| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti njė delegacion tė Parlamentit Evropian
-
Ministri i Arsimit i pėrgjigjet Ombudspersonit tė Kosovės
-
Delegacioni i Parlamentit Evropian u takua me Holkerin, Rexhepin dhe
Novickin
-
U
zhvillua raundi i parė i bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit
-
Krerėt e institucioneve tė Kosovės dhe ai i UNMIK-ut nesėr nė Shkup
marrin pjesė nė ceremoninė e varrimit tė Trajkovskit
-
Ballkani mbetet njė ndėr pėrparėsitė nė politikėn e jashtme
amerikane
-
Njė
doktor amerikan pėr rritjen e rasteve tė vetėvrasjes nė Kosovė
-
Zyrtarėt e NATO-s dhe BE-sė reagojnė ndaj deklaratave tė
kryeministrit serb pėr kantonizimin e Kosovės
-
Qeveria holandeze financon njė projekt pėr riintegrimin e
komunitetit nė Gjilan
-
Nė
Kosovė arriti njė delegacion i Parlamentit Ėvropian nė krye me
euro-deputeten Doris Pak
-
Ndarja e Kosovės pėr administratėn e UNMIK-un ėshtė e papranueshme
-
Amnesti Interneshėnell thekson skandalin e Batajnicės ku mbi 700
shqiptarė janė varrosur nė varrezat e fshehta
-
Sot
do tė mblidhet Kėshilli Ekonomik Fiskal pėr tė diskutuar rreth
mjeteve financiare qė janė ndarė pėr shumė projekte
-
UPS
i Universitetit tė Prishtinės shpalli zgjedhjet pėr kuvendin dhe
kryetarin e kėtij unioni
-
Nė
Shkup mbėrriti trupi i Presidentit maqedonas dhe tė shoqėruesve tė
tij
-
Njė
nxėnės palestinez ėshtė vrarė dhe katėr tė tjerė janė plagosur
-
Gjykata gjermane ka anuluar dėnimin kundėr njė marokeni nė lidhje me
sulmet e 11 shtatorit
-
Policia indiane ka vrarė 4 kryengritės nė Asam
-
Guerilėt kanė sulmuar me mortaja dhe kanė plagosur 3 vetė
-
Tė
paktėn 13 minatorė kanė humbur jetėn nė njė minierė nė Indonezi
-
Nė
Jemen ėshtė arrestuar njė lider i Al Kaidės dhe 12 militantė tė
tjerė
-
Senatori Xhon Keri kandidat i demokratėve pėr president
-
SHBA
mund tė mbėshtesin njė rezolutė, qė kritikon tė drejtat e njeriut nė
Kinė
-
Rebelėt ulin armėt nė Haiti
-
Disidenti i shquar kinez ėshtė liruar nga burgu
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova priti njė delegacion tė Parlamentit Evropian
-
 |
|
-
Prishtinė, 4 mars 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot
njė delegacion tė Parlamentit Evropian, i cili ndodhet pėr njė
vizitė triditėshe nė Kosovė, e udhėheq eurodeputetja Doris
Pak.
-
Presidenti Rugova tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr
situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėr progresin e arritur, si dhe
pėr objektivat pėr zhvillimin ekonomik, pėr procesin e
privatizimit, integrimin e minoriteteve dhe pėr bashkėpunimin
me UNMIK-un nė lidhje me transferin e kompetencave, sidomos nė
fushėn e ekonomisė.
|
-
-
Edhe nė kėtė takim
presidenti Rugova ka kėrkuar njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė
sė Kosovės, sepse kjo do t'i pėrshpejtonte tė gjitha proceset
demokratike dhe ekonomike tė Kosovės.
-
-
"Pra njė Kosovė e
pavarur, prosperuese, e integruar nė NATO nė BE dhe nė miqėsi tė
pėrhershme me SHBA-tė", tha Presidenti Rugova, duke shtuar se
"Kosova e integruar nė BE ėshtė perspektiva e Kosovės dhe e vendeve
tė tjera tė kėsaj pjese tė Evropės". Ai falenderoi zonjėn Pak, tė
cilėn e quajti mike tė Kosovės dhe e cila tash 15 vjet interesohet
pėr Kosovėn dhe tash ka rastin ta shohė progresin e arritur dhe ta
ndihmojė edhe nė tė ardhmen.
-
"Ne jemi kėtu pėr shkak tė miqėsisė sė vjetėr me Kosovėn. Ne duam qė
tė dijmė se cila ėshtė pikėpamja e Presidentit pėr tė ardhmen e
Kosovės", tha Doris Pak pas takimit me Presidentin Rugova.
-
"Nuk ėshtė e mjaftueshme tė themi se ne do ta kemi pavarėsinė. Unė
mendoj se tė gjithė politikanėt nė kėtė rajon duhet tė punojnė pėr
kėtė, nėse me tė vėrtetė e duan atė atėherė duhet tė tregojnė
gatishmėrinė dhe aftėsinė pėr tė drejtuar kėtė vend", theksoi zonja
Pak.
-
Ajo tha se delegacioni qė kryeson ajo do tė takohet me kolegėt
deputetė tė Parlamentit tė Kosovės, pėr tė parė mė pėrafėr se ku
janė problemet e shoqėrisė sė Kosovės. "Ne kemi ardhur me disa
propozime pėr ta, qė do tė realizohen nė tė mirė tė qytetarėve tė
Kosovės", tha zonja Pak, e cila bėri vėrejtje pse nė rezidencėn e
Presidentit nuk ishte vendosur flamuri evropian.
-
"Unė pashė shumė flamuj, por nuk e pashė flamurin evropian. Sido qė
tė jetė, e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Evropė, por njė gjė e tillė
merr kohė, dhe unė shpresoj se tė gjithė politikanėt kėtu do tė
punojnė pėr kėtė, dhe ne do tė ecim pėrpara sa mė shpejt qė tė jetė
e mundur", tha nė fund Doris Pak.
-
Nė pyetjen e njė gazetari se kohė mė parė nė njė takim nė Budapest
zonja Pak kishte shfaqur njė opinion negativ pėr Presidentin Rugova,
zonja Pak u pėrgjegj: "Kjo ėshtė ēėshtje e mediave, unė po them se
nuk e kam bėrė".
-
-
-
Ministri i Arsimit i pėrgjigjet Ombudspersonit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 -
Ministri i Arsimit Rexhep Osmani i ėshtė pėrgjegjur Ombudspersonit
tė Kosovės Marek Antoni Novicki, i cili pėrmes njė letre kishte
reaguar lidhur me rastin e njė nxėnėseje nė gjimnazin "Sami
Frashėri" nė Prishtinė, sė cilės i ėshtė ndaluar mbajtja e shamisė
nė shkollė.
-
Ministri Osmani thotė se nxėnėsja nuk ėshtė pėrjashtuar nga shkolla,
por asaj i ėshtė tėrhequr vėrejtja se mbajtja e shamisė nė shkollė
ėshtė nė kundėrshtim me Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe tė Mesėm nė
Kosovė.
-
Po ashtu, Osmani nė letėr pėrkujton se "Rregullorja e Kodit tė
Mirėsjelljes sė Nxėnėsve nė Shkollė", parasheh qė nxėnėsit duhet ta
mbajnė uniformėn shkollore gjatė tėrė kohės sa janė nė shkollė.
-
"Drejtoresha e shkollės vetėm ia ka tėrhequr vėrejtjen nxėnėses
lidhur me kėtė ēėshtje dhe ajo nuk ėshtė pėrjashtuar, prandaj
mendojmė se nuk ka asnjė arsye qė ankesa e saj ėshtė drejtuar te
ju", thekson nė letrėn e tij ministri Rexhep Osmani.
-
-
-
Delegacioni i Parlamentit Evropian u takua me Holkerin, Rexhepin dhe
Novickin
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 -
Delegacioni i Parlamentit Evropian, i cili ndodhet pėr njė vizitė
triditėshe nė Kosovė, i udhėhequr nga zonja Doris Pak, u takua sot
me shefin e UNMIK-ut Hari Holkeri, kryeministrin Bajram Rexhepi,
Ombudspersonin Novicki dhe me Presidentin Rugova.
-
Eurodeputetja Doris Pak tha se problemet kryesore nė Kosovė janė
strukturat paralele, provatizimi etj. Ajo tha se ardhmja e Kosovės
ėshtė nė Bashkimin Evropian, por, sipas saj, kjo do tė marrė kohė.
-
-
Ajo vlerėsoi se mesi i
vitit 2005 nuk do tė sjellė asgjė pėr Kosovėn nėse politikanėt
"rrinė dhe vetėm presin". Zonja Pak tha se duhet tė punohet pėr
standardet, sepse "ato nuk janė tė nevojshme pėr ne, por pėr
qytetarėt e Kosovės".
-
Sipas njė kumtese tė Ombudspersonit tė Kosovės me delegacionin e
Parlamentit Evropian "ėshtė biseduar pėr situatėn aktuale tė tė
drejtave tė njeriut nė Kosovė, posaēėrisht pėr problemet me tė cilat
balafaqohėn komunitetet joshqiptar dhe kushtet e tyre, po ashtu edhe
pėr kthimin e tė zhvendosurve".
Pasdite delegacioni takohet me kryeparlamentarin Daci dhe me
deputetėt e Kuvendit tė Kosovės.
-
-
-
U
zhvillua raundi i parė i bisedimeve mes Prishtinės dhe Beogradit
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 - Nė
Prishtinė sot nė selinė e UNMIK-ut, u zhvillua raundi i parė i
bisedimeve me njė delegacion nga Serbia pėr ēėshtje praktike tė
interesit tė pėrbashkėt. Bisedimet nė mes grupeve punuese pėr
energjetikė mes pėrfaqėsusesve tė Prishtinės dhe Beogradit
pėrfunduan me konstatimin se ato do tė vazhdojnė mė 1 prill nė
Beograd.
-
Bisedimet u zhvilluan nė nivel ekspertėsh, ndėrsa ndėrmjetėsues
ishte pėrfaqėsuesi i posaēėm i Bashkimit Evropian, Xholi Dikson.
-
Ndryshe, Dikson takimin e vlerėsoi si tė "frytshėm dhe shumė
produktiv". Sipas tij, takimi kishte mė shumė karakter njohės nė tė
cilėn delegacionet prezentuan temat dhe metodat e punės qė priten tė
diskutohen.
-
Por ai u shpreh se ėshtė shumė i lumtur qė dialogu i filluar nė
Vjenė po vazhdon tani me kėtė takim. Dikson tha se nė Beograd pritet
tė diskutohet pėr bashkėpunim nė fushėn e energjetikės dhe mbrojtjen
e ambientit.
-
-
-
Krerėt e institucioneve tė Kosovės dhe ai i UNMIK-ut nesėr nė Shkup
marrin pjesė nė ceremoninė e varrimit tė Trajkovskit
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 -
Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova, kryeminisitri Bajram Rexhepi
dhe shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri do tė marrin pjesė nesėr nė Shkup
nė ceremoninė e varrimit tė Presidentit tė Maqedonisė Boris
Trajkovski, i cili javėn e kaluar vdiq tragjikisht nė njė aksident
ajror. Mė herėt tė gjitha ata kanė ngushėlluar krerėt e
institucioneve tė larta tė Maqedonsiė pėr vdekjen e Presidentit
maqedonas.
-
Trajkovski do tė varroset nė varrezat e qytetit nė Shkup dhe
pjesėmarrjen e tyre nė ceremoninė varrimit tashmė e kanė
paralajmėruar me dhjetra burrė shtetesh tė Evropės dhe tė botės, si
dhe shumė ministra e zyrtarė tė lartė tė vendeve tė ndryshme.
-
-
-
Ballkani mbetet njė ndėr pėrparėsitė nė politikėn e jashtme
amerikane
-
-
Uashington, 4
mars 2004 - Ndihmės
sekretarja amerikane e Shtetit Elisabet Xhons nė njė seancė dėshmish
pėrpara Komisionit tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare tė Dhomės sė
Pėrfaqėsuesve, komentoi pėr zhvillimet nė vendet e Evropės
Juglindore, pėrfshirė Shqipėrinė, Kosovėn dhe Maqedoninė.
-
Pėrsa i pėrket Ballkanit, si pjesė problematike e Evropės dhe ku
Shtetet e Bashkuara kanė forca ushtarake, Ballkani natyrisht qė
ėshtė njė ndėr pėrparėsitė nė politikėn e jashtėme amerikane.
-
Zonja Xhons tha se Shtetet e Bashkuara duan tė shpejtojnė ditėn kur
forcat e Natos tė mund tė kthehen nė shtėpitė e tyre dhe kur kėto
vende tė mund tė marrin pėrgjegjėsinė pėr sigurimin e brendshėm dhe
tė jashtėm.
-
Si nė Bosnje edhe nė Kosovė, komuniteti ndėrkombėtar po punon pėr tė
krijuar kushtet qė ta pakėsojė rolin e tij duke ia dhėnė kontrollin
autoriteteve vendase. Nė Maqedoni, tha ajo, ky proces ka pėrfunduar.
-
Pėrsa i pėrket Kosovės, zonja Xhons tha se Shtetet e Bashkuara e ka
pėrqendruar vemendjen tek standardet e qeverisjes sė mirė dhe tek
demokracia shumė-etnike. Populli i Kosovės, tha ajo, e di se
komuniteti ndėrkombėtar do t'i kushtojė vemendje tė veēantė
standardeve qė kanė tė bėjnė me tolerancėn, lirinė e lėvizjes dhe me
kthimin e tė zhvendosurve.
-
Ajo tha se institucionet vendase nė Kosovė po marrin pėrgjegjėsitė
konkrete dhe forca policore shumėkombėshe ka fituar respektin e
njerėzve.
-
Ligjvėnėsi Eliot Engel shtroi shqetėsimin se vėnia e standarteve
para statusit pėr Kosovėn ėshtė njė formulė pėr tė vonuar tė ardhmen
e Kosovės.
-
Ai kritikoi administratėn duke thėnė se Shtetet e Bashkuara kanė
plane pėr njė shtet palestinez por nuk kanė njė plan pėr Kosovėn.
Nėnsekretarja amerikane e Shtetit tha se nė listėn e pėrparėsive pėr
Ballkanin janė sidomos pėrpjekjet pėr tė luftuar krimin e
organizuar. Nė Shqipėri, tha ajo, ndihma amerikane ka rezultuar nė
disa suksese nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar.
-
Vitin tjetėr, Shtetet e Bashkuara, nė bashkėpunim me Italinė dhe
Greqinė, do ta angazhojnė Shqipėrinė nė njė nismė tė rėndėsishme
kundėr trafikut sidomos tė fėmijėve.
-
Pėrsa u pėrket ndihmave pėr Ballkanin gjatė vitin financiar 2005,
administrata i ka kėrkuar Kongresit pothuajse tė njėjtin nivel
fondesh pėr Kosovėn (72 milion dollarė), pėr Serbinė 87 milionė dhe
pėr Bosnjen (41 milionė), ndėrsa ulje do tė pėsojnė ndihmat pėr
Kroacinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė, njofton Z.A.
-
-
-
Njė doktor amerikan pėr rritjen e rasteve tė vetėvrasjes nė Kosovė
-
-
Uashington, 4
mars 2004 - Lufta
nė Kosovė shkaktoi shumė trauma, por edhe sot pesė vjet mė pas,
shenjat e tyre janė tė pranishme. Gjendja e keqe ekonomike dhe
mungesa e perspektivės janė gjithashtu elemente qė pengojnė
kapėrcimin e traumave.
-
-
Njė organizatė nga
Uashingtoni, Qendra pėr Kurimin e Mendjes dhe Trupit, po bashkėpunon
me specialistėt nė Kosovė pėr t'u ardhur nė ndihmė njerėzve me
shqetėsime psikologjike. Drejtori i saj doktor Xhems Gordon, ka qenė
mbi 10 herė nė Kosovė shpreh shqetėsimin pėr njė dukuri mė parė
pothuajse tė panjohur nė Kosovė: rritjen e rasteve tė vetėvrasjes.
Nė njė intervistė pėr "Zėrin e Amerikės", doktor Gordon shpjegoi se
si kujtimet e luftės, ashtu edhe pasiguria pėr tė ardhmen janė
shkaqe pėr problemet psikologjike.
-
"Qė nga pėrfundimi i luftės, kemi parė njė rritje tė konsiderueshme
tė problemeve tė ndryshme psikologjike, si ndjenja ankthi,
depresioni dhe stres pastraumatik. Kėto probleme janė shumė tė
pėrhapura dhe bėhen shumė mė tė mprehta kur gjendja ekonomike ėshtė
e keqe dhe nuk ka shumė shpresė", thotė doktor Gordon.
-
Sipas tij, para luftės, pėr vite me radhė dukej sikur shoqėria,
lidhjet e ngushta, familjet e mėdha, i mbronin njerėzit
emocionalisht. "Qėkur mbaroi lufta, jo vetėm qė pati humbje tė
mėdha, pėrsa u takon tė vrarėve, por gjithashtu ka njė ndjesi
shkėputjeje, mungesė lidhjesh. Shumė familje tė mėdha u ndanė,
shpesh pėr arsye ekonomike, kanė ndoshur ndryshime tė mėdha nė
kulturėn e jetesės".
-
-
Gordon thotė se tė
gjitha kėto kanė luajtur rol nė shtimin e rasteve tė vetėvrasjeve,
qė dikur ishin shumė tė pakta. "Tani pėrqindja e vetėvrasjeve ėshtė
e krahasueshme me ato tė shumė vendeve tė tjera, madje e pėrafėrt me
atė nė Shtetet e Bashkuara, ku pėrqindja e vetėvrasjeve ėshtė mjaft
e lartė", tha doktor Xhems Gordon.
-
-
-
Zyrtarėt e NATO-s dhe BE-sė reagojnė ndaj deklaratave tė
kryeministrit serb pėr kantonizimin e Kosovės
-
-
Bruksel, 4 mars
2004 - Zyrtarėt e
NATO-s dhe Bashkimit Evropian kanė reaguar ndaj deklaratave tė
kryeministrit tė ri serb Vojisllav Koshtunica pėr kantonizimin e
Kosovės. "Ėshtė e qartė se nuk i takon Kushtunicės qė tė vendosė
nėse Kosova do tė jetė e ndarė nė kantone.
-
-
Gjithashtu ėshtė i qartė
qėndrimi ynė se jemi kundėr ndarjes sė vendit", ėshtė shprehur njė
zyrtar i lartė i NATO-s, duke reaguar nė paraqitjen e kryeministrit
tė ri serb ndaj Kosovės.
-
-
Ai i porositi serbėt se
Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė mund tė vendosė pėr Kosovėn. Veprimet
e kėtilla, pėrkatėsisht pėrbėrja e Qeverisė sė Serbisė, ndikimi i
socialistėve tė Millosheviqit nė kėtė qeveri, si dhe qėndrimet rreth
Tribunalit tė Hagės, kontribuojnė jashtėzakonisht nė largimin e
Serbisė nga bashkėsia ndėrkombėtare, sidomos nga partneriteti pėr
paqe, qė deri para pak kohėsh dukej shumė afėr, porositi ky zyrtar
nga Aleanca Veriatlantike.
-
Ndėrkaq, zėdhėnėsja e Havier Solanės, Kristina Galak, tha se ndarja,
kantonizimi dhe ide tė kėtilla nuk janė aspak nė nivel tė mendimit
me atė evropian rreth asaj se ēfarė do tė duhej tė ishte ardhmėria e
Kosovės.
-
"Bashkimi Evropian pėrkrah qartė Rezolutėn 1244, implementimin e
politikės sė standardeve dhe pėrkrah hapjen e debatit pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės pas realizimit tė standardeve", tha
zėdhėnėsja e Solanės.
-
-
-
Qeveria holandeze financon njė projekt pėr riintegrimin e
komunitetit nė Gjilan
-
-
Gjilan, 4 mars
2004 - Dy
pėrfaqėsues tė Qeverisė holandeze, znj. Marie Balt dhe z. Karel
Brands kanė vizituar tė mėrkurėn komunėn e Gjilanit, ku do tė
realizohet njė projekt pėr riintegrimin e komunitetit, i financuar
nga Holanda dhe janė takuar me banorėt e lagjes "Abdullah Presheva"
si dhe me kryetarin e komunės, Lutfi Haziri.
-
Nė kėtė lagje, ku jetojnė bashkarisht shqiptarėt dhe komuniteti rom,
tanimė kanė filluar parapėrgatitjet pėr ndėrtimin dhe meremetimin e
afro 70 shtėpive pėr tė zhvendosurit qė janė shprehur tė gatishėm tė
kthehen nga komuna e Bujanocit, si dhe pėr komunitetin vendor.
-
Z. Haziri ka falėnderuar qeverinė holandeze pėr pėrkrahjen qė i ka
dhėnė dhe po i jep Gjilanit nė programin e stabilizimit tė
komunitetit dhe konkretisht tani nė projektin pėr lagjen "Abdullah
Presheva", i cili do tė realizohet nga ARC-ja, nė bashkėpunim me
komunėn.
-
Qeveria holandeze ėshtė ndėr donatorėt mė tė mėdhenj tė projekteve
nė Gjilan edhe nė vitin 2004.
Znj. Marie Balt tha se gjatė vizitės nė kėtė lagje ka vėrejtur
dėshirėn e madhe tė njerėzve pėr jetė mė tė mire dhe ka shfaqur
shpresėn e saj se programi, pėr tė cilin janė ndarė njė milion e 500
mijė Euro, do tė krijojė kushte pėr riintegrimin edhe tė
komuniteteve qė tani gjenden nė Serbi ose Maqedoni.
-
Sipas ARC-sė, nga projekti pėr riintegrim do tė pėrfitojnė afro 70
familje shqiptare e rome nė kėtė lagje tė Gjilanit.
-
"Dėshirojmė tė krijojmė kushte mė tė mira jetese pėr tė gjithė
banorėt e kėsaj lagje, nė mėnyrė qė ata tė mund tė bashkėjetojnė nė
paqe dhe harmoni. Bashkarisht do tė ndėrtojmė paqe pėr tė gjithė dhe
me ndihmen e tė gjithėve", ka thėnė para disa ditėsh Birame Sarr
ngas ARC-ja.
-
-
-
Nė
Kosovė arriti njė delegacion i Parlamentit Ėvropian nė krye me
euro-deputeten Doris Pak
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 - Mbrėmė
nė Kosovė ka arritur njė delegacion i Parlamentit Ėvropian, i
kryesuar nga eurodeputetja Doris Pak, tė cilėt do tė qėndrojnė tri
ditė nė Kosovė. Nga Brukseli njoftohet se kjo vizitė konsiderohet si
demonstrim i pėrkushtimit tė Parlamentit Evropian pėr situatėn nė
Kosovė.
-
Njoftohet se standardet, zhbllokimi i procesit tė privatizimit,
gjendja e pakicave dhe procesi i kthimit tė tė zhvendosurve pritet
tė jenė nė fokus tė interesimit tė parlamentarėve evropianė.
Parlamentarėt evropian sot do tė kenė takime me shefin e UNMIK-ut
Hari Holkerin, presidentin e Kosovės Ibrahim Rugova, me kryetarin e
Kuvendit Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Rexhepi dhe me
personalitetet tė tjera tė Kosovės.
-
-
-
Ndarja e Kosovės pėr administratėn e UNMIK-un ėshtė e papranueshme
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 - Ndarja
e Kosovės pėr UNMIK-un ėshtė e papranueshme, ka thėnė zėdhėnėsi i
UNMIK-ut, Sunil Narula, duke iu referuar fjalimit tė kryeministrit
tė Serbisė Vojisllav Koshtunica, i cili e paraqiti kantonizimin si
zgjidhje pėr Kosovėn. Narula ka shtuar se definimi i statusit tė
Kosovės do tė bėhet nga ana e KS tė OKB-sė. Ngjashėm u shpreh edhe
edhe zėdhėnėsja tjetėr e UNMIK-ut, Izabela Karlovic:
-
"Deklarimet e tilla nga kushdoqoftė, nuk do tė ēojnė peshė nė
zgjidhjen e statusit tė Kosovės sepse sa i pėrket statusit tė
Kosovės Kombet e Bashkuara do tė jenė ato qė do tė kujdesen si pėr
kohėn ashtu edhe pėr zgjidhjen e tij dhe askush tjetėr".
-
-
-
Amnesti Interneshėnell thekson skandalin e Batajnicės ku mbi 700
shqiptarė janė varrosur nė varrezat e fshehta
-
-
Londėr, 4 mars
2004 - Organizata
pėr tė drejtat e njeriut Amnesti Interneshėnell me seli nė Londėr ka
shprehur shqetėsime pėr mospėrmbushjen e obligimeve qė Unioni Serbi
- Mali i Zi i mori pėr sipėr kur u pranua nė Kėshillin e Evropės nė
mars 2003.
-
-
Kjo organizatė thotė se
ėshtė e dėshpruar me refuzimin e autoriteteve tė Beogradit pėr
mosdorėzimin e katėr tė akuzuarve pėr krimet e luftės nga Tribzunali
i Hagės. Nė raportin e Amnesti Interneshėnell veēanėrisht theksohet
skandali i Batajnicės, ku mbi 700 shqiptarė civilė ishin varrosur nė
varrezat e fshehta, nė njė pronė tė Ministrisė sė Punėve tė
Brendshme tė Serbisė.
-
-
-
Sot do tė mblidhet Kėshilli Ekonomik Fiskal pėr tė diskutuar rreth
mjeteve financiare qė janė ndarė pėr shumė projekte
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 -
Pėrfaqėsuesi i administratės sė UNMIK-ut Krist Pier Lidier ka thėnė
se sot do tė mblidhet Kėshilli Ekonomik Fiskal pėr tė diskutuar
rreth mjeteve financiare qė janė ndarė pėr shumė projekte ekonomike
nė Kosovė.
-
-
-
UPS i Universitetit tė Prishtinės shpalli zgjedhjet pėr kuvendin dhe
kryetarin e kėtij unioni
-
-
Prishtinė, 4
mars 2004 -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tė Unionit tė Pavarur tė Studentėve
tė Universitetit tė Prishtinės ka bėrė shpalljen e zgjedhjeve pėr
kuvendin dhe kryetarin e kėtij Unioni. Kandidati pėr kryetar duhet
tė pėrmbushė disa kritere, ndėr tė tjera edhe do tė dėshmojė se nuk
i pėrket asnjė grupacioni apo partie politike.
-
Sipas kryetarit tė Komisionit Qendror Zgjedhor Nysret Mjekiqit tė
drejtė pjesėmarrje nė kėto zgjedhje kanė tė gjithė studentėt e
Universitetit tė Prishtinės tė cilat sipas tij duhet tė jenė nė
moshėn 27 vjeē, tė kenė tė mbaruar vitin e parė tė studimeve.
-
Pasi tė kryhen zgjedhjet nė fakultete dhe shkolla tė larta me datėn
30 tė kėtij muaji do tė mbahet mbledhja e Kuvendit tė ri zgjedhor tė
UPS tė UP, ku do tė zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit dhe ai i
Unionit tė Pavarur tė Studentėve.
-
-
-
Nė
Shkup mbėrriti trupi i Presidentit maqedonas dhe tė shoqėruesve tė
tij
-
-
Shkup, 4 mars
2004 - Dje mbėrriti
nė Shkup trupi i Presidentit maqedonas Boris Trajkovski dhe tė tetė
tė vdekurve tė tjerė nė aksidentin ajror. Para selisė sė Parlamentit
disa mijėra qytetarė ishin mbledhur nė pritje tė arkivolit me trupin
e presidentit. Nė parlament trupi i pajetė i Trajkovskit do tė
ekspozohet para publikut i cili mund t'i japė lamtumirėn e fundit tė
enjtėn prej orėve tė mėngjesit deri nė mbrėmje.
-
Ceremonia e varrimit do tė bėhet nė ditėn e premte. Ndėrkohė
Ministria e Punėve tė Jashtme tė Maqedonisė ka njoftuar se
pjesėmarrjen e tyre pėr nė ceremoninė e varrimit tė presidentit
Trajkovski e kanė paralajmėruar kryetarėt, kryeministrat dhe
ministrat e punėve tė jashtme nga 47 vende tė botės.
-
-
-
Njė nxėnės palestinez ėshtė vrarė dhe katėr tė tjerė janė plagosur
-
-
Gaza, 4 mars
2004 - Njė nxėnės
palestinez ėshtė vrarė dhe katėr tė tjerė janė plagosur kur ushtria
izraelite hapi zjarr nė Rafah nė Rripin e Gazės, njofton AFP.
-
Mohamed Othamane i vrarė 14-vjeēar dhe katėr tė miturit e plagosur
ndodheshin nė oborrin e shkollės, kur u qėlluam nga zjarri izraelit.
-
Edhe njė i mitur tjetėr palestinez ėshtė plagosur mė herėt nga
zjarri izraelit afėr shkollės nė Rafah.
-
-
-
Gjykata gjermane ka anuluar dėnimin kundėr njė marokeni nė lidhje me
sulmet e 11 shtatorit
-
-
Hamburg, 4 mars
2004 - Njė gjykatė
gjermane ka anuluar tė vetmin dėnim tė shqiptuar nė lidhje me sulmet
e 11 shtatorit 2001 nė SHBA, njofton BBCWorld. Gjykata Federale
Kriminale ka vendosur qė rasti t'i kthehet gjykatės mė tė ulėt "pėr
rigjykim dhe vendim" kundėr marokenit Mounir al-Motasadik. Vitin e
kaluar gjykata kishte konstatuar se Motasadik kishte qenė anėtar i
njė qelule tė Al Kaidės nė Universitetin e Hamburgut.
-
-
-
Policia indiane ka vrarė 4 kryengritės nė Asam
-
-
Nju Delhi, 4
mars 2004 - Policia
indiane ka thėnė se ka vrarė katėr kryengritės nė shtetin verilindor
Asam, njofton BBCnews. Polica thotė gjithashtu se kanė zėnė njė sasi
tė konsiderueshme armėsh nė dy vendstrehime tė kryengritėsve nė kėtė
zonė. Kryengritėsit kanė hyrė nė Asam nga Butani.
-
-
-
Guerilėt kanė sulmuar me mortaja dhe kanė plagosur 3 vetė
-
-
Mosul, Irak, 4
mars 2004 -
Guerilėt kanė shkrepur sot (e enjte) tė pakten pesė rrathė mortajash
dore nė njė stacion policie dhe nė njė xhami nė qytetin verior tė
Irakut, Mosul dhe kėshtu janė plagosur tre persona, ndėr tė cilėt
njė oficer policie, kanė bėrė tė ditur burimet policore, njofton
Rojter. Njėri nga tė plagosurit ėshtė nė gjendje tė rėndė. Sulmuesit
kanė ikur me makinė.
-
-
-
Tė
paktėn 13 minatorė kanė humbur jetėn nė njė minierė nė Indonezi
-
-
Xhakartė, 4
mars 2004 - Tė
paktėn 13 minatorė kanė humbur jetėn nė minierėn e arit nė Bogor nė
Indonezi, pasi qė mė parė ishte vėnė zjarri me qėllim pėr tė dalė
nga miniera minatorėt e punėsuar ilegalisht.
-
Tė 13 trupat janė nxjerrė tė mėrkurėn nė mbrėmje nga miniera nė
malin Pongor, rreth 60 km nė jug tė Xhakartės. Besohet se nė minierė
janė bllokuar edhe 80 minatorė tė tjerė.
-
-
-
Nė
Jemen ėshtė arrestuar njė lider i Al Kaidės dhe 12 militantė tė
tjerė
-
-
Abixhan, 4 mars
2004 - Forcat e
sigurimit tė Jemenit kanė arrestuar sot (e enjte) njė lider vendor
tė rrjetit tė Al Kaidės gjatė njė operacioni nė provincėn jugore tė
Abixhanit, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt, njofton BBCWorld. I dyshimti
ėshtė Abdul Rauf Nasib dhe ėshtė arrestuar nė zonėn e largėt Lauder
sė bashku me 12 militantė tė tjerė. Trupat kanė qenė tė mbėshtetura
me tanke dhe helikopter.
-
-
-
Senatori Xhon Keri kandidat i demokratėve pėr president
-
-
Uashington, 4
mars 2004 -
Senatori Xhon Keri siguroi emėrimin e Partisė Demokrate si kandidat
pėr President tė SHBA-ve, pasi fitoi nė nėntė nga dhjetė shtetet qė
mbajtėn dje zgjedhje paraprake, ose konferenca zgjedhore.
-
Rivali kryesor i tij, senatori Xhon Eduards nuk fitoi dje nė asnjė
nga shtetet dhe do tė shpallė sot tėrheqjen nga gara. Presidenti
Bush i telefonoi senatorit Keri pėr ta uruar, duke thėnė se shpreson
pėr njė garė tė fortė nė zgjedhjet e nėntorit.
-
Analistėt kanė filluar ndėrkohė tė shprehin hamendje pėr njeriun qė
zoti Kerry do tė zgjedhė si kandidat pėr postin e nėnpresidentit.
Kėshilltarėt e zotit Edauards thonė se ai mund ta pranojė postin
nėse i ofrohet.
-
-
-
SHBA mund tė mbėshtesin njė rezolutė, qė kritikon tė drejtat e
njeriut nė Kinė
-
-
Uashington, 4
mars 2004 - Shtetet
e Bashkuara prishėn njė traditė jozyrtare vitin e kaluar duke mos
sponsorizuar njė rezolutė mbi Kinėn, me shpresė qė Pekini tė
vazhdonte atė qė zyrtarėt amerikanė thanė se ishte njė pėrparim
gradual por i pashembullt i gjendjes sė tė drejtave tė njeriut nė
vitin 2002.
-
Por departamenti i shtetit, nė raportin e tij vjetor mbi tė drejtat
e njeriut, qė publikoi javėn e kaluar, tha se Kina u zbraps nė
fushėn e tė drejtave tė njeriut vitin e kaluar, duke cituar mes tė
tjerash arrestimin e veprimtarėve tė demokracisė dhe shtypjen e
vazhdueshme tė tibetianėve dhe tė anėtarėve tė lėvizjes shpirtėrore
Falun Gong.
-
-
-
Rebelėt ulin armėt nė Haiti
-
-
Port o Prens, 4
mars 2004 - Gjendja
nė Haiti vazhdon tė jetė e tensionuar dhe plotė zhvillime
dramatike.Udhėheqėsi i rebelėve nė Haiti, Gaj Filip, i ka urdhėruar
luftėtarėt e tij qė tė ulin armėt.
-
Filip, i cili tė martėn e shpallii veten tė jetė nė kontroll tė
vendit, tha se ėshtė pajtuar qė tė ēarmatoset pėr shkak se forcat
ndėrkombėtare tė sigurisė kanė premtuar tė garantojnė sigurinė pėr
qytetarėt e Haitit.
-
-
-
Disidenti i shquar kinez ėshtė liruar nga burgu
-
-
Peking, 4 mars
2004 - Njė disident
i shquar kinez, Vang Juēaj, ėshtė liruar nga burgu dhe ėshtė nisur
tė shkojė nė SHBA, njofton BBCWorld. Z.Vang, njė nga themeluesit e
Partisė Demokratike tė jashtėligjshme tė Kinės ėshtė dėnuar me 11
vjet burg mė 1998. Ai ėshtė nisur pėr nė San Francisko, ku do t'i
jipet sė pari ndihma mjekėsore.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|