|
-
25 shkurt 2004 / TN
-
-
Nga
Prof.
Dr.
Artan
FUGA
-
-
Gjuha kocka s'ka, por kocka thyen
-
-
Te
gjithe ne si qytetare urojme njeri-tjetrin keto dite per faktin se
zhvillimet polike ne rruge jane zhvilluar sa masivisht aq edhe pa
deme materiale dhe pa dhune. Megjithate, tensionimi i situates
shoqerore te vendit ka sjelle edhe nje te folur dhe nje menyre te
shprehuri politik zyrtar, i cili do te ishte mire te evitohej sa me
shpejt, aq me teper, kur eshte fjala per nje te folur qe shprehet
drejtperdrejt nga goja e perfaqesuesve zyrtare te shtetit apo te
pushtetit si edhe e zedhenesve te tyre te shtypit.
-
E
perqendroj vemendjen ketu sepse edhe nga menyra si shprehet qendrimi
politik zyrtar shkaktohen deme qe jane edhe me te ndjeshme se
thyerja e dy xhamave ketu apo atje.
-
-
Populli ka nje fjale te urte teper domethenese: Gjuha kocka nuk ka,
por kocka thyen. Kur e ngre kete problem e kam fjalen pikerisht per
ate dukuri qe po vihet re e qe ka te beje me nje fare shpeshtesimi
marramendas te nje gjuhe politike, kryesisht zyrtare, qe duke dashur
te behet goditese, tronditese, shpartalluese per kundershtarin
politik apo per protestat popullore, duke dashur te shprehe nje
erudicion gjeopolitik fare te pavend dhe t'i jape besim vetes po
perdor metafora gjithnje e me te ndezura me nentekst fetar,
regjional apo etnik, te cilat, me dashje apo pa dashje, e zhvendosin
krejt kuptimin simbolik te levizjeve te tanishme.
-
-
Duket sikur ketu nuk ka asgje me rendesi per t'u ndalur, sepse
komunikimi politik shqiptar eshte mesuar tashme te perdore struktura
shprehese te ashpra, por ne te vertete nuk eshte aspak keshtu.
Konflikti i sotem midis protestuesve ne rruge te udhehequr nga
opozita dhe qeverise qe perpiqet te justifikoje drejtimin qe i ka
dhene puneve te vendit, po te mbetet brenda kuadrit te thjeshte
politik, shoqeror dhe ekonomik, mund te zgjidhet heret a vone ne
rruge normale brenda kuadrit te mekanizmave politike paqesore qe na
ofron demokracia.
-
-
Nderkohe, nese ky konflikt do te devijohej simbolikisht per t'u
shprehur me terma fetare, regjionale apo etnike, ai do jepte shenja
se do te ishte duke u acaruar shume keqaz dhe do te shkonte drejt
nje drejtimi te papershtatshem dhe te demshem. Eshte e kuptueshme se
ndeshja politike aktuale nese mer ngjyra fetare dhe etnike, qofte
edhe simbolikisht, atehere ajo rrezikon te dale jashte shinave te
zgjidhjeve demokratike sepse institucionet dhe organizmat e tjere te
shtetit tek ne nuk jane ndertuar mbi baza fetare dhe etnike, por
thjesht politike. Dhe ky eshte nje avantazh i jashtezakonshem qe ne
kemi si vend dhe si popull.
-
Si
filloi historia e ketij orteku metaforash semantike te pavend?
-
-
Ne te gjithe jemi “cifute”
-
-
Dy
a tri dite me pare se te zhvillohej manifestimi i 21 shkurtit,
kryetari i Partise Socialiste, ne konferencen e partise se tij per
kryeqytetin, u shpreh pak a shume se prej levizjeve te fundit te
opozites, te vene tanime aktivisht ne krye te protestes qytetare,
Shqiperia mund te merrte nje carje a nje krisje qe ta bente ate te
parcelizuar sikurse edhe Qiproja, duke e lene per nje kohe shume te
gjate jashte vemendjes se faktoreve nderkombetare(!) Sigurisht qe
personalisht nuk mendoj aspak se protestat masive te shtresave te
ndryshme te popullsise kunder politikave qe ato i gjykojne si te
demshme per interesat e tyre i japin ndonje “krisje: unitetit te
vendit. Protestuesit e shumte qe mbushen sheshet dhe bulevardin
kryesor te Tiranes, nuk bejne tjeter ne kete rast vecse ushtrojne,
krejtesisht ne te drejten e tyre te plote, ato liri politike qe u
siguron katerciperisht kushtetuta demokratike e vendit. Si mund te
quhen pra keta mijera protestues “rrugace” sikurse eshte shprehur
ndokush?
-
-
Ky
etiketim krejt i pabaze me kujton ate cka u tha nen ze per levizjet
studentore te majit te vitit 1968 ne Perendim nga ndonje kundershtar
i tyre. Duke perfituar prej faktit se njeri prej udheheqesve te
protestuesve studentore ishte me origjine cifute, u tha pra, as me
pak e as me shume, se ne keto turbullira “kishin dore cifutet”? (!)
Te nesermen, studentet perendimore, te vendosur per te shkuar deri
ne realizimin perfundimtar te objektivave te vena, dolen me parullen
e famshme ironike dhe mobilizuese qe shkruhej gjithandej: ?Ne te
gjithe jemi cifute?. Me kete ata donin te tregonin se
solidarizoheshin me drejtuesin e tyre, sot parlamentar i rendesishem
europian (Kohn Bendit), dhe shprehnin te verteten e madhe se ai nuk
manifestonte aspak si “cifut” por vetem shprehte vullnetin e tij
politik njesoj si edhe ata studente qe s'kishin fare kete origjine
fetare e qe manifestonin sikurse ai neper rruge dhe neper sheshe per
te arritur objektiva shoqerore konkrete.
-
-
Po
te benim nje lloj paralelizmi me kete histori thuajse te harruar nga
koha, do te thoshim se nese ata dhjetera mije njerez te thjeshte te
popullit stigmatizohen prej dikujt te veshur me pushtet qe i quan
“rrugace”, atehere pa e fyer veten, perkundrazi, mund te thoshim se
ne te gjithe jemi “rrugace”.
-
-
Lufta politike dhe metafora etniko-fetare
-
-
Ne
shtyp u debatua jo pak per kuptimin e shprehjes qe formuloi kryetari
i Partise Socialiste dhe kryeministri i vendit. U tha se me kete
shprehje, ai nenkuptonte se konflikti mund te shkonte deri ne nje
ndarje territoriale te vendit, midis Jugut dhe Veriut. Personalisht,
nuk dua te besoj se kjo gje atij i ka shkuar sado pak ndermend. Cili
do te ishte perfitimi i tij nga kjo gje? Megjithate, ne
nenndergjegjen kolektive fjala “Qipro” nuk eshte neutrale nga
pikepamja e ndikimit te vet semantik dhe simbolik. Ajo, me ose pa
dashje, te orienton drejt perfytyrimit te nje ndarjeje dhe konflikti
midis dy popullsish me perberje fetare te ndryshme: myslimane dhe
ortodokse. Nderkaq, qe te mos marrim revanin e subjektivizmit, duhet
pranuar se nuk u tha askund se perfaqesuesit e qeverise perfaqesojne
simbolikisht ortodokset (greke) te Qipros dhe opozita simbolikisht
drejtohet nga myslimanet (turqit) e Qipros. Kjo nuk u tha, por
shembulli i marre ishte jo i sakte dhe linte shteg per interpretime
dhe keqinterpretime nga me te ndryshmet. Te gjitha te demshme.
-
-
Megjithate, sic thote nje fjale tjeter e urte popullore “cdo
krahasim calon”. Duke e interpretuar fjalen e kryeministrit pa
keqdashje, thashe me vete se ndoshta nuk duhet shkuar deri ne
zhbirilimin edhe te skajeve semantike me te shtyra te krahasimit te
bere. Duke qene vete mesues, e di fare mire se nganjehere, sidomos
kur flet pa leter, aq me shume kur pasionohesh pas asaj qe thua,
ndodh qe te shkasin edhe krahasime dhe metafora qe me vone i kupton
se duheshin evituar me cdo kusht. Megjithate, mbetesh i qete ne
ndergjegje se i ke shprehur ne nje kuptim tjeter, krejt tjeter pra
nga kuptimi qe iu kane vene atyre te tjeret. Mirepo ja qe fjala e ka
kete veti, prandaj duhet peshuar pak me mire si nga mesuesi ashtu
dhe nga politikani. Sapo del nga goja e atij qe e artikulon, ajo
mund te marre jo vetem ate kuptim qe i jep folesi, por merr
kryesisht kuptimin qe i japin te tjeret, ata qe degjojne.
Profesionistet e komunikimit e dine fare mire se kjo eshte abc-ja e
komunikimit politik. Sidoqofte, ate dite shprehja zyrtare mbi Qipron
dukej me shume si nje lapsus qe do te harrohej shpejt dhe vertet
mbase nuk i duhej dhene shume rendesi. Por, fatkeqesisht nuk ndodhi
aspak keshtu. Metafora politike e shtetit po vazhdonte te ece ne te
njejtin drejtim.
-
-
Diten e protestes masive te se shtunes se kaluar, nje dite e shenuar
per demokracine e re shqiptare, perfaqesuesit e shtetit kishin
zgjedhur nje veprimtari teper te gjetur per te ndermarre nga
pikepamja e komunikimit masiv dhe e propagandes. Diskutonin per
planimetrine e re te Tiranes. Zgjidhje simbolikisht e pranueshme
pavaresisht faktit se ku behej mbledhja. Ne nje fare menyre jepej
mesazhi se te dy palet, si opozita ashtu edhe qeveria, po punojne
per te njejtin qellim, secili ne rolin e vet. Nga njera ane opozita
drejtonte protesten popullore ne shesh kunder politikave qe tani
vete qeveria eshte e detyruar t'i denoncoje si te gabuara dhe, nga
ana tjeter, qeveria po punonte per te nesermen, kur pushteti do te
nderrohej nje dite, duke shqyrtuar projektet e urbanizimit te
kryeqytetit. Ate dite uikendi shqiptaret pra punonin intensivisht.
-
-
Mirepo, ky konstatim disi interesant mbeti ne mes. Sipas shtypit
(shpresoj se referimet jane te sakta) kryetari i Partise Socialiste
dhe ryeminstri i vendit ne fjalen e vet pas perfundimit te punimeve
te instances administrativo-teknike qe vendos per problemet e
urbanizimit, u shpreh dhe per ate qe ndodhte ne rruget e kryeqytetit
te shtetit qe drejton. Ai u shpreh nder te tjera kunder atyre qe
“duan Baben” dhe qe gjithkush e kuptoi se etiketa ne fjale drejtohej
kunder opozites dhe qytetareve qe protestonin. Kush e njeh sado
siperfaqshem historine e Shqiperise e kupton se ai i quajti
kundershtaret e tij politike, figurativisht, si te vene ne rolin e
atyre fshatareve me origjine fetare myslimane qe ndersa Shqiperia
shkonte drejt nje shteti perendimor, ata kerkonin te orientoheshin
drejt baba sulltanit, pra, drejt modelit islamik te shtetit, drejt
Turqise. Keshtu, nenndergjegjja kolektive vazhdoi te marre mesazhe
te tjera ne te njejtin regjister dhe gjuha metaforike fetaro-etnike
shteterore e te shprehurit te politikes filloi te zere rrenje edhe
me te thella ne opinionin publik. Ajo perqendron semantikisht nje
lende fetare, cuditerisht te ngjeshur sa edhe te le te habitur.
Perse?
-
-
Pak
dite me pare metafora e “Qipros” na coi simbolikisht tek ndarja
midis turqve dhe grekerve, mysimaneve dhe ortodokseve. E kalojme pa
u vene re. Nderkohe, te shtunen e protestes na “bie mbi koke” edhe
metafora e dyte qe na shtyn forcerisht kesaj radhe per t'i menduar
simbolikisht popullin qe proteston ne shesh, se paku drejtuesit e
opozites, qe per ate cast populli protestues i ka pranuar si
drejtuesit e vet ne shesh, si “dumbabista”, pra si fanatike te
turqinise se vjeter dhe te modelit islamik te shtetit, pra, si
antiperendimore. Metafore me ngarkese te konsiderueshme
semantiko-politike. Ajo qe lejohet ne menyre legjitime ne penen e
nje publicisti, nuk keshillohet megjithate ne gojen e nje
administratori qendror te shtetit.
-
-
Dikush do te thoshte me insistim: E ke kot qe shqetesohesh, or mik,
keto jane fjale qe perdoren ne politiken shqiptare sa here qe
situata tensionohet, por nuk eshte se vertete ata qe shprehen keshtu
mendojne se fjalet dhe epitetet qe iu vendosin kundershtareve
politike shprehin realitetin. Ta pranojme me qetesi dhe me
dashamiresi edhe kete verejtje, por gjithsesi duke shkuar me tutje
ne analizen tone.
-
-
Si
per te na e bere edhe me te pranishem shtratin linguistik dhe
semantik fetar te gjuhes se sotme te politikes sunduese, na mberrin
edhe nje shprehje tjeter, ndofta e thene pa te keq nga nje tjeter
pjesemarres i rendesishem i instances qe merrte vendime per
urbanizimin. Ne mbarim te po asaj mbledhjeje, duke pasur nje krenari
legjitime per faktin se po diskutoheshin dhe po merreshin vendime
per urbanistiken e qytetit, ai nuk la pa prekur terthorazi edhe ate
cka po ndodhte prej disa ditesh dhe po ate paradite ne shesh. Ai
foli per nje lloj ndeshjeje midis engjejve dhe djajve. Per dreq,
perseri politika qeveritare vazhdon te kembengule ne shprehje te
ngjeshura me nje metafore semantike fetare qe, e perkthyer ne
shqipen e sotme, perkon me terminologjine e fese se krishtere.
Nenndergjegjja kolektive vazhdon te bombardohet keshtu perseri me
metafora simbolike qe shkojne te gjitha ne te njejtin drejtim. Gjuha
e pushtetit po huazon metafora fetare (te krishtera), apo me
ngarkesa etnike dhe regjionale. Ato behen aq te shumta sa rrezikojne
te kthehen ne metafora qendrore te gjuhes se sotme politike
shqiptare.
-
-
Nje
ze qetesues duket sikur me thote perseri: Mos i jep rendesi, jane
vetem fjale dhe agje me teper. Perseri do te isha ne nje mendje me
te sikur te mos dija dicka qe miku qe me qeteson mund edhe te mos e
dije. Metaforat e gjuhes zyrtare nuk duhet te jene te ngarkuara me
nje peshe semantike fetare dhe etnike sepse, me se pari, vete ligji
nuk e lejon kete. Aq me pak etika politike. Pastaj, kur metaforat
nisin e shkojne ne te njejtin drejtim dhe formojne nje te tere, ato
krijojne nje univers gjuhesor dhe konceptual qe rrezikon te kaloje
permasat e nje gjuhe te kulluar simbolike te ushqyer thjesht nga nje
humor kalimtar, apo nga nje shqetesim i madh psikologjik. Njeriu
fillon te dyshoje se mund te mos kete te beje vetem me lapsuse te
thjeshta qe vijne nga mosnjohja e kultures se komunikimit politik,
por me perfytyrime inkoshiente qe gjejne rastin per t'u shprehur
tamam ne kohe zemerimesh psikologjike apo tensionesh mendore.
-
-
Ne
fakt, po ta rindertojme gjuhen e metaforave te perdorura nga i
foluri zyrtar, do te mberrinim ne nje perfundim simbolik qe do te
ishte pak a shume si ky i meposhtmi: “Opozita dhe populli qe
proteston jane ne rolin e atyre partizaneve te modelit islamik te
shtetit qe iu kundervihen vlerave te Europes Perendimore dhe
projekteve te integrimit europian te Shqiperise”.
-
-
Duket si rastesi, por eshte shqetesues fakti se mediat prane
qeverise, ne nje menyre ose ne nje tjeter, e ushqejne kete teze me
te dhena gazetareske, te paraqitura si konstatime apo edhe si “letra
nga populli”. Por, ne fakt, vazhdon te zbatohet e njejta strategji e
gabuar dhe teper e rrezikshme komunikimi. Ne gazeten e partise ne
pushtet te dates 24 shkurt 2004, pasi dikush ka shkruar nje leter ne
gazeten perkatese duke “zbuluar” Ameriken se hoxha i fshatit te tij
(Macukull) paska marre pjese ne protestat paqesore te 21 shkurtit ne
Tirane, pergjithesohet: “Ky soj te ben te mendosh qe Partia
Demokratike nuk eshte mbeshtetur nga inteligjenca, nga njerezit e
ndershem, por nga njerez qe nuk gezojne kurrfare reputacioni ne
popull. Hoxha i Macukullit ishte ne mitingun e fundjaves se kaluar
mes hoxhallareve te tjere". A eshte etike dhe ne te mire te paqes
fetare te vendit kjo perpjekje per te barazuar protestuesit me
besimtaret apo perfaqesuesit e komunitetit mysliman te vendit? Sali
Berisha mund te mos i pelqeje aspak shumices parlamentare dhe
shtypit te saj.
-
-
Eshte e drejta e tyre krejt legjitime. Por kjo nuk e justifikon qe
ne faqen e internetit te gazetes se perditshme te partise ne pushtet
(e destinuar kryesisht per konsum te jashtem) te qendronte per dite
me radhe fotografia e deputetit Sali Berisha e trukuar duke i vene
nje callme perreth kokes. A eshte e drejte qe ne nje interviste te
fundit te dhene stacionit italian "Rai 3" nga ana e kreut te
ekzekutivit tone te konsiderohet se nje nga dy-tre kontributet e
komunitetit mysliman te vendit eshte mbajtja e nje rritje
demografike te konsiderueshme(!) Nuk e kuptojme se cfare lidhje ka
feja islame ne Shqiperi me indeksin e shtimit demografik te
popullsise se vendit. Aq me teper ku po ne te njejten interviste
barazohet komuniteti mysliman me me shume se gjysmen e popullsise se
vendit. Te besh pjese ne kete komunitet eshte nje e drejte krejt e
ligjshme dhe e nderuar e atyre qe e ushtrojne. Por mund te pyetet:
Kush i ka numeruar keta per te dhene keto shifra zyrtarisht? Me
duket se jane ngaterruar krejtesisht konceptet statistikore. Tjeter
eshte numri i shqiptareve me origjine fetare myslimane dhe krejt
jeter numri i anetareve te komunitetit islamik. Perse perzihen keto
koncepte ne kete menyre?
-
-
Megjithate, nuk po e kundeshtoj me kokefortesi zerin qetesues duke
pranuar bashke me te se mbase edhe ketu nuk kemi te bejme vecse me
nje loje fjalesh qe s'duhet te merret aq seriozisht. Mirepo
pikerisht tani fillon nje problem tjeter shume serioz dhe kete radhe
katerciperisht real.
-
-
Si mund te perdoret qetesisht prej te tjereve gjuha e inatit tone?
-
-
Brenda nje literature politike dhe gjeopolitike qe qarkullon
gjeresisht neper boten e sotme, bile, edhe ne rrethe akademike
nderkombetare, perse jo edhe ne pjese te ndryshme dhe disi te
kufizuara (fatmiresisht) te opinionit publik perendimor dhe lindor,
kjo qe ne po e quajme pa keqdashje metafore politike te te folurit
zyrtar, ose lume metaforash te lidhura ne sinkron, perben nje teori
te tere, qe e mendon politiken me terma kulturaliste. Sipas saj,
popujt me origjine fetare myslimane te Balkanit, nuk mund te
integrohen ne Europen e Bashkuar, pikerisht sepse konstituimi
kulturor dhe fetar i tyre nuk perputhet me vlerat shoqerore
perendimore te mbeshtetura mbi krishterimin. Te krishteret e
Ballkanit jane properendimore, kurse popujt me tradita fetare
myslimane nuk mund te jene te tille - ky eshte thelbi. Per fatin
tone te mire, kjo teori qe s'perputhet fare me realitetin shqiptar,
jo vetem qe nuk eshte sunduese, por edhe perben nje ze disi
periferik. Elitat politike dhe kulturore qe ndertojne sot Europen e
Bashkuar jane te udhehequra nga te tjera koncepte gjeopolitike dhe
kane tjeter formim kulturor e demokratik duke na shtrire doren e
integrimit dhe te solidaritetit. Megjithate, kjo nuk na lejon qe te
abuzojme duke perdorur nje stil gjuhe politike qe metaforikisht
shkon ne te njejtin drejtim qe shkojne edhe teori gjeopolitike, qe
nuk e cojne eren ne velat e anijes sone.
-
-
Perse duhet pra, qe edhe metaforikisht gjuha zyrtare te shprehet se
ne Shqiperi ka nje opozite qe mban qendrime tipike ? fondamentaliste
antieuropiane? dhe nje force politike ne pushtet, qe e sulmuar nga
opozita retrograde do te nenkuptohej sikur do perfaqesonte te
kunderten e tyre? te krishteret?, qe flasin gjuhen e Krishtit?, si
ne ?Qipro?, pra? Metafora politike zyrtare tanime, nderkohe qe i jep
pa dashje mbeshtetje nje teorie qe sigurisht nuk eshte e favorshme
per ceshtjen e integrimit europian te vendit tone, behet e demshme.
Tashme nuk ka me ze qetesues qe te mund te na binde per ta injoruar
ate. Metafora simbolike mund te behet per shkak te nje komunikimi
politik ne inat e siper, ushqim linguistik dhe semantik per teorite
e mirefillta qe kane pasoja dhe rrenje ideologjike teper te thella
dhe serioze dhe qe nuk jane aspak interesante per ne si popull.
-
-
Ne
fakt, kjo lloj gjuhe zyrtare, e mbushur me metafora etniko-fetare,
nuk ben tjeter vecse sjell keqkuptime dhe e rendon situaten politike
ne vend. Ne menyre paradoksale, ajo i sjell dem vete partise ne fuqi
dhe shumices parlamentare qe e mbeshtet ate. Perse? Per dy arsye
kryesore, do te thoshim. Arsyeja e pare ka te beje me faktin se duke
stigmatizuar protestuesit dhe drejtuesit e tyre, ne kete lloj menyre
rritet vendosmeria e tyre per ta cuar deri ne fund levizjen e nisur,
biles edhe me me vendosmeri dhe me masivisht se me pare. Njeriu i
fyer behet edhe me i vendosur ne veprimet e veta. Aq me teper qe
ketu shprehet edhe nje kundershti logjike teper e pakuptueshme. Nga
njera ane, pranohet se disa nga masat ekonomike dhe financiare te
marra kohet e fundit kane qene krejt te pamenduara, nga ana tjeter
stigmatizohen si ?dumbabista? ata qe protestojne pikerisht kunder
atyre masave qe vete qeveria i konsideron tashme si te pamatura (!)
-
-
Arsyeja e dyte, eshte se pushteti duke e konsideruar metaforikisht
opoziten si antieuropiane dhe antiperendimore, veshtireson ne fakt
vete realizimin e politikes integruese te vendit sepse e paraqet te
pakten gjysmen e klases politike shqiptare si me prirje
antieuropiane. E kush mund te na fuse pastaj keshtu ne Europen e
Bashkuar? Duhet pranuar, se nga pikepamja semantike, sic kam pasur
rast te shkruaj edhe me pare, vete etiketa “Koalicioni per integrim”
(europian), qe emerton forcat politike qeverisese sot, permban ne
vetvete aluzionin e terthorte sikur opozita shqiptare nuk eshte per
politiken e integrimit uropian te vendit, cka nuk perputhet fare as
me faktet historike dhe as me programet politike te opozites.
-
-
Deri ketu perseri eshte vetem gjysma e udhes qe kemi bere. Ceshtja
me pas behet akoma edhe me serioze.
-
-
Nuk
duket fare si qendrim politik i arsyeshem prirja per ta paraqitur
opoziten dhe pjesen e konsiderueshme te shoqerise qe proteston
kunder privimeve dhe veshtiresive shume te medha ekonomike, si
reagim kundershtues te tyre ndaj reformave integruese dhe
proeuropiane qe ka ndermarre qeveria. Nen driten e kesaj metafore
behet nje ndarje qe nuk perkon fare me realitetin. Shoqeria e thelle
masive shqiptare, paraqitet si e rezervuar ndaj Europes se Bashkuar,
kurse administrata paraqitet si viktime e europianizmit dhe
oksidentalizmit te saj vetemohues (!) Europes i kundervihet publiku
i gjere shqiptar, dhe publikut te gjere shqiptar i kundervihet
Europa.
-
-
Asgje e mire, e dobishme dhe e kendshme nuk del nga kjo kundervenie
qe ne fund te fundit nuk ka tjeter mision, vecse te justifikoje nje
politike ekonomike qe s'pranohet me nga popullsia. Supet e saj nuk
mund te mbajne me shume. Thjesht. Por ky qendrim i popullsise nuk ka
te beje aspak me rezistencen qe ajo u ben reformave integruese.
Perkundrazi, ajo kerkon qe keto reforma te pershpejtohen ne rrugen e
duhur dhe sa me intensivisht per t'i bere balle korrupsionit,
abuzimeve me pronen publike, pasurimit te lehte dhe te pandershem te
disa grupeve te vogla shoqerore, keqadministrimit te ndermarrjeve
publike, mungeses se politikave ekonomike ristrukturuese,
klientelizmit te shfrenuar ekonomik, privilegjeve te pamerituara,
etj.
-
-
Plotesimi i metafores nga grupe protestuesish
-
-
Diten e protestes masive, tamam perpara kryeministrise, masa e
popullit u ndal per pak kohe duke hedhur slogane kritike ndaj
qeverise dhe drejtuesit te saj. Shtypi na ben me dije se disa grupe
njerezish thirren per kryeministrin se: ? Ti je grek, nuk je
shqiptar ?. Cikli i metafores etniko-fetare, mbyllet keshtu
plotesisht. I foluri zyrtar i shtetit, i mbeshtetur tek nje metafore
fetaro-etnike dhe krahinore subkoshiente, sigurisht qe do te
prodhonte dhe perforconte nje artikulim gjuhesor protestues te
mbeshtetur ne metafora po te te njejtit loj. Jemi njerez dhe flasim
te njejten gjuhe. Te kuptohemi, kjo metafore nuk eshte ne gojen e
drejtuesve politike te protestes. Eshte ne gojen e nje grupi
demonstruesish. Pra, nuk merr ngjyresa zyrtare. Nga ana tjeter, nuk
kane te njejten pergjegjshmeri per menyren e te folurit
perfaqesuesit zyrtare te administrates dhe qytetaret qe demonstrojne
duke shprehur pakenaqesi kolektive dhe mobilizimi psikologjik.
-
-
Kjo
parulle e hedhur gjate protestes, nuk e cenon aspak kulturen e
manifestuar nga pjesemarresit e saj, as nuk i deligjitimon nje grime
kerkesat e tyre jetike. Varferia dhe privimet ekonomike jane shume
te perhapura nder shqiptaret. Ata jane shume te durueshem dhe jane
mesuar te jetojne me privacione, por sidoqofte gjithcka ka nje kufi.
Megjithate, mendoj se slogani ?Ti je grek, nuk je shqiptar? mund te
demtoje kot se koti, ne fakt, vete imazhin e protestuesve.
-
-
Per
dy arsye kryesore. Arsyeja e pare qendron ne faktin se slogani ne
fjale nuk perben vecse gjysmen e munguar te metafores zyrtare mbi
?dumbabistet?. Ne fakt, ky slogan metaforikisht vihet pa dashje ne
plotesim te metafores etniko-fetare zyrtare. Dikush qe e quan nje
shqiptar me origjine nga Jugu dhe me prejardhje fetare ortodokse si
?grek?, ai fare mire rrezikon t'i jape ketij te fundit, terthorazi,
nje argument per ta quajtur ate Dikushin, si ?dumbabist?. I quajturi
?grek? do te thoshte ne opinionin publik te jashtem dhe te
brendshem: Shikoni deri se ku shkojne, i quajne shqiptaret ?greke?.
Arsyeja e dyte eshte se duke e quajtur kryeministrin ?grek?, mund te
krijohet iluzioni se, ne fakt, ai kritikohet per prirjet e tij per
bashkepunim, afrim dhe integrim me hapesiren ekonomike dhe politike
europiane ku ben pjese edhe Greqia. Te pakten ky etiketim lejon qe
te interpretohet ne kete menyre.
-
-
Ne fillim ka qene fjala
-
-
Jemi sigurisht akoma ne universin e metaforave simbolike qe e
shtremberojne realitetin politik shqiptar te sotem. Ndeshja politike
e sotme midis protestuesve dhe qeverise do t'a beje rrugen e vet.
Por, pavaresisht rezultatit te saj, mund te thuhet se s'ka dyshim se
kemi te bejme me nje konflikt qe mund te administrohet nga
institucionet tona demokratike. eshte pra nje konflikt, per ceshtje
ekonomike, shoqerore dhe politike. Nuk kemi te bejme aspak me
konflikt etnik, fetar, apo territorial. Cilado forme e te folurit
zyrtar qe e shnderron, qofte edhe ne inat e siper, kuptimin semantik
te ketij konflikti, kontribuon me ose pa dashje per t'a cuar ate
drejt nje acarimi qe nuk i sherben askujt. Per me teper, ky
transformim semantik mund te krijoje ne opinionin publik
nderkombetar, idene e shtrember se ngjarjet e fundit politike ne
Shqiperi kane baze te thelle etniko-fetare, cka nuk perputhet aspak
me te verteten.
-
-
Fatmiresisht, ne Partine Socialiste, ka aq shume drejtues dhe
anetare me prejardhje fetare familjare myslimane dhe ortodoksee, nga
Jugu dhe Veriu, sa ajo te mos percaktohet ne politikat e saj si
parti me influenca kulturore dhe fetare ekskluzive. Ajo eshte nje
identtet politik, por nuk ka asnje identitet politik fetar, etnik,
regjional te percaktuar. Po keshtu, edhe Partia Demokratike. Ne
drejtimin dhe perberjen e saj ka aq shume drejtues dhe anetare me
prejardhje fetare te krishtere dhe myslimane, nga Veriu dhe nga
Jugu, saqe edhe ajo nuk ka asnje ngjyre fetare dhe regjionale te
caktuar, vec identitetit te saj politik.
-
-
Por
le ta quajme metaforen vetem metafore, dhe te mos e marrim ate shume
seriozisht. Me nje kusht ama. Duhet te pranojme se fjala nuk eshte
vetem nje realitet simbolik, qe perputhet ose nuk perputhet me
realitetin. Pasi nxirret nga goja ose nga pena, fjala nuk eshte me
vetem nje shprehese linguistike dhe simbolike e realitetit. Ajo
behet vete pjese e realitetit. Ajo nuk eshte zevendesimi i Qenies.
Ajo eshte me teper se vete Qenia. Fjala mund ta krijoje Qenien. Nuk
thote kot populli: Mos e thuaj te keqen, se behet? Dhe cfare pjese e
realitetit qe eshte fjala, palè! Nje pjese e realitetit qe e
strukturon gjithe boten reale. Metafora e fjales ka energji
krijuese. Nese sot ajo nuk perputhet me realitetin, neser, duke u
bere parulle aksioni, ajo mund te ndikoje qe realiteti t'i
pershtatet metafores. Nuk thote kot ajo fjala e mencur se nuk eshte
Bota e para, nuk eshte realiteti i pari. Ne fillim ka qene fjala.
|
|