|
-
27 shkurt 2004 / TN
-
-
TRYEZA E
RRUMBULLAKĖT NYJA E MITROVICĖS
-
(Hoteli Grand, Prishtinė, 25 shkurt 2004, ora 11:00 a.m.)
-
-
Enver
HASANI, PhD
-
Profesor i sė Drejtės dhe i Marrdhėnieve Ndėrkombėtare
-
-
-
Dy
dimensionet e analizės sė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės
-
-
Problemi i qytetit tė ndarė tė Mitrovicės , sipas mendimit tim,
duhet tė vėshtrohet nga kėndi i dinamikės sė brendshme politike nė
Kosovė dhe Serbi, por edhe nga kėndi i sigurisė rajonale dhe mė
gjėrė , si dhe i rolit tė faktorėve tė jashtėm nė procesin e
zgjidhjes sė problemit tė Mitrovicės. Ky kėndvėshtrim i fundit
spejgon vetė rrėnjėt e procesit tė ndarjes fizike tė Mitrovicės
kėtu e katėr vite mė parė.
-
-
Nga
kėndvėshtrimi i parė, Mitrovica ka tri nivele diskutimi. Niveli i
parė flet se problemi nė fjalė nuk ėshtė problem i administratės
vendore aty, por njė problem i insitucioneve dhe i politikės
qėndrore kosovare e ndėrkombėtare. Kjo ėshtė kėshtu pėr faktin e
thjeshtė se problemi i Mitrovicės dhe ndarja e saj ėshtė krijuar si
rezultat i njė politike progresive tė riciklimit tė dhunės dhe
pasigurisė ndėr banorėt joserb tė veriut tė Mitrovicės, ēka ka
pasur pėr pasojė boshatisjen graduale tė anės veriore tė qytetit. Si
pikė prerėse e kėsaj gjendje duhet tė ketė qenė fillimi i vitit 2000
dhe ngjarjet tragjike tė terrorizimit dhe vrasjes barbare tė
banorėve shqiptarė e turq tė veriut tė Mitrovicės. Dua tė them, pa
asnjė dyshim, se Mitrovica nuk ėshtė ndarė pėrgjatė vijave tė
fronteve tė luftės, ēka ėshtė praktikė qė prej ndarjes sė Indisė
Britanike (India, Paksitani dhe Bangladeshi: 1948-1971) e deri te
Mostari (1991-1995), por si rezultat i rrethanave tė krijuara nė
mėnyrė progresive gjatė kohės sė paqes dhe pas mbarimit tė tėrsishėm
tė operacioneve luftarake. Nė fakt, nė Mitrovicė kurrė nuk ka pasur
njė vijė fornti qė nga viti i largėt 1943.
-
-
Kjo mė
sjell deri te niveli i dytė i analizės sė problemit tė Mitrovicės, i
cili ka tė bėjė me tolerancėn dhe jotolerancėn e serbėve tė veriut
tė Mitrovicės ndaj qyetetarėve dhe kulturave joserbe. Deri sa nė
jugun e Mitrovicės ka pasur pėrpjekje serioze pėr integrim tė
serbėve dhe punėsim gradual tė tyre, nė anėn tjetėr tė lumit Ibėr
ka ekzistuar dhe ekziston njė jotolerancė e theksuar ndaj elementit
joserb. Nė fakt, deri sa andej Ibirit janė shėnuar raste tė vrasjes
dhe terrorizimit sistematik tė civilėve tė pafajshėm, nė anėn jugore
ka pasur pėrpjekje dhe programe serioze pėr reintegrim tė qytetit.
Jotoleranca sistematike e serbėve spjegohet, pėr mendimin tim, edhe
me rolin e UNMIK-ut dhe tė faktorėve tjerė relevant ndėrkombėtarė nė
Mitrovicė dhe mė gjėrė. Ky, nė fakt, ėshtė niveli i tretė i
diskutimit tim. UNMIK-u do tė mund tė bėnte kėtė propozim si tani
pėr bashkim tė veriut tė Mitrovicės me Zveēan vetėm nė rast se ai
vetė do tė kishte pasur rezultate dhe sikur tė kishte provuar
ndonjėherė seriozisht, me plan dhe nė mėnyrė sistematike,
reintegrimin e qytetit tė ndarė tė Mitrovicės. Kjo, nė esencė, nuk
ka ndodhur dhe nuk ka asnjė rezultat sepse nuk ka pasur pėrpjekje
serioze nė kėtė drejtim.
-
-
-
Krijimi i kushteve pėr lėvizje tė lirė dhe pėr njė perspective
jetėsore
-
-
Kjo,
nga sa mė sipėr, don tė thotė se UNMIK-u dhe faktorėt tjerė relevant
ndėrkombėtarė duhet tė provojnė krijimin e kushteve pėr lėvizje tė
lirė, diēka qė kurrė seriozisht nuk ėshtė provuar, por edhe pėr
krijimin e njė perspektive tė qartė pėrtė gjithė, diēka qė poashtu
kurrė nuk ėshtė provuar. Pėrpjekjet pėr hapjen e njė universiteti
ndėrkombėtarė dhe anglofon nė Mitrovicė janė njė ndėr hapat e
qėlluar pėr arritjen e kėtij qėllimi , pra pėr krijm tė njė
perspektive tė ndritshme pėr mitrovicasit.
-
-
Deri
mė tani nuk ėshtė provuar krijimi i njė hapsire pėr qarkullim tė
lirė dhe pėr njė perspektivė dinjitoze pėr qytetarėt e Mitrovicės,
pėr tė parė se ku jemi dhe kush jemi ne si popull shumicė. Dua tė
them se nga materiali qė sot diksutohet kėtu, ne duhet tė pranojmė
diskutimet pėr sa i takon vetėm pikave njė, tre dhe katėr, por jo
dhe pikės dy, e cila duhet tė lihet anash. Duhet tė refuzohet ēdo
diksutim pėr pikėn dy, nė mėnyrė tė vendour dhe tė fuqishme. Pse?!
Pėrgjigja nė kėtė pyetje mė sjell nė pikėn e fundit tė analizės sė
problemit tė Mitrovicės sė ndarė.
-
-
-
Faktorėt e jashtėm tė sigurisė si shkak pėr ndarje tė Mitrovicės
-
-
Rrėnjėt e ndarjes sė Mitrovicės kanė tė bėjnė me ate qė ne e quajmė
siguri, pra me mungesėn e kėrcnimeve serioze ndaj vlerave tė
shtrenjėta e tė rralla, siē janė ekzistenca ( e inidvidit dhe e
popullit), puna dhe perspektiva , mirėqenia, e kėshtu me radhė. E
vėshtruar nė kėtė kontekst, Mitrovica paraqitet si problem sigurie
ndėrkombėtare , por edhe si zonė e sigurtė pėr sigurim tė jetės sė
serbėve dhe tė gjithė atyre qė u identifikuan nga populli shumicė si
pėrkrahės tė regjimit represiv tė Millosheviqit. Nė rastin e parė,
Mitrovica nuk ka si mos tė shikohet si pjesė e enkllavave tė gjata
serbe nė rajon, qė nga Bosnje-Hercegovina e deri te jug-lindja e
Kosovės, qė duket sikur kanė fituar njė rol tė korridorit sanitar,
me kuptim rolin e penguesit tė ideologjive e politikave tė cilat
vijnė nga Lindja e Mesme dhe gjetiu mė larg dhe tė cilat janė tė
huaja e shkatėrrimtare pėr projektet integruese e civilizuese
evro-atlantike.
-
-
Nė
vijim tė kėsaj duhet shikuar aspekti individual i sigurisė sė
serbėve, tė cilėt, tė vetėdijshėm pėr rolin gjeostrategjik tė
enklavave tė tyre, kanė kombinuar nė mėnyrė mjaft tė efektshme
sigurinė e tyre me sigurinė ndėrkombėtare, e cila si pikė referimi
ka Mitrovicėn. Unė mendoj, megjithatė, se qasjet e ndarjeve fizike
ēfarė po zbatohen nė Kosovė (dhe nė Bosnje-Hercegovinė), si njė ndėr
mėnyrat pėr prodhim tė sigurisė, janė tė gjykuara pėr dėshtim, nė
veēanti nėse bėhen ndaj hapsirave aq tė ngushta fizike, tė cilat
kanė pėr pasojė ndrydhjen dhe deformimin e degjenerimin e
marrdhėnieve nė pjesėn tjetėr qė mbetet prapa vijės ndarėse ose
ndėrmejt dy vijave ndarėse, ēfarė ėshtė rasti me Kosovėn. Mėnyra mė
e mirė e prodhimit tė sigursė ėshtė pėrmes promovimit tė punės
konstante nė frontin kulturor, politik e demokratik, nė zhvillim tė
mirėqenies, si dhė nė krijimin e mekanizmave modern institucional qė
garantojnė sundimin e ligjit, respektimin e tė drejtave tė njeriut
dhe tė minoriteteve.
-
-
Prodhimi i sigurisė si po synohet dhe veprohet tani pėr tani,
pėrmes zmadhimit tė komunės sė Zveēanit, vetėm sa shftyron mė tutje
proceset socio-politike nė pjesėn tjetėr tė Kosovės, duke inkurajuar
zhvillimin e politikave e praktikave violente, tė cilat janė
imanencė e frustrimeve njerėzore. E kundėrta e kėsaj, inkurajimi i
edukimit sipas standardeve evro-atlantike perms, inter alia,
hapjes sė njė universiteti ndėrkombėtar anglofon vetėm sa kontribon
nė sigurinė afatgjate rajonale dhe mė gjėrė. Ndarja fizike si mėnyrė
sigurie individuale e ndėrkombėtare mbase pėr njė kohė tė shkurtėr
krijon mundėsi pėr reduktim tė kontigjenteve ndėrkombėtare
ushtarake, por nė rrugė tė gjatė sigurisht se kushton shumė
shtrenjėt . Nuk shoh se kosovarėt deri mė tani kėtyre katėr viteve
kanė pasur ofertė dhe mundėsi pėr zgjedhje nė mes tė kėtyre dy
rrugėve sa mė sipėr. Kėtė pėrzgjedhje e kanė bėrė ata qė efektivisht
menaxhojnė sot pushtetin nė Kosovė. Mendoj se duhet tė zgjedhet
opsioni afatėgjatė pėr Mitrovicėn, tė fuqizohen strukturat vendore
duke u bėrė bashkėudhėtarė e partner nė kėtė rrugė tė gjatė, por
civilizuese, tė prodhimit tė sigurisė , siē e thotė edhe vetė
Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurmit, pėr tė gjithė. Alternativat
tjera vetėm sa reciklojnė dhunė e mjerim njerėzor.
|
|