|
 |
|
-
Skėnderaj, 02.03.2004 Nė kuadėr tė aktiviteteve Viti 2004
Viti i LDK-sė Viti i juaj, dje Kryesia Qėndrore e Forumit
tė Rinisė tė LDK-sė ka qėndruar nė Skėnderaj, ku nė selinė e
degės sė LDK-sė, kanė pasur njė takim tė hapur me tė rinjtė e
kėsaj ane. Interesimi i tė rinjve pėr pjesėmarrje nė kėtė
debat ishte i madh.
|
-
-
Kėtė takim
e hapi kryetari i degės sė FR-sė, Bujar Hajra, ndėrsa mė pas tė
pranishmit i pėrshėndeten edhe z.Sejdi Koca, kryetar i degės sė
LDK-sė dhe Halil Geci, anėtar i KP tė LDK-sė. Pėr qėllimin e
realizimit tė kėtyre takimeve tė hapura me tė rinj anekėnd Kosovės
njoftoi nėnkryetari i FR tė LDK-sė, z.Sejdė Tolaj, i cili ndėr tjera
tha se debati i sotėm ėshtė i njė rėndėsie tė veēant ngase po
zhvillohet nė kuadėr tė Vitit tė LDK-sė tė proklamuar nga presidenti
i Kosovės dr. Ibrahim Rugova, nė ceremoninė e shėnimit tė 14
vjetorit tė LDK-sė.
-
-
Mė pas nga
tė pranishmit u shtruan pyetje tė shumta, ndėrsa duke u pėrgjigjur
nė njė pyetje rreth pėrfaqėsimit tė femrės nė strukturat e FR-sė,
anėtarja e kryesisė Malsore Gashi tha se femrat janė tė pėrfaqėsuara
nė tė gjitha strukturat e FR-sė dhe apeloi edhe te vashat drenicake
qė tė kyqen sa mė shumė nė FR ngase puna e tyre do tė shpėrblehet.
-
-
Pas
pėrfundimit tė kėtij debati tė hapur delegacioni i Kryesisė Qėndrore
dhe ai i degės sė kėtushme tė FR-sė, vizituan varrezat e Jasharajve
nė Prekaz ku bėnė nderime dhe mė pas vendosen kurora me lule pranė
varrit tė komandantit legjendar Adem Jashari.
|
-
|