|
5 mars 2004 / TN
Dr.
Zydi Dervishi
I
Nė vend tė hyrjes
Nė
kohėt moderne, veēanėrisht gjatė shekullit XX, shoqėria njerėzore
ėshtė zhvilluar me ritme tė pėrshpejtuara pothuajse nė tė gjithė
fushat e jetės e tė veptimtarisė, edhe nė saje tė intensifikimit tė
komunikimeve mė tė shpejta, mė tė shumanshme nė rrafsh ndėrindividual,
ndėrkulturor e botėror. Sofistikimi i mjeteve tė komunikimit masiv,
sidomos i atyre elektronike, mundėson nė disa orė ose minuta
ndėrkombėtarizimin e informacioneve, tė pikėpamjeve, tė dijeve e tė
mentaliteteve, tė historive jetėsore ose tė mekanizmave
psikokulturor e ligjor tė zgjidhjes sė problemeve tė ndryshme.
Nė
saje tė funksionimit tė efektit trampolinė (sipas tė cilit njė
zbulim ose arritje shkencore, shoqėrore etj., shėrben si bazė pėr
arritje tė tjera) difuzimi i elementeve kulturore nga njėri popull te
tjetri i jep impulse tė vazhdueshme zhvillimit tė kulturės, tė
shoqėrisė njerėzore nė tėrėsi. Pavarėsisht se nė cilin vend janė
shpikur pėr herė tė parė rrota ose motori me avull, avioni ose
kompjuteri, telefoni ose radioja, televizori ose pajisje tė ndryshme
qė realizojnė mrekullira nė trajtimin mjekėsor tė njerėzve, arritje tė
tilla janė vėnė nė shėrbim tė gjithė njerėzimit. Madje, rritja e
shkallės sė bashkėpunimit, tė kooperimit nė shkallė botėrore dhe
ndikimet e shumanshme, tė drejtpėrdrejta e tė tėrthorta tė pėrparimeve
kulturore, shkencore e teknologjike po zbehin gjithnjė e mė shumė
profilin kombėtar tė ēdo zbulimi, dukurie kulturore, shoqėrore etj.
1.
Njė diagnostikim i plagėve sociale tė difuzuara
Veēanėrisht pas Luftės sė Dytė Botėrore ėshtė rritur shumė edhe
shkalla e qarkullimit tė mallrave e tė njerėzve nė shkallė botėrore.
Pėrvoja tregon se difuzioni i dukurive kulturore, i dijeve shkencore
dhe i pajisjeve teknologjike tė pėrparuara ka mė pak disfunksione
sociale ose, sė paku, disfunksionet shpėrfaqen nė trajta mė fluide.
Ndėrsa qarkullimi i mallrave dhe i njerėzve pėrēon mė drejtėpėrdrejt,
nė forma mė tė dukshme jo vetėm pėrparėsitė e komunikimeve tė
shumėllojshme, por edhe infeksionet e plagėve sociale ose, tė paktėn
mjegullėn e paragjykimeve qė i shoqėron ato kur pėrhapen nga njėra
shoqėri nė tjetrėn. Aktualisht, nėpėrmjet bashkėpunimeve e lidhjeve tė
shumėfishta shoqėritė formojnė, si tė thuash, njė sistem enėsh
komunikuese, tė cilat, megjithė filtrat vetėmbrojtėse, turbullohen nga
rrjedhojat problematike tė dukurive ekonomike e politike, sociale e
kulturore tė njėra-tjetrės. Globalizimi i arritjeve nė shkallė
botėrore nuk mund tė mos shoqėrohet me globalizimin nė masa tė
caktuara edhe tė sėmundjeve shoqėrore, tė krizave kulturore e
arsimore, tė perversiteteve tė ndryshme etj.
Gjatė
periudhės sė regjimit socialist totalitar, veēanėrisht gjatė viteve
70 dhe 80, strukturat partiako shtetėrore i pėrforcuan gjithnjė e
mė shumė filtrat vetizoluese, tė cilat e mėnjanuan konsiderueshėm
Republikėn e Shqipėrisė jo vetėm nga dukuritė disfunksionale tė
shoqėrive tė tjera, veēanėrisht tė atyre mė tė urbanizuara tė
Perėndimit, por edhe nga arritjet e tyre mė tė pėrparuara nė tė gjitha
fushat e veprimtarisė. Vetizolimi u shoqėrua dhe u pėrforcua nga
psikoza etnocentrike tė skajshme deri nė kufijtė e absurditetit.
Pėrmbysja e sistemit socialist nė vendin tonė u shoqėrua me kalimin
nga vetizolimi bunkerizues drejt njė hapjeje tė plotė ndaj ndikimeve
tė vendeve tė tjera. Procese tė tilla komplekse, mjaft shqiptarė i
pėrjetuan edhe si zhvendosje nga psikozat etnocentrike tė skajshme
drejt atyre ksenocentrike. Nė kėtė klimė ndryshimesh tė shpejta
shoqėrore e politike, ekonomike e psikokulturore strukturat e
komunikimit tė shtetit shqiptar, si tė thuash, i ēmontuan filtrat me
sita etnocentrizmi, gati tė padepėrtueshme, por nuk i zėvendėsuan me
filtra tė tjerė, mė fleksibėl, tė cilėt pėrdoren pėrgjithėsisht nė
marrėdhėniet ndėrmjet shteteve me demokraci tė konsoliduar. Pėrvoja
tregon se filtra tė tilla ndihmojnė pėr tė pėrzgjedhur dhe
modifikuar nga kulturat e tjera ata elementė qė i pėrshtaten mė mirė
kulturės kombėtare.
Komunikimi i shoqėrisė shqiptare me shoqėritė e tjera u deformua dhe u
frenua jo vetėm nga filtrat e pėrforcuara me dogmatizėm etnocentrik.
Edhe mungesa e filtrave bashkėkohorė e traumatizoi njė komunikim tė
tillė jetėdhėnės, sė paku nė dy rrafshe kryesorė: Sė pari, edhe
dukuritė mė pėrparimtare tė kulturave e tė shoqėrive mė tė
urbanizuara, si tė thuash, u importuan bruto nė vendin tonė, tė
pakorrektuara nė pėrputhje me veēoritė mė tė qėnėsishme sociokulturore
tė shqiptarėve. Si tė tilla kėto dukuri jo vetėm nuk i shpėrfaqėn tė
gjithė kapacitetet zhvilluese nė realitetin shqiptar, por herė-herė
provokuan disfunksione problematike. Sė dyti, mjaft shqiptarė nxituan
tė afrohen me realitetin e vendeve mė tė urbanizuara tė Perėndimit, me
modelet e sjelljes e tė tė menduarit tė banorėve tė tyre, ēka u ishte
ndaluar gjatė disa dhjetėvjeēarėve tė regjimit totalitar monopartiak.
Nė mungesė tė filtrave skanerues e seleksionues shumica e
shqiptarėve nuk ishin, dhe ende nuk janė nė gjendje tė dallojnė ndėr
modele tė tillė ata qė janė pėrparimtarė, qė ndikojnė pėr konsolidimin
e vlerave kulturore dhe zhvillimin e gjithanshėm tė shoqėrisė nga ata
qė realizojnė disfunksione problematike, qė janė e trajtohen si plagė
sociale.
Ndėr
ta ndikime mė traumatizuese provokojnė rendja pas lojrave tė fatit,
pėrdorimi i lėndėve narkotike, veēanėrisht nga tė rinjtė, rritja e
shkallės sė pėrhapjes sė marrėdhėnieve seksuale paramartesore e
jashtėmartesore, sidomos e prostitucionit dhe e rrjedhojave mė
shqetėsuese qė nxiten prej tyre si shtimi i virulencės sė sėmundjeve
seksualisht tė transmetueshme, i infeksionit vdekjeprurės HIV-AIDS
etj. Nga padija ose frustrimi, nga pakujdesia ose dėshpėrimi mjaft
shqiptarė, veēanėrisht nė moshė tė re, dashur pa dashur, si tė thuash,
flirtuan me kėto plagė. Flirte tė tilla u kanė helmuar nė mėnyrė tė
pakthyeshme jetėn jo vetėm kėtyre dashnorėve fatkeqė, por edhe
familjarėve, tė afėrmve e miqve tė tyre. Madje, si tė thuash, edhe
hija e flirteve tė kėsaj natyre ka tendosur e modifikuar gjithė
sistemin e mentaliteteve e tė marrėdhėnieve ndėrmjet shqiptarėve, ka
traumatizuar gjithė jetėn e shoqėrisė tonė.
Shoqėria shqiptare nė tranzicion pėrballet me vėshtirėsi e sfida tė
shumėllojshme. Njė nga sfidat mė tė rėnda ėshtė kufizimi i pėrhapjes
dhe shėrimi i plagėve tė tilla sociale, i spazmave tjetėrsuese
psikokulturore qė provokojnė ato. Nė vendin tone, pothuajse mungon
pėrvoja profesionale pėr diagnostikimin e kėtyre plagėve sociale, si
kusht i parė i domosdoshėm pėr parandalimin e maisjes dhe shėrimin e
tyre. Ky studim monografik synon tė plotėsojė kėtė kėrkesė tė kohės,
tė realizojė, si tė thuash, radiografinė e problematikės sociale e
veēanėrisht psikokulturore tė praktikės sė planifikimit familjar, tė
marrėdhėnieve seksuale paramartesore e jashtėmartesore, tė pėrhapjes
sė prostitucionit, tė sėmundjeve seksualisht tė transmetueshme e
sidomos tė infeksionit HIV-AIDS, tė turbullimit tė vetėdijes sė tė
rinjve nga mbidozat e pijeve alkoolike, tė degradimit fiziologjik e
shpirtėror nga pėrdorimi i lėndėve narkotike etj.
|
|