| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Hollbruk: Zgjidhja pėrfundimtare e gjendjes nė Ballkan nėnkupton
shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur
-
Deklaratė e kryetares sė Forumit tė Gruas sė LDK-sė pėr protestėn e
djeshme rreth sistemit zgjedhor
-
Holkeri pritet tė nėnshkruajė rregulloren pėr zgjedhjet parlamentare
nė Kosovė
-
Kryeministri Rexhepi pati takime tė rėndėsishme nė Itali
-
Gjykata Supreme e Kosovės liron gjeneral Veselin
-
Komiteti i Kryqit tė Kuq do tė kryesojė grupin pėr ēėshtjen e
personave tė zhdukur
-
USAID-i mbėshtetė ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin me
lista tė hapura nė Kosovė
-
Nė Stan Tėrg u shėnua 15-vjetori i grevės sė pėrgjithshme tė
minatorėve
-
Rregulla tė reja pėr tifozėt e Euro 2004
-
Tė akuzuarit nga Tribunali i Hagės Limaj, Balaj dhe Musliu u
shprehėn se nuk ndiehen fajtorė
-
Takimi i Pekinit nuk zgjidh ndryshimet
-
I bėhen homazhe Presidentit maqedonas
-
Krerėt e institucioneve tė Luginės sė Preshevės dėnojnė arrestimet e
fundit nė Bujanoc
-
Amerikanėt po humbin durimin me Aristidin
-
Plaēkitjet dhe vrasjet hakmarrėse kanė pėrfshirė kryeqytetin e
Haitit
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Hollbruk: Zgjidhja pėrfundimtare e gjendjes nė Ballkan nėnkupton
shpalljen e Kosovės shtet tė pavarur
-
-
Sarajevė,
28 shkurt 2004
-
Riēard Hollbruk, arkitekti i marrėveshjes sė Dejtonit ka
paralajmėruar se ėshtė i gatshėm qė tė angazhohet nė diplomacinė
amerikane, nėse kandidati i demokratėve fiton nė zgjedhjet
presidenciale amerikane. Hollbruk thotė se nė atė rast Ballkanin do
ta bėnte prioritet tė politikės sė jashtme amerikane.
-
"Nėse mė ofrohet rasti tė jem nė shėrbim tė administratės nė cilindo
pozicion, do ta bėj Ballkanin prioritet kryesor", ka thėnė Hollbruk
pėr gazetėn e Sarajevės "Dnevni avaz".
-
Ish-ndėrmjetėsi amerikan pėr Ballkanin, ka thėnė hapur se zgjidhja
pėrfundimtare e gjendjes nė rajon "nėnkupton edhe shpalljen e
Kosovės shtet tė pavarur", sepse serbėt e "kanė humbur Kosovėn",
thotė ai.
-
"Serbėt nė Beograd duhet tė pėrballen me realitetin dhe tė zgjedhin
ose Kosovėn ose Evropėn", ka thėnė shrehimisht Hollbruk, duke shtuar
se ndarja e Malit tė Zi nga Serbia poashtu ėshtė fare e qartė.
-
Nėse e serbėt e zgjedhin Kosovėn, do ta humbasin edhe atė, por edhe
Evropėn, por nėse zgjedhin Evropėn, atėherė tėrė Ballkani me kohė do
tė hyjė nė Bashkimin Evropian, duke pėrfshirė B e H, Maqedoninė,
Kosovėn, Malin e Zi, Shqipėrinė dhe Kroacinė, thekson ish-ambasadori
amerikan nė OKB.
-
Gjithashtu Hollbruk i konsideron qesharake disa kėrkesa tė
politikanėve nė Serbi se humbja e Kosovės do tė kompensohet me
territore tė tjera, sepse, siē ka thėnė, situata e tanishme ėshtė
rezultat kryekėput i gabimeve tė tyre, si dhe pėr faktin se kanė
humbur katėr luftėra, tė cilat i kanė filluar vetė, ka thėnė mes
tjerash Hollbruk pėr kėtė gazetė tė Sarajevės.
-
-
-
Deklaratė e kryetares sė Forumit tė Gruas sė LDK-sė pėr protestėn e
djeshme rreth sistemit zgjedhor
-
-
Prishtinė, 28 shkurt 2004
- Njė
deklaratė e dhėnė dje nga znj. Edita Tahiri para mediave nė njė
"protestė" tė disa OJQ rreth sistemit zgjedhor pėr zgjedhjet e
ardhshme nacionale nė Kosovė ėshtė vetėm njė gėnjeshtėr ordinere dhe
njė veprim i ulėt nė shėrbim tė interesave tė disa OJQ tė cilat kanė
marrė para tė mėdha pėr shfaqje tė tilla duke mos u brengosur shumė
madje tė pėrdhosin ēdo familje shqiptare dhe vlerat aq tė ēmuara tė
kombit, thuhet nė njė deklaratė tė Melihate Tėrmkollit, kryetare e
Forumit tė Gruas, deputete dhe anėtare e Kryesisė sė LDK-sė.
-
Znj. Tahiri po tė interesohej vetėm pak pėr qėndrimin e partisė nė
tė cilėn thirret ende do tė shihte se qėndrimi i LDK-sė pėr sistemin
e listave tė mbyllura ėshtė qėndrim i LDK-sė dhe LDK gjithsesi ka
Kryetar dhe President tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovėn.
-
Qėndrimi pėr kėtė sistem, pra ėshtė pėrcaktim i gjerė i LDK-sė, i
Kryesisė sė LDK, i Forumit tė Gruas sė LDK-sė, i Forumit tė Rinisė
sė LDK-sė, i tė gjitha degėve tė saj, madje edhe mekanizmave tė
tjerė institucionalė, siē ėshtė Komisioni pėr Barazi Gjinore i
Kuvendit tė Kosovės, dhe tė gjitha kėto janė shumica e qytetarėve tė
Kosovės, thekson zonja Tėrmkolli.
-
Nė fakt ky nuk ėshtė sistemi pėrzgjedhės i LDK-sė, sepse LDK ka
insistuar dhe insiston nė nxjerrjen e Ligjit zgjedhor dhe njė sistem
tė shumicės i kombinuar me sistemin proporcional i cili do tė ishte
shprehja mė e lartė e njė sistemi demokratik dhe qė do tė siguronte
stabilitet mė tė madh tė institucioneve.
-
-
Ky
sistem, thota ajo, nuk ėshtė pėrmendur asnjėherė nga goja e znj.
Tahiri dhe tė gjithė atyre OJQ tė cilat ēirreshin para mediave pėr
gjoja demokraci e transparencė. Nuk ka dalė asnjėherė nga goja e
tyre ta thonė njė fjalė tė vetme pėr vendet e rezervuara pėr serbėt
dhe minoritetet e tjera qė ėshtė burimi kryesor i strukturės
jostabile tė institucioneve. Ata dhe ato e dinė pse nuk e bėjnė
kėtė, thotė nė kėtė deklaratė zonja Tėrmkolli.
-
Njė gjė ėshtė e sigurt se pavarėsisht pėr cilin variant do tė
vendosė z.Holker, LDK do tė fitojė edhe nė zgjedhjet e ardhshme
nacionale dhe pikėrisht pėr faktin se ėshtė parti e realizimit tė
interesave kombėtare dhe parti qė kultivon demokracinė e brendshme
dhe nė institucione, nėnvizon nė deklaratėn e saj, Melihate
Tėrmkolli, kryetare e Forumit tė Gruas sė LDK-sė.
-
-
-
Holkeri pritet tė nėnshkruajė rregulloren pėr zgjedhjet parlamentare
nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 28 shkurt 2004
-
Kryeparlamentari i Kosovės, Hari Holkeri pritet tė nėnshkruajė sot
rregulloren pėr zgjedhjet parlamentare nė Kosovė, e cila pėrcakton
sistemin zgjedhor me lista tė mbyllura nė tėrė Kosovėn vetėm si njė
njėsi zgjedhore. Si tė tillė kėtė rregullore e kanė kundėrshtuar
disa parti politike dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile.
-
-
-
Kryeministri Rexhepi pati takime tė rėndėsishme nė Itali
-
-
Romė,
28 shkurt 2004
-
Kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Bajram Rexhepi, i cili po
qėndron nė njė vizitė njė javshe nė Itali, dje e pati njė varg
takimesh tė randėsishme.
-
Ai fillimisht u takua me udhėheqėsin e Partisė Demokratike Majtiste
Pietro Fassino. Nė kėtė takim u diskutuan zhvillimet aktuale
politike nė Kosovė si dhe angazhimi i matejm i qeverisė italiane nė
Kosovė. Udhėheqėsi i tė Majtės Demokratike Fassino, deklaroi se
pėrkrah njė angazhim mė tė madhė tė Italisė nė proceset demokratike
dhe tė zhvillimit tė Kosovės.
-
-
Ai tha
se pėrkrah angazhimet nė rrugėn e Kosovės drejt zgidhjes sė statusit
final. Zoti Fassino me kėtė rast inkurajoi kryeministrin Rexhepi dhe
Qeverinė qė ai udhėheq nė drejtim tė implementimit dhe plotėsimit tė
standardeve pėr Kosovėn. Nė kėtė bisedė tė gjatė dhe miqėsore z.
Fassino ripohoi gadishmerinė e Italisė pėr tė ndihmuar zhvillimin e
Kosovės.
-
Mė pastaj kryeministri Rexhepi u takua me kardinalin Anxhelo Sadano,
sekretar i shtetit tė Vatikanit. Nė kėtė takim tė dy
bashkėbiseduesit u pajtuan pėr nevojėn e angazhimit pėr vlera
demokratike dhe paqe tė qendrueshme nė Ballkan.
-
-
Kardinali Sadano deklaroi se gjithsesi duhet tė respektohet dėshira
dhe vullneti i popullit dhe inkurajoi kryeministrin Rexhepi nė
rrugėn qė ai dhe Qeveria e tij janė duke ndjekur pėr plotėsimin e
standardeve.
-
Po sot pasdite kryeministri Rexhepi u takua edhe me z. Francesko
Rutteli, udhėheqės i Qendrės Demokratike, dhe z. Sergio Matarela ish
zėvendėsministėr nė kohėn e qeverisė sė Prodit.
-
-
Gjatė
kėtij takimi ata kanė pėrkrahur angazhimet e Qeverisė sė Kosovės dhe
premtuan ndihmėn pėr zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik tė Kosovės,
thuhet nė njė njoftim tė Zyrės sė Kryeministrit pėr Informim Publik.
-
-
-
Gjykata Supreme e Kosovės liron gjeneral Veselin
-
-
Prishtinė, 28 shkurt 2004
-
Gjykata Supreme e Kosovės e ka liruar si tė pafajshėm gjeneral Sali
Veselin, ish-komandant tė Zonės sė Dytė Mbrojtėse tė TMK-sė nė
Prizren.
-
Gjeneral Veseli ishte akuzuar se kishte nxitur vrasjen e Ekrem
Rexhės, tė njohur si 'komandant Drini'.
Gjykata e Qarkut nė Prizren, mė 24 mars tė vitit tė shkuar e pati
dėnuar Sali Veselin me dhjetė vjet heqje lirie.
-
Gati njė vit mė pas Gjykata Supreme e Kosovės e ka shpallur tė
pavlefshėm vendimin e Gjykatės sė Qarkut nė Prizren dhe Sali Veselin
e ka shpallur tė pafajshėm dhe e ka liruar nga vuajtja e dėnimit.
-
Gjeneral Sali Veseli ishte arrestuar pak kohė mbas luftės, dhe
procesi gjyqėsor ndaj tij ishte njėri ndėr proceset mė tė gjata.
-
Ai ka qenė njėri ndėr katėr komandantėt e zonave tė TMK-sė, qė ishin
arrestuar pėr krime tė kryera nė periudhėn e pasluftės.
-
-
-
Komiteti i Kryqit tė Kuq do tė kryesojė grupin pėr ēėshtjen e
personave tė zhdukur
-
-
Prishtinė, 28 shkurt 2004
-
Pėrfaqėsuesit e Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar kanė pranuar ftesėn e
shefit tė administratės ndėrkombėtare nė Kosovė, Hari Holkeri, pėr
tė kryesuar grupin punues pėr ēėshtjen e personave tė zhdukur nė
dialogun pėr ēėshtje teknik ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit.
Komiteti i Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar ka kumtuar se kėtė rol e ka
pranuar pėr shkaqe humanitare.
-
-
-
USAID-i mbėshtetė ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin me
lista tė hapura nė Kosovė
-
-
Prishtinė, 28 shkurt 2004
- Zyra
e Agjencisė Amerikane pėr Zhvillim nė Kosovė (USAID) mbėshtet
ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin me lista tė hapura nė
zgjedhjet e ardhshme parlamentare tė Kosovės.
-
-
Shefi
i kėsaj zyreje Dejl Fajfer nė njė intervistė dhėnė "Zėrit tė
Amerikės", thotė se qytetarėt e Kosovės duhet tė kenė tė drejtėn tė
zgjedhin vetė pėrfaqėsuesit e tyre. Ai ka theksuar se USAID-i ka
mbėshtetur fuqishėm ndryshimin e sistemit zgjedhor nė njė mėnyrė tė
tillė qė jo vetėm tė ketė lista tė hapura, por edhe zona zgjedhore.
-
-
Nė
fakt duhet tė ketė zona zgjedhore pėr tė pasur lista tė hapura.
Sipas tij ka mundėsi tė krijohen zona nė shumė mėnyra edhe pa
regjistrim tė popullėsisė, atėherė njerėzit do tė kenė njė listė tė
zgjedhur tė atyre qė ata njohin nė zonėn e vetė pėr tė cilėt mund tė
votojnė.
-
-
-
Nė Stan Tėrg u shėnua 15-vjetori i grevės sė pėrgjithshme tė
minatorėve
-
-
Mitrovicė, 28 shkurt 2004
-
Minatorėt e "Trepēės" nė prani tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve mė
tė larta tė Kosovės, si dhe liderė politikė tė asaj kohe, kanė
shėnuar dje nė Stan Tėrg 15-vjetorin e grevės sė pėrgjithshme tė
minatorėve.
-
-
Rikujtojmė se minatorėt ishin ndėr tė parėt qė kundėrshtuan okupimin
e Kosovės nga Serbia, si dhe u angazhuan kundėr ndryshimeve tė
Kushtetutės sė vitit 1974, me tė cilėn faktikisht regjimi serb
suspendoi mėvetėsinė e atėhershme politike tė Kosovės.
-
-
-
Rregulla tė reja pėr tifozėt e Euro 2004
-
-
Lisbonė, 28 shkurt 2004
-
Tifozėt e ndeshjeve tė futbollit tė finaleve tė kampionatit evropian
2004 nė Portugali do tė pėrballen me teste pėr tė provuar se sa tė
pirė mund tė jenė, ndėrsa arrijnė pėr tė parė ndeshjet.
-
Testet pėr pije alkoolike midis tifozėve nuk do t'i bėhen ēdokujt
nga 500 mijė tifozėt qė priten tė shohin ndeshjet e Euro 2004, por
ata do t'i nėnshtrohen rregulave tė tilla nė rrethana tė veēanta.
-
Ndeshjet midis 16 ekipeve fillojnė nė qershor dhe pajisje tė
ngjashme me ato qė pėrdoren pėr tė matur sasinė e alkoolit tė pirė
nga shoferėt, do tė pėrdoren dhe do tė jenė pranė stadiumeve ku
zhvillohen ndeshjet.
-
Limiti i alkoolit nė gjak qė lejohet nė Portugali ėshtė 0.5 gram pėr
njė litėr. Ata tifozė qė kanė mė shumė se dyfishin, pra 1.2 gram nuk
do tė lejohen tė hyjnė nė stadium.
-
Organizuesit e kampionatit, UEFA thanė se njė nga sfidat e
autoriteteve portugeze ėshtė kontrolli i turmave, transporti dhe
zbatimi i kufizimeve alkoolike.
-
-
-
Tė akuzuarit nga Tribunali i Hagės Limaj, Balaj dhe Musliu u
shprehėn se nuk ndiehen fajtorė
-
-
Hagė,
28 shkurt 2004
- Tė
akuzuarit nga Tribunali i Hagės Fatmir Limaj, Haradin Balaj dhe Isak
Musliu dje pasdite i kanė hedhur poshtė akuzat plotėsuese pėr krimet
e luftės. Secili prej tyre individualisht ka thėnė se nuk ndiehet
fajtor, duke u pėrgjigjur nė pyetjen e gjyqtarit lidhur me pikat
plotėsuese me tė cilat i ngarkon Tribunali i Hagės.
-
Prokuroria e Tribunalit nė rastin kundėr Fatmir Limajt dhe tė
tjerėve ka zgjeruar aktakuzėn kundėr tyre duke shtuar si vepėr tė re
krimi edhe "pjesėmarrjen nė ndėrmarrje e bashkuar kriminale qė ka
pasur pėr qėllim dhunėn ndaj popullatės civile serbe dhe shqiptare"
qė janė quajtur pėr ta si kolaboracionistė.
-
Tre tė akuzuarit shqiptarė tė Kosovės, ish-pjesėtarė tė UĒK-sė janė
deklaruar se ndiehen tė pafajshėm pėr vepra tė reja qė u ngarkohen e
qė thuhet t'i kenė kryer gjatė vitit 1998.
-
Deri mė tash vetėm Fatmir Limaj nga tė tre tė akuzuarit ishte
akuzuar edhe pėr pėrgjegjėsi komanduese, ndėrkaq tash me kėtė
aktakuzė ėshtė ngarkuar edhe i akuzuari Isak Musliu. I akuzuari i
parė Fatmir Limaj ka thėnė se nuk pranon tė ketė pasur njė kamp tė
tillė nė Llapushnik.
-
-
-
Takimi i Pekinit nuk zgjidh ndryshimet
-
-
Pekin,
28 shkurt 2004
-
Raundi i fundit i bisedimeve gjashtėpalėshe mbi programin bėrthamor
tė Koresė sė Veriut ka pėrfunduar me njė pranim tė ministrit tė
jashtėm Kinez, Li Zhaoxing se ende ekzistojnė ndryshime serioze.
-
Konferenca pėrfundoi mė vonė nga ē'ishte planifikuar nė mes
njoftimeve se Korea e Veriut po kėrkonte ndryshime tė minutės sė
fundit tė deklaratės sė pėrbashkėt.
-
BBC thotė se nuk duket tė ketė pasur ndonjė shenjė tė arritjes gjatė
katėr ditė bisedimeve.
Uashingtoni kėrkon qė Phenjani tė japė siguri se do tė ēmontojė tė
gjitha objektet bėrthamore qė ka nė shkėmbim tė ndihmės dhe
garancive tė sigurisė.
-
Por Phenjani akuzon Uashingtonin se ende mban politikė armiqėsore
ndaj tyre.
-
-
-
I bėhen homazhe Presidentit maqedonas
-
-
Shkup,
28 shkurt 2004
-
Homazhe nga e gjithe bota po i bėhen Presidentit maqedonas, Boris
Trajkovski i cili humbi jetėn pasi avioni i tij u rrėzua nė Bosnjė
Hercegovinė, tė enjten. Kanė filluar ndėrkohė pėrgatitjet pėr njė
funeral shtetėror.
-
Zyrtarėt e NATO-s nė Bosnjė-Hercegovinė e kanė konfirmuar se ekipet
e kėrkimit kanė gjetur trupat e tė nėntė personave qė ishin nė bord
tė avionit qė barte presidentin maqedonas, Boris Trajkovski qė u
rrėzua tė enjten.
-
Ekipe boshnjake dhe maqedonase tė mjekėsisė ligjore shkuan nė vendin
e ngjarjes pėr tė filluar procesin e identifikimit zyrtar. Dy kutitė
e zeza janė nxjerrė nga avioni i rrėzuar.
-
Maqedonia mban tri ditė zie zyrtare pėr presidentin Trajkovski.
-
-
-
Krerėt e institucioneve tė Luginės sė Preshevės dėnojnė arrestimet e
fundit nė Bujanoc
-
-
Bujanoc, 28 shkurt 2004
-
Krerėt e institucioneve tė Luginės sė Preshevės i kanė gjykuar
negativisht arrestimet e fundit dhe bastisjet e forcave serbe tė
sigurimit tė cilat kanė arrestuar dy shqiptarė.
-
-
Prefekti i Bujanocit Nagip Arifi ka deklaruar se kjo ėshtė njė
tendencė drejt destabilizimit tė gjendjes nė rajon dhe kundėr
institucioneve tė Luginės sė Preshevės. Ai tha se nuk ka qenė aspak
i njoftuar lidhur me rastin nga ana e policisė ngase nė aksionin e
pardjeshėm ėshtė arrestuar edhe njė punėtor i administratės
komunale, cila udhėheqet nga vetė ai.
-
-
-
Amerikanėt po humbin durimin me Aristidin
-
-
Uashington, 28 shkurt 2004
-
Situata nė kryeqytetin haitian po pėrkeqėsohet dhe nė njė shenjė tė
qartė se qeveria amerikane po humb durimin me presidentin e vendit,
nė njė deklaratė tė administratės amerikane thuhet se presidenti
Aristide duhet tė verė nėn kontroll pėrkrahėsit e tij dhe t'i japė
fund asaj qė u pėrshkrua si dhunė e verbėr qė po pėrfshin
kryeqytetin.
-
Gangsterė tė armatosur qė kanė deklaruar aleancė me presidentin
Aristide kanė filluar grabitjet e portit dhe vrasje tė civilėve tė
pafajshėm.
-
Qeveria amerikane duket se sugjeron se dora e presidentit ėshtė pas
kėtij kaosi dhe i kėrkon atij tė marrė masat e nevojshme pėr ta
ndaluar atė.
-
-
-
Plaēkitjet dhe vrasjet hakmarrėse kanė pėrfshirė kryeqytetin e
Haitit
-
-
Porto
Prens, 28 shkurt 2004
-
Anarkia ka pėrfshirė kryeqytetin e Haitit, Porto Prins, me plaēkitje
dhe vrasje hakmarrėse. Ndėrkohė kryengritėsit kėrcėnuan tė marrin
nėn kontroll kryeqytetin dhe presidenti Zhan-Bertrand Aristid
refuzoi pėrsėri tė jepte dorėheqje.
-
Gjendja nė Porto Prens doli jashtė kontrollit, ndėrsa bandat e
forcave tė armatosura besike tė presidentit Aristid qarkullonin
nėpėr kryeqytet, duke kėrcėnuar tė digjnin shtėpitė e kundėrshtarėve
tė tij.
-
Ambasada amerikane nė Porto Prins i bėri thirrje presidentit Aristid
si dhe kryengritėsve qė tė ndalin dhunėn. Po dje, Presidenti Bush
tha se administrata e tij po vazhdon pėrpjekjet pėr arritjen e njė
zgjidhjeje politike nė Haiti, por ai nuk i kėrkoi drejtė pėr drejtė
zotit Aristid qė tė jepte dorėheqjen.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|