| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
|
|
| |
Ali Ahmeti: Presidenti Trajkovski luftoi
pėr drejtėsi, barazi dhe humanizėm |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
27 shkurt 2004 /
Intervistoi: Laura Konda "Zėri i Amerikės"
-
E premtja nė Maqedoni ishte ditė zie pėr Presidentin Boris
Trajkovski, i cili humbi jetėn mė 26 shkurt nė Bosnje Hercegovinėn
jugore. Maqedonasit ndezėn qirinj para zyrės sė Presidentit
Trajkovski, ndėrkohė qė flaumrėt valėviteshin nė gjysmė shtizė. Edhe
nė Bosnje u shpall ditė zie. Avioni dy-motorėsh i Presidentit
Trajkovski u rrėzua nė njė zonė malore me mjegull tė dendur nė
afėrsi tė qytetit Mostar. Autoritetet kanė gjetur kutitė e zeza tė
avionit dhe presin qė ato ti ndihmojnė pėr tė pėrcaktuar shkakun e
pėrplasjes.
-
-
Por, zyrtarė tė tjerė
kanė shprehur shqetėsim rreth avionit tė zotit Trajkovski, duke
thėnė se mirėmbajtja e tij kishte qenė e dobėt dhe se ai duhet tė
ishte nxjerrė jashtė pėrdorimit shumė kohė mė parė. Shefi i
Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier Solana u bėri
thirrje maqedonasve tė ruajnė unitetin e tyre kombėtar dhe tė
tregojnė kurajo nė kėtė kohė tė vėshtirė. Mesazhe ngushėllimi pėr
zotin Trajkovski u dėrguan nga tė gjitha anėt e botės. Po si e
shikojnė politikanėt shqiptarė tė ardhmen e Maqedonisė pa zotin
Trajkovski? Nė emisionin Ditari, Zėri i Amerikės i mori kėtė
intervistė zotit Ali Ahmeti, Kryetari i Partisė Bashkimi Demokratik
pėr Integrim.
-
-
Zėri i Amerikės:
Zoti Ahmeti, Partia juaj ėshtė e vetmja parti shqiptare-pjesėtare
e qeverisė sė koalicionit tė Maqedonisė, pra ju keni patur rastin ta
njihni nga afėr zotin Trajkovski. Nga kontaktet qė keni patur me tė
kėto vite, qė pas Marrėveshje sė Ohrit, si do ta mbani ju mend
Presidentin Trajkovski dhe si do ta vlerėsonit kontributin e tij pėr
Maqedoninė?
-
-
Ali Ahmeti:
Sigurisht qė ėshtė njė humbje dhe njė dhembje pėr tė gjithė
qytetarėt e Maqedonisė, sepse zoti Trajkovski mori njė pėrgjegjėsi
shumė tė madhe qė nė periudhėn e luftės dhe nuk ka qenė e lehtė asaj
kohe, por tek ai nuk mungoi asnjėherė guximi qė tė luftojė pėr
drejtėsi, barazi dhe humanizėm qė tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė
tė jenė tė barabartė para shtetit dhe para ligjit. Kėshtu qė unė kam
patur njė varg takimesh me zotin Trajkovski dhe vėrtetė pėr nga
shpirti ka qenė njė njeri human qė mendonte nė tė mirė tė tė gjithė
qytetarėve tė Maqedonisė.
-
-
Zėri i Amerikės:
Ju ishit sot nė takimin me kryeministrin
Ēerevnkovski. Ēfarė masash konkrete po merr qeveria pėr sigurinė e
vendit?
-
-
Ali Ahmeti:
Sigurisht qė unė kam marrė pjesė nė nivel tė udhėheqve tė partisė do
tė thotė tė liderėve. Kam shkuar nė takim me zotin Ēervenkovski dhe
nė nivel tė partive me zotin Penov. Ai dhe unė kemi ndarė mendim se
nė ditė dhimbje dhe zie nacionale nuk kemi hyrė nė drejtim tė
trajtimit se si do tė veprojmė pėr zgjedhjet e ardhshme, por tė
bėjmė solidarizim dhe ndajmė dhimbjen me familjet e viktimave dhe nė
familjen e presidentit.Tė japim kontributin tonė qė tė gjitha
institucionet e shtetit dhe ato ligjvėnėse tė jenė nė krye tė
detyrės dhe tė pėrgjegjėsisė.
-
-
Zėri i Amerikės:
Ju thatė se zoti Trajkovski njihej si njė
president qė mbante qėndrime tė moderuara, sidomos kur ėshtė fjala
pėr respektimin e tė drejtave tė shqiptarėve. Kam parasysh sidomos
rolin e tij nė miratimin nė Parlament tė ligjit pėr Universitetin e
Tetovės. Si e shikoni ju tė ardhmen e Maqedonisė pa zotin
Trajkovski? Zgjedhjet presidenciale janė caktuar tė zhvillohen atje
pas rreth 40 ditėsh...
-
-
Ali Ahmeti:
Sigurisht qė unė e theksova qė nė fillim, humbja ėshtė e madhe,
mirėpo tė gjithė duhet tė bėjmė pėrpjekje qė nė krye tė kėtij vendi
tė vihet njė njeri qė do tė respektojė tė gjithė qytetarėt e
Maqedonisė, qė do tė respektojė vullnetin e tė gjithė partive
politike dhe tė marrė pėrgjegjėsinė qė e kish vetė zoti Trajkovski
qė ne, pa hezitim dhe me guxim tė ecim pėrpara drejt integrimit tė
Maqedonisė nė Nato dhe nė shtetet e Bashkimit Evropian. Ky ishte
synimi i zotit Trajkovski dhe pėr kėtė synim ne tė gjithė
bashkėrisht duhet tė punojmė.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2003
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|