njė Kosovė tė
pavarur, demokratike e tė zhvilluar ta kthejmė nė njė realitet tė
prekshėm, ku do ta gjenin perspektivėn e tyre tė gjithė tė rinjtė pa
dallim", tha Zeneli.
-
Duke e quajtur vitin e sivjemė, "vit tė sfidave tė mėdha nė rrafshin
politik dhe ekonomik", ai tha se do tė bashkėbisedohet me tė rinjtė
pėr tė krijuar njė paltformė se si tė pėrballohen sfidat e brezit tė
ri tė LDK-sė, por edhe tė Kosovės.
-
Nė diskutimin e tij, Lulzim Zeneli theksoi se sivjet mbahen
zgjedhjet partiake, si dhe ato nacionale, tė cilat, siē tha, do tė
jenė njė sfidė qė duhet tejkaluar me shumė kujdes dhe me njė ide e
vizion tė qartė, duke shtuar se tė rinjtė janė ata qė me angazhimin
e tyre nė proceset e gjithėmbarshme nė Kosovė do tė vendosin se nė
ē'drejtim do tė shkojnė rrjedhat.
-
Takimi po vazhdon me debatet e tė rinjve tė Prishtinės rreth
preokipimeve tė tyre aktuale.
-
-
-
Bordi i AKM-sė ėshtė jofunksional
-
-
Prishtinė, 6
mars 2004 -
Zėdhėnėsi i Shtyllės sė Katėrt Kris Litie thotė se Bordi i AKM-sė
ėshtė jofunksional dhe pėr kėtė arsye Hari Holkeri e ka udhėzuar z.
Nikolas Lambsdorf qė tė vazhdojė procesin e privatizimit me disa
udhėzime tė reja. Ai ka shtuar se kjo ėshtė njė rrugė pėrpara. "Ne
duhet tė shesim kompanitė, duhet tė vazhdojmė me tenderėt dhe tė
ecim para nė privatizim", ka thėnė zėdhėnėsi Litie.
-
-
-
Mali i Zi do tė ndahet nga Serbia ndoshta pa pritur marsin e vitit
2005
-
-
Podgoricė, 6
mars 2004 -
Qėndrimi i Koshtunicės ashpėr ėshtė kritikuar nga presidenti i
Unioni Serbi Mali i Zi Svetozar Maroviq. Ai ka paralajmėruar pėr
pasoja direkte nėse qeveria serbe nuk bashkėpunon me Tribunalin e
Hagės.
-
-
Zėdhėnėsi i Partisė
Demokratike tė Socialistėve nė Mal tė Zi, Predrag Sekuliq ka folur
pėr mundėsinė e ndarjes nė mėnyrė paqėsore tė Malit tė Zi nga Serbia
ndoshta edhe para muajit mars tė vitit 2005.
-
-
-
Policia e ka deaktivizuar njė mjet shpėrthyes afėr Ambasadės
amerikane nė Tiranė
-
-
Tiranė, 6 mars
2004 - Policia
shqiptare ka deklaruar se ka gjetur njė mjet shpėrthyes afėr
Ambasadės amerikane nė Tiranė, tė cilėn mė pas e kanė deaktivizuar
me sukses. Zėdhėnėsi i policisė ka thėnė me kėtė rast se nuk pati tė
lėnduar, ndėrkaq hetimet rreth rastit po vazhdojnė.
-
-
Shqipėria ka shtuar
masat e sigurisė nė ambasadat perėndimore dhe institucionet
ndėrkombėtare nė kėtė vend qė nga sulmi me bombė vetėvrasėse nė
Stamboll nė nėntor, ku u vranė 62 persona.
-
-
-
Nė
Afganistan janė vrarė njė inxhinier turk dhe njė roje sigurimi
-
-
Kabul, 6 mars
2004 - Njė
inxhinier turk dhe njė roje sigurimi vendės janė vrarė me armė
zjarri sot (e shtunė) nė njė sulm nė jug tė Afganistanit, njofton
BBCWorld. Pėr vrasjen e tyre, zyrtarėt kanė fajėsuar militantėt
islamikė.
-
Po kėshtu, bėhet e ditur se njė tjetėr punėtor turk dhe njė tjetėr
afgan, roje sigurimi, janė kidnapuar nė provincėn Zabul. Tė dy
turqit kanė punuar pėr njė projekt amerikan nė rindėrtimin e
autostradės Kabul-Kandahar.
-
-
-
Nė
njė shkėmbim zjarri nė Irak, janė plagosur 4 ushtarė britanikė
-
-
Bagdad, 6 mars
2004 - Katėr
ushtarė britanikė janė plagosur nė njė shkėmbim zjarri tė djeshėm
afėr vendbanimit al-Amarah nė Irak, njofton BBCnews. Ministria
britanike e Mbrojtjes ka thėnė se kundėr patrullės ėshtė hapur zjarr
me pushkomitralozė dhe granata raketore afėr fshati Qal At Sahil.
-
-
Televizioni Al Xhazira
ka thėnė se nė kėtė incident janė vrarė dy civilė irakianė dhe se nė
tė ėshtė involvuar milicia shite. Ushtarėt britanikė janė dėrguar nė
spital, ndonėse nuk ėshtė thėnė se janė nė gjendje pėr rrezik jete.
-
-
-
Nė
njė shpėrthim janė vrarė 2 policė palestinezė
-
-
Gaza, 6 mars
2004 - Dy policė
palestinezė janė vrarė sot (e shtunė) dhe 5 tė tjerė janė plagosur
pasi automjeti i tyre ėshtė hedhur nė erė afėr vendkalimit kufitar
Erez ndėrmjet Rripit tė Gazės dhe Izraelit, kanė thėnė dėshmitarėt,
tė cilėt kanė shtuar se mund tė jetė sulm vetėvrasės, njofton AFP.
-
-
Fill pas shpėrthimit,
trupat izraelite kanė hapur zjarr, por nuk ėshtė e qartė nėse
policėt palestinezė janė vrarė nga plumbat e tyre apo nga
shpėrthimi.
-
-
-
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė njė palestinez
-
-
Jerusalem, 6
mars 2004 -
Ushtarėt izraelitė kanė vrarė sot (e shtunė) njė palestinez gjatė
njė konfrontimi nė qytetin Tulkarm nė Bregun Perendimor, kanė bėrė
tė ditur njė burim ushtarak izraelit dhe banorėt vendės, njofton
Rojter.
-
-
Vendėsit kanė thėnė se i
vrari ėshtė njė polic i paarmatosur palestinez nė uniformė, i cili
po shkonte nė shtėpi. Po kėshtu, nė tė njėjtin njoftim thuhet se nė
pjesėn veriore tė Rripit tė Gazės janė plagosur tė pakten tre policė
palestinezė afėr vrendkalimit kufitar Erez me Izraelin, kanė bėrė tė
ditur burimet e sigurimit palestinez.
-
-
-
Kushtetuta e pėrkohshme mund tė nėnshkruhet tė hėnėn
-
-
Bagdad, 6 mars
2004 - Kėshilli
Qeverisės i Irakut shfaqi shpresėn pėr tė nėnshkruar kushtetutėn e
pėrkohshmwe tė vendit tė hėnėn, pasi ceremonia e djeshme e
nėnshkrimit u shty pėr shkak tė kundėrshtimeve nė momentet e fundit
nga pesė anėtarė shiit tė Kėshillit Qeverisės.
-
Kėshilli Qeverisės lėshoi sot nė mėngjes njė deklaratė, nė tė cilėn
thuhej se kėshilli shpreson tė zgjidhė ēėshtjet e mbetura nėpėrmjet
dialogut. Politikanėt shiitė kundėrshtuan dy klauzola, njėra kishte
tė bėnte me pėrbėrjen e presidencės sė vendit dhe tjetra me tė
drejtat e vetos kundėr njė kushtetute tė pėrhershme.
-
-
-
Libia zotėron 20 tonelata gaz helmues iprit
-
-
Tripoli, 6 mars
2004 - Libia bėri
deklaratėn e saj tė parė mbi armėt bėrthamore, duke thėnė se nė
arsenalin e saj tė armėve kimike pėrfshihen mė shumė se 20 tonė gaz
helmues, iperit.
-
Libia i tha gjithashtu Organizatės pėr Ndalimin e Armėve Kimike me
seli nė Hagė se kishte mbyllur njė uzinė armėsh kimike dhe se
zotėronte dy depo armėsh tė tilla. Nė tė njėjtėn kohė, Libia kishte
pranuar se ishte angazhuar nė zhvillimin e gazit nervor sarin.
-
Drejtori i pėrgjithshėm organizatės i cilėsoi pohimet si tė mira pėr
Libinė, rajonin dhe komunitetin ndėrkombėtar dhe shtoi se ato
pėrbėjnė njė hap konkret drejt asgjėsimit tė plotė tė armėve tė
shkatėrrimit nė masė.
-
-
-
"Tigrat" pėrjashtojnė njė komandant tė tyre
-
-
Kolombo, 6 mars
2004 - Rebelėt
Tigrat e Tamilit nė Sri Lanka kanė pėrjashtuar nga radhėt e tyre njė
prej komandantėve tė tyre me akuzėn pėr tradhti. Komandanti nė
fjalė, qė vepron nė lindje tė ishullit, ishte shkėputur prej kohėsh
nga lėvizja.
-
Kreu i krahut politik tė tigrave dhe forcat qė ende janė besnikė tė
udhėheqjes, thonė se kolonel Karuna, ėshtė i vetėm dhe nuk ka
mbėshtetės.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|