|
-
Mitrovicė,
27 shkurt 2004 / TN / Hysni SYLA
- Shiu qė ka rėnė gjatė tėrė natės, ka bėrė qė pothuaj tė gjithė
lumenjtė e komunės tė dalin nga shtrati i tyre, me ērast edhe janė
bėrė vėrshime nė shumė pjesė tė komunės, tė cilat kanė rrezikuar
edhe jetėn e qytetarėve dhe kanė shkaktuar dėme tė konsiderueshme.
-
-
Gjendja mė
e rėndė ishte nė njė pjesė tė Bairit, ku lumi Lushta ka dalur nga
shtrati dhe ka vėrshuar rreth 20 shtėpi. Probleme tė mėdha nga
reshjet e shiut dhe vėrshimet si pasojė e kėtyre reshjeve, janė
shkaktuar edhe nė njė pjesė tė *Iliridės dhe nė vendbanimet deri nė
Tunelin e Parė, nėpėr tė cilat kalon lumi Trepēa. Pėr shkak tė
daljes nga shtrati, ky lum ka shkaktuar edhe dėme nė rrugėn qė shpie
pėr nė Stan Tėrg.
-
-
Vėrshime
tė rrezikshme ka patur edhe nė fshatin Vaganicė dhe fshatrat tjera
pėrreth. Nė kėto fshatra lumi Lushta dhe lumenjtė tjerė mė tė
vegjėl qė kanė dalur nga shtrati, kanė vėrshuar dhjetra hektarė tokė
buke dhe kanė rrezikuar shumė shtėpi banimi, si dha kanė dėmtuar
rrugėt dhe rrjetin elektrik.
-
-
Pėr shkak
tė gjendjes sė krijuar, zėvendėskryetari i Kuvendit tė Komunės,
Mursel Ibrahimi, kryeshefi i Ekzekutivit, Mustafė Pllana dhe
drejtori i Drejtorisė pėr Urbanizėm, Gani Beshiri, kanė vizituar
zonat e pėrfshira nga vėrshimet dhe kanė urdhėruar organet
kompetente qė tė marrin tė gjitha masat e nevojshme pėr evitimin e
rreziqeve pėr qytetarė dhe pasojat e vėrshimeve.
-
-
Kontribut
tė posaqėm nė ofrimin e ndihmės popullatės dhe evitimin e pasojavė
tė vėrshimeve kanė dhėnė pjestarėt e Zonės sė IV-tė Mbrojtėse tė
TMK-sė, tė cilėt kanė dalur menjėherė nė zonat e rrezikuara.
-
-
Poashtu
edhe Brigada e Zjarrėfikėsve e komunės ka intervenuar me kohė pėr
ofrimin e ndihmės pėr popullatėn e rrezikuar dhe pėr zbutjen e
pasojave tė reshjeve tė mėdha tė shiut. Pjestarėt e kėsaj brigade
kanė intervenuar me popmpat e tyre motorike me sukses pėr largimin e
ujit nga shtėpitė e rrezikuara, nė disa prej tė cilave niveli i ujit
tė grumbulluar kishte arritur thellėsinė prej 120 centimetrash.
|
|