|
28
shkurt 2004 / TN
Ardian VEHBIU
Ne
shqiptarėt qė jetojmė nė Perėndim ēdo ditė e pyesim veten sa shqiptarė
kemi mbetur, madje ndonjėherė edhe se sa shqiptarė na mbetet tė jemi
nė kontekstin e ri shoqėror ku kemi hyrė. Realitetet e mėrgatės kanė
treguar se identiteti ynė kombėtar, edhe kur nuk ka rast tė shfaqet nė
veprimtarinė e pėrditshme, mbetet i gjallė, nerv ende i paprekur nga
arseniku i konformizmit. Midis atyre qė e refuzojnė ēdo lloj
bashkėpunimi shpirtėror me kulturėn e vendit tė ri ku jetojnė dhe
atyre qė bėjnė ēmos ta harrojnė tė kaluarėn, gjendet masa e madhe e tė
moderuarve, qė nuk e vuajnė edhe aq shumė identitetin e vet kombėtar
nė vetvete, por qė megjithatė nuk duan tė identifikohen me ato qė po
ndodhin sot nė Shqipėri.
Pėr mė
tepėr, mėrgatės sė re tė tė ikurve gjatė viteve 90, pas hapjes sė
kufijve, i duhet tė gjejė mėnyra bashkėveprimi me mėrgatėn e vjetėr
pak a shumė antikomuniste, qoftė edhe thjesht nė emėr tė ekzistencės
tė atij komuniteti shqiptar tė cilin tė gjithė e pėrmendim dhe duam ta
shohim tė konstituar. Njė faktor i tretė pėrfaqėsohet nga tė ikurit e
shumtė nga Kosova e nga trojet e tjera shqipfolėse nė Ballkan, tė
cilėt duken mė solidarė me njėri-tjetrin pėr shkak tė rrethanave
historike tragjike, por qė edhe ata kanė pėrēarje e kontradikta mes
tyre, pa pėrmendur marrėdhėniet e tyre ndonjėherė tė ndera me segmente
tė tjera brenda komunitetit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Identiteti i secilit prej nesh riprodhohet ēdo ditė edhe nėpėrmjet
kėtyre kontradiktave, sepse duam sduam, gjithnjė do tė ballafaqohemi
me kė konsiderojmė si tė ngjashėm me veten, edhe kur e pranojmė, edhe
kur e mohojmė. Natyrisht, kemi ēdonjėri jetėn tonė personale, e cila
shpesh nuk ka asnjė lidhje me ēfarė ndodh aktualisht nė Shqipėri; kjo
don tė thotė se kemi edhe tė drejtėn e pakundėrshtueshme tė kujdesemi
pėr tė arritur ato objektiva qė i kemi vėnė vetes, personale,
familiare ose publike, edhe pse mund tė ndodhė qė tė mos ketė asgjė
shqiptare nė kėto objektiva.
Ndėrkohė
opinoni publik i vendeve perėndimore po vjen duke e njohur gjithnjė e
mė gjerė Shqipėrinė, dhe kjo jo nė sajė tė kontakteve tė
drejtpėrdrejta, por thjesht falė ndėrmjetėsimit tė mjeteve tė kumtimit
publik (mass mediave). E dimė edhe se natyra e kėtyre mjeteve, sidomos
nė Perėndim, ėshtė e tillė qė ta manipulojė realitetin pėr tė kėnaqur
sidomos atė pjesė tė publikut tė cilėn tanimė e kanė standardizuar.
Identiteti ynė si shqiptarė, nė kėtė rast, shumė shpesh hyn nė krizė
pėr shkak tė pėrplasjes mė kėtė lloj publiku standard. Ėshtė fjala pėr
njerėz mė tė cilėt jemi nė marrėdhėnie tė pėrditshme; njerėz tė cilėt
na pranojnė si tė barabartė, na respektojnė si pjesė e komunitetit tė
tyre; shokė, miq, tė dashura. Mė ēidentitet ti paraqitemi rrethit
tonė shoqėror e kulturor, atje ku jetojmė?
Sfidat
prirjes sonė instinktive pėr tu quajtur ende shqiptarė i vijnė nga
shumė drejtime. Mė i rėndėsishmi nga kėto drejtime lidhet mė fytyrėn
aspak dinjitoze qė i ka treguar Shqipėria botės gjatė dhjetėvjeēarit
tė shkuar: e kam fjalėn pėr trazirat, pėrleshjet, rrahjet politike,
korrupsionin e jashtėzakonshėm, hajdutėrinė, bandat e armatosura,
kriminalitetin e organizuar, vjedhjen e armatimit tė ushtrisė
kombėtare, paqėndrueshmėrinė politike, riciklimin e paskrupullt tė
shumė strukturave e kuadrove tė kohės sė totalitarizmit, dobesimin
fatal tė shtetit, humbjen e autoritetit tė partive politike,
paaftėsinė pėr tė pėrmirėsuar infrastrukturėn, shkatėrrimet e pronės
publike, mosrespektimin e ligjit, krahinorizmin politik,
bajraktarizmin, shthurrjen e mikrostrukturave sociale si p.sh.
familja, papjekurinė e shoqėrisė civile, hipokrizinė dhe servilizmin
diplomatik, mungesėn e njė shtylle kurrizore nė politikėn e jashtme,
diletantizmin nė qeverisje, favoritizmin dhe nepotizmin, lulėzimin e
skemave piramidale dhe pėrkrahjen e tyre nga pjesa mė e madhe e
investitorėve potencialė, mospagimin e taksave, rrėgjimin e jetės
kulturore, kolapsin e sistemit arsimor, paaftėsinė pėr tė mbajtur nė
vend talentet.
Kėtu nuk
dua tė diskutoj pėr shkaqet e kėsaj katastrofe, po pėr impaktin e saj
ndaj identitetit tė atyre prej nesh qė nuk ndihen pėrgjegjės pėr asnjė
nga kėto dukuri dhe as mund tė ndėrmarrin ndonjė hap konkret
domethėnės, pėr ta pėrmirėsuar gjendjen. Zakonisht mendojmė qė e keqja
ka tė bėjė me mungesėn e kulturės civile (publike) ndėr shqiptarė,
sepse janė po kėta qė pėrshtaten fare mirė e kthehen nė individė tė
suksesshėm sapo integrohen nė kontekste kulturore tė tjera,
joshqiptare. Nė kėtė pikė njė mekanizėm psikologjik kompensimi vihet
nė lėvizje dhe na bėn qė, pa dashje, tė ndihemi mė tė mirė sė ata qė
kanė mbetur nė Shqipėri. Natyrisht kėtė nuk do ta pranonim po tė na
shfaqej ballazi, por shpesh e kemi tė fshehur brenda nesh, dhe ia
shijojmė efektin ngushėllues.
Sfida e
dytė ndaj identitetit lidhet me ēka po bėjnė shqiptarėt sot nė Evropė
e mė tej. Qė prej vitit 1990, mė shumė sė njė e pesta e popullsisė sė
Shqipėrisė emigroi nė Perėndim, kryesisht nė Greqi (mė tė shumtėt) dhe
nė Itali. Mendohet se njė numėr i pėrafėrt shtetasish shqiptarė do tė
ishin gati tė ndiqnin tė njėjtėn rrugė, sikur tu jepej mundėsia. Kjo
hemorragji me pasoja shumė tė rėnda pėr vendin mund tė shpjegohet me
mbylljen totale tė Shqipėrisė gjatė viteve tė regjimit komunist,
varfėrinė e madhe, shtesėn e lartė tė popullsisė, papunėsinė e
tmerrshme tė krijuar gjatė tranzicionit, pasigurinė ndaj sė ardhmes nė
rrethanat e kaosit politik dhe social tė krijuar pas shuarjes sė
diktaturės dhe sidomos me shkatėrrimin e raportit tė natyrshėm mes
individit dhe pronės private, nga ana e totalitarizmit.
Ėshtė e
dhimbshme pyetja se ēfarė i ka sjellė Shqipėria botės, tė paktėn nė
shekullin XX: kontributi ėshtė i reduktuar kryesisht nė shembuj
pedagogjikė negativė. Opinioni publik nė Perėndim nuk do tia dijė dhe
aq pėr lashtėsinė, racėn dhe artin e tė mbijetuarit: kėto vlera e
humbėn magjinė me vjetėrimin e konceptimit romantik tė historisė. Tė
mos harrojmė se jetojmė nė njė botė ku edhe njė vend i pasur e i
qytetėruar si Finlanda po njihet mė shumė si atdheu i telefonave
celularė Nokia sesa i Sibeliusit. Kjo do tė thotė edhe se, sa mė shumė
qė informacioni bėhet i disponueshėm pėr tė gjithė edhe pėr shkak tė
zgjerimit tė hatashėm tė Internetit si mėnyrė komunikimi aq mė tė
lehtė e kanė konceptet dhe opinionet standard qė tė arrijnė edhe nė
skajet mė tė largėta tė globit, e tė bashkojnė, virtualisht,
komunitete nga mė tė pabashkėmatshmet. Pėr fat tė keq, shoqėria e
televizionit satelitor dhe e WWW e njohu Shqipėrinė nė njė nga
momentet e saj mė delikate: kur kjo nuk diti ta realizojė me urtėsi
dhe pjekuri tranzicionin drejt ekonomisė sė tregut dhe strukturave
politiko-sociale demokratike.
Ėshtė
diskutuar shumė rreth potencialit kriminal tė turmave tė refugjatėve
shqiptarė qė u dyndėn nė Perėndim, shpesh nė mėnyrė mjaft
spektakulare. Por nuk mund tė diskutohet mė se sot, nė vitin 2000, njė
pjesė jo e vogėl e emigrantėve shqiptarė nė Evropėn Perėndimore kanė
pėrfunduar nė njė limbo ku veprimtaria e kundėrligjshme shpesh mbetet
e vetmja rrugė pėr tė mbijetuar. Pa pėrmendur kėtu rolin gjithnjė e nė
rritje tė shqiptarėve nė trafikun e armėve, refugjatėve klandestinė
dhe tė drogės (pėrfshi kėtu edhe heroinėn), vjedhjet e grabitjet me
pėrmasa tė mėdha dhe prostitucionin e organizuar, veprimtari nė tė
cilat ekziston tashmė njė bashkėpunim sistematik midis vėllezėrve
tanė, dhe grupeve kriminale lokale (sidomos nė Itali).
Nėse kjo
i detyrohet ndonjė predispozicioni tė homo enverians pėr ta
shpėrfillur ligjin, a nėse u kushtėzua edhe nga margjinalizimi i
shqiptarėve pėr shkak tė miteve antishqiptare e anti-imigracion tė
ushqyera nga mediat dhe nga disa forca politike tė sė djathtės nė
vendet pritėse, mbetet pėr tu ftilluar; por ka tė ngjarė qė tė dy
kėta faktorė e ndoshta edhe tė tjerė minorė tė kenė ndikuar nė kėtė
drejtim. Gjithsesi, ēdo ditė e mė tepėr bota po i njeh shqiptarėt
nėpėrmjet kronikės sė zezė, dhe kjo na e bėn gjithnjė e mė tė vėshtirė
ta konsiderojmė veten publikisht shqiptarė, sepse do tė na futte
dashur pa dashur nė tė njėjtėn kategori me trafikantėt e refugjatėve,
kodoshėt e prostitutave, dhe xhepistėt e stacioneve tė trenave. Aq mė
tepėr qė, edhe nė kėtė rast, nuk mund ti vemė vetes asnjė lloj
pėrgjegjėsie pėr bėmat e bashkėkombėsve, e as mund tė ndikojmė nė to.
Nė kėtė
pikė, mendoj sė rrugėdalja ndaj dilemės mund tė na vijė nėpėrmjet
pėrcaktimit tė pėrgjegjėsive. Megjithėse shumėkush prej nesh u largua
nga Shqipėria me shije tė hidhur nė gojė dhe me bindjen se vendi i vet
pak a shumė e kishte keqtrajtuar, prapė se prapė tė gjithė e morėm
diēka me vete, njė esencė tė pėrbashkėt qė ėshtė vėshtirė tė
pėrshkruhet, por shumė lehtė tė perceptohet. Nuk e kam fjalėn pėr
strukturėn gjenetike kombėtare, sepse kjo ėshtė njė pėrrallė
kalamajsh, po pėr ato njėsi tė transmetimit tė informacionit kulturor
a tė kujtesės kolektive qė janė quajtur meme (ekuivalente
sociale-kulturore tė genit nė biologji).
Mė duket
se mėrgata e re e viteve 90 ka sjellė me vete nė Perėndim njė pasuri
memesh tė pakrahasueshme dhe pikėrisht kėtu qėndron edhe pėrgjegjėsia
e saj: tė bėjė tė mundur ruajtjen e tyre, ti mbajė ato nė gjendje tė
transmetueshme, ti pasurojė edhe mė tej dhe tė garantojė mbijetesėn e
njė embrioni tė shėndetshėm tė shoqėrisė civile, i cili do tė ketė
vlerė tė paēmuar kur shqiptarėt nė atdhe ti thėrresin mendjes dhe tė
ulen nė tryezė pėr tė themeluar Shqipėrinė e shekullit XXI. Sepse nėse
ėshtė e vėrtetė qė dualiteti sjell krizė, ėshtė gjithashtu e vėrtetė
qė tensioni i krizės mund tė shfrytėzohet nė dobi tė kreativitetit.
Edhe historia deri mė sot ka treguar se pjesa mė e ēmuar e vlerave tė
kulturės sonė janė ruajtur, transmetuar dhe zhvilluar jashtė
Shqipėrisė.
Pėrkundrazi, ajo qė ka bėrė Shqipėria, herė pas here, ėshtė ta marrė
kėtė kulturė tė krijuar me shumė mundime e sakrifica e ta shkoklojė
rrėmbyeshėm. Shembuj? Po kujtoj masakrėn e paparė tė intelektualėve
ndėrmarrė prej rrugeēėve qė hipėn nė pushtet nė 1945 dhe brenda dy-tre
vjetėsh vranė, burgosėn dhe detyruan ta lėnė vendin ajkėn e
inteligjencės shqiptare tė formuar me aq vėshtirėsi nė vitet
tridhjetė. Po aq fatale ishte edhe rrėnimi i kulturės kombėtare nė
vitet nėntėdhjetė kur u dogjėn bibliotekat, u shkatėrruan shkollat,
u vodhėn ikonat dhe objektet arkeologjike, u kthyen kinematė e teatrot
nė depo zarzavatesh, u prishėn qytetet antike pėr tė ndėrtuar
nevojtore moderne, u zhgarravitėn afresket dhe praktikisht u dėbuan
nga vendi njė brez i tėrė intelektualėsh prodhimtarė.
Nga ana
e tyre, shoqėritė perėndimore e zhvillojnė individin duke i dhėnė atij
mė shumė liri pėr tė zgjedhur grupet nė tė cilat bėn pjesė e duke e
lejuar ta pėrcaktojė mė mirė identitetin e vet. Tė gjithė ne
realizohemi si individė duke u aktivizuar nė jetėn e komuniteteve
pjesė e sė cilave jemi, pavarėsisht nga vendi gjeografik ku jetojmė.
Mundėsia e re qė na jepet tani pėr tė komunikuar nė mėnyrė
sistematike dhe selektive brenda njė botė virtuale si Interneti, ku
pėrkatėsia gjeografike nuk ėshtė mė pertinente pėrfaqėson edhe njė
shans tė mirė pėr ta restauruar deri diku komunitetin e shijeve,
pikėpamjeve dhe kujtimeve qė e braktisėm kur u larguam nga Shqipėria.
Gjithashtu, nuk ka pse tė merret si e mirėqenė qė e vetmja mėnyrė qė
njė mėrgatė tė ruajė vlerat dhe kujtesėn kolektive ėshtė tė izolohet
nga pjesa tjetėr e shoqėrisė qė ka njė kujtesė kolektive tė
tjetėrfarshme. Mėrgata ekziston objektivisht, pėr sa kohė qė ka
shqiptarė jashtė Shqipėrie qė ende e quajnė veten tė tillė; problemi
ėshtė se ēvetėdije do tė ketė kjo mėrgatė nė shekullin e XXI, kush do
tia japė tonin dhe si. Nė kėtė pikė kurrsesi nuk mund tė pajtohem me
pikėpamjen se e vetmja mėnyrė pėr tu integruar nė shoqėrinė
perėndimore do tė ishte tė harronim se nga kemi ardhur (kolektivisht).
Tek e fundit, komunitetet mbi baza etnike nuk ka pse tė mos
konstituohen si njė realitet pozitiv, pse shpesh e ndihmojnė afirmimin
e individit nė vend qė ta pengojnė; problemi ka pra lidhje mė shumė me
selektivitetin, sesa me tė qenit pjesė e njė grupi.
Koncepti
se mėrgata shqiptare duhet tė veprojė nė unison mbėshtetet mbi
filozofinė romantike tė kombit e tė kombėtares, tė trashėgimisė
gjenetike e tė kujtesės kolektive kombėtare; pėrkundrazi, koncepti i
parashtruar prej meje ka tė bėjė me nyjtimin e mėrgatės nė disa
(nėn)komunitete, kryesisht sipas diferencave qė shqiptarėt nuk i
zhvilluan nė mėrgim, por qė i sollėn me vete. Pėrkatėsia kombėtare
ėshtė ndoshta thjesht njė kusht minimal i aderimit nė komunitete tė
tilla si yni; perceptimi i tė tjerave anė tė pėrbashkėta ėshtė
vendimtar. Njė nga shkaqet e mundshme tė disafeksionimit tė
shqiptarėve individė me komunitetet shqiptare ekzistuese nė Perėndim
lidhet doemos me atė qė shpesh kėta pėrfundojnė nė kontakt me rrethe
shoqėrore (gjithnjė shqiptarėsh) nė tė cilat nė rrethana tė tjera nuk
do tė bėnin pjesė. Kjo sepse primati i pėrkatėsisė kombėtare
(shqiptarėt me shqiptarė) merret si i mirėqenė.
Megjithatė, dhe me kėnaqėsi tė veēantė, komunikojmė me persona me tė
cilėt ndajmė kujtime pak a shumė tė pėrbashkėta, dhe kjo jo thjesht
pėr nostalgji ndaj viteve tė fėminisė e tė rinisė, por pėr shkak tė
formimit shpirtėror tė ngjashėm. Mė fjalė tė tjera, mundėsia qė na
jepet tani pėr tė qenė selektivė ofrohet edhe si zgjidhje e problemit
tė diferencave. Shumė prej nesh janė treguar tė suksesshėm nė
integrimin e tyre nė shoqėritė perėndimore dhe pėr kėtė sukses e
kaluara do ti ketė medoemos disa merita edhe pse nuk e kam fjalėn
kėtu pėr mitet kombėtare, po pėr historitė tona individuale (mitet
personale). Atėherė pse na u dashka ta mohojmė shqiptarėsinė? Memet
tona kolektive (tė kolektivitetit tonė, jo tė kolektivitetit kombėtar
abstrakt) mund tė ruhen duke u transmetuar, jo nėpėrmjet izolimit.
Avantazhi ynė ėshtė se jetojmė nė pikėtakimin e dy botėve mes tė
cilave jemi psikologjikisht tė dyzuar: Shqipėrisė (qė e mbartim nė
kujtesė) dhe Perėndimit. Ky pikėtakim nuk do parė thjesht si njė
metaforė gjeometrike, sepse ėshtė pikėrisht atje ku ndodh edhe osmoza
e ideve, nė kuptimin qė kontributi ynė (sado modest) ndaj vendeve ku
jetojmė ėshtė edhe njė kontribut (sado i tėrthortė) i Shqipėrisė vetė,
nė njė kohė qė Perėndimi, pėrndryshe model i paarritshėm dhe objekt
kulti shpesh irracional, na modifikon nė mėnyrė graduale, por tė
pakthyeshme, duke na modernizuar. Kulturalisht, secili prej nesh
pėrfaqėson njė ballafaqim tė paprerė mes dy sistemeve tė vlerave: ky
ballafaqim na e rrezikon pa dyshim identitetin, por njekohėsisht na vė
edhe nė pozita tė privilegjuara nė raport me kė e bėn botėn sehir nga
Shqipėria. Dhe nuk ka dyshim qė arritjet tona tė sotme u detyrohen
edhe vlerave tona tė djeshme, qė i morėm me vete kur dolėm matanė
kufirit; vlera qė me komunizmin nuk kanė fare tė bėjnė, por qė
pėrkundrazi, nė kohėn e tyre, i rezistuan totalitarizmit dhe ia dolėn
tė mbijetojnė.
E kam
fjalėn pėr kėmbėnguljen, ambicjen, interesat e gjera, aftėsinė pėr tu
pėrshtatur, mospajtimin me ekzistuesen, kreativitetin, ndjeshmėrinė
artistike, perceptimin e vetvetes si qytetarė tė botės, interesin pėr
inovacionin teknologjik, aftėsinė pėr tu nyjtuar, racionalizmin,
intuitėn profesionale, perceptimin pluralist tė ambientit rrethues dhe
pasionin pėr tė ecur pėrpara. Nėse neve si individė kėto vlera na
duhen tė paktėn edhe pėr tė vazhduar tė jetojmė me dinjitet,
Shqipėrisė do ti duhen nesėr, kur tė rikrijojė imazhin e shėndoshė tė
vetvetes. Fati i kulturės shqiptare, pėr sa kohė mund tė flitet pėr
kulturė shqiptare, ka qenė i tillė qė mėrgata kurdoherė ka luajtur nė
tė rol tė dorės sė parė nė konceptimin dhe riprodhimin e saj: qė nga
Barleti e Bardhi, duke kaluar te Veqilharxhi, De Rada e Naimi, duke
vijuar me Nolin e Luigj Gurakuqin, e duke pėrfunduar me Martin Camajn
e Arshi Pipėn.
Por nėse
figurat ndriēimtare tė diasporės nė tė kaluarėn kanė qenė mė sė shumti
shkrimtarė e publicistė, kjo nuk do tė thotė aspak sė edhe sot
protagonizmi u mbetet tė tillėve, pse tashmė kulturės sė mbėshtetur nė
fjalėn e shkruar refleksive po i mbivendoset (duke iu integruar) njė
kulturė e themeluar mbi komunikimin e ēastit, ndėrlidhjen
mbarėbotėrore, shkėmbimin e ideve. Vlerat e kėsaj kulturė janė tė
bazuara nė tolerancėn, inkluzivitetin dhe bashkėpunimin; objektivat e
saj kanė tė bėjnė mė nyjtimin e strukturave, programimin e sė ardhmes
dhe integrimin.
Nė kėto
rrethana, tė gjithė ne mund tė luajmė njė rol vendimtar pėr ti
mbajtur tė hapura kanalet e komunikimit ndėrshqiptar dhe pėr tė
funksionuar si njė komunitet mendjesh aktive dhe krijuese. Duke u
realizuar kjo e duke e kėrkuar gjithsekush konsolidimin intelektual
nėpėrmjet dialogut me shqiptarė tė tjerė, ndoshta mė tė shumtit prej
nesh do tė shohin edhe njė arsye praktike tė mjaftueshme pėr tė
vazhduar tė ndihen krenarė si shqiptarė pėrtej retorikės sė
flamurit, shkabės me dy krena, Skėnderbeut me pėrkrenare me brire
dhie, ilirėve tė lashtė dhe tė tjerave relike nė naftalinė.
|
|