|
-
KFOR-i redukton trupat dhe
pėrgatitet ti kalojė pėrgjegjėsitė tek vendorėt pėr tri pika
-
 |
|
-
Podujevė, 5 mars
2004 (TN) -
Komandanti i KFOR-it
ēek e sllovak nė Podujevė, nėnkoloneli Josef Kopecki nė
konferencėn e sotme pėr media deklaroi se situata e sigurisė
mbetet e qetė dhe si rezultat i kėsaj do tė ketė reduktime tė
trupave dhe ndryshime tjera.
|
-
-
Me
organizimin e ri tė Bashkėsisė shumėkombėshe tė Qendrės, trupat e
KFOR-it ēek e sllovak qė aktualisht numrojnė 500 pjestarė do tė
reduktohen pėr 80 trupa, tha nėnkoloneli Kopecki i cili njoftoi se
kontigjenti i ri qė do tė marrė detyrat mė 15 prill do tė ketė dy
njėsi nė kuadėr tė Task Force njėra qė do ta mbikqyrė vijėn
kufitare dhe do tė operojė nė qytetin e Podujevės, kurse njėsiti i
dytė do tė kryejė detyrat nė Podujevė dhe detyrat qė do ti jipen nga
komandanti i Task Force.
-
-
Nė
pyetjen tonė se cilat pika planifikon ti lirojė KFOR-i ēek e
sllovak, komandanti Josef Kopecki tha se do tė lirohet pika
ushtarake nė Kėrpimeh, kurse pika nė Sekiraqė do tė kontrollohet nė
kuadėr tė aktivitetit tė KFOR-it nė vijėn kufitare. Janė duke
vazhduar bisedat pėr lirimin e kishės ortodokse serbe nė Podujevė
meqė ne kemi bėrė vlerėsimin e sigurisė sė saj me UNMIKU-n,
autoritetet komunale, SHPK-nė mirėpo do tė vendosė komandanti i
KFOR-it nė Kosovė, deklaroi Kopecki.
-
-
Ai tha
se lirimi i pikave tė propozuara lidhet me pėrparimet qė janė bėrė
nė aspektin e sigurisė nė Podujevė dhe KFOR-i e sheh tė panevojshme
prezencėn ushtarake. Sipas z. Kopecki, KFOR vlerėson se nuk ka
aktivitetet kriminale pos atyre qė ndodhin nė gjithė botėn.
Komandanti i KFOR-it tha se pika e Kėrpimehut do tė lirohet, kurse
pėr kishėn dueht tė pėrkujdesen komuna nė bashkėpunim me UNMIK-un
dhe KFOR-in.
-
-
Komandanti i stacionit policor Reinmann Bernd vlerėsoi tė qetė
situatėn nė Podujevė dhe njoftoi se protesta e ditėve tė kaluar
ishte e qetė dhe kaloi pa incidente. Bernd vlerėsoi punėn e SHPK-sė
me rastin e vėrshimeve dhe tha se pjesėmarrja e SHPK-sė dhe ndihma
ofruar popullatės ėshtė shenjė e kalimit tė kompetencave tek
vendorėt.
-
-
-
MASHT-i mbajti trajnim pėr zbatimin e reformave nė arsim me theks tė
veēantė pėr rolin e drejtorit tė shkollės
-
 |
|
-
Podujevė, 5 mars 2004
(TN) Sekretari i pėrhershėm i MASHT-it Jusuf Zeneli
dhe Drejtori i Departamentit tė arsimit nė kėtė minsitri
Xhavit Rexhaj mbajtėn mbrėmė nė Podujevė njė takim pune me
drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme tė komunės sė
Podujevės.
|
-
-
Temė
kryesore e kėtij takimi tė punės ishte zbatimi i reformave nė arsim,
me theks tė veēantė roli i drejtorit tė shkollės nė procesin e
zbatimit tė ndryshimeve nė shkolla. Sekretari i pėrhershėm nė MASHT
z. Jusuf Zeneli tha se qėllimi ėshtė qė politikat e zhvilluara nė
Ministrinė e arsimit ti bartim drejtėpėrdrejtė tek drejtorėt e
shkollave nė funksion tė zbatimit tė reformave.
-
-
Meqė
ka pėrfunduar cikli i emėrimit tė drejtorėve tė shkollave, ne kemi
parė nevojėn e domosdoshme pėr njė trajnim tė drejtorėve dhe kjo
ėshtė faza e parė e cila paraqet njė ligjėratė tė pėrgjithshme
politikat e pėrgjithshme tė sistemit arsimor me theks tė veēantė nė
rolin e drejtorit i cili ėshtė figura kyqe nė zbatimin e reformave
tė arsimit nė shkollė tha Zeneli.
-
-
Ai tha
se MASHT-i nuk ėshtė i kėnaqur me zbatimin e reformave nė Kosovė
pėrgjithėsisht, nė veēanti nė Podujevė sepse rezultatet e testit
kombėtar pėr klasėn e nėntė tregojnė se nuk ėshtė gjendja mirė nė
arsimin llapjan. Zeneli e ilustroi kėtė me rezultatet e testit prej
51% pozitiv nė gjuhė dhe shkenca shoqėrore dhe 41% nė Matematikė dhe
shkenca natyrore tė nxėnėsve tė klasėve tė nėnta nė Podujevė.
-
-
Sekretari i pėrhershėm nė Ministrinė e Arsimit, shkencės dhe
teknologjisė Jusuf Zeneli ligjėroi para drejtorėve tė shkollave
fillore dhe tė mesme tė Podujevės pėr rolin e drejtorit tė shkollės
e cila me reforma ėshtė shndėrruar nė institucion tė nxėnies.
Ndėrkaq lidhur me zbatimin e ndryshimeve nė arsim njė bisedė
interaktive me drejtorėt e shkollave fillore dhe tė mesme tė
Podujevės e mbajti Drejtori i Departamentit tė arsimit nė MASHT z.
Xhavit Rexhaj.
-
-
Drejtori i Drejtorisė pėr arsim i Podujevės Mr. Shpejtim Bulliqi
deklaroi se trajnimi i drejtorėve ka shtjelluar mjaft mirė
obligimet, detyrat dhe pėrgjegjėsitė e drejtorėve tė shkollave me
qėllim tė zbatimit sa mė funksional tė reformave qė janė duke u
zhvilluar nė sistemin arsimor.
|
|