|
-
26 shkurt 2004 / TN
-
-
Edison
YPI
-
-
Pse,
piskamat e kėrleshjeve tė Larove dhe Jagove tė jargshėm tė lyrshėm
tė pėshtirė do dėgjojmė gjith jetėn?! Jo, do ta themi edhe ndonjė
fjalė tė mirė pėr njėri-tjetrin. Nuk ka dalė nga pluhuri i arkivave.
Nuk e ka prodhuar imagjinata hile-qare e ndonjė krijuesi mediokėr
romėsimtar. E ka bėrė Zoti me dorėn e vet, prej kockash dhe mishi.
Ēfaqet ēdo dit gjith drit para gjith shqiptarėve. Ėshtė femėr.
Ėshtė moderne, por aspak snobe. Flet shumė, por kjo nuk i bie nė sy
askujt, sepse po flet ajo qė nuk po arrin tė thotė as tė mijtėn e
atyre qė i ziejnė pėrbrenda. Ėshtė sensuale, e lakmueshme, e
dėshirueshme, por para saj zor dikush guxon ta kalojė vijėn e kuqe
tė rrezikut...
-
-
Sepse
ėshtė aq e drejtpėrdrejtė, aq e thjeshtė, aq e vrullshme, aq e
gatshme, aq e fuqishme, aq turbulluese, por meqenėse edhe gjithaq
diskrete dhe distante, saqė tėrėsia e kėtyre cilėsive e bėn
sensualitetin e saj, mė tė lartin e sensualiteteve; klasik. E mu pėr
kėtė, ky sensualitet ėshtė njė sfond aq i kėndshėm, aq i pėlqyeshėm,
aq joshės, aq fasionues, saqė gjithmonė gjeneron kujdes, delikatesė,
deri frikė pėr tiu afruar mė tepėr. Nė rastin e saj tė vishesh
bukur apo tė ndjekėsh modėn, nuk kanė asnjė kuptim. Vlerat i ka
nė interioritetin e vet.
-
-
Pasha
Zotin, me zhele kishte pėr tė qenė gjithaq interesante, nė mos mė
tepėr. Moda e saj ėshtė si moda e Monalizės. Thuam, cilėn modė
ka ndjekur Monaliza?! Cili kritik arti ėshtė marrė me atė modė?! Ka
cilėsinė e rrallė tė jetė lindur, tė ēfaqet, tė jetojė e tė veprojė,
pėrpikmėrisht ajo qė ėshtė ashtu si ėshtė. Sa kushton kjo cilėsi?!
Miliona, miliarda dollarė?! Ajo nuk pyet pėr to! I ka brenda
kraharorit milionat dhe miliardat. Ajo kurrė nuk mungon a mjafton.
Ajo gjithkah dhe gjithmonė tepron. Ajo ėshtė si thotė Shekspiri; As
Djalli nuk ka ētė thotė kundėr saj. Konkurron vetėm me fictions
dalė nga mendjet inkandeshente tė Gjenive.
-
-
Pėr
shembull me Anna Karenina-n, atė qė besonte se me vetėm njė vėshtrim
mund tė shembte cilindo mashkull tė Botės mbarė. Por mė madhėshtorja
e tė gjitha cilėsive qė ka, mė e rralla, ajo qė jo thjesht e
lartėson, por e shenjtėron, ėshtė umiliacioni, urtėsia, nėnshtrimi
shenjtėror qė rrezaton prezenca e saj, vetėdija se sado i madh e i
rėndėsishėm tė jetė njeriu, sado i ditur apo i kamur, i dėgjuar, i
shikuar, i famshėm, nuk ėshtė kurrgjė pėrpara Botės sė madhe dhe
tmadhit Zot. Veē saj, askush tjetėr prej njerėzve publikė nuk e ka
kėtė dhunti. Gėrrmofshin e u dėrrmofshin, e vdekshin e u varrofshin
nėn pluhura arkivash, librash e gazetash, eruditėt vulėhumbur, qė
nuk e dinė a nuk kuptojnė se gjithė dituria e ftohtė e tė gjithėve
bashkė shitet nė njė CD qė kushton vetėm dymijė lekė tė vjetra.
-
-
Ngordhshin edhe ata qė kujtojnė se me click-a mbi CD-ra mund tė
bėhen tė ditur! Ajo nuk ka tė bėjė as me kėta as me ata, sepse nuk
ja rrok mendja se vetėm me lexime mund tė bėhesh njeri, a vetėm me
click-a mund tė bėhesh i squt. Ajo ėshtė tjetėrsoj. Si?! Ehu, go
back ta kuptosh. Ēfarė i bėn ajo xhamit tė ekranit, o Zot?! E zhduk
me abrakadabra, e grin, e gris, e kafshon, e dėrrmon, e djeg, e
avullon?! Aty nga mbrėmja u thotė tė gjithėve Natėn e Mirė!.
-
-
Nuk
besoj se ja kthen kush pėrshėndetjen. Pas asaj pėrshėndetjeje, disa
ngrijnė nė pozicione qesharake si tė kllounėve nė metrotė e
metropoleve qė imitojnė Ēaplinin, tė tjerė mbeten me sy tė shqyer,
veshė tė ēapėlyer, tė tjerė me lugėn nė gjysėm lartėsie drejt gojės,
tė gjithė tė habitur si iku, si u tret kaq shpejt ėndrra, mjegulla.
Disa mė tė fisėm, edhe ata nuk ja kthejnė pėrshėndetjen. Nuk ja
kthejnė, sepse, ndėrkohė u kujtohet Shelly; Natėn e mirė - Natėn e
mirė, po si kėshtu?! Kjo natė pa Ty e mirė si mund tė jetė?! Kėtė tė
mos ma thuash mė kėtu! Se nata di tė jetė e mirė dhe vetė!. Nuk
ėshtė as si Dita as si Drita, as si Dielli. Ėshtė shqiptare plot
drit nate mendimtare.
|
|