| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Presidenti Rugova priti Kryemisnirin e Shqipėrisė Fatos Nano
-
Kryeministri Nano u takua me shefin e UNMIK-ut Hari Holkerin
-
Nano
u takua me Dacin dhe Rexhepin
-
Qeveria e Kosovės pėr kthimin e sigurtė tė tė zhvendosurve
-
Nano
tha nė njė tribunė se Kosova tashmė e ka kalaur fazėn e emergjencės
-
Banka Botėrore ka ndarė 15 milionė dollarė ndihmė nė fushat e
menaxhimit tė financave publike nė Kosovė
-
Takimi pėr energjetikė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė
mbahet tė enjtėn
-
Punėtorėt e gjyqėsisė i dhanė fund grevės
-
Novicki ka reaguar ndaj njė deklarate tė Melihate Tėrmkollit
-
Kryetarė komunash nga Kosova nė vizitė nė SHBA
-
Varrimi i Presidentit tė Maqedonisė do tė bėhet tė premtėn
-
Cėrvenkovski kėrkoi nga kreu i NATO-s tė sqarime pėr aksidentin
ajrore ku humbi jetėn Trajkovski
-
Nė
katėr shpėrthimet nė Bagdad janė vrarė tė pakten 75 njerėz
-
Nė
Qerbela janė vrarė tė pakten 50 njerėz
-
Tė
paktėn 25 njerėz janė vrarė nė pesė shpėrthimet nė qytetin e shenjtė
Qerbela
-
Nė
njė atentat tė sotėm ėshtė vrarė kėshilltari i Arafatit
-
Shėprthim nė Bagdad - 33 tė vrarė
-
Vritet njė ushtar amerikan nė Bagdad
-
Uashingtoni hedh poshtė akuzat e ish-presidentit haitian
-
Shtetet e Bashkuara pėrshėndesin kushtetutėn e pėrkohshme irakiane
-
Amerikanėt do tė ndėrhyjnė nė Haiti
-
BE
vendos sanksione tregtare ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
-
Nė
disa shpėrthime nė Bagdad e Qerbela janė vrarė tė pakten 124 njerėz
-
Persona tė armatosur kanė vrarė 29 persona nė Pakistan
-
Persona tė armatosur kanė vrarė 17 persona nė Pakistan
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Presidenti Rugova priti Kryemisnirin e Shqipėrisė Fatos Nano
-
 |
|
-
Prishtinė, 2 mars
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot
Kryeministrin e Shqipėrisė Fatos Nano, me tė cilin bisedoi pėr
situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėr thellimin e bashkėpunimit
mes dy vendeve nė tė gjitha fushat e jetės.
-
Presidenti Rugova pasi i uroi mirėseardhje zotit Nano, e
falenderoi pėr ndihmėn qė Shqipėria i ka dhėnė Kosovės gjatė
luftės dhe pas saj.
|
-
-
Fillimisht Presidenti
Rugova e ka njoftuar Kryeministrin shqiptar pėr progresin qė ėshtė
arritur nė Kosovė nė tė gjitha fushat e jetės, si dhe me objektivat
pėr zhvillim ekonomik, pėr procesin e privatizimit, investimet si
dhe pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė dhe shtetin e
Kosovės, por edhe pėr bashkėpunimin me UNMIK-un nė realizimin e
rrugės sė pėrmbushjes sė standardeve, duke thėnė se shumė standarde
tashmė janė pėrmbushur.
-
-
"Unė insistoj qė njohja
formale e pavarėsisė sė Kosovės tė bėhet sa mė shpejt sepse do tė
qetėsonte popullin e Kosovės e rajonin", tha Presidenti Rugova.
-
Poashtu Presidenti Rugova tha se nė kėtė takim ėshtė biseduar pėr
njė bashkėpunim mė tė frytshėm nė tė gjitha fushat e jetės nė mes tė
dy vendeve, Shqipėrisė dhe Kosovės, pėr integrim nė NATO. Pra Kosova
(si dhe Shqipėria) aspiron integrimin nė NATO dhe nė BE dhe nė
miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė.
-
Presidenti Rugova tha se
dy vendet konkretisht do tė bashkėpunojmė nė fushėn e energjetikės
qė ėshtė me rėndėsi pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė, por edhe nė fushat e
tjera, duke shtuar se duhet tė kryhet mė nė fund ndėrtimi i autostdradės
Prishtinė-Durrės.
-
Nė fund tė prononcimit tė tij para mediave, Presidenti Rugova kėrkoi
pėrkrahjen e Shqipėrisė nė planin ndėrkombėtar pėr njohjen formale
tė pavarėsisė sė Kosovės si dhe thellimin e marrėdhėnieve mes dy
vendeve.
-
Nga ana e tij, Kryeministri Fatos Nano nė fillim tha: "Kam
kėnaqėsinė tė ndaj me ju emocionet e njė kulminacioni tė vizitės
sime nė Prishtinė, ku me Presidentin Rugova, tashmė mė vital se
ēdoherė tjetėr, mė funksionues se nė raport me simbolet pėrfaqėsuese
dhe tė nderuara tė shqiptarėve tė Kosovės qė ai i ka patur nė vitet
e rezistencės, nė vitet e afirmimit ndėrkombėtar tė Kosovės".
-
Zoti Nano tha se nė takimin e sotėm janė biseduar programe
bashkėpunimi, tė cilat lidhin institucionet e Shqiprėisė me ato tė
Kosovės, dhe siē u shpreh, "me tė njėjtėt aleatė tė mėdhenj
ndėrkombėtarė, me njė axhendė zhvillimi normal qė po na afron pėr tė
na integruar nė Evropėn e bashkuar, nė NAT0 dhe nė realitetet
moderne ku jeton edhe vetė Ballkani i ri".
-
Kryeministri Nano bėri tė ditur se Presidenti Rugova "me ēeljen e
kohės dhe me shkrirjen e borės do tė vijė nė Tiranė tė sjellė
informacione tė freskėta dhe optimiste edhe shumė shqiptarėve tė
Shqipėrisė qė e nderojnė dhe e respektojnė".
-
Nė fund Nano tha: "Kjo vizitė na dha tė gjithėve prova tė hapėsirave
tona pėr tė krijuar standarde qeverisėse tė kohės, pra edhe aftėsive
tona pėr statusin e vendeve qė e meritojnė integrimin sovran nė BE".
-
-
-
Kryeministri Nano u takua me shefin e UNMIK-ut Hari Holkerin
-
-
Prishtinė, 2
mars - Kryeministri
i Shqipėrisė Fatos Nano pati dje pasdite njė takim me dyer tė
mbyllura me shefin e UNMIK-ut Hari Holkerin. Nė njė deklaratė shumė
tė shkurtėr pas kėtij takimi Nano tha se kishte pasur njė shkėmbim
tė frytshėm mendimesh me z. Holkerin pas vizitės sė kėtij tė fundit
nė Tiranė dy javė mė parė.
-
-
Nano tha se nė Kosovė po
vazhdon pėrparimi rreth angazhimit tė misionit tė OKB-sė dhe
autoriteteve tė ligjshme tė Kosovės tė cilat po e nxisin pėrparimin
me plotėsimin e standardeve qė janė tė nevojshme pėr tė gjithė.
-
Kryeministri Nano gjatė ditės sė sotme do tė zhvillojė takime edhe
me pėrfaqėsuesit e institucioneve mė tė larta tė Kosovės.
-
-
-
Nano u takua me Dacin dhe Rexhepin
-
-
Prishtinė, 2
mars - Kryetari i
Kuvendit tė Kosovės Nexhat Daci u takua me Kryeministrin e
Shqipėrisė Fatos Nano. Pas takimit, Daci tha se me Kryeministrin
shqiptar ka biseduar pėr sfidat nėpėr tė cilat po kalon Kosova dhe
mundėsitė se si po i sheh Kuvendi zgjidhjen e statusit pėrfundimtar
tė Kosovės.
-
"Kėrkova nga Kryeministri shqiptar ndihmė tė vazhdueshme qė
argumentet qė ka Kuvendi i Kosovės, qė Shqipėria si shtet normal t=i
manifestojė nėpėr strukturat ndėrkombėtare dhe tė argumentoje e tė
lobojė tė vėrtetėn pėr Kosovėn", u shpreh Daci pas takimit.
-
-
Ndėrkaq Fatos Nano tha
se Kuvendi i Kosovės ėshtė vendi qė i pėrpunon aftėsitė qeverisėse
tė Kosovės, me vizion pėr hapėsirė tė barabartė pėr tė gjithė
pėrfaqėsuesit nė partneritet shumė produktiv me UNMIK-un. "Besoj se
viti 2005 ėshtė vit i mjaftueshėm pėr tė treguar aftėsi tė
pėrbashkėt dhe njė qeverisje tė mirė ndėrmjet dy vendeve me kufij tė
hapur, por tė mbyllur pėr keqbėrėsit", tha kryeministri Fatos Nano.
-
Pas takimit mes Kryeministrit tė Shqipėrisė Fatos dhe atij tė
Kosovės Bajram Rexhepi, ata thanė se angazhohen pėr vazhdimin e
bashkėpunimit nė fushėn e energjetikės, turizmit dhė n fusha e tjera
me interes tė pėrbashkėt.
-
-
-
Qeveria e Kosovės pėr kthimin e sigurtė tė tė zhvendosurve
-
-
Prishtinė, 2
mars - Nė Prishtinė
sot po mbahet njė takim pune pėr parimet udhėzuese tė Kombeve tė
Bashkuara pėr zhvendosje brenda vendit. Trajnohen organet vendore e
ndėrkombėtare tė involvuara nė kėto ēėshtje.
-
Marrin pjesė strukturat qeverisėse tė Unmik-ut, strukturat vendore,
OSBE-sė, agjencitė, NGO-tė si dhe organizatat donatore. Kėtė takim
me prezencėn e tyre e pėrkrahėn edhe administratori Holkeri dhe
kryeministri Rexhepi.
-
Kryeministri Rexhepi tha se ėshtė i bindur se ky takim do t'u
krijojė mundėsi tė gjithėve qė tė angazhohen nė zhvillimin dhe
pėrparimin e proceseve tė filluara demokratike. "Ky takim ėshtė rast
qė tė na ndihmojė ndihmojė nė pėrcaktimin e veprimtarive nė ēėshtjet
e zhvendosjes brenda vendit.
-
-
Qeveria e Kosovės ėshtė
pėr krijimin e njė ambienti qė mundėson kthimin e sigurtė dhe
dinjitoz tė tė zhvendosurve. Qeveria angazhohet pėr krijim tė
kushteve tė cilat tė kthyerve do tu garantojnė jetė tė qetė tė
sigurtė dhe me perspektivė", tha Rexhepi.
-
Edhe administratori Holkeri theksoi rėndėsinė e kėsaj ēėshtjeje si
njė ndėr tetė standardet qė duhet tė plotėsohen.
-
-
-
Nano tha nė njė tribunė se Kosova tashmė e ka kalaur fazėn e
emergjencės
-
-
Prishtinė, 2
mars - Kryeministri
i Shqipėrisė Fatos Nano dje pasdite mori pjesė nė njė tribunė me
pjesėmarrjen e intelektualėve dhe analistėve tė politikės sė
mediave. Ai me kėtė rast foli nė temėn: "Integrimet evroatlantike tė
Shqipėrisė".
-
-
Nė kėtė temė Nano ka
vlerėsuar se Kosova tashmė e ka kalaur fazėn e emergjencės, apo atė
qė ai e ka quajtur fazė e solidaritetit. Sipas tij Kosova ndodhet nė
njė periudhė tejet delikate, ngase aktualisht ėshtė koha e
angazhimit tė pėrbashkėt tė institucioneve ndėrkombėtare dhe atyre
vendore pėr tė pėrmbushur standardet e pėrcaktuara nga bashkėsia
ndėrkombėtare".
-
-
Ai ka shfaqur besimin se
diku nė gjysmėn parė tė vitit 2005 afrohet faza e tretė, ajo e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nano ėshtė angazhuar pėr njė
ekonomi pėr njė ekonomi tė hapur, pėr njė shoqėri tė tregut tė lirė,
pėr institucione demokratike, administratė civile, pėr siguri tė
kufijve e tė tjerė.
-
Ai ka folur edhe pėr realitetin aktual nė Shqipėri dhe ka thėnė se
pavarėsisht nga kundėrshtimet e shumta politike atje, tė gjitha
forcat politike nė Shqipėri kanė njė synim tė pėrbashkėt: integrimin
e Shqipėrisė nė strukturat evroatlantike.
-
Kėtė tryezė tė rrumbullakėt e organizoi Aksioni pėr Nisma Qytetare
nė Prishtinė.
-
-
-
Banka Botėrore ka ndarė 15 milionė dollarė ndihmė nė fushat e
menaxhimit tė financave publike nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 2
mars - Banka
Botėrore e ka mbėshtetur financiarisht Kosovėn me 15 milionė dollarė
nė 18 muajtė e ardhshėm. Kėtė lajm e konfirmoi nė takimin me
ministrin e Financave Ali Sadriun pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore pėr
Kosovė Sidi Bubakar.
-
-
Me kėtė rast u diskutuan
ēėshtjet aktuale tė ekonomisė sė Kosovės dhe mėnyrat e vazhdimit tė
asistencės dhe mbėshtetjes sė Bankės Botėrore.
-
Ministri Sadriu tha se nga pėrfaqėsuesi i Bankės Botėrore mori
informatėn se Kosovės i dedikohen pėr 18 muajtė e ardhshėm 15
dollarė ndihmė nė fushat e menaxhimit tė financave publike dhe
krijimin e njė ambienti tė mirė tė biznesit.
-
-
Pėrveē ndihmės pėr
ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, asistenca nė periudhėn afatmesme
do tė dedikohet edhe pėr zhvillim tė sektorėve nė bujqėsi,
enrgjetikė dhe miniera, ka thėnė ministri Sadriu.
-
Ndėrkaq z. Bubakar tha se ka marrė shumė kėshilla nga Ministria e
Financave lidhur me draftin e strategjisė, dhe se ekipi i tij do tė
kthehet nė Uashington pėr tė inkorporuar tė gjitha kėto komente,
duke shpresuar se do tė gjejė mėnyra pėr tė vazhduar mbėshtetjen e
nevojshme pėr Kosovėn.
-
-
-
Takimi pėr energjetikė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė
mbahet tė enjtėn
-
-
Prishtinė, 2
mars - Zėdhėnėsja e
UNMIK-ut Izabela Karlovic ka konfirmuar se takimi i nėngrupeve tė
punės pėr energjetikė ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit do tė mbahet
tė enjtėn nė Prishtinė, por pa dhėnė detaje tė tjera.
-
-
Ajo ka shtuar se tė
gjitha detajet do tė bėhen tė ditura tė mėrkurėn.
-
Takimi tjetėr i paraparė qė tė disutohet ēėshtja e tė zhdukurve tė
luftės ėshtė shtyrė ngase anėtarėt shqiptarė tė grupit nė Prishtinė
kanė dhėnė dorėheqje, duke u solidarizuar me thirrjet e nėnave tė
familjarėve tė zhdukur se fati i kėtyre personave nuk mund tė
trajtohet si njė ēėshtje teknike.
-
Ndėrkaq, zyrtarėt e UNMIK-ut thonė se po bėhen pėrpjekje qė takimi
pėr tė zhdukurit tė organizohet mė 9 mars nė Beograd.
-
-
-
Punėtorėt e gjyqėsisė i dhanė fund grevės
-
-
Prishtinė, 2
mars - Punėtorėt e
Gjykatave tė Kosovės i dhanė fund grevės njė javore pas premtimeve
tė institucioneve tė Kosovės se kėrkesat e tyre qė kanė tė bėjnė me
rritjen e pagave do tė realizohen. Udhėheqėsit e kėshillit grevist
thanė sot se greva ndėrpritet pėr kohė tė pacaktuar dhe ajo mund tė
fillojė pėrsėri nėse kėrkesat nuk realizohen.
-
Punėtorėt e administratės sė gjykatave dhe prokurorive, nė shumė
komuna tė Kosovės, i dhanė fund grevės njėjavore pas njė takimi tė
zhvilluar dje me drejtues tė Ministrisė sė Shėrbimeve Publike. Naim
Shala, udhėheqės i kėshillit grevist tha se nė takimin e djeshėm
janė dhėnė premtime tė arsyeshme se do tė punohet nė realizmin e
kėrkesave tė punėtorėve tė gjykatave nė njė afat tė shkurtėr.
-
-
Sipas tij institucionet
e Kosovės kanė kohė tė majftueshme qė me njė angazhim mė tė shtuar
tė realizojnė kėrkesat e punėtorėve tė gjykatave qė kanė tė bėjnė
kryesisht me nivelizimin dhe ngritjen e pagave.
-
-
-
Novicki ka reaguar ndaj njė deklarate tė Melihate Tėrmkollit
-
-
Prishtinė, 2
mars -
Ombudspersoni i Kosovės Marek Atnoni Novicki ka reaguar ndaj njė
deklarate tė Melihate Tėrmkollit, kryetare e Komisionit pėr Barazi
tė Gjinive, gjatė promovimit tė Projektligjit pėr Barazi tė Gjinive,
e cila kinse e ka akuzuar Ombudspersonin pėr shkelje flagrante tė tė
drejtave tė njeriut.
-
"Kjo deklaratė, pėrveē qė ishtė e gabueshme dhe shpifėse pėr punėn e
Institucionit tė Ombudspersonit, ishte edhe e befasueshme pėr mua.
Ajo zbulon qė edhe anėtarėt e Kuvendit tė Kosovės, nė veēanti ata qė
supozohet tė jenė tė pėrfshirė nė promovimin e tė drejtave tė
njeriut, si duket nuk hamenden tė kritikojnė gjėrat tė cilat, si
duket, nuk i kanė kuptuar nė tėrėsi", thuhet nė reagimin e Novickit.
-
"Ėshtė fakt qė une e kam kritikuar Projektligjin e ri pėr Barazi tė
Gjinive, por jo pėr shkak tė caqeve dhe qėllimit tė tij, tė cilin
unė e pėrkrah nė masė tė madhe, por pėr shkak qė Projektligji
pėrfshin edhe themelimin e njė Ombudspersoni tė ri tė specializuar
nė mbrojtjen e barazisė sė gjinive", thotė Novicki.
-
"E pėrsėris dėshpėrimin tim rreth vėrejtjeve tė gabueshme dhe
diskredituese tė znj. Tėrmkolli rreth Ombudspersonit dhe punės sė
tij dhe shpresoj qė ato nuk do tė jenė shkatėrruese pėr
bashkėpunimin e mėtutjeshėm mes Institucionit tė Ombudspersonit dhe
Kuvendit tė Kosovės", thekson mes tjerash nė reagimin e tij
Ombudspersoni i Kosovės, Marek Antoni Novicki.
-
-
-
Kryetarė komunash nga Kosova nė vizitė nė SHBA
-
-
Uashington, 2
mars - Ka disa ditė
qė nje grup zyrtarėsh tė lartė bashkiakė shqiptarė e serbė nga
Kosova ndodhet nė Shtetet e Bashkuara nė kuadėr tė njė programi
katėrjavor pėr specializim e shkėmbim pėrvoje.
-
-
Programi ku marrin pjesė
15 kryetarė komunash, financohet nga Departamenti amerikan i
Shtetit, dhe zhvillohet me ndėrmjetsinė e qendrės ndėrkulturore
pranė universitetit Xhorxhtaun dhe shoqatės lobiste, Kėshillit
Kombėtar Shqiptaro Amerikan.
-
Pjesė e kėtij programi ishte edhe diskutimi zhvilluar kėto ditė nė
qėndrėn Udrou Uillson nė Uashington. Kryetarėt e komunave, shqiptare
e serbe u pėrpoqėn tė shprehnim shqetėsimet me te cilat ndeshen
zonat e tyre. Dhe problemet qė ata shtruan ishin tė shumta e
ndonjėhere krejt tė ndryshme, nė varėsi me pėrkatėsinė e tyre
etnike.
-
Pa mohuar ndihmėn e dhėnė nga komuniteti ndėrkombetar, Kryetari i
Komunės sė Prishtinės, Ismet Beqiri foli rreth veshtirėsive nė
infrastrukturė; furnizimin me ujė dhe energji, dhe shtoi se gjatė
programit nė Shtete e Bashkuara dhe vizitave nė bashkitė e qyteteve
tė ndryshme do tė pėrpiqet tė mėsoje nga pėrvoja e kolegėve tė tij
amerikanė.
-
Kryetari i komunės sė Suharekės, Sali Asllanaj tha se komuna e tij
ndeshet me problemin e papunėsise, dhe shtoi se statusi ende i
papėrcaktuar i Kosovės vazhdon tė shkurajojė investuesit vendas e tė
huaj pėr zhvillime nė ekonomi.
-
Ndėrsa, Agim Veliu, kryetar i Komunės sė Podujevės u shpreh i
pakėnaqur me ecurinė e procesit tė privatizimit. Ai tha se shumė
ndėrmarrje ose prona tė pėrfshira nė listat e privatizimit tashmė
mbahen tė bllokuara, megjithė aftėsitė e tyre prodhuese.
-
"Problemet ekonomike dhe papunėsia pėrbėjnė shqetėsim edhe pėr
banorėt e Leposaviēit", tha kryetari Velimir Bojoviē, i kėsaj komune
tė banuar kryesisht nga serbė.
-
-
Por zoti Bojoviē ėshtė
kunder vazhdimit ose shpejtimit tė procesit tė privatizimit tė
pronave, ndėrkohė qė sipas tij, rreth 200 mijė serbė tė Kosovės ende
ndodhen nė qendra refugjatesh nė Serbi. "Nė se kryehet procesi i
privatizimit, atehere ēdo tė ndodhte me pronat e braktisura tė
serbėve tė shpėrngulur", pyet i shqetesuar zoti Bojoviē.
-
Debati vazhdoi gjatė me pyetje, pėrgjigje e kundėrpėrgjigje, nė
kerkim tė rrugėve pėr pėrmirėsimin e gjendjes.
-
Drejtori i zyrės pėr studime evropiano lindore,pranė qėndrės Udrou
Uillson, Martin Stelzinger thotė se ēėshtjet dhe problemet qė e
shqetėsojnė Kosoven dhe banorėt e saj njihen prej kohėsh thuajse nga
tė gjithė.
-
-
Prandaj, qellimi i kėsaj
tryeze tė rrumbullaket ishte mė tepėr nxitja e dialogut tė hapur
shqiptaro serb nė nivel ndėrkomunal, dhe paraqitja e problemeve nga
njė kėndvėshtrim sa mė i pėrbashkėt@, thotė zoti Stelzinger.
-
Tryeza e rrumbullakėt u drejtua nga Mark Baskin, ish administratori
i Unmikut pėr Prizrenin gjatė viteve 1999-2000 dhe njohės nga afėr i
problemeve tė rajonit, thuhet nė njė njoftim tė Z.A.
-
-
-
Varrimi i Presidentit tė Maqedonisė do tė bėhet tė premtėn
-
-
Shkup, 2 mars
- Qeveria e
Maqedonisė dje pasdite ka marrė konfirmim zyrtar se ėshtė bėrė
identifikimi i trupit tė pajetė tė Presdientit maqedonas Boris
Trajkovski, i cili humbi jetėn tragjikisht gjatė rrėzimit tė
aeroplanit nė afėrsi tė Mostarit.
-
-
Bėhet e ditur se trupat
e pajetė tė Presidentit tė ndjerė Trajkovski dhe shoqėruesve tė tij
tė mėrkurėn do tė sillen nė Shkup, ndėrkaq tė premtėn do tė bėhet
ceremonia e varrimit.
-
Varrimi i Presidentit tė ndjerė Trajskovski do tė bėhet tė premtėn
nė varrezat e Butelit nė Shkup nė Alenė e kolosėve me nderime tė
larta shtetėrore dhe ushtarake. Ndėrkaq, varrimi i tetė anėtarėve tė
kabinetit tė Trajkovskit do tė bėhet tė enjten.
-
Deri mė tash pjesėmarrjen nė varrimin e presidentit tė ndjerė
Trajkovski e kanė paralajmėruar mė shumė se 20 udhėheqės tė shteteve
ose qeverive tė vendeve tė rajonit dhe Evropės.
-
-
-
Cėrvenkovski kėrkoi nga kreu i NATO-s tė sqarime pėr aksidentin
ajrore ku humbi jetėn Trajkovski
-
-
Shkup, 2 mars
- Kryeministri i
Maqedonisė Branko Cėrvenkovski u ka kėrkuar zyrtarėve tė NATO-s tė
ndihmojnė nė sqarimin e rrethanave qė pėrcollėn vdekjen e
presidentit Boris Trajkovski. Cėrvenkovski nė njė letėr dėrguar
sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s Shefer kėrkoi qė personalisht
tė sigurohet qė NATO-ja plotėsisht tė bashkėpunojė me hetimet
zyrtare lidhur me rrėzimin e aeroplanit nė Bosnje.
-
-
"Nė asnjė mėnyrė askush
nuk mund t'i shmanget pėrgjegjėsisė pėr rrėzimin e aeroplanit", ka
thėnė Cėrvenkovski. Ai madje ka kėrkuar qė Aleanca t'i vėrė nė
dispozicion tė gjitha tė dhėnat relevante pėr aksidentin e rrėzimit
tė aeroplanit, ku humbi jetėn presidenti Boris Trajkovski.
-
-
-
Nė
katėr shpėrthimet nė Bagdad janė vrarė tė pakten 75 njerėz
-
-
Bagdad, 2 mars
- Nė katėr
shpėrthimet, qė ndodhen sot nė njė xhami shiite nė Bagdad, janė
vrarė tė pakten 75 njerėz, kanė thėnė zyrtarėt e spitalit tė afėrm,
njofton Rojter. Nė njoftim thuhet gjithashtu sė tė 75 trupat e
pajetė ndodhen nė morgun e spitalit.
-
-
-
Nė
Qerbela janė vrarė tė pakten 50 njerėz
-
-
Qerbela, 2 mars
- Nė shpėrthimet e
sotme raketore nė dhe rreth njė spitali nė qytetin irakian Qerbela,
kur rreth njė milion shit festonin Ditėn e sotme tė Shenjtė tė tyre,
janė vrarė tė pakten 50 njerėz, trupat e pajetė tė tė cilėve janė
parė nė morgun e spitalit, njofton AFP. Mjekėt kanė thėnė se presin
qė numri i viktimave tė jetė rreth 100 sosh.
-
-
-
Tė
paktėn 25 njerėz janė vrarė nė pesė shpėrthimet nė qytetin e shenjtė
Qerbela
-
-
Qerbela, 2 mars
- Tė paktėn 25
njerėz janė vrarė nė pesė shpėrthimet qė ndodhėn sot nė mėngjes nė
qytetin e shenjtė shiit Qerbela, nė tė cilin mbi njė milion
besimtarė po festonin kremtėn e tyre fetare, njofton Rojter.
-
Pas shpėrthimeve nė Qerbela mbretėronte panik. Besimtarėt ishin
mbledhur tė martėn nė Qerbela gjatė festės sė ashurės, pėrkatėsisht
nė shėnimin e pėrvjetorit tė vrasjes sė imamit Huesin, nip i
profetiti Muhamet, i varrosur nė kėtė qytet tė shenjtė. Sipas
njoftimeve bėhet fjalė pėr shpėrthime tė automobilave bombė afėr
mauzoleut tė Huseinit.
-
-
-
Nė
njė atentat tė sotėm ėshtė vrarė kėshilltari i Arafatit
-
-
Gaza, 2 mars
- Njė person i
armatosur e ka vrarė me armė zjarri kėshilltarin pėr media tė
liderit palestinez, Jaser Arafat nė njė atentat tė sotėm (e martė),
njofton BBCword.
-
-
Atentati ka ndodhur
jashtė zyės zyrės sė Arafatit nė qytetin Gaza. I vrari Hlil al-Zaben
ka qenė gazetar i shquar, i cili gjithashtu ka qenė kėshiltar i
Arafatit pėr tė drejta tė njeriut. Ai ėshtė qėlluar me dhjetėra
plumba kanė thėnė burimet zyrtare palestineze.
-
I njėjti burim thotė se forcat izraelite kanė vrarė po sot njė
palestinez tė paarmatosur nė Bregun Perendimor gjatė njė operacioni
arrestimi.
-
-
-
Shėprthim nė Bagdad - 33 tė vrarė
-
-
Bagdad, 2 mars
- Tė paktėn 33
njerėz janė vrarė sot nga shpėrthimet nė njė xhami tė shenjtė shiite
nė Bagdad, thanė burimet spitalore, njofton Rojter. Ata kanė thėnė
se tashmė 33 trupa ndodhen nė morgun e spitalit.
-
-
-
Vritet njė ushtar amerikan nė Bagdad
-
-
Bagdad, 2 mars
- Njė ushtar amerikan ėshtė vrarė dhe njė tjetėr ėshtė plagosur kur
kryengritėsit kanė hedhur njė bombė mbi automjetin e tyre, ka thėnė
zėdhėnėsi ushtarak amerikan. Ai ka shtuar se bomba ka shkatėrruar
automjetin qė e drejtonin ushtarėt nė Bagdad, njofton Rojter.
-
-
-
Uashingtoni hedh poshtė akuzat e ish-presidentit haitian
-
-
Uashington, 2
mars - Zyrtarė tė
lartė tė administratės sė Presidentit Bush mohuan me forcė pohimet e
ish presidentit haitian, Zhan Bertrand Aristide, se Shtetet e
Bashkuara e detyruan atė tė jepte dorėheqjen.
-
Zėdhėnėsi i Shtėpisė sė Bardhė, Skot Meklelen, i cilėsoi akuzat si
absurde. Ai tha se zyra e zotit Aristide kishte rėnė nė kontakt me
ambasadėn amerikane nė Porto-Prense para se ai tė jepte dorėheqjen
dhe kishte kėrkuar ndihmėn amerikane pėr t=u larguar nga vendi.
-
Edhe Sekretari i Shtetit Kolin Pauėll i cilėsoi akuzat si qesharake.
Ai tha se Uashingtoi dėrgoi njė avion pėr ta marrė zotin Aristide
pasi ai kishte dhėnė dorėheqjen.
-
-
-
Shtetet e Bashkuara pėrshėndesin kushtetutėn e pėrkohshme irakiane
-
-
Uashington, 2
mars - Administrata
e Presidentit Bush pėrshėndeti miratimin e kushtetutės sė pėrkohshme
nga Kėshilli Qeverisės irakian. Sekretari i Mbrojtjes Donald
Ramsfeld e quajti ditėn e hėnė ditė historike pėr popullin e Irakut.
-
-
Ai tha se garancitė pėr
tė drejtat e njeriut tė pėrfshira nė kėtė dokument janė tė
pashmebullta jo vetėm pėr Irakun por pėr gjithė Lindjen e Mesme.
-
Kėshilli Qeverisė prej 25 anėtarėsh arriti marrėveshjen tė hėnėn pas
disa ditė debatesh shpesh herė tė zjarrta nėn mbikėqyrjen e
administratorit amerikan nė Irak, Paul Bremer.
-
-
-
Amerikanėt do tė ndėrhyjnė nė Haiti
-
-
Uashington, 2
mars - Shtetet e
Bashkuara thonė se do tė pėrdorin trupat e tyre pėr tė vendosur
rendin nė Haiti.
-
Por, Uashingtoni thekson se situata nė kėtė vend nuk ėshtė njė
ēėshtje e Uashingtoinit, por njė ēėshtje pėr tė gjithė kontinentin
amerikan.
-
Sekretari i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, tha se mbi dy mijė trupa
amerikane mund tė dislokoheshin nė Haiti.
Por kėto do tė ishin vetėm njė fraksion i forcės paqeruajtėse tė
Kombeve tė Bashkuara.
-
Zyrtarėt amerikanė thanė se donin tė takoheshin me njė grup
haitianėsh me influencė pėr tė parė, se cilat ishin nevojat mė
emergjente.
-
-
-
BE
vendos sanksione tregtare ndaj Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės
-
-
Bruksel, 2 mars
- Bashkimi Evropian
ka vendosur sanksione tregtare ndaj Shteteve tė Bashkuara tė
Amerikės tė para nė historinė e marrėdhėnieve ndėratlantike, kanė
njoftuar mbrėmė masmediat e huaja.
-
Uashingtoni ka shprehur keqardhje pėr vendimin e Bashkimit Evropian
tė vendosė sanksione tregtare kundėr Shteteve tė Bashkura tė
Amerikės. Komesioneri i BE-sė pėr Tregti, Paskal Lami tha se
sanksionet do tė ngriten kur Shtetet e Bashkuara t'i ndryshojnė
ligjet kontestuese.
-
-
Sa mė shpejt qė ata e
tėrheqin ligjin aq mė parė do tė ngriten sanksionet. Ai ka thėnė se
ėshtė i gatshėm t'i tėrheqė sanksionet nė ditėn kur presidenti i
Shteteve tė Bashkuara ta tėrheq ligjin, ka thėnė Lami.
-
Ndėrkaq, zėdhėnėsja e Komisionit Evropian tha se BE nuk kishte
zgjidhje pasi priti dy vjet qė SHBA-tė ta ndryshojnė ligjin i cili
kompanive amerikane u mundėson pėrfitime nga taksat e reduktuara dhe
eksporti.
-
-
-
Nė
disa shpėrthime nė Bagdad e Qerbela janė vrarė tė pakten 124 njerėz
-
-
Bagdad, Qerbela
2 mars - Nė disa
shpėrthimet qė ndodhen sot nė njė xhami shiite nė Bagdad dhe nė
Qerbela, janė vrarė tė pakten 124 njerėz, njofton Rojter.
-
Trupat polake nė Qerbela dhe trupat amerikane nė Bagdad kanė thėnė
se shpėrthimet janė shkaktuar nga sulmet me mortaja qė kanė tė
sinkronizuara kudnėr shiitėve.
-
Trupat amerikane thanė se muajin e kaluar kanė guerilėt e Al Kaidės
kishin planifikuar tė sulmojnė shiitėt.
-
Tė paktėn pesė shpėrthime kanė tronditur Qerbelanė, qytet i shenjtė
ku ndodheshin mbi dy milionė shiitė tė Irakut dhe Iranit. Koloneli
Raed Nabil, shef i policisė sė qytetit, tha se tė paktėn 70 irakianė
dhe iranianė janė vrarė nė kėto sulme.
-
-
-
Persona tė armatosur kanė vrarė 29 persona nė Pakistan
-
-
Kueta,
Pakistan, 2 mars -
Persona tė armatosur kanė hapur zjarr sot (e martė) kundėr
besimtarėve muslimanė shiitė gjatė njė rituali religjioz nė qytetin
Kueta nė jugperendim tė Pakistanit dhe kėshtu kanė vrarė 29 persona
dhe kanė plagosur mbi 150 tė tjerė, ka bėrė tė ditur prefekti i
qytetit, njofton AP.
-
-
-
Persona tė armatosur kanė vrarė 17 persona nė Pakistan
-
-
Kueta,
Pakistan, 2 mars -
Persona tė armatosur kanė hapur zjarr sot (e martė) kundėr
besimtarėve muslimanė shiitė gjatė njė rituali religjioz nė qytetin
Kueta nė jugperendim tė Pakistanit dhe kėshtu kanė vrarė 17 persona
dhe kanė plagosur 33 tė tjerė, kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e
qytetit, njofton Rojter. Nė qytet ėshtė shpallur ora policore, por
ende nuk ėshtė arrestuar askush.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|