|
5 mars 2004 / TN
Zef
AHMETI ( St Gallen - Zvicėr )
Mė 4
(katėr) mars eurodeputetja Doris Pak sėbashku me ekipin e saj pas
takimit qė absolvoi me Presidentin e Kosovės, Rugova, nė kuadėr tė
turneut nė Kosovė, pėrdori njė gjuhė agresive, e aspak diplomarike.
Doris Pack e ka kėrcėnuar publikisht dhe
para mediave kryetarin e Kosovės Ibrahim Rugova se, nėse ky i fundit
nuk e vendos flamurin e BE-sė krahas tė tjerėve nė zyrėn e tij, Pack
nuk do ta vizitojė mė Kosovėn.
Duke
qenė real, atėherė duhet tė pranojmė se mosvendosja e flamurit tė
BE-sė nė zyrėn e Rugovės ėshtė mė tepėr njė lshim se sa njė sjellje me
paramendim e Kryetarit tė Kosovės qė ta anashkaloj BE-nė. Mirėpo,
kritika dhe paraqitja bombastike e Doris Pack lidhur me flamurin e
BE-sė, tregon se ajo me sa duket ėshtė lodhur me punėn e saj dhe nga
kjo dhe paraqitje duket se kėrkesat dhe sjelljet e shqiptarėve ajo i
ka pranuar si neveritėse dhe tė padurueshme!? Kjo ndoshta pėr faktin
se zonja Doris ka njė pėrvojė me shqiptarėt, e nė bazė tė kėsaj
pėrvoje ajo ka tė ngjarė se ka vendosur tė mos pėrdorė gjuhėn
diplomatike, por fjalė tė zhveshura sikur tė ishte nė bisedė me njėrėz
tė thjesht.
Duhet
t`i kujtohet zonjės Doris qė nė Kosovė gjithnjė ka pasė probleme me
administratėn ndėrkombėtare lidhur me vendosjen e flamujve, e nė
mėnyrė tė veēantė tė flamurit shqiptar. Pėrherė ėshtė kėrkuar qė tė
vendoset ai i OKB-sė, meqė Kosova po administrohet nga UNMIK-u.
Dhe ja,
shiko kjo ēėshtja e vendosjes sė flamurit na qenka me rėndėsi edhe pėr
BE-nė! Nėse mosvendosja e kėtij flamuri ishte ofendim pėr zonjėn Pack,
atėherė i kujtojmė asaj se shqiptarėt janė ofenduar pėr ēdo ditė me
aktet e tilla, bile edhe me heqje tė flamurit shqiptar edhe nga
njerzit e BE-sė qė shėrbejnė nė Kosovė.
Padyshim
nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė tensionohen mardhėniet e BE-sė dhe
Kosovės pėr shkak tė kėtij akti, mė shumė do tė thosha, l`shimi nga
zyra e Presidentit Rugova.
Nė bazė
tė sekuencave qė u prezantuan nė ekranet televizive, vlersojm se
zonjėn Doris Pack e ka penguar akti i prezantimit tė flamurit tė
Kosovės nga ana e Rugovės!
Megjithėatė, njė zonjė qė pretendon dhe kėrkonė veprime, njė zonjė
diplomatike, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė jetė ashtu agresive, ndoshta
edhe pse ajo duket se ka akumuluar nė vete pakėnaqėsi nga sjelljet e
shqiptarėve pėrballė kėrkesave qė dalin nga organi qė pėrfaqėson ajo.
|