|
-
4 mars 2004 / TN
-
Samir VOKSHI
( SHBA )
-
-
Me daten 3
Mars 2004, ne Trepca.net, ne lajmin e titulluar “Zgjedhjet ne
Kosove: Sistemi me lista te hapura shkakton konfuzion te votuesit”
Zoteri Sven Lindholm, zedhenes i OSBE-se parashtroi disa argumente
pro sistemit zgjedhor me lista te mbyllura. Argumentet e Zoteri
Lindholm jan te sumarizuara ne keto pika:
-
-
-
1. Sistemi
me lista te hapura nuk eshte aq i thjeshte.
-
-
Demokracia
nuk eshte e thjeshte. Diktatura eshte e thjeshte. Argumenti se
thjeshtesia eshte mengesi e sistemit te zgjedhor me lista te hapura,
eshte argument i sistemeve diktatoriale dhe totalitare. Fakti se
OSCE dhe per Zoteri Svend Lindholm, sistemi me lista te hapura
paraqet gje jo te thjeshte, zbulon jo vetem arrogancen nga ana e tij
por edhe mungesen e pervojes, profesionalizimit dhe ne radhe te pare
mungesen e aftesise per menagjimin e zgjedhjeve. Sikur te kishte
pakes profesinalizem, OSCE-ja do te mund te organizonte keto
zgjedhje me lista te hapura shume mire, dhe shume thjeshte, e jo te
lejoj te bej eksperimente ne Kosove.
-
-
Ky
argument i Zoteri Sven Lindholm eshte nje ofendim i inteligjences se
Kosovarit. Ai me kete ju ben me dije te gjithe Kosovareve se jan te
paciper, pa kurfare intelekti, dhe se detyra e tij duhet te
perqendrohet ne thjeshtezimin sa me te madh te zgjedhjeve qe
Kosovaret ti marrin vesh ato, edhe nese kjo do te thote perdorimin e
menyrave totalitare.
-
-
Vertet, ky
argument i thjeshtesise eshte nje qe fare nuk qendron. Perkundrazi,
thjeshtesia e kufizon te
drejten e
qytetarit Kosovar ne zgjedhje te lira. Te drejten e qytetarit
Kosovar te dij me emer e mbiemer
personin i cili
eshte kandidat per perfaqesues. Qytetari Kosovar ka te drejte kete
ta dij, e jo tia le kete vendim qe te merret ne menyre arbitrare nga
ana e Partive Politike. Qytetari Kosovar ka te drejte te dij kush
eshte ai ose ajo qe deshiron te behet perfaqesues ne institucionet e
Kosoves. Qytetari ka kete te drejt sepse nje informate e ketille do
ta ndihmoj ne marrjen e vendimit sa me te mire per te votuar apo mos
votuar nje kandidat. Nese kjo i lehet Partise Politike, me kete
behet shkelje e rende e te drejtes se Kosovareve per te zgjedhe e
per tu zgjedhur. Kjo sepse shume kan deshire te kandidohen, e me
lista te mbyllura, PARTIA eshte ajo qe e limiton kete te drejte per
tu zgjedhur.
-
-
-
Pra,
argumenti i Zoteri Sven Lindholm eshte rezultat i injorances dhe
padijes se plote te tij, ose eshte rezultat i deshires se tij tia
thjeshtezoj punen vetes sa me shume, sepse ne fund te fundit nuk
eshte ai qe zgjedh apo zgjedhet. Interesi i tij ne radhe te pare
eshte te kete sa me pak pune per veten. Kjo eshte rezultat i
mendimeve te pergjithshme te ketyre personaliteteve nderkombetare.
-
-
-
2. Listat
e mbyllura favorizojne perfaqesimin gjinor ne parlament, sepse eshte
e vendosur kuota prej 30% per perfaqesues te gjinise femrore.
-
-
E vertete
eshte se ne Kosove eshte marre vendimi per diskriminimin pozitiv te
gjinis femrore. Me garantimin e 30% te posteve per gjinin femerore
eshte garantuar edhe barazia ne mes gjinive. Mirepo, kjo nuk do te
thote se eshte kufizuar e drejta e qytetarit per zgjedhje te lira.
Eshte Kosovari ai i cili ka te drejten me te madhe per te zgjedhe se
sa e drejta per garantimin e barazise gjinore. Per te arrite deri te
barazia gjinore duhet perdore menyre tjeter te garantimit te kesaj
te drejte, menyra te cilat OSCE dhe Sven Lindholm si duket nuk i
merr parasyshe.
-
-
Menyra
tjeter e garantimit te barazise gjinore duhet bere permes marveshjes
me Parti Politike qe ne listat e veta te hapura me emra te
kandidateve te vendos 30 % vende per gjinine femrore. E le te
zgjedhin Kosovaret a deshirojne apo jo qe votojne per ato.
-
-
Garantimi
i barazise gjinore nuk do te duhej te merte te drejten e Kosovarit
per te zgjedhe ate qe deshiron. Nuk do te duhej qe kete vendim ti
lihet Partive Politike ose OSCE-se, kjo eshte vertete nje gje per
keqardhje.
-
-
Me lista
te hapura, lejohet mundesia qe te kandidohen edhe me shume pjestare
te gjinise femrore, lejohet mundesia qe zgjedhesit te zgjedhin me
shume se 30% te perfaqesuesve ne institucione te Kosoves. Prandaj
argumenti i Zoteri Lindholm, ne te vertete shkel te drejten e
femrave per te zgjedh dhe per tu zgjedhur.
-
-
Prandaj,
eshte e jologjikshme qe Zoteri Sven Lindholm, te beje nje manipulim
kaq flagrant dhe te qarte me zgjedhje. Si edhe eshte ofenduese qe ai
te mendoj se Kosovaret jan aq te prapambetur sa nuk do te kuptonin
barazin gjinore. Ai, Zoteri Sven Lindholm duhet te mesoj pakes nga
Historia e Shqipetareve, se Grate ne shoqerine shqipetare kan pase
dhe ende kan respektin e madh ne shoqeri, ne edhe Mbreteresha kemi
pase qe ne koherat antike. E keto gjera te tradites Kosovare nuk
merren parasysh fare nga Zoteri Linholm, qe tregon injorancen e tij,
dhe pakujdesin e neglizhencen ne detyren qe ben ai.
-
-
-
3. Listat
e hapura ne fund te fundit serisht partia eshte ajo qe vendose per
kandidatet e mundshem ne liste.
-
-
Kjo eshte
ceshtje krejtesisht e gabuar qe e permend Zoteri Lindholm. Ne keto
zgjedhje nuk eshte ceshtja se a vendos apo jo partia politike se
kush do te jet ne listen e kandidateve te mundshem. Ceshtja qendron
ne te drejten e Kosovarit te zgjedh kandidatin te cilin e din, e
njeh, ka degjuar, etj. Me lista te mbyllura votohet per parti
politike, e pastaj Partia sipas deshires se vet vendos kush do te
perfaqesoj Partin ne instititucione, me crast, hyjne problemet e
intrigave, interesave personale e gjera te ngjashme brenda Partise
Politike qe ne fund mund te sjellin deri te vendosja e
perfaqesueseve me te dobet, me se paku te denje, me te paafte, me te
kqinje.
-
-
Dhe pastaj
Kosovari habitet kur shef se kush po perfaqeson partine politike.
-
-
Me lista
te hapura, udheheqja e nje Partie Politike duhet te mendoj mire e
mire, gjate e gjate se emrat e kujt do ti vendos ne lista, e qe
pastaj te del ne zgjedhje. Gjate zgjedhjeve ata persona te kandiduar
duhet te jen te gatshem ne pytje nga ana e qytetareve, duhet te jen
te gatshem ne ballafaqim me publikun. Duhet te tregojne se sa jane
ata te afte per punen ne institucione, dhe sa jan te denje per voten
e Kosovareve.
-
-
Prandaj,
edhe pse Partia Politike vendos kush do te jete ne listen e
kandidateve per zgjedhje, me lista te hapura, qytetari ben presion
ne ato Parti qe te punojne me shume. E kjo eshte elementi
fundamental i cdo demokracije. Kete Zoteri Lindholm nuk e thot. Ai
me kete tregon se ne mendjen e tij Kosovaret jan asgje tjeter pos
injorant, apo ne menyre diplomatike e thot ate qe Serbia ka thene me
shekuj, se Shqipetaret kan bishta dhe jetojne ne drunje.
-
-
-
4. Pervoja
e zgjedhjeve te para komunale tregoj se sistemi zgjedhjeve me lista
te hapura ne te shumten e rasteve ka shkaktuar huti ne mesin e
votuesve me menyren se si duhet votuar. Kurse ne rastet kur eshte
perdore sistemi me lista te mbyllura numri i fletevotimeve jovalide
ka rene dukshem.
-
-
Hutia ne
vendvotime dhe me fletvotime nuk eshte rezultat i injorances se
votuesit, eshte rezultat i
mungesave ne
organizimin e zgjedhjeve nga OSCE. Sikur te organizoheshin
zgjedhjet, vendovotimet dhe fletvotimet me mire, me profesional,
votuesit do te ishin me mire te informuar dhe te edukuar me menyren
e votimit. Por OSCE-ja me qellim i kufizon infromatat qe duhet dhene
qytetarit per votim. Ketu gjendet arsyeja e vertete e hutimit te
votuesve. E argumenti se Votuesit jan hutuar, eshte edhe nje ofendim
ne inteligjencen e cdo Kosovari. Eshte absolutisht e papranueshme
argumenti se vetem per shkak se votuesi do hutohet me lista te
hapura, tash ne Kosove duhet perdore listat e mbyllura. Eshte e
papranueshme argumentimi se vetem per shkak se Kosovari nuk qenka ne
gjendje te lexoj dhe mendoj per nje kandidat, ky vendim duhet ti
lehet Partive Politike.
-
-
Kjo eshte
shkelje e rende e te drejtes per zgjedhje te lira. Kjo ne cdo shtet
demokratik do te perfundonte ne gjyq si kundravajtje penale. Por ne
Kosove si duket Kosovaret thjesht po e lejne kete ofendim te kaloj,
sepse e ndjejne veten te pafuqishem te ndryshojne ndonje gje.
-
-
-
5. Sistemi zgjedhor me lista te mbyllura eshte me i
lire per dallim te atij me lista te hapura. Ne ate me lista te
mbyllura votimi shkon me shpejt sepse fletvotimi eshte me i thjeshte
e me i vogel, ndersa ne
listat e hapura, ne fletevotime jan mijera kandidate.
-
-
Kush ka
thene se Demokracia eshte e lire? Ajo kushton, shume bile. Ne anen
tjeter, menagjimi profesional i zvoglon shpenzimet, jo me kufizimin
e te drejtes se Kosovarit per te votuar, por me organizimin e
metodologjise se vendvotimeve, fletvotimeve, e gjerave tjera
administrative. Burokracia eshte ketu elementi themelor qe bene
votimet me lista te hapura me te shtrenjeta. Sikur Zoteri Lindholm
te mendonte me shume ne organizimin me te mire te burokracise
atehere ai nuk do te kishte perdore kete argument se listat e
mbyllura jan me te lira. Vetem per shakaqe financiare lejohet te
mendohet ne kufizimin e te drejtes per votim te lire, kjo eshte e
papare, mua shume me intereson a ndodh nje gje e ketill ne shtetin
prej nga Zoteri Lindholm vie. Nga ky argumentim i tij, njeriu mund
te mendon se ai vjen nga Korea e Veriut ose Kuba.
-
-
-
6. LDK-ja
dhe partite tjera favorizojne listat e mbyllura qe mohojne se listat
e hapura do shkaktojne konfuzion total te votuesit, do te
ngadalsonte dhe humbte kohen e votuesit, dhe do te paraqet mundesi
te gabimeve te shumta me rastin e rrumbullakesimit te emrave.
Sistemi me lista te mbyllura eshte me i shpejt me rastin e numrimit
te votave pas zgjedhjeve si edhe se
"Ne
LDK thone
se sistemi me lista ta hapura, me nje
zone
zgjedhore, nuk praktikohet askund nebote."
-
-
OSCE dhe
Partite Politike siq eshte LDK-ja ne kete rast, nese ne gjithcka
dallojne ne qendrime, ne sistemin e zgjedhjeve pajtohen plotesisht.
Eshte kjo e natyrshme, cila parti politike ka ne interes te lejoj qe
qytetaret te vendosin per kandidat, kur ata kan mundesin te bejne
kete ne diskrecion te tyre. Ky diskrecion i partive politke paraqet
nje fuqi shume te madhe, paraqet menyren se si te merret dhe mbahet
pushtetit. Kurse per Kosovarin si qytetar paraqet nje shkelje in
flagranto te te drejtes se tij per votim te lire, per votimin e
kandidatit qe ai ose ajo personalisht favorizon.
-
-
Argumenti
i LDK-se se votuesit do te behen konfuz eshte i njejt me argumentin
e OSCE-se qe shqyrtova me vone, per kete nuk komentoj me tutje.
Kurse byrokracia e partive politike eshte ajo qe shtyn ne pune sa me
te vogel ne numerimin e fletvotimeve.
-
-
Sa i
perket humbjes se kohes nga ana e votuesit, kjo eshte plotesisht e
pavertete. Une si qytetar i Kosoves, dua te marr gjith kohen per te
shqyrtuar secilin kandidat. Nuk eshte kohe e humbur ajo qe e beje
per te marre nje vendim kaq te rendesishem. Vendimi per te zgjedhur
nje perfaqesues eshte shume i rendesishem sepse ai do te jet personi
i cili do ushtron pushtetin ne Kosove, ai do te jete personi i cili
do te marr vendime te rendesishme qe do te ndikojne ne jeten time si
qytetare i Kosoves, prandaj une dua te jem ai qe do te vendos se
kush do te me perfaqesoj. Nuk dua te delegoj kete te drejt ne parti
politike, qe ata te vendosin per mua.
-
-
LDK
gjithashtu argumenton se askund ne bote nuk ka votime me lista te
hapura! Kjo eshte per tu habitur. Mungesa e dijenise nga ana e
LDK-se vertete nje mister i madh. Si eshte e mundur te perdoret ky
argumentim nga LDK, parti qe ka perfaqesues ne shume shtete
demokratike. Vetem le te bisedojne me zyren e tyre ne Amerike e te
pyesin se si behen zgjedhjet ne Amerike, do te shofin se ne Amerike
cdo zgjedhje per funksionet me te vogla ne pushtetin lokal,
zgjedhjet behen me lista te hapura, ku cdo kush, cdo qytetar
Amerikan mund te kandidohet. Cdo kandidat del me emer e mbiemer, dhe
cdo qytetare vendos se kush eshte ai qe me se miri do ti perfaqesoj
dhe mbroj interesat e tij si qytetar.
-
-
Argumenti
i LDK-se, dua shume te besoj se eshte nje lajthim i sinqert, dhe se
do ta permiresoj. Kjo sepse nese LDK-ja vertete beson ne kete, ajo
definitivisht e ka humbur voten time.
-
-
E drejta
per zgjedhje te lira, eshte e drejte e paderogueshme, ajo nuk mund
te hiqet nga askush, ajo i
takon njeriut si
qenie.
-
-
-
7.
“OSCE-ja nuk ka qendrim lidhur me kete qeshtje sepse kete e vendos
Perfaqesuesi Special i SGJ te KB-ve ne Prishtine.”
-
-
Pas te
gjitha argumentimeve dhe qendrimeve te shprehura nga njeriu numer
nje i OSCE-se, ai del me
thenie se OSCE-ja
nuk ka qendrim lidhur me kete ceshtje! Cka eshte kjo deri tani, pos
qendrime dhe argumentime nga ana e OSCE-se? A jan keto argumentime
dhe qendrime personale te Zoteri Sven Lindholm? Eshte kjo nje gje
shume e cuditshme. Por edhe shume e qarte. Ne njeren ane kjo tregon
qellimet e OSCE-se per keto zgjedhje, e ne anen tjeter tregon se
OSCE-ja ka pushtet shume te madh per te influencuar ne vendimet e
Perfaqesuesit Special te Sekretarit Gjeneral te Kombeve te
Bashkuara. Kjo do te thot ne fund te fundit se OSCE-ja ka nje
pushtet diskrecioni te marr vendime vet, po marre parasysh se cka
Kosovaret mendojne. Kjo tregon se OSCE-ja ka vetem nje interes, ate
te vetin, qe te krijoj nje pervoje te zgjedhjeve e te dal ne bote se
ja cfare suksesi te madh kan arrite.
-
-
-
Kurse ne
Kosovaret mbesim me gishta ne goje, e ne koke, duke u munduar te
kuptojme keto makinacione te politikes ndermjet organizatave te
ndryshme te huaja ne Kosove. E e verteta gjindet ne nje fakt te
qart, se OSCE ben nje eksperiment te madh ne Kosove. Kurse Kosovaret
jan subjekte te ketij eksperimenti.
-
-
-
8.
“Problemi me lista te hapura a te mbyllura eshte mistifkuar tejmase
nga OJQ-tk e ndryshme, te cilat ashiqare nuk e njohin kete
problematike.”
-
-
Askush nuk
ka deshire te kritikohet, e me se paku OSCE. Organizatat Jo
Qeveritare qe jan duke vepruar ne Kosove, nga Kosovaret dhe per
Kosovaret jan vetedijesuar per eksperimentet qe po i bene OSCE-ja.
Per kete ata edhe e kritikojne punen e saj. E te thuhet se OJQ-te
kan mistifikuar tejmase problemin e listave te hapura, eshte nje
thenije se pari shume qesharake, sepse eshte OSCE-ja qe ka
mistifikuar kete problem. OSCE-ja eshte ajo e cila mban sekrete
informatat e rendesishme lidhur me arsyet e verteta qe te vendos per
te bere zgjedhjet me lista te mbyllura. Duke mbajtu keto gjera te
mbyllura per Kosovaret, eshte domosdo e drejt por edhe detyre e cdo
Kosovari te pyes, te dyshoj, te kuptoj me shume informata, dhe te
kerkoj per ndryshime ne punen e OSCE-se. Eshte e drejt dhe detyre e
cdo Kosovari te marre vendime vet per fatin e vet, dhe te kritikoj
gjithsecilin qe shkele ne kete te drejte qe aq shume vuajtje dhe
gjak u pagua.
|
|