|
 |
|
2 mars 2004 / TN
Kėto
ditė nė Bukuresht
E pa dritėn e botimit
njė libėr i ri i dr. Luan Topēiut
-
Paradigmat e mallit nė letėrsinė rumune dhe
shqiptare,
Editura
Cartea Universitara, Bukuresht, 2004
Baki YMERI
/ Bukuresht
Fjala
ėshtė pėr njė libėr erudit, metodik, dhe bindės, njė studim i
shkėlqyer, i letėrsisė krahasimtare. Autori pėrmes kėsaj vepre,
demonstron aftėsi tė rralla pėr tė dhėnė gjykime me vlera
shkencore, nė fushėn e interferencave kulturore, nė lirikėn
shqiptare dhe atė rumune.
Pas
Fjalorit Shqip-Rumanisht dhe librit mė tė ri tė Halil Haxhosajt,
kultura shqiptare nė veri tė Danubit, u pasurua edhe me njė vepėr
tė re. Fjala ėshtė pėr librin mė tė ri tė dr. Luan Topēiut Paradigmele
dorului in poezia romana si albaneza (Paradigmat e mallit nė
poezinė rumune dhe shqipe), botim i Editurės Cartea Universitara
(Libri Universitar). I pėrfshirė nė spektrin e veprave tė kritikės
letrare, libri i kėtij studjuesi tė mirėnjohur shqiptar, del nė
gjuhėn rumune, i shoqėruar me njė parathėnje nga akademiku
bukureshtar, Alexandru Balaci, sipas tė cilit, fjala ėshtė pėr
njė studim tė shkėlqyer, tė letėrsisė krahasimtare.
|
Autori i tij
na demonstron aftėsi tė rralla pėr tė dhėnė gjykime me vlera
shkencore nė fushėn e interferencave kulturore, nė lirikėn shqiptare
dhe atė rumune.
Siē duket
pra, edhe njėherė tėrhiqet vėmendja ndaj kulturės shqiptare nė
Bukuresht, pėrmes librit mė tė ri, tė kėtij autori shqiptar. Libri
ėshtė njė studim i letėrsisė krahasimtare tematike, ku sillen
ngjashmėri dhe ndryshime midis dy letėrsive, gjegjėsisht midis lirikės
rumune dhe asaj shqiptare, pėrmes njė kufizimi gjeografik tė dukurisė
letrare. Dr. Luan Topēiu vėshtron fenomenin nė njė seri paralelesh nga
pikpamja historike, socio-kulturore, gjeografike, filozofike,
gjuhėsore, folklorike, psikologjike.
Autori i
librit mbron idenė se popujt ballkanikė, kanė bashkėjetuar nė njė
ndėrvarėsi, nė tė shumtėn e rasteve dhe nė tė njėjtat sisteme:
ekonomike, administrative dhe politike, duke qėnė nėn dominimin e
dikurshėm trako-ilir, pastaj romak, bizantin apo turk. Duke praktikuar
pandėrprerje shkėmbime vlerash materiale dhe shpirtėrore, ata kanė
kapur pėrpos ndryshimeve specifike, karakteristika tė pėrbashkta tė
njė familjeje tė madhe, e ndjeshme ndaj tė gjitha manifestimeve
historike.
Kėto
realitete, sipas parathėnėsit, i kanė imponuar botės ballkanike,
pothuaj gjithmonė, ritmin e njė frymėmarrje tė vetme. Libri
pėrbėhet nga kėta kapituj: Malli si gjendje shpirtėrore. Konteksti
socio-kultural; Malli nė literaturėn e lavruar rumune; Malli nė
poezinė e lavruar shqipe; Malli nė letėrsinė postbelike rumune dhe
shqiptare. Ndjenja e mallit dhe e vetmisė nostalgjike hetohet si nė
poezinė gojore ashtu dhe nė krijimtarinė e disa poetėve tė rėndėsishėm
rumunė dhe shqiptarė: Mihai Eminescu, Asdreni, Lucian Blaga, Lasgush
Poradeci, Viktor Eftimiu, Mitrush Kuteli, Nichita Stanescu, Ismail
Kadare, Fatos Arapi, duke i vendosur nė njė kontekst ballkanik.
Pėrmes
analizės sė veprės sė autorėve qė merr nė shqyrtim, dr. Topēiu, sipas
perspektivės sė tij tematike, paraqet njėherazi dhe njė imazh tė
peisazhit lirik rumun e shqiptar. Autorėt e analizuar janė
shndėrruar nė transmetues tė njė tipi tė ri ndjeshmėrie, tė njė
vizioni mbi jetėn, me thekse tė qarta kombėtare dhe rajonale
(ballkanike) Poezia e tyre, pėrndryshe, poezia e ndjenjave mė tė
stėrholla njerėzore, tė rivitalizuara nė letėrsitė e vendeve gjegjėse,
transmeton njė ndjenjė tė lashtė, tė trashėguar, tė ruajtur, e
pasuruar me nga mė tė beftat nuanca semantike...
Nė
kopertinėn katėrt janė vėnė fragmente nga konsideratat e botės
akademike rumune rreth kėtij libri. Prof. univ. dr. Mircea Muthu,
prorektor i Universitetit tė Kluzhit, do tė theksojė: Studimi me njė
nivel akademik i dr. Luan Topēiu, i inkuadruar nė linjėn e njė
komparatizmi tematik - jo vetėm qė pėrmbledh vėzhgimet e mėparshme,
por ēel nė tė njėjtėn kohė disa perspektiva tė disa studimeve qė, sė
bashku me ato tė morfologjisė kulturore dhe tė etnologjisė, do tė
thellojnė imazhin tonė pėr njė segment karakteristik tė kulturės
letrare jug-lindore europiane. Prof. Univ. Dr. Romul Munteanu do ta
karakterizojė studimin nė mėnyrė lakonike: Paradigmat e mallit ne
poezinė rumune dhe shqiptare, ėshtė njė libėr erudit, metodik, dhe
bindės.
Sipas
albanologut Grigore Brancus, ky libėr sjell nė vemendjen e lexuesit tė
specializuar, letėrsinė shqiptare nė njė vėshtrim krahasimtar me atė
tė letėrsisė rumune, njė paraqitje e denjė e jona, njė sukses i
merituar i autorit, njė ndihmesė e ēmuar pėr njohjen e tjetrit, e atij
qė ėshtė pranė nesh. Ky studim i shkėlqyer, qė deshifron ndjenjėn e
mallit te dy popuj tė fisėruar pėrnga lashtėsia, ka 178 faqe, del nė
kondita tė shkėlqyera teknike, dhe kurorėzohet me njė bibliografi tė
zgjedhur prej 126 burimesh. Pritet qė pėrgjatė kėtij viti, autori ta
befasojė opinionin, edhe pėrmes botimit tė Fjalorit Rumanisht-Shqip,
tė Antologjisė sė Poezisė Shqipe nė gjuhėn rumune, dhe tė njė serė
veprash tė tjera, me karakter eseistik.
|
|