|
 |
|
Podujevė, 1 mars 2004 (TN)
- Si pasojė e reshjeve tė shiut dhe shkrirjes sė borės ditėve tė
fundit vėrshimet kanė shkatuar probleme tė mėdha nė shumė fshatra
tė komunės sė Podujevės, deklaroi sot drejtori i Drejtorisė pėr
mbrojtje civile dhe emergjencė Fatmir Gashi nė takimin me zv.
kryetarin e komunės z. Agim Kikaj dhe u.d tė Kryeshefit tė
Ekzekutivit Mehmet Gashin ku u shqyrtua ecuria dhe zhvillimet pas
pėrmbytjeve dhe motiti tė lig qė vazhdon tė mbretėrojė nė rajonin
e Llapit.
z.
Gashi tha se situata aktuale ėshtė mė e qetė sepse niveli i ujit
ka rėnė, mirėpo qytetarėt po ballafaqohen me pasojat e vėrshimeve
dhe tė pėrmbytjeve. Raportet nga terreni njoftojnė se fshatrat mė
tė goditura nga vėrshimet e ditėve tė fundit janė: Zhitia,
Pollata, Metehia, Kėrpimehu, Pakashtica, Zakuti, Dobėrdoli,
Bajēina, Bradashi, Letanci, Lupēi, Popova, Majaci, Sfeēla,
Bellopoja dhe lagjet e Duriqėve, Haxhiajve, Fushalive dhe
Blakqorėve nė qytet. |
 |
|
Brigada
e zjarrfikėsve e Podujevės deri sot ka interevenuar nė 16 raste pėr
thithjen e ujit nga vendbanimet dhe shtėpitė dhe nė 3 raste ka evakuar
familjarė nga shtėpitė ku kishte depėrtuar uji, ndėrkaq qė NKPSH ka
intervenuar nė hapjen e kanalizimeve, lumenjėve e prrockave nė qytet
dhe fshatra. DMCE njoftoi se Zona e Pestė e TMK-sė ka shprehu
gatishmėri qė tė ndihmojė nė tejkalimin e situatės duke hapur rrugėt
dhe pastruar shtretėrit e lumenjėve dhe prrockave.
Gjatė
ditėve tė vikendit ka pasur disa intervenime pėr hapjen e rrugėve nė
fshtarat Popovė ku mbi 20 familje kanė probleme me qarkullimin e lirė
pėr shkak tė dėmtimit tė rrugės nga vėrshimet, nė Lagjen e Qunakėve nė
Lluga, nė Pakashticė, Repė, Lupē, Segashė, etj. Sot ekipet tona kanė
intervenuar nė Popovė e Majac ku kanė evkuar dy familje, kurse
Divizioni pėr menagjimi e emrgjencave nga Prishtina ka pastruar rrugėn
Batllavė-Orllan ku pati shembje tė dheut, tha Fatmir Gashi. Ai
njoftoi se ura tek Xhamia e qytetit ėshtė e pakalueshme pas dėmtimeve
nga rritja e nivelit tė ujit nė lumin Llap.
Vėrshimet dhe pėrmbytjet kanė ērregulluar edhe vijueshmėrinė e
nxėnėsve nė disa shkolla tė komunės sė Podujevės. Mr. Shpejtim Bulliqi
drejtor i drejtorisė pėr arsim njoftoi se nė Popovė mėsimi nuk po
mbahet fare sepse uji ka depėrtuar nė lokalet e shkollės. Probleme ka
edhe nė Batllavė, Lluga, Lupē dhe Batllavė, theksoi Bulliqi.
Zyrtarėt
e drejtorisė pėr politikė sociale dhe shėndetėsi kanė interevenuar me
gjėra ushqimore vetėm nė njė familje tė evakuar, kurse KFOR-i ēek e
sllovak ka intervenuar nė fshatin Bradash dhe fshatra tjera duke
dėrguar ujė tė pijshėm me cisterna pėr shkak tė ndotjes sė bunarėve nė
tė dy anėt e lumit Llap.
Karitasi
i Prishtinės vazhdon tė ndhmojė skamnorėt llapjan
Podujevė, 1 mars 2004
(TN)
Karitasi i Prishtinės shpėrndau ndihma nė artikuj higjienik dhe
veshmbathje pėr 15 familje skamnore llapjane, njoftoi sot kordinatori
i Karitasit nė fshatin Lluzhan Zejnun Bunjaku.
z.
Bunjaku deklaroi se lista e pėrfituesve tė kėtyre ndihmave ėshtė bėrė
nė bashkėpunim me Drejtorinė pėr politikė sociale dhe shėndetėsi,
kurse ndihma e ofruar nga Karitasi pėrmbanė veshmbathje pėr fėmijė,
gra dhe njerėz tė moshuar. Karitasi nė bashkėpunim me drejtorinė pėr
politikė sociale ka kompletuar dokumentacionin pėr 40 fėmijė jetimė
tė komunės sė Podujevės i cili do tė dėrgohet nė Lipeland Lipshtat tė
Gjermanisė dhe pritet qė nė tė ardhmen kėta fėmijė tė ndihmohen me
mjete materiale, tha Bunjaku.
Sipas
Zejnun Bunjakut Karitasi i Prishtinės pėrkujdeset pėr shumė familje
skamnore llapjane qė nga viti 1999 kur ėshtė hapur nėndega nė Lluzhan.
Karitasi i Prishtinės deri mė tash ka ndihmuar mbi 8248 familje me
gjendje jo tė mirė sociale, kurse prioritet u ėshtė dhėnė familjeve qė
rrisin jetimė, tha Bunjaku.
|
|