|
-
1 mars 2004 / TN
-
-
Arbėr PASHTRIKU
-
-
Ndoqa
me vemendje lajmin qe Presidenti i Republikes Alfred Moisiu ka
dekoruar dy viktimat e sherbimit ushtarak kombetar ne trazirat e
vitit 1997. Duke qene i bindur qe zoti Moisiu eshte president kukull
dhe asgje nuk ben me koken e tij do ndalem pak ne reagimet qe ka
shkaktuar dekorimi dhe jo drejtesia ose jo e vendimit.
-
-
Dekorimi i viktimave ne fjale behet ne nje kohe kur skenaristet dhe
pergjegjesit e asaj katastrofe shume tragjike per Shqiperine jane
ministra, deputete dhe punonjes te larte ne Perandorine Kriminale te
Fatos Nanos.
-
-
Dekorimi i Leke Qokut behet ne kohen kur gjakpiresja e tij ne
kuptimin me te drejtperdrejte te fjales eshte Prefekte e Beratit.
-
-
Reagimet e socialisteve mjerane te Vlores tregon qe akoma sot e
kesaj dite shoqeria vlonjate eshte mjaft e infektuar me virusin
antiverior dhe eshte shume larg sensit te realitetit dhe Vlores se
Ismail Qemalit. Per me teper kjo eshte nje shenje qe Partia
Socialiste e Shqiperise eshte nje parti e ngujuar fort ne llogoret e
antishqiptarizmit.
-
-
Punonjesit e ndjere te SHIK-ut jane viktima teresisht te pafajshme
qe kane dhene jeten ne mbrojtje te popullit te Vlores, ne mbrojtje
te instuticioneve shteterore per te cilat aq shume cirren banditet e
sotem ne pushtet.
-
Shqiptaret akoma nuk e kane harruar analistin e "famshem" Fatos
Lubonja qe ne krye te Forumit (famekeq) per Demokraci" u be
promotori dhe katalizatori i protestave shkaterruese.
-
-
Shqiptaret e Vlores i mbajne fare mire takimet e celulave te krimeve
me Skender Gjinushin, Sabit Brokajn dhe gazetarin me malinj qe ka
njohur gazetaria shqiptare, Frrok Cupin. Shqiptaret nuk kane si te
harrojne Gjeneral Imamin qe per ironi eshte ulur ne krah te Sali
Berishes ndoshta per te ju bere te ditur shqiptareve se sa thelle
eshte e kriminalizuar politika ne Shqiperi.
-
-
Nderimi qe Zoti Moisiu eshte munduar te ju beje djemve te SHIK-t nuk
mund te kete efektin e duhur sa kohe qe shkaktaret dhe inspiruesit e
trazirave famekeqe bredhin te lire ne sallonet qeveritare.
-
|
-
|