|
1 mars 2004 / TN
-
Nga
Margaret DeB. TUTWILER
-
Nėn-Sekretare e Shtetit pėr Diplomacinė dhe Ēėshtjet Publike
Gjatė
viteve kur kam shėrbyer si ambasadore nė Marok, unė pėrjetova, nga
fare afėr, sfidat e shumta tė diplomacisė publike me tė cilat
pėrballet vendi ynė, veēanėrisht nė botėn arabe dhe myslimane. Gjatė
dy muajve qė kam shėrbyer si nėn-sekretare pėr diplomacinė publike dhe
ēėshtjet publike, kam fituar njė kuptim dhe vlerėsim mė tė madh pėr
atė ēka zyra e nėn-sekretarit, tri byrotė tona, zyrat e diplomacisė
publike tė byrove rajonale dhe postet tona jashtė vendit bėjnė nė
fushėn e diplomacisė publike.
Gjatė dy
viteve tė fundit, ėshtė shkruar dhe debatuar shumė mbi efektshmėrinė
apo paefektshmėrinė e veprimtarive dhe programeve tė diplomacisė
publike tė qeverisė sė Sh.B.A. jashtė vendit. Raporte tė dobishme dhe
tė pėrgjegjshme nga Grupi Kėshillues i Ambasadorit Ed Djerejian,
Qendrės pėr Studimin e Presidencės tė Dr. Abshire, Kėshillit tė
Marrėdhėnieve me Jashtė, dhe Fondacionit tė Trashėgimisė kanė shėrbyer
pėr tė na ndihmuar tė shqyrtojmė atė ēka qeveria jonė e bėn mirė dhe
atė qė mund tė pėrmirėsohet.
Tė
gjithė ne mund tė biem dakort me shumė prej depėrtimeve dhe
rekomandimeve tė tyre. Megjithatė, siē e dimė, vendi ynė ka probleme
nė shumė e shumė pjesė tė botės sot, sidomos nė Lindjen e Mesme dhe nė
Azinė Juglindore, njė problem tė cilin pėr fat tė keq e kemi zhvilluar
gjatė shumė viteve nėpėr administratat si republikane ashtu edhe
demokrate, dhe njė problem qė nė vetvete nuk paraqet ndonjė riparim tė
shpejtė, njė zgjidhje tė vetme apo njė plan tė thjeshtė. Ashtu si na
janė dashur shumė vjet pėr tė arritur nė kėtė situatė, po kėshtu do tė
na duhen shumė vjet pune tė vėshtirė dhe tė fokusuar pėr tė dalė prej
saj.
Besoj qė
synimet tona strategjike janė tė qarta. Kemi nevojė tė vazhdojmė tė
fokusohemi mbi ato pjesė tė botės ku ka pasur njė pėrkeqėsim tė
vėshtrimit ndaj vendit tonė. Ky pėrkeqėsim ėshtė mė i fortė nė botėn
arabe dhe myslimane. Nė tė njėjtėn kohė, ne duhet tė punojmė po aq
fort edhe nė ato zona ku opinioni ndaj Shteteve tė Bashkuara nuk ka
ndryshuar deri mė sot.
Duhet tė
dėgjojmė mė shumė, jo vetėm audiencat e huaja, por edhe vetė
personelin tonė tė diplomacisė publike jashtė vendit. Me pak fjalė, tė
gjithė zyrtarėt e diplomacisė publike do tė jenė nė gjendje tė
komunikojnė dhe ndajnė ide tė reja mes nesh vetė dhe nėpėr tė gjitha
rajonet nėpėrmjet njė faqeje interneti interaktive qė i pėrkushtohet
shqetėsimeve tė diplomacisė publike.
Avokatia
e efektshme e politikave mbetet njė pėrparėsi, dhe besoj qė
thelbėsisht ne bėjmė njė punė tė mirė tė avokatisė pėr politikat tona
dhe shpjegimin e veprimeve tona. Audiencat mund tė mos jenė dakort apo
tu pėlqejė ajo qė themi dhe bėjmė, por ne jemi duke i komunikuar
politikat tona qeverive dhe elitave me influencė, pėrfshi edhe median
e huaj. Zyrtarėt tanė tė lartė, ambasadorėt dhe stafet e ambasadave
janė nė terren duke shpjeguar politikėn, synimet dhe nismat e Sh.B.A.
Sigurisht, tė gjithė ne, mund tė dalim mė mirė.
Duhet tė
bėjmė njė punė mė tė mirė pėr tė arritur pėrtej elitave tradicionale
dhe zyrtarėve qeveritarė. Nuk i kemi kushtuar pėrpjekje dhe fokus tė
mjaftueshėm jo-elitave, tė cilat sot, shumė mė tepėr se sa nė tė
kaluarėn, janė njė forcė shumė e fortė brenda vendeve tė tyre. Ky
duhet tė jetė njė fokus me pėrparėsi tani dhe nė tė ardhmen. Mjafton
vetėm tė shohim veprimtaritė e arritjes sė njerėzve nga korporatat e
Sh.B.A. jashtė vendit, pėr tė parė vlerėn e tė qenit tė pranishėm dhe
tė angazhuar nė mjedise qė ne nė qeveri i kemi neglizhuar pėr tepėr
kohė.
Kemi
nevojė tė mbėshtesim ato programe dhe veprimtari qė arrijnė nė
themelet e ndalimit dhe zmbrapsjes sė kėtij pėrkeqėsimi. Kemi nevojė
qė gjatė gjithė kohės tė pyesim veten, A vazhdon tė ketė efekt kjo
veprimtari apo program ende sot nė botė? Nėse po, duhet ta mbajmė.
Nėse gjykohet se nuk kontribuon mė, atėhere duhet ta lėmė pas.
Zhvillimi i mekanizmave tė efektshėm pėr vlerėsimin e ndikimit dhe
efektshmėrisė sė programeve ėshtė njė pėrparėsi.
Unė kam
ngritur njė ekip prej tri byrove tona pėr tė punuar me byrotė rajonale
dhe postet jashtė vendit pėr tė filluar njė rishikim tė gjithanshėm tė
tė gjitha programeve tė diplomacisė publike. Ky do tė jetė njė hap i
parė pėr ngritjen e njė procesi tė vazhduar tė matjes sė performancės
dhe vlerėsimit tė programeve.
Duhet tė
vazhdojmė tė ndjekim nisma tė reja dhe tė pėrmirėsojmė tė vjetrat me
shpresėn pėr tė arritur auditorė mė tė rinj, mė tė gjerė dhe mė tė
thellė.
Besoj qė
programet qė sjellin sėbashku amerikanė dhe tė huaj, qofshin fizikisht
apo edhe nė njė video-konferencė apo konferencė shtypi, krijojnė njė
mirėkuptim mė tė madh.
Si
nėn-sekretare, unė do tė doja tė shihja qė ne ti zgjerojmė programet
tona tė shkėmbimeve nė ēfarėdo mėnyre qė tė mundemi. Vitin e kaluar,
Departamenti i Shtetit sponsorizoi drejtpėrdrejt mė shumė se 30,000
shkėmbime akademike, profesionale dhe tė llojeve tė tjera nė mbarė
botėn. Programet e shkėmbimeve pėrbėjnė pjesėn e vetme mė tė madhe tė
buxhetit tė Departamentit tė Shtetit pėr diplomacinė publike,
316,633,000 dollarė nė vitin fiskal 2004, ēka, pėr fat tė keq, ėshtė
28,713,000 mė pak se kėrkesa e presidentit duke pėrfshirė edhe njė
zbritje prej 3,367,000. Brenda kėsaj shume, ne duhet tė pėrcaktojmė
pėrparėsitė.
Alokimi
i burimeve pėr shkėmbimet tashmė pasqyron pėrparėsinė e botės arabe
dhe myslimane. 25 pėrqind e financimeve pėr shkėmbimet do tė shkojė
pėr programet nė Lindjen e Mesme dhe Azinė Jugore nė vitin fiskal
2004, nė krahasim me 17 pėrqind nė vitin fiskal 2002. Kemi rifilluar
programin Fulbright nė Afganistan pas njė pauze prej 25 vjetėsh.
Muajin qė vjen do tė arrijnė kėtu njėzetė bursistė Fulbright afganė.
Vetėm pak ditė mė parė, kėtu arritėn 25 studentė Fulbright irakenė pėr
orientim pėrpara fillimit tė studimeve tė tyre tė rregullta.
Nėpėrmjet Programit tonė tė Lidhshmėrisė me Internet tė Shkollave,
26,000 nxėnės tė shkollave tė mesme nga Lindja e Mesme, Azia Jugore,
Europa Juglindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi aktualisht bashkėpunojnė
nė projekte on-line mbi aktualitetin, sipėrmarrjen, shėndetėsinė, dhe
pėrgjegjėsinė qytetare me nxėnės tė Sh.B.A.
Zgjerimi
i rrethit tė mundėsisė ėshtė koncepti qė qėndron pas Partneritete pėr
Mėsim (P4L), njė nismė e Byrosė sė Ēėshtjeve Arsimore dhe Kulturore
(ECA), e cila kėrkon tė shtrijė programet tona tė shkėmbimeve tek
studentėt e nivelit tė kolegjeve si dhe tek nxėnėsit e shkollave tė
mesme. P4L ka filluar programin tonė tė parė tė shkėmbimeve pėr
shkollėn e mesme me botėn arabe dhe myslimane.
Sot, 170
nxėnės tė shkollave tė mesme nga kryesisht vende islamike janė duke
jetuar me familje amerikane dhe duke mėsuar nė shkolla tė mesme. 450
nxėnės tė tjerė shkollash tė mesme nga Lindja e Mesme dhe Azia Jugore
do tė vijnė kėtu nė vitin 2004 pėr vitin e ardhshėm akademik: shifra
tė vogla, por njė fillim.
Gjithashtu, 70 studentė universitarė, meshkuj dhe femra, nga Afrika
Veriore dhe Lindja e Mesme do tė vijnė nė Sh.B.A. duke filluar nga
muaji tjetėr pėr trainim intensiv nė gjuhėn angleze pėrpara hyrjes sė
tyre nė programet pėr diploma universitare.
Nė forma
tė tjera angazhimi, qysh nga 11 shtatori, Byroja e Ēėshtjeve Publike
ka organizuar mė shumė se sa njė mijė videokonferenca dixhitale mes
zyrtarėve e ekspertėve amerikanė dhe audiencave tė huaja. Gjatė vitit
tė kaluar, ne mundėsuam afėrsisht 500 intervista dhe konferenca shtypi
me zyrtarė tė lartė nga Departamenti i Shtetit pėr organizata tė huaja
tė medias. Byroja e Programeve Ndėrkombėtare tė Informacionit (IIP) e
ka katėrfishuar nxjerrjen e pėrkthimeve nė gjuhėn arabe pėr
shpėrndarje.
Marrėdhėniet Publike punuan me ambasadėn tonė nė Xhakarta pėr tė
transmetuar drejtpėrdrejt Fjalimin pėr Gjendjen e Unionit, me pėrkthim
tė njėkohshėm nė indonezishten bahasa. Media e shkruar dhe e
transmetuar e pasqyruan fjalimin gjerėsisht. Njė stacion radio e
pėrcolli tė gjithė transmetimin drejtpėrdrejt, duke arritur miliona
njerėz nė kėtė vend ku mbizotėrojnė myslimanėt.
Kėto
janė pikėrisht ato lloje nismash qė unė besoj qė duhet tė ndjekim. Njė
nismė e re qė jam duke e eksploruar ėshtė ideja e mikro-bursave pėr
mėsimin e gjuhės angleze dhe pėr ndjekjen e Shkollave Amerikane tonat
jashtė vendit. Sh.B.A. ka qenė jashtėzakonisht e suksesshme me
mikro-kreditė pėr sipėrmarrėsit dhe bizneset e vogla. Pse tė mos e
marrim po atė koncept dhe ta zbatojmė nė arsim dhe mėsimin e gjuhės
angleze?
Njė
tjetėr program i cili premton ėshtė ai i Kėndeve Amerikane. Nė vitet e
fundit ne kemi pasur rezultate tė mira nga programi ynė i Kėndeve
Amerikane tė cilat, siē e dini, pėrbėjnė partneritete midis ambasadave
tona dhe institucioneve tė vendeve tė tilla si bibliotekat,
universitetet dhe dhomat e tregtisė. Kėto kėnde janė njė burim pėr
pėrēim informacioni nė nivelet bazė.
Aktualisht kemi mė shumė se 100 Kėnde Amerikane nė mbarė botėn. Nė
vitin fiskal 2004, kemi nė plan tė hapim 194 tė tjera nė 64 vende. Nga
kėto 194, IIP po punon me byrotė e Ēėshtjeve tė Lindjes sė Afėrt dhe
Azisė Jugore pėr tė ngritur 58 Kėnde Amerikane tė tjera nė kėto
rajone, pėrfshi 10 nė Afganistan dhe pesėmbėdhjetė nė Irak deri nė
vitin fiskal 2005.
Vetėm
muajin e kaluar, ne hapėm dy Kėnde Amerikane tė reja nė Bosnje
Hercegovinė, nė Zenica dhe Tuzla, qytete me popullsi tė konsiderueshme
myslimane dhe qendra tė mėsimit fetar.
Konsullatat virtuale do tė ishin njė tjetėr mjet pėr tė arritur nė
auditorė tė gjerė. Koncepti i konsullatės virtuale ėshtė njė angazhim
nga personeli nė njė mision tė Sh.B.A. jashtė vendit pėr tė udhėtuar
periodikisht nė njė zonė tė largėt tė zgjedhur me qėllim qė tė bėhen
prezantime tė drejtpėrdrejta personale dhe pėr tu pėrzier nė mėnyrė
informale me popullsinė e rajonit tė zgjedhur.
Udhėtimi
mbėshtetet nga njė faqe interneti e posaēme qė pasqyron lidhjet mes
amerikanėve dhe popullit e institucioneve tė atij rajoni.
Mėsimi i
gjuhės angleze: Pėr tė forcuar programet e mėsimit tė gjuhės angleze,
ECA po pėrkushton 1,573,000 dollarė tė tjera kėtyre programeve. Kjo
nuk mjafton, por ėshtė njė fillim. Qoftė me anė tė mėsimit tė
drejtpėrdrejtė apo pėrmes trainimit tė mėsuesve, programet e gjuhės
angleze ofrojnė njė gamė tė madhe pėr ēuarjen pėrpara tė synimeve tė
diplomacisė publike. Pėr shembull, gjatė pesė viteve tė kaluara,
ambasada nė Damask vlerėson qė ka trainuar mbi 9,000 prej 12,000
mėsuesve tė gjuhės angleze tė Sirisė, njė shembull i shkėlqyer i
shtrirjes kuptimplote.
Programet e Librave: IIP ka zhvilluar kompletet e librave mbi
historinė, kulturėn dhe vlerat amerikane pėr auditorė tė rinj nė mbarė
botėn. Ambasadat i dhurojnė kėto komplete librash nė bilbiotekat
vendore dhe shkollat fillore/tetėvjeēare. Deri nė shtator 2003,
ambasadat nė mbarė botėn kishin shpėrndarė komplete librash me vlerė
mbi 400,000 dollarė. Jemi duke shqyrtuar blerjet e librave dhe botimet
e buletineve jashtė vendit gjithashtu.
Bashkėpunimi me Sektorin Privat: Kemi krijuar njė pozicion tė ri nė
zyrėn time pėr tė eksploruar mėnyra pėr tė thithur ekspertizėn e
sektorit privat pėr tė ēuar pėrpara objektivat e sektorit tonė publik.
Mund tė
zgjerojmė partneritetet publike-private, fillimisht duke u fokusuar nė
industritė kyēe, tė tilla si teknologjia, kujdesi shėndetėsor dhe
arsimi. Ka shumė mė tepėr qė mund tė bėjmė nė fushėn e sportit. Dimė
nga pėrvoja e kaluar qė njė arritje e efektshme tek rinia bėhet
nėpėrmjet veprimtarive sportive.
Me anė
tė programit Lidhja e Kulturės tė ECA, program i ri ky, udhėheqja
kulturore e Amerikės komunikon drejtpėrdrejt me rininė e huaj elitare
dhe joelitare mbi vendin dhe vlerat tona. Aktualisht kemi 10
ambasadorė tė Lidhjes sė Kulturės, dhe programi do tė zgjerohet gjatė
kėtij viti.
Televizioni ofron njė mjet tė fuqishėm pėr diplomacinė publike dhe
ēėshtjet publike. jemi duke pėrdorur programimin bashkėpunues me
transmetuesit lokalė dhe po shfrytėzojmė kanale dhe teknologji tė reja
shpėrndarjeje pėr tė krijuar njė panoramė mė tė saktė tė Sh.B.A. pėr
auditorėt e pėrgjithshėm jashtė vendit.
Gjatė dy
viteve tė kaluara, kemi financuar disa qindra gazetarė tė huaj tė
medias sė shkruar dhe tė transmetuar jashtė vendit, mė shumė se gjysma
e tė cilėve kanė qenė nė vende me shumicė myslimane. Synojmė tė rrisim
kėto lloj turesh tė gazetarėve.
Meqenėse
ra fjala pėr televizionin, nuk mund tė neglizhoj pėrmendjen e
Alhurrah, rrjeti i ri televiziv satelitor pėr Lindjen e Mesme, krijuar
nga Bordi i Guvernatorėve tė Transmetimit, nė tė cilin unė shėrbej si
pėrfaqėsuese e Sekretarit. Alhurrah ėshtė nė transmetim nė 22 vende nė
rajon; do tė fillojė transmetimin 24 orė nė ditė nė 7 ditė tė javės nė
mes tė marsit. Reagimi i medias arabe ėshtė skeptik, ashtu siē do tė
pritej. Por shikuesit e zakonshėm janė duke u pėrgjigjur nė mėnyrė
shumė mė pozitive.
Po citoj
veēse njė mesazh elektronik (e-mail) tė marrė nė faqen e internetit tė
Alhurrah: Ajo qė keni filluar ėshtė njė hap shumė i madh drejt
zbatimit tė demokracisė sė vėrtetė dhe edukimit nė Lindjen e Mesme.
Misioni ėshtė i qartė, vetėm lutuni qė tė keni sukses nė pėrcjelljen e
mesazhit dhe misionit tuaj tek ata qė kanė nevojė pėr tė. Sido qė ta
bėjmė, duhet tė angazhohemi, tė dėgjojmė dhe tė ndėrveprojmė sidomos
me tė rinjtė. Ata janė ēelėsi drejt njė tė ardhmeje paqėsore.
Bashkėrendimi mes agjencive ėshtė thelbėsor pėr efektshmėrinė e
diplomacisė publike. Nisma e presidentin pėr Partneritetin nė Lindjen
e Mesme (MEPI), misioni i sė cilės ėshtė tė mbėshtesė reformėn
ekonomike, politike dhe edukative nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn e
Veriut, integron politikėn, diplomacinė publike, programet e
asistencės pėr zhvillim dhe teknike anembanė rajonit. Ne do tė
vazhdojmė tė punojmė me Shtėpinė e Bardhė pėr tė siguruar bashkėrendim
tė ngushtė tė mesazheve tona.
Shtėpia
e Bardhė bashkėrendon njė telefonatė konferencė tė pėrditshme mbi
diplomacinė publike pėr sa i pėrket Irakut. Kėshilli i ri i Pėrbashkėt
i Politikės Departamenti i Shtetit-USAID dhe Kėshilli i Menaxhimit
Departamenti i Shtetit-USAID synojnė tė pėrmirėsojnė bashkėrendimin e
programeve nė diplomacinė publike, ashtu si dhe nė fusha tė tjera, dhe
tė ndihmojnė qė tė sigurohet pėrdorimi mė i efektshėm i burimeve tė
programeve si nė Departament ashtu edhe nė Agjencinė e Sh.B.A. pėr
Zhvillimin Ndėrkombėtar.
Pėr fat
tė keq, tepėr shpesh, asistenca jonė e rėndėsishme dhe domethėnėse pėr
vendet nė zhvillim kalon pa u vėnė re dhe pa u vlerėsuar, ndėrkohė qė
asistenca e vendeve tė tjera pėr tė njėjtat vende ėshtė gjerėsisht e
njohur dhe e vlerėsuar. Kjo duhet tė ndryshojė.
Nė mbarė
qeverinė, ne duhet tė bėjmė njė punė shumė mė tė mirė pėr tu siguruar
qė pėrpjekjet e Sh.B.A. tė jenė tė mirėnjohura pėrtej zyrtarėve tė
qeverive tė huaja. Nuk mund tė pėrballojmė mė qėmarrėsit jashtė vendit
tė mos e kenė idenė qė populli i Shteteve tė Bashkuara ėshtė duke i
ofruar asistencė vendit tė tyre.
Nė
pėrfundim mė lejoni tė them pėrsėri qė tė gjithė ne e dimė qė ka shumė
mė tepėr punė pėr tė bėrė. Tė gjithė e dimė qė programet tona tė
diplomacisė publike, ato qė kam pėrmendur dhe tė tjera, duhet tė ēojnė
pėrpara interesat tona kombėtare, dhe tė bėjnė njė punė mė tė mirė pėr
tė shpjeguar qė jo vetėm politikat tona, por edhe se kush jemi ne si
popull.
Nė njė
botė financimesh tė mirėllogaritura, ne duhet tė sigurohemi qė burimet
tona tė diplomacisė publike tė pėrdoren sa mė efektshėm qė tė jetė e
mundur. Ne duhet tė vendosim pėrparėsi dhe tė pyesim veten, A po e
bėn punėn veprimtaria qė jam duke bėrė? Duhet tė dėgjojmė forcėn tonė
nė terren. Sot, Departamenti i Shtetit ka afėrsisht 1,200 punonjės qė
punojnė nė fushėn e diplomacisė publike. Sipas meje, ēdo amerikan,
pavarėsisht nga agjencia apo departamenti, duhet tė bėjė njė pėrpjekje
ekstra pėr tė komunikuar, dėgjuar dhe angazhuar jo vetėm me audiencat
tona tradicionale, por me audiencat tė cilae mė parė nuk u kemi
kushtuar aq pėrpjekje dhe kohė. Duhet tė lėvizim pėrtej mureve tė
ambasadave tona jashtė vendit dhe zyrave tė qeverive tė huaja.
Jam
optimiste me realizėm qė me kohė mund tė arrijmė njė pėrshtypje mė tė
mirė, mė tė shėndoshė dhe shumė mė tė saktė pėr vendin tonė dhe
popullin tonė. Askusht, sidomos unė, nuk nėnvlerėson sfidėn dhe
detyrėn e vėshtirė pėr tė cilėn bėhet fjalė.
Zyrtarėt
e diplomacisė publike me tė cilėt punoj janė duke arritur, hulumtuar
dhe kėrkuar mėnyra mė tė efektshme pėr tė artikuluar politikat tona
dhe pėr tė bėrė qė vlerat tona tė kuptohen.
Ne do tė
vazhdojmė tė bėjmė disa gabime por besoj vėrtet qė nė fund tė fundit
do tė arrijmė ku duam. Zgjidhje tjetėr nuk kemi. Duhet ta bėjmė kėtė.
|