|
-
27 shkurt 2004 / TN
Europa e Lirė -
26 shkurt 2004
-
Njė batalion i tėrė intelektualėsh shqiptarė, ka vite qė bėn
propagandė kundėr hyrjes sė Shqipėrisė nė Evropė. Ky batalion
renegatėsh po bėn ēmos qė tė vėrtetojė se Shqipėria s'ka patur kurrė
lidhje me Evropėn. Me kėtė pėrēarje, me kėtė trysni qė ka sot, klasa
politike shqiptare e ka tė pamundur tė mbrojė interesat kombėtare,
politike ose ekonomike tė vendit. Ajo e ka tė pamundur ta nxjerrė
vendin nga varfėria. Njė pėrpjekje e institucioneve tė Kosovės pėr
njė politikė mė realiste, njė afrim i Kosovės me standardet
demokratike, mund ta ndryshojė pėrsėri gjendjen e gjėrave
-
-
-
PYETJE: Nga 9 janari, kur nė ujėrat nė afėrsi tė Karaburunit
humbėn jetėn 21 shqiptarė, Shqipėria ėshtė mbėrthyer nga protesta
qytetare e mė pas nga protesta tė organizuara nga opozita. A ka
ndryshime thelbėsore mes kėtyre protestave dhe tė tjerave tė
mbajtura nė kėto 14 vitet e fundit? Ēfarė treguesi janė ato pėr
gjendjen e Shqipėrisė?
-
-
KADARE:
Protestat qytetare tė kohėve tė fundit, lėvizja "MJAFT", Zyra e
Mbrojtjes Qytetare si dhe Koalicioni Shqiptar kundėr Korrupsionit,
mendoj se janė tregues shumė pozitivė nė jetėn e sotme shqiptare, ku
siē e dini treguesit pozitivė janė disi tė rrallė. Janė pritur prej
kohėsh kėto lloj protestash dhe tregojnė njė ndryshim nė mendėsinė e
shoqėrisė shqiptare sot.
-
-
Dėshmojnė pėr njė vizion tė ri tė gjėrave, pėr njė shkėputje nga
politikanizmi shterp, pėr njė qasje konkrete tė problemeve reale tė
vendit. Nga zhurma qė bėhet sot nė jetėn politike shqiptare,
krijohet pėrshtypja sikur ajo ėshtė mė e gjalla e tė gjithave nė
Evropė.
-
-
Nė tė
vėrtetė ėshtė e kundėrta. Ka shumė zhurmė, por rrjedhojat janė shumė
tė pakta. Lėvizja qytetare e pėrmbajtur nė dukje, ėshtė shumė mė
efikase. Kjo risi e kėtyre lėvizjeve qytetare ka qenė mesa duket
edhe shkaku qė nismėtarja e parė, lėvizja "MJAFT", u prit nė fillim
me ftohtėsi dhe u vu nė shėnjestėr tė kritikave meskine.
-
-
-
PYETJE: Duke u ndalur tek lėvizja qytetare dhe pikėrisht tek
lėvizja "MJAFT", ju keni pranuar pak kohė mė parė titullin kryetar
nderi tė kėsaj lėvizjeje. Cilat ishin motivet qė e pranuat kėtė
titull?
-
-
KADARE:
E kam pranuar me kėnaqėsi tė jem kryetar nderi i kėsaj lėvizjeje,
sepse i ēmoj qėllimet e saj, ēmoj thelbin dhe stilin e saj. Nė
rradhė tė parė ēmoj mendimin e saj ndėrtues. Kjo nuk ėshtė njė
lėvizje qė bėhet pėr interesa partiake, pėr mllefe, pėr revanshe ose
pėr bujė. Nuk ėshtė njė lėvizje xhama-thyesish, energjia e saj e
brendshme ėshtė pozitive.
-
-
Ajo
dėshiron tė ndreqė gjėrat, me fjalė tė tjera t'i bjerė kėmbanės pėr
njė qėllim tė caktuar. Veprimi i saj ėshtė i dyfishtė. E para tė
jetė e efektshme pėr zgjidhje problemesh, e dyta tė sjellė nė klimėn
politike shqiptare njė kulturė tė re qytetare, siē e ka dhe emrin
lėvizja.
-
-
-
PYETJE: A keni rastin tė shihni brezin tjetėr qė do tė
zėvendėsojė klasėn e sotme politike?
-
-
KADARE:
Brezi i sotėm i politikanėve shqiptarė nuk ka asnjė tė ardhme nė
qoftė se nuk do tė bėjė njė ndryshim themelor nė thelbin e tij. Ky
ndryshim ėshtė ulja e ethes politike nė vend. Kjo ėshtė e ngutshme.
Nė atmosferėn e helmatisur tė sotme, nė atmosferėn me kaq shumė
trysni, nuk mund tė ketė njė politikė normale.
-
-
Tė dy
grupimet kryesore politike nė Shqipėri duhet tė kuptojnė se nė njė
pikėshikim nga lart, e theksoj, janė bashkarisht pėrgjegjės pėr
fatet e vendit. Partitė nė pushtet duhet t'i japin mundėsinė
opozitės tė marrė pėrgjegjėsitė e saj dhe opozita nga ana e saj tė
bėhet e pėrgjegjshme pėr to.
-
-
Dialogu, afrimi i dy grupimeve kryesore politike nuk ėshtė njė
kėrkesė etiko morale, kjo ėshtė njė domosdoshmėri, ėshtė kusht i
egzistencės sė tyre. Me kėtė pėrēarje, me kėtė trysni qė ka sot,
klasa politike shqiptare e ka tė pamundur tė mbrojė interesat
kombėtare, politike ose ekonomike tė vendit. Ajo e ka tė pamundur ta
nxjerrė vendin nga varfėria. Brezi i ri i politikanėve shqiptarė
ndodhet padyshim midis nesh, brezi i ri do tė jetė pikėrisht ai qė
do ta kuptojė i pari kėtė gjė qė thashė mė lart.
-
-
-
PYETJE: Pas zhvillimeve mė tė fundit nė Shqipėri, ka pasur
qėndrime, nė mesin e tė cilėve dhe eurodeputeti Olivier Dupuis, se
Bashkimi Evropian nuk ėshtė i interesuar pėr pėrfshirjen e
Shqipėrisė dhe Kosovės. Ēfarė do tė thoshit ju?
-
-
KADARE:
Partia Radikale Evropiane, sidomos deputeti Dupuis dhe shokėt e tij,
kanė vite qė po bėjnė njė veprimtari shumė humane pėr Shqipėrinė
sidomos. Megjithatė nuk besoj se kjo ėshtė e pėrcaktuar kaq qartė,
ky vendim i Evropės, kjo dėshirė ose ky qėndrim pėr tė mos e afruar
Shqipėrinė, pėr tė mos e pranuar. Qė ka njė shqiptarofobi nė rrethe
tė ndryshme evropiane, kjo ėshtė mesa duket mėse e vėrtetė.
-
-
Por po
aq e vėrtetė ėshtė qė kjo shqiptarofobi nuk triumfon dot kaq lehtė
siē mund tė duket. Mungesa e stabilitetit politik nė Shqipėri ėshtė
faktori kryesor negativ pėr inkurajimin e kėsaj shqiptarofobie. Siē
e shihni pėrpara se tė tregojnė me gisht tė huajt le ta gjejmė tė
keqen tek vetja jonė. Dhe nuk ėshtė vetėm politika, ėshtė njė
batalion i tėrė intelektualėsh shqiptarė. Ka vite qė kanė bėrė si
pasion kryesor tė tyre, tė bėjnė propagandė kundėr hyrjes sė
Shqipėrisė nė Evropė.
-
-
Ky
batalion renegatėsh po bėn ēmos qė tė vėrtetojė se Shqipėria s'ka
patur kurrė lidhje me Evropėn. Kėta vrapojnė tė bėjnė propagandė
antishqiptare nė forume ndėrkombėtare pėr Ballkanin, pėr ēėshtjen
shqiptare, pėr statusin e Kosovės dhe pėr kėtė shpėrblehen me bursa
dhe me honorare. Unė e kam thėnė kėtė dhe herė tjetėr dhe e
pėrsėris.
-
-
Pėr tė
dhėnė vetėm njė shembull. Kam parė rastėsisht njė farė studiuesi tė
tillė, njė farė Puto, qė e fillon studimin e tij, tė cilin mesa
duket e ka mbajtur nė shumė forume ku ka vrapuar tė marrė pjesė, me
akuzėn kundėr kulturės shqiptare, sidomos asaj tė Rilindjes, se ka
fyer rėndė sipas tij, pushtuesit turq dhe shtetin e tyre otoman.
Tani merreni me mend vazhdimin e kėtyre lloj kumtesash apo studimesh
qė bėjnė intelektualėt tanė andej kėtej.
-
-
-
PYETJE: Pas njė mirėkuptimi ndaj shqiptarėve gjatė kohės sė
luftės nė Kosovė, duket se imazhi i tyre nė vendet perėndimore
sėrish ėshtė nė pikat mė tė ulėta. Pėrse ende vazhdon ky moskuptim
mes nesh dhe kontinentit qė i pėrkasim?
-
-
KADARE:
Kjo ėshtė e vėrtetė, por kjo nuk ėshtė e vendosur njė herė e
pėrgjithmonė. Nė raste tė tilla, simpatitė siē kanė ndryshuar pėr tė
keq mund tė ndryshojnė pėr tė mirė. Njė pėrpjekje e institucioneve
tė Kosovės pėr njė politikė mė realiste, njė afrim i Kosovės me
standardet demokratike, mund ta ndryshojė pėrsėri gjendjen e
gjėrave.
-
-
Objektivisht Kosova ėshtė sot mė afėr Evropės se Serbisė. Serbėt
duan tė vėrtetojnė tė kundėrtėn. Ėshtė detyra e shqiptarėve tė
Kosovės qė me vepra tė dėshmojnė afėrsinė me qytetėrimin demokratik
tė kontinentit dhe besoj ėshtė nė dorėn e tyre.
-
-
PYETJE: Nė Kosovė edhe 5 vjet pas pėrfundimit tė luftės ende nuk
ėshtė zgjidhur ēėshtja e tė zhdukurve, mes tė cilėve ėshtė dhe
Ukshin Hoti, tė cilit ju i keni kushtuar njė libėr "Bisedė pėrmes
hekurave". Cili ėshtė komenti juaj?
-
-
KADARE:
Unė mendoj se janė disa kėrkesa themelore, prej tė cilave nuk mund
tė hiqet dorė asnjėherė. Dhe kur flitet pėr standardet, s'duhet
harruar tė flitet edhe pėr to, sepse ashtu sikurse shqiptarėt e
Kosovės kanė detyrim tė plotėsojnė standardet evropiane, ashtu dhe
ndaj tyre ka disa detyrime qė janė themelore dhe kjo hyn nė kėto
detyrime themelore. Ēėshtja e tė zhdukurve kurrsesi s'mund tė quhet
asnjėherė ēėshtje e rėndomtė.
-
-
Ėshtė
ēėshtje e madhe morale parimore pėr njė popull, i cili ėshtė
goditur, pėr njė popull i cili ka pėsuar dhunė. Ėshtė njė gjė qė
s'mundet tė klasifikohet nė ēėshtjet e rėndomta politike tė ditės.
Natyrisht pėr Ukshin Hotin vazhdon prej vitesh dhe ėshtė normale tė
vazhdojė kėrkimi i tij. Ai bėn pjesė si tė thuash, e mėshiron kėtė
masė tė zhdukurish.
-
-
Pėr
fat tė keq kėrkimi i tij, ashtu si dhe i kėsaj mase tė madhe deri
tani nuk ka dhėnė asnjė pėrfundim. Kjo ėshtė vėrtet njė gjė shumė e
trishtueshme dhe duhet tė jetė njė gjė qė ta shqetėsojė ndėrgjegjen
shqiptare nė Kosovė.
|
|