|
-
26 shkurt 2004 / TN
-
-
Intervistoi:
Aida
CAMA
-
-
Johanna Jutta Neumann, ēifutja qė ėshtė strehuar nė Shqipėri gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore, tregon peripecitė gjashtė vjeēare tė
familjes sė saj. Nė njė kafe tė Hamburgut, Johanna shfleton faqe nga
libri i saj Via Albania, i botuar fillimisht nė gjuhėn angleze,
libėr me kujtime nga Shqipėria.
-
-
Ky
libėr sapo ka dalė edhe nė gjuhėn gjermane. Johanna Neuman, me
origjinė ēifute, ka lindur nė Hamburg, menjėherė pas klasės sė dytė
fillore u detyrua ta ndėrpriste shkollėn, pasi njerėzit si ajo nuk
kishin vend nė Gjermani. Nė shkurt tė vitit 1938, prindėrve tė saj,
pėr t`i shpėtuar terrorit nazist, iu desh tė largoheshin nga
Gjermania, pėr tė gjetur diku tjetėr, njė strehė. Pėrse ata zgjodhėn
Shqipėrinė si tė tillė? Si e morėn rrugėn nga Hamburgu pėr nė
Shqipėri, pesė javė para se Italia fashiste tė sulmonte vendin tonė?
U vendosėn nė Durrės, nė njė hotel afėr portit, por pėrse mė pas
administrata shtetėrore e asaj kohe, me urdhėr tė italianėve i
internoi nė Berat?
-
-
Kush e ndimoi kėtė familje nė Lushnjė qė t“i shpėtonte gjermanėve
dhe si u rikthyen nė Durrės e mė pas nė Tiranė? Pėrse u ėshtė
mirėnjohėse Neumann shqiptarėve qė e strehuan, duke i ditur madje
edhe pasojat qė mund tė kishin nga njė veprim i tillė? Si i ndėrruan
pėr gjashtė vjet e gjysmė nė Shqipėri 17 shtėpi, derisa regjimi i
Enver Hoxhės i lejoi tė largoheshin? Kur u nisėn pėr nė Amerikė, ku
Johanna rifilloi shkollėn? Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje
nė intervistėn interesante tė Johanna Neumann.
-
-
PYETJE: Pėrse familja juaj vendosi tė strehohej nė Shqipėri?
-
-
Johana Neuman:
Ideja e Shqipėrisė erdhi kėshtu rastėsisht pas njė bisede me njė
shqiptar, funksionar i trupit diplomtatik tė vendit tė tij, por
njėkohėsisht, mik i familjes. Mbaj mend se pas Natės sė Kristaltė,
kur u dogjėn sinagogat, ēifutėt nuk mund tė ushtronin mė profesionet
e tyre, pra nuk mund tė punonin dot mė, dhe jeta pėr ta u bė e
vėshtirė.
-
-
Disa
miq tė mamasė sime, pra tė familjes sime, familja Meyer, vendosėn tė
vinin sė bashku me ne nė Shqipėri. Ata kishin tre fėmijė dhe unė, ne
ishim katėr fėmijė dhe katėr tė rritur. Mamaja ime, kish njohur diku
konsullin shqiptar. Ai nuk ishte direkt konsull, por atashe ose
diēka e tillė. Ai kish pyetur pse prindėrit e mi nuk shkonin nė
Berlin pėr tė marrė njė vizė pėr Shqipėri. Pra, personi nė fjalė
ishte shqiptar, dhe mua mė kujtohet fare mirė edhe pse kėto janė tė
gjitha kujtime fėmijėrie, por them se janė tė vėrteta.
-
-
Mė
kujtohet, gjithashtu, se ai donte tė martohej dhe donte tė shkonte
nė Zvicėr pėr pushime. Kėshtu qė kish nevojė pėr para. Prindėrit e
mi dhe familja Meyer i dhanė para. Prindėrit e tij i kthyen paratė
kur ne shkuam nė Durrės. Nė kėtė mėnyrė ne morėm njė vizė pėr
Shqipėri dhe shkuam nga Hamburgu nė Mynih, e nga atje nė Bolonjė, mė
pas nė Bari dhe prej andej me anije pėr gjithė natėn pėr nė
Shqipėri.
-
-
PYETJE: Si e kujtoni udhėtimin tuaj nga Hamburgu pėr nė Shqipėri?
-
-
Johana Neuman:
Largimi nga Hamburgu ishte shumė i vėshtirė. Me ikjen tonė, gjyshja
mbeti krejt vetėm nė Hamburg. Dy hallat e mia kishin mbėrritur
ndėrkohė nė Amerikė. Ndarja me gjyshen ishte shumė e vėshtirė. Ne
nuk e dinim a do tė shiheshin mė, dhe ku e kur. U nisėm nga stacioni
i trenit Danton, nė Hamburg, pėr nė Mynih. Me vete kishim vetėm 10
marka.
-
-
Ēifutėve nuk u lejohej tė merrnin mė shumė para me vete. Nė Mynih
qėndruam nė njė hotel dhe ditėn tjetėr kaluam kufirin pėr nė Itali,
nė Brenner, nė kufirin midis Austrisė dhe Italisė, treni u ndal dhe
prindėrit e mi i nxorėn jashtė. Ata u kontrolluan nga SS-ėt. U
kontrolluan nė trup.
-
-
Mamasė
iu desh tė zhvishej krejt. Ajo gruaja, gjermania qė e kontrollonte,
e pyeti: Ēfarė keni te flokėt. Mamaja iu pėrgjej i kam bėrė
permanent. Ajo i tha: Mos u bėni e pacipė. Keni fshehur gjė atje
te flokėt?. Nga Hamburgu, ne ikėm me njė paketė tė vogėl, tė cilėn
e kam ende pėrpara syve. Brenda ishin unazat e martesės sė prindėrve
dhe disa gjėra tė tjera tė vogla. Por, bizhuteritė nuk lehojej tė
merrshin me vete, as lugė argjendi. Mamasė iu desh tė blente tre
lugė tė veshura me argjend dhe tė gjitha ishin nė atė paketė tė
vogėl.
-
-
Brenda
nė paketė ishte njė listė e gjėrave qė ndodheshin nė paketė dhe
ushtarėt nė Brenner kishin po ashtu njė listė tė gjėrave qė kishim
marrė ne me vete dhe nė prani tė prindėrve u hap paketa dhe, falė
Zotit se sikur nė paketė tė kishte patur gjėra tė tjera nga ato qė
shkruheshin nė listė prindėrit e mi nuk do ishin lėnė tė lirė. Ata u
futėn nė tren dhe ne vazhduam udhėtimin pėr nė Bolonjė. Nė Bolonjė
nuk dinim ē`tė bėnim.
-
-
Por,
atje kishte studentė ēifutė tė Italisė, qė ishin organizuar dhe
shkonin ēdo ditė te stacioni i trenit kur vinin trenat nga
Gjermania. Ata shikonin nėse nga treni dilnin refugjatė dhe ata i
prisnin dhe i shoqėronin, i ēonin nė hotel dhe shihnin a kishte pėr
tė ngrėnė. Ne na duhej tė prisnim qė miqtė tanė nga Amerika tė na
dėrgonin para pėr tė shkuar nga Bari pėr nė Durrės. 10 markat ishin
mbaruar me kohė. Kėshtu na u desh tė rrinim njė javė nė Bolonjė.
-
-
PYETJE: Kur mbėrritėt nė Shqipėri?
-
-
Johana Neuman:
Nė Durrės mbėrritėm mė 1 mars tė vitit 1938 dhe nuk dinim se ēfarė
na priste. Nuk e dinim qė atje ndodheshin edhe emigrantė tė tjerė,
60 ēifutė austriakė edhe mbase edhe ndonjė ēifut nga Jugosllavia. Ne
menduam se do tė qėndronim vetėm pėr disa muaj nė Shqipėri, pra
derisa tė bėheshin gati vizat pėr nė Amerikė. Por, pesė javė pas
mbėrritjes sonė, Italia pushtoi Shqipėrinė. Mbretit Zog dhe familjes
sė tij iu desh tė largoheshin nga vendi i tyre.
-
-
Kėshtu
lufta filloi dhe ne mbetėm nė Shqipėri. Nuk mundėm tė largoheshim
mė. Italia, pra Musolini, pati marrė urdhėr nga Hitleri qė tė mos i
lejonte ēifutėt tė hynin nė Itali. Megjithėse mė 8 maj 1940, na u
dha e drejta qė tė shkonim nė konsullatėn amerikane nė Napoli, nuk
mundėm tė lėviznim mė nga Shqipėria pėr nė Itali. Ndaj na u desh tė
qėndronim gjatė gjithė luftės nė Shqipėri.
-
-
PYETJE: Ēfarė ndodhi mė pas?
-
-
Johana Neuman:
Pėrsėri, edhe pse nuk mundėm tė shkonim nė Itali, mendoj se ky ishte
fat pėr ne, pėr tė mirėn tonė, sepse kėshtu shqiptarėt na shpėtuan
jetėn, na strehuan. Shqiptarėt, kjo ėshtė kryesorja nė gjithė kėtė
histori, ishin fantastikė. Unė them se nuk ekziston asnjė vend
tjetėr i Evropės ku pas luftės pati mė shumė ēifutė se para luftės.
Kur gjermanėt marrshuan nė Jugosllavi, shqiptarėt hapėn kufijtė e
Kosovės dhe thanė: Kush ėshtė nė gjendje tė kaloj kufirin, le tė
vijė.
-
-
Kjo
ėshtė e dokumentuar dhe nuk ėshtė fantazi fėmije. Shqiptari Kruja
shkoi te Jakomoni. Ju e dini kush ishte Jakomoni, dhe i tha: Ne do
i fshehim tė gjithė ēifutėt e Jugosllavisė, do u japim dokumente
falso, emra shqiptarė dhe do i shpėrndajmė nė gjithė vendin.
-
-
Ndėrkohė gjermanėt i dinin shumė mirė emrat e gjithė atyre ēifutėve
qė kishin kaluar kufirin dhe kėrkuan qė brenda 48 orėve tė
dėboheshin tė gjithė nga Shqipėria. Brenda 48 orėve, Kruja i fshehu
tė gjithė ēifutėt nė Shqipėri. Disa prej ēifutėve mbetėn tė fshehur
nė njė spital tė Prishtinės. Dhe Kruja u tha gjermanėve se ata
vuanin nga sėmundja e tifos, ndaj dhe nuk duhet tė hynin brenda.
Kėshtuqė dhe gjermanėt nuk u futėn nė spital. Tė gjithė ata njerėz
shpėtuan.
-
-
PYETJE: Dinit ndonjė gjė pėr Shqipėrinė?
-
-
Johana Neuman:
Asgjė. Ne dinim qė ishte njė vend shumė primitiv, por mė shumė nuk
dinim. Nuk dinim gjė pėr Shqipėrinė.
-
-
PYETJE: Cila ėshtė pėrshtypja juaj e parė nga vendi i
shqiptarėve?
-
-
Johana Neuman:
Kur mbėrritėm nė Durrės, mė kujtohet shumė mirė qė ishte njė ditė me
shi dhe porti kishte njė molo dhe aty ishte njė mal me qymyr, shiu
kish lagur gjithēka dhe ēdo gjė ishte e zezė. Njerėzit qė punonin nė
port kishin thasė sipėr kokės, sepse binte shi. Ishte e
trishtueshme. Mamaja ime tha: Unė nuk zbres nga anija. Do kthehem
mbrapsht. E gjithė situata ishte e trishtueshme, shiu, qymyri i zi
dhe njerėzit qė punonin atje duket se ishin tė gjithė jevgj. Nė kėtė
moment, krejt tė dėshpėruar, dėgjuam njė zė gjerman. Ai tha: Hej,
unė jam kėtu dhe ne tė gjithė jemi kėtu.
-
-
Mirė
se erdhėt!. Personi qė na foli tha se nė Shqipėri kishte edhe
ēifutė tė tjerė. Ata kishin marrė me qira njė shtėpi tė madhe, ku
ēdo familje emigrantėsh kish zėnė njė dhomė. Kuzhina ishte e
pėrbashkėt. Shkuam atje dhe menjėherė u ndodhėm mes njerėzve tanė.
Nuk mund ta mohoj qė kaluam shumė mirė. Mė pas shkuam nė njė hotel,
pasi dhomat ishin zėnė tė gjitha. Fillimisht nė hotel Splendid dhe
mė vonė nė hotel Metropolo. Me siguri edhe sot ekziston nė Durrės
njė Kullė romake, nė afėrsi tė portit. Direkt pranė Kullės ishte
hotel Metropolo. Nuk e di nėse hoteli ekziston edhe sot.
-
-
PYETJE: Mbase ju flisni pėr hotelin qė mė pas u quajt Vollga
-
-
Nuk e
di. Pastaj erdhėn italianėt. Ishim direkt nė rrugėn ku ndodhej
hoteli, qė ishte disa metra larg portit, jo shumė larg. Kuptohet
ishim nė linjė tė parė kur italianėt pushtuan vendin, ndaj dhe na
dėrguan nė njė bankė, qė ishte disa hapa mė tutje, e quhej Banka di
Napoli. Na futėn atje derisa pushuan krismat. E gjitha zgjati vetėm
disa orė. Kjo ishte lufta jonė e parė. Ndėrkohė, ēifutėt morėn me
qira njė shtėpi tė dytė emigrantėsh. Atje jetuam deri nė shtator tė
“39-tės. Pastaj tė gjithė emigrantėt morėn me qira shtėpitė e
plazhit nė Durrės.
-
-
PYETJE: Ē“ishin kėto shtėpitė e emigrantėve?
-
-
E
dini, mė parė atje ka qenė njė burg, por nuk e mbaj mend se si quhej
rruga. Ah, po, Rruga Ahile Staraci, tani m“u kujtua. Atje ishin dy
shtėpi tė mėdha, pėrballė njėra-tjetrės. Ne i quanim ato
Shtėpi-Emigrantėsh, por nuk e di tė kujt ishin dhe kush i kish marrė
me qira.
-
-
Jetuam
disa muaj, pastaj shkuam tė banonim nė afėrsi tė plazhit. Ishte
dimėr, dhe shqiptarėt nuk shkonin mė nė plazh. Pra, nė fund tė
shtatorit, shkuam nė plazh dhe deri nė shtator tė vitit “40-tė
ndėrruam disa shtėpi. Dikur shpėrtheu lufta me Greqinė. Italianėt
sulmuan fqinjin jugor tė Shqipėrisė. Ata nuk shkuan dot larg, fronti
ishte nė Gjirokastėr. Mė pas na internuan nė Berat, jo ngaqė ishim
ēifutė, por sepse ishim tė huaj.
-
-
PYETJE: Internimi erdhi nga administrata shqiptare?
-
-
Johana Neuman:
Po, nga administrata shqiptare. Por, kuptohet qė njė gjė tė tillė
atyre ua kishin kėrkuar italianėt. Atje jetuam fillimisht nė njė
harem, pastaj morėm diēka me qira te njė familje muhamedane. Pėr
herė tė parė pėrjetuam Ramazanin dhe Bajramin. Ishte mrekulli.
Njerėzit na trajtonin sikur tė ishim pjesėtar tė familjes. Na
dėrgonin pėr tė ngrėnė, bakllava, pilaf. Madje, na morėn me vete
edhe nė xhami. Dikur anglezėt filluan tė bombardonin. Ishte e
tmerrshme.
-
-
Afėr
shtėpisė ku jetonim ishte njė xhami. Anglezėt duket kishin marrė
vesh se italianėt kishin fshehur armė dhe municione nė xhami, ndaj
pėrpiqeshin gjithė kohėn tė godisnin xhaminė. Shtėpia nuk kishte
bodrume. Por afėr xhamisė ishte njė shtėpi e vogėl, ku laheshin tė
vdekurit. Ajo kishte mure tė trasha, dhe kur fillonin bombardimet,
ne shkonim atje. Mamaja ime shkoi nė Tiranė dhe iu lut autoriteteve
qė tė na lejonin tė vendoseshim nė Lushnjė. Kėshtu shkuam pėr disa
muaj nė Lushnjė dhe jetuam te njė familje po muhamedanėsh, dhe kjo
pati shumė rėndėsi pėr shpėtimin tonė mė vonė.
-
-
PYETJE: Pėrse e thoni kėtė?
-
-
Johana Neuman:
Do ta sqaroj. Familja e atij, ku jetuam ne, ishte nė fshat. Nė
Lushnjė qėndruam disa muaj. Kryefamiljari i familjes ku jetonim
ishte polic, dhe punonte nė Prefekturėn e Lushnjės. Familjen e
kishte dėrguar nė fshat dhe ne jetonim nė shtėpinė e tij. Pastaj u
kthyem nė Durrės dhe mė vonė nė Tiranė. Kur partizanėt morėn
Tiranėn, ata pushtuan gjysmėn e qytetit dhe shtėpia ku ne jetonim
ishte nė anėn qė kishin marrė partizanėt.
-
-
Ata na
thanė se pėrballė ndodheshin gjermanėt dhe do ishte mirė qė ne tė
futeshim mė thellė. Njė familje emigrantėsh, qė ne e njihnim,
jetonte jashtė Tiranės, jo larg. Atje shkohej mė kėmbė. Kėshtu,
mėngjesin tjetėr, ne shkuam atje. Prindėrit e mi mė lanė mua atje
dhe u kthyen tė merrnin disa gjėra personale nga shtėpia ku kishim
jetuar. Kur po ktheheshin, gjatė rrugės, filluan papritur tė shtėnat
dhe babai i thotė nėnės, sigurisht nė gjuhėn gjermane ulu poshtė.
-
-
Njė
partizane, njė ushtare femėr, e dėgjoi dhe mendoi se kishte tė bėnte
me spiun gjerman, ndaj i arrestoi qė tė dy dhe i dėrgoi nė polici,
ose njė gjė e tillė, njė ēadėr provizore, apo njė barakė dhe tha:
Ja ku janė. Kam kapur dy spiunė gjermanė. Nė atė kohė kjo gjė
ishte shumė e rrezikshme. Por krejt rastėsisht aty ndodhej njė burrė
nga prefektura e Lushnjės dhe ai tha se i njeh prindėrit e mi dhe e
di qė ata nuk janė spiun gjerman. Ai u dha prindėrve tė mi njė
ushtar pėr t`i shoqėruar deri nė shtėpi dhe u tha tė mos dalin mė
nga shtėpia derisa tė mbaronte lufta. Ja kėshtu ka ndodhur.
-
-
PYETJE: Po mė pas, ku u vendosėt?
-
-
Johana Neuman:
Nė verė tė vitit 1941, na u lejua tė shkonim sėrish nė Durrės dhe
atje jetuam te njė fshatar nė Shkozet derisa erdhėn gjermanėt.
Gjermanėt erdhėn nė fund tė verės sė “43-shit. Babai im u fsheh te
njė fshatar nė Krujė, kurse ne jetuam te familja e inxhinier Pilkut.
Gruaja e tij, qė quhej Lisalote, ishte gjermane. Kur u kthye babai,
ne morėn me qira shtėpinė e pushimit tė familjes Pėrmeti. Doktor
Pėrmeti kishte njė shtėpi vere, gjysma e tė cilės i pėrkiste atij
dhe gjysma tjetėr familjes Vallahu. Erika Pėrmeti dhe ajo vajza
tjetėr, qė nuk ia mbaj mend emrin, nga familja Vallahu, dhe unė u
bėmė shumė shoqe.
-
-
PYETJE: Shqiptarėt nuk mendojnė se shpėtimi i ēifutėve gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė ndonjė vepėr shumė e rėndėsishme.
Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?
-
-
Johana Neuman:
Kjo qė po bėni ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse, pėr fat tė keq,
shumė pak vetė dinė pėr rolin qė kanė luajtur shqiptarėt, se si janė
sakrifikuar ata dhe me ēfarė rreziqesh pėrballeshin. Nėse gjermanėt
do merrnin vesh qė shqiptarėt kishin fshehur ēifutė, atėherė ata do
kishin pėrfunduar nė kampe pėrqėndrimi, ose do ishin vrarė. Nė pamje
tė parė, kjo ishte njė gjė normale, njerėzore, por, megjithatė, unė
mendoj se ėshtė e jashtėzakonshme, sepse njerėzit ishin shumė tė
rrezikuar. Unė e kuptoj qė ata donin tė ndihmonin ēifutėt, por kjo
ishte e rrezikshme.
-
-
Shqiptarėt, edhe pse e dinin rrezikun, pėrsėri na ndihmuan. Kjo
ėshtė shumė e rėndėsishme. Ata e dinin se po tė merrej vesh qė
ndihmonin, ose kishin fshehur ēifutė, mund tė ekzekutoheshin.
Interesant ėshtė fakti se shqiptarėt nuk ishin njerėz kush e di sa
tė arsimuar. Ai fshatari, ku ne jetonim, kishte disa pula dhe njė
lopė e pak tokė. Por, ai nuk na tradhtoi kurrė e pėr asgjė.
-
-
Kur
erdhėn gjermanėt, ne na u desh ti linim tė gjitha siē ishin nė
dhomė dhe tė largoheshim. Nė dhomė asnjė gjė nuk ishte prekur. Ai
ishte kujdesur dhe kur u kthyem i gjetėm tė gjitha si i kishim lėnė.
Kur na u desh tė largoheshim prej tij, ai filloi tė qante.
Megjithatė, na duhej tė largoheshim nga Durrėsi. Gjermanėt mendonin
se zbarkimi i aleatėve do bėhej nė Ballkan dhe gjithė qyteti i
Durrėsit ishte minuar. Kėshtu, gjithė civilėt duhet tė largoheshin
nga qyteti. Kėshtu qė shkuam nė Tiranė. I kam numėruar. Nė gjashtė
vjet e gjysmė nė Shqipėri ne kemi ndėrruar 17 shtėpi.
-
-
PYETJE: Fjala shqipe pėr Jude (gjermanisht) ėshtė ēifut. A
mendoni ju se kjo fjalė ka ngarkesa negative?
-
-
Johana Neuman:
Kėtė nuk mund ta them. Unė nuk e di. Vėrtet nuk e di.
-
-
PYETJE: Si ju kanė quajtur shqiptarėt nė atė kohė?
-
-
Johana Neuman:
As kėtė nuk e di. Nuk di ēt“u them. Edhe mund tė na kenė quajtur
ashtu, por unė nuk e di. Unė kam vizituar Erikėn nė Trieste, ku ajo
jetonte me vajzat dhe burrin. Unė kujtova se po tė jem disa ditė
atje do kem mundėsi tė flas shqip. Por u zhgėnjeva. Shqipja nuk mė
kujtohej. Por, unė nuk kujtoj tė kemi ndjerė ndonjėherė
negativitete.
-
-
PYETJE: Po mė vonė, si mundėt tė largoheshit nga Shqipėria?
-
-
Johana Neuman:
Qeveria e Enver Hoxhės nuk lejonte qė njerėzit tė iknin nga vendi i
tyre. Nė atė kohė, nė Shqipėri, pati rėnė njė epidemi e keqe, e
tipit tė kolerės, dhe aleatėt sillnin vaksina. Anglezėt ose
amerikanėt patėn kėrcėnuar se, nėse njerėzit nuk lejoheshin tė
largoheshin nga Shqipėria nuk do dėrgoheshin mė vaksina.
-
-
Kėshtu
mundėm tė largoheshim nga Shqipėria me njė traget anglez qė shkonte
nė Brindisi. Atje shkuam nė njė kamp, ku ishin mbledhur gjithė
ēifutėt qė kishin mbijetuar. Mė 1946, shkuam nė Amerikė, ku fillova
tė shkoja nė shkollė. Unė kisha shkuar nė njė shkollė italiane nė
Durrės, ku mėsimin e jepnin suorat. Por ky ėshtė njė kapitull
tjetėr. Pastaj jetuam 20 vjet nė Haifa, nė Izrael, dhe tani jetoj nė
Uashington.
|
|