| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Takimi Rugova-Solana: Ndihmohet Kosova nė procesin qė tė jetė sa mė
afėr BE-sė, NATO-s
-
Solana ka propozuar njė partneritet evropian pėr Kosovėn para
ministrave tė BE-sė
-
Zėdhėnėsja e Solanės thotė se misioni i KFOR-it nė Kosovė do tė
vazhdojė tė jetė nėn kontrollin e NATO-s
-
UNMIK-u nuk i pėrjashton donacionet nga Beogradi pėr zhvillimin
ekonomik tė Mitrovicės
-
Kryeparlamentari Daci ka ngushėlluar Servet Pėllumbin pėr tragjedinė
nė minierėn e Selenicės
-
Komandanti i BSHV-sė nė Mitrovicė e vlerėson pozitivisht gjendjen e
sigurisė nė kėtė qytet
-
Komandanti i Zonės sė Dytė tė TMK-sė ėshtė transferuar nga Burgu i
Dubravės nė atė tė Mitrovicės
-
Ndarja e pjesės veriore tė Mitrovicės dhe bashkimi i saj me Zveēanin
ėshtė e papranueshme, thotė Tefik Ujkani
-
Nė
njė fshat afėr Pejės vritet mė armė zjarri Zekė Selmanaj
-
Gjyqėsisė nė Mitrovicė i mungojnė gjykatėsit dhe prokurorėt, thotė
Nowicki
-
Aeroinēizimi pėr komunėn e Mitrovicės do tė bėhet prej datės 5 deri
mė 25 mars
-
Nė
protestat e djeshme tė serbėve u kėrkua kthimi i ushtrisė dhe
policisė serbe nė Kosovė
-
"ProCredit Bank" do tė kreditojė fermerėt llapjanė
-
FR i
LDK-sė shpall njė konkurs qė ka si temė 24 marsin 1999
-
Tirana pėrshėndet miratimin e Ligjit pėr themelimin e Universitetit
tė Tetovės
-
Njė
tėrmet i fortė godet Shkupin
-
Pakistani nis njė operacion ndaj Al-Kaedės
-
Nga
tėrmeti nė Marok vdesin 150 njerėz
-
Ka
arritur nė 40 numri i viktimave nė Marok
-
Marinsat amerikanė mbėrrijnė nė Haiti
-
Koreja optimiste pėr afrimin e bisedimeve
-
Zgjedhjet nė Irak ndoshta kėtė vit
-
Tėrmet nė Maroko: tė paktėn 20 veta kanė humbur jetėn
-
Bush
i gatshėm tė fillojė fushatėn
-
Opozita nė Haiti nuk heq dorė nga kėrkesa pėr dorėheqjen e
presidentit
-
Gjashtė tė vdekur nga rrėzimi i njė avioni italian
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Takimi Rugova-Solana: Ndihmohet Kosova nė procesin qė tė jetė sa mė
afėr BE-sė, NATO-s
-
 |
|
-
Prishtinė, 24 shkurt 2004
- Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti sot
pėrfaqėsuesin e Lartė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri tė
Bashkimit Evropian Havier Solana, me tė cilin bisedoi pėr
situatėn aktuale nė Kosovė dhe pėr procesin qė Kosova tė jetė
sa mė afėr BE-sė.
-
"Pata kėnaqėsinė e veēantė ta pres mikun e Kosovės Havier
Solana, i cili rregullisht vjen nė Kosovė dhe interesohet pėr
gjendjen nė Kosovė dhe ta ndihmojė Kosovėn", tha pas takimit
Presidenti Rugova, duke shtuar se "sot (z.Solana) ka ardhur me
detyrė tė veēantė tė ndihmojė Kosovėn nė procesin qė tė jetė
sa mė afėr BE-sė, NATO-s".
|
-
-
Presidenti Rugova tha se
e ka njoftuar zotin Solana me progresin qė ėshtė arritur nė Kosovė
nė planin ekonomik, me objektivat kryesore qė duhet tė vazhdojė
privatizimi, zhvillimi ekonomik, njė siguri pėr investime, por edhe
pėr integrimin e grupeve etnike nė shoqėrinė dhe nė vendin tonė.
Njėherit ai tha se pret ndihmė dhe pėrkrahje tė mėtejshme tė BE-sė
pėr Kosovėn.
-
- Ne do tė vazhdojmė me pėrmbushjen e standardeve - tha Presidenti
Rugova - ndėrsa qė ne njė pjesė e kemi pėrmbushur dhe ato duhet tė
vlerėsohen - tha ai, duke theksuar se institucionet e Kosovės do tė
punojnė sė bashku me UNMIK-un si partnerė nė kėtė plan, sidomos nė
zhvillimin ekonomik tė Kosovės.
-
 |
|
-
Presidenti
ritheksoi nevojėn nė njohjen sa mė tė shpejtė formale tė
pavarėsisė sė Kosovės, e cila, siē nėnvizoi, do t'i
pėrshpejtonte proceset e brendshme demokratike dhe ekonomike,
do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės dhe tė botės; pra njė
Kosovė e integruar nė BE nė NATO dhe nė fqinjėsi tė mirė me tė
gjitha vendet fqinje.
-
Nė fund tė deklaratės sė tij, Presidenti Rugova falenderoi
Bashkimin Evropian pėr ndihmat qė ka dhėnė gjatė viteve tė
pasluftės dhe nė rindėrtimin e Kosovės, duke shtuar se pret
pėrkrahjen edhe mė tė madhe personale tė zotit Solana.
Pasi
shprehu kėnaqėsinė qė ndodhet sėrish nė Prishtinė, Havier
Solana pėrkujtoi se kohė parė nė Bruksel e kishte takuar
Presidentin Rugova nė Parlamentin Evropian.
|
-
-
"Ne patėm mundėsi
qė tė bisedojmė atje dhe vazhduam bisedėn tonė sot kėtu", tha
Solana, sidomos "pėr situatėn nė Kosovė, nė tė gjithė rrafshet:
politike, ekonomike, etj".
-
Solana tha se nė bisedė me Presidentin kishte insistuar nė zbatimin
dhe implementimin e procesit tė standardeve. Dhe kjo, sipas tij, do
tė finalizohet nė javėt e ardhshme, kur shefi i UNMIK-ut Holkeri
t'ia prezentojė kėtė plan Presidentit, Parlamentit, Qeverisė. Ai
shprehu bindjen se ky proces do tė implementohet ashtu siē duhet.
-
"Nė emėr tė Bashkimit Evropian, unė shpreha vazhdimin e mbėshtetjes
sonė pėr Kosovėn, jo vetėm nė aspektin politik, por edhe nė atė
ekonomik", theksoi Solana, duke shtuar se BE-ja ka siguar njė
mbėshtetje financiare pėr procesin e standardeve dhe pėrkujtoi se nė
vitet e kaluara nė Kosovė BE ka shpenzuar mbi 900 milion euro.
-
-
"Pra, ne do tė vazhdojmė
tė mbėshtesim proceset kėtu, dhe besojmė e shpresojmė se do tė kemi
tė arritura pozitive dhe konstruktive. Unė kėtė mė duhet t'ua them
qytetarėve tė Kosovės, ashtu siē ia thashė edhe Presidentit Rugova",
tha Solana.
-
Pasi pėrkujtoi se Kosova do t'i ketė zgjedhjet nacionale nė tetor tė
kėtij viti, Solana porositi qė liderėt e vendit tani ta pėrqėndrojnė
tėrė energjinė nė ēuarjen pėrpara tė procesit pėr pėrmbushjen e
standardeve, dhe premtoi se nė kėtė mėnyrė Kosova do tė ketė
mbėshtetjen e vazhdueshme tė bashkėsisė ndėrkombėtare e nė veēanti
tė Bashkimit Evropian.
-
Solana nė interesimin e gazetarėve tha se "dialogu mes Prishtinės
dhe Beogradit ėshtė absolutisht i nevojshėm" dhe shtoi se ėshtė me
rėndėsi qė tė fillojė ky proces.
-
-
-
Solana ka propozuar njė partneritet evropian pėr Kosovėn para
ministrave tė BE-sė
-
-
Bruksel, 24
shkurt 2004 - Nė
Bruksel po i zhvillon punimet takimi dyditor i ministrave tė jashtėm
tė Bashkimit Evropian. Ndėr temat qė u diskutan ditėn e parė ishte
edhe Ballkani dhe kryesisht pėr zhvillimet e fundit nė Kosovė dhe
Serbi.
-
-
Bėhet e ditur se
ministrat e jashtėm tė vendeve tė BE-sė kanė kėrkuar angazhim mė tė
madh nga vendet e BE-sė pėr t'i ndihmuar institucionet e Kosovės nė
ēėshtjen e standardeve.
-
Shefi i Politikės sė Jashtme tė BE-sė Havier Solana nė kėtė takim ka
paraqitur njė raport tė posaēėm kushtuar situatės nė Kosovė.
Ministrat theksuan se politika e OKB-sė nė implementimin e
standardeve dhe udhėzimin e BE-sė tė promovojė perspektivėn
evropiane pėr Kosovėn dhe qė ta pėrforcojė dhe pėrfaqėsojė nė mėnyrė
paralele tė njėjtin proces.
-
Me kėtė rast u pėrkrah nė tėrėsi synimi i shefit tė UNMIK-ut Hari
Holkeri qė tė prezentojė planin pėr implementimin e standardeve.
-
Ministsrat e Bashkimit Evropian kanė pėrshėndetur dhe mirėpritur
kėtė raport tė Havier Solanės dhe u kanė bėrė thirrje institucioneve
pėrkatėse tė BE-sė qė tė shqyrtojnė propozimet e tij dhe nė bazė tė
tyre tė marrin vendimet e duhura.
-
-
Ministrat kanė nėnvizuar
se pėrmbushja e standardeve nė Kosovė dhe pėrpjekjet pėr promovimin
e perspektivės evropiane pėr Kosovėn janė elemente pėrforcuese tė
njė procesi tė njėjtė.
-
-
Nga ana e tij, Solana ka
propozuar edhe njė partneritet evropian pėr Kosovėn, duke nėnvizuar
se perspektiva e integrimit tė Kosovės nė Bashkimin Evropian sikur
dhe pjesėt e tjera tė rajonit tė Ballkanit, ėshtė esenciale pėr
stabilitetin afatgjatė tė rajonit.
-
-
Havier Solana nesėr do
tė vizitojė Kosovėn ku do tė pėrcjellė tė njėjtat porosi pėr
plotėsimin e standardeve nė Kosovė.
-
Ky raport u paraqit nė prag tė vizitės sė Solanės nė Kosovė, ku ai
do tė zhvillojė bisedime me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė
Kosovės.
-
-
Zyrtarėt nga nga
kabineti i tij kanė bėrė tė ditur se Solana gjatė ditės sė sotme nė
Prishtinė do tė inkurajojė kosovarėt qė ata tė merren me
implementimin e standardeve dhe tė kėrkojė nga ata qė tė vazhdohet
me procesin e negociatave me Beogradin pėr ēėshtje praktike,
pavarėsisht nga trazirat politike qė aktualisht sundojnė nė Serbi.
-
-
-
Zėdhėnėsja e Solanės thotė se misioni i KFOR-it nė Kosovė do tė
vazhdojė tė jetė nėn kontrollin e NATO-s
-
-
Bruksel, 24
shkurt 2004 -
Kristina Gallah, zėdhėnėse e Havier Solanės, thotė se misioni i
KFOR-it nė Kosovė do tė vazhdojė tė jetė nėn kontrollin e NATO-s.
Ajo tha se BE do tė luajė njė rol shumė aktiv pėr tė arritur
pėrparime nė procesin e plotėsimit tė standardeve deri nė fund tė
kėtij viti.
-
Gallah ka thėnė se rekomandimet kryesore qė z. Solana i bėri para
ministrave tė jashtėm tė BE-sė janė qė viti 2004 do tė jetė njė vit
shumė i rėndėsishėm pėr plotėsimin e standardeve, BE dėshiron tė
luajė njė rol shumė mė aktiv nė mbėshtetje tė procesit tė potėsimit
tė standardeve, tė funksionimit tė institucioneve demokratike,
shtetit ligjor tė tė drejtave tė gjitha bashkėsive, tė drejtėn e
pronės, zhvillimin ekonomik dhe nė veēanti dialogun ndėrmjet
Prishtinės dhe Beogradit.
-
-
Kėto kommente zėdhėnėsja
e Solanės i bėri nė njė intervistė pėr radion "Evropa e lirė".
-
-
-
UNMIK-u nuk i pėrjashton donacionet nga Beogradi pėr zhvillimin
ekonomik tė Mitrovicės
-
-
Mitrovicė, 24
shkurt 2004 -
UNMIK-u nuk i pėrjashton donacionet nga Beogradi pėr zhvillimin
ekonomik tė Mitrovicės edhe pėr periudhėn e ardhshme, pėrkundėr
faktit se Qeveria e Serbisė deri mė tash ka financuar kryesisht
strukturat paralele serbe. Ky planifikim ėshtė bėrė nga zyrtarėt e
UNMIK-ut dhe pushtetit lokal nė kuadėr tė planit pėr zhvillimin
ekonomik tė Mitrovicės.
-
-
Administratorja komunale
e UNMIK-ut nė Mitrovicė Mina Jarvenpa gjatė prezentimit tė planit
tha se ka nevojė qė situata politike tė jetė stabile dhe tė gjenden
donatorė qė tė bindėn pėr tė investuar nė ekonominė e Mitrovicės.
-
-
Zonja Jarvempa nuk
pėrjashtoi mundėsinė qė Beogradi nėpėrmjet donacioneve tė ndihmojė
nė planin pėr zhvillimin ekonomik tė Mitrovicės. Sipas saj,
Mitrovica nuk ka aq shumė donatorė pėr tė larguar ndonjerin nga ta.
"Donatorėt e deritashėm Qeveria e Kosovės, Qeveria e Serbisė dhe
investitorėt e huaj do tė na duhen edhe nė tė ardhmen", tha zonja
Jarvenpa. Sipas saj gjendja aktuale politike nė Mitrovicė nuk
paraqet pengesė pėr zhvillimin ekonomik.
-
Ky plan do tė marrė formėn pėrfundimtare nė fund tė muajit mars dhe
nė tė do tė pėrfshihet Kombinati "Trepēa", tė cilėn shefi i Shtyllės
sė katėrt tė UNMIK-ut Nikolas Llambsdorf e sheh si kontribut pėr
zhvillimin ekonomik tė Mitrovicės.
-
Kryesuesi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut premtoi se pjesėt e
"Trepēės" do tė bėhen kompani moderne nė tė ardhmen, por ai theksoi
nevojėn e investimeve tė vazhdueshme nė kėtė kombinat.
-
-
-
Kryeparlamentari Daci ka ngushėlluar Servet Pėllumbin pėr tragjedinė
nė minierėn e Selenicės
-
-
Prishtinė, 24
shkurt 2004 -
Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci nėpėrmjet njė telegrami
ka ngushėlluar homologun e tij shqiptar Servet Pėllumbin me rastin e
tragjedisė nė minierėn e Selenicės.
-
"Nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės dhe nė emrin tim pranoni
ngushėllimet mė tė thella pėr vdekjen e minatorėve nė Minierėn e
bitumit nė Selenicė tė Vlorės.
-
-
Populli i Kosovės ndjen
dhembje tė madhe pėr kėtė tragjedi qė i ndodhi dje Shqipėrisė, nė tė
cilėn humbėn jetėn dhe u lėnduan kaq shumė minatorė. Ju lutem qė
ngushėlimet tona t'ia pėrcillni familjarėve tė tė goditur si dhe
urimet qė tė lėndurit tė shėrohen sa mė shpejt", thuhet nė
telegramin e kryeparlamentarit Daci.
-
-
-
Komandanti i BSHV-sė nė Mitrovicė e vlerėson pozitivisht gjendjen e
sigurisė nė kėtė qytet
-
-
Mitrovicė, 24
shkurt 2004 -
Komandanti i Brigadės Shumėkombėshe Verilindje nė Mitrovicė, Ksavier
Mishel e vlerėsoi pozitivisht gjendjen e pėrgjithshme tė sigurisė nė
Kosovė me theks tė veēantė nė kėtė qytet.
-
-
Nė konferencėn e tij tė
parė me gazetarė, komandanti Mishel tha se Mitrovica ėshtė rajon qė
kėrkon mė tepėr kujdes pėr shkak tė specifikės sė problemit por qė
aktualisht kėrkon vetėm njė mbikėqyrje tė rreptė tė policisė.
Megjithatė ai theksoi se nė raste tė domosdoshme Brigada e KFOR-it
ėshtė e gatshme tė intervenojė.
-
-
-
Komandanti i Zonės sė Dytė tė TMK-sė ėshtė transferuar nga Burgu i
Dubravės nė atė tė Mitrovicės
-
-
Mitrovicė, 24
shkurt 2004 -
Komandanti i Zonės sė Dytė Mbrojtėse tė TMK-sė Selim Krasniqi ėsht
transferuar nga Burgu i Dubravės nė atė tė Mitrovicės, qė gjendet nė
pjesėn veriore tė kėtij qyteti, ndėrkaq tre tė akuzuarit tjerė
mbahen nė Burgun e Dubravės.
-
-
Njoftohet se ky
transferim ėshtė bėrė pa dijeninė e avokatit tė tij mbrojtės.
Avokati Rukiqi thotė se askush nuk ka qenė i informuar pėr
transferimin e Selim Krasniqit nė burgun e Mitrovicės.
-
Edhe familjarėve tė tjerė nuk u ėshtė lejuar qė tė takohen me tė
dyshuarit pėr krime lufte Milaim Latifin, Xhavit Elshanin dhe Bedri
Zyberajn, tė cilėt edhe mėtej po mbahen nė paraburgim nė burgun e
Dubravės.
-
-
-
Ndarja e pjesės veriore tė Mitrovicės dhe bashkimi i saj me Zveēanin
ėshtė e papranueshme, thotė Tefik Ujkani
-
-
Mitrovicė, 24
shkurt 2004 -
Lidhur me promovimin e planit strategjik tė zhvillimit ekonomik tė
komunės sė Mitrovicės, qė ėshtė bėrė tė hėnėn e kaluar nga ana e
administratės komunale tė UNMIK-ut, drejtori i Drejtorisė pėr
Ekonomi dhe Financa, Mr. Tefik Ujkani, ka parė tė tė arsyeshme tė
sqarojė disa gjėra.
-
Ėshtė e vėrtetė se nė pranverė tė vitit 2003, janė formuar gjashtė
grupe punuese, nė tė dy pjesėt e qytetit, pėr zhvillimin e konomik
tė komunės. Nė atė kohė u formuan grupet punuese pėr ndėrmarrjet
shoqėrore dhe zonat industriale, ndėrmarrjet e vogla, pėr bujqėsi
dhe mbrojtje tė ambientit, pėr resurse njerėzore dhe grupet punues
pėr urbanizėm dhe kadastėr, thotė Ujkani.
-
Sipas tij, qėllimi i formimit tė kėtyre grupeve punuese ishte qė tė
hartohet njė strategji e pėrgjithshme pėr zhvillimin ekonomik tė
komunės me qėllim tė integrimit tė plotė tė qytetit.
-
Si anėtar i grupit punues pėr zhvillim ekonomik pėr ndėrmarrjet
shoqėrore dhe zonat industriale nė komunėn e Mitrovicės, ai
konsideron se ēfarėdo ndėrlidhje e punės sė grupeve punuese me
propozimin e ESI (Iniciativa Evropiane pėr Stabilitet), pėr ndarjen
e pjesės veriore tė qytetit dhe bashkimin e saj komunės sė Zveēanit,
e cila edhe ashtu ėshtė pėr mua jolegjitime, nuk ėshtė rezultat i
punės sė grupeve punuese dhe as mendim i anėtarėve tė tyre, pra as i
tij, andaj ėshtė e papranueshme.
-
Poashtu, asnjėherė nė grupet punuese nuk ėshtė pėrmendur Serbia si
donatore legjitime pėr investime tė mundshme nė Kosovė, prandaj edhe
kjo mundėsi e pėrmendur nė promovimin e planit strategjik, ėshtė e
papranueshme, thotė z. Ujkani dhe thekson se mbetet pranė qėndrimit
fillestar dhe qėllimit tė mirė e tė arsyeshėm, se plani strategjik,
ai i dhėnė pėr diskutim publik nga administrata komunale e UNMIK-ut,
duhet tė jetė nė funksion vetėm tė integrimit tė qytetit dhe assesi
nė funksion tė ndonjė ideje apo propozimi tjetėr qė bie ndesh me
intersat e komunės legjitime dhe qytetarėve tė saj, thotė Ujkani.
-
-
-
Nė
njė fshat afėr Pejės vritet mė armė zjarri Zekė Selmanaj
-
-
Pejė, 24 shkurt
2004 - Nė fshatin
Kėrstovc tė Pejės dje me armė zjarri ėshtė plagosur pėr vdekje Zekė
Selmanaj (34). Organet policore nuk e kanė bėrė tė ditur emrin e
dorasit, por thuhet se ai ėshtė i njohur pėr policinė. Dorasi ėshtė
arratisur dhe ai po kėrkohet nga policia.
-
Viktima pas njė trajtimi nė spitalin e Pejės, pėr shkak tė plagėve
tė rėnda ėshtė dėrguar nė Qendrėn Klinike Universitare tė
Prishtinės, ku edhe vdes.
-
Sipas policisė, motivet e kėsaj vrasjeje janė mosmarrėveshjet
pronėsore.
-
-
-
Gjyqėsisė nė Mitrovicė i mungojnė gjykatėsit dhe prokurorėt, thotė
Nowicki
-
-
Prishtinė, 24
shkurt 2004 -
Ombudspersoni i Kosovės Marek Antoni Nowicki ėshtė takuar dje me
kryetarin e Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė Kapllan Baruti dhe me
Prokurorin Publik tė gjykatės sė lartėpėrmendur.
-
-
Pas njė bisede tė gjatė
pėr administrimin e gjyqėsisė nė Mitrovicė, u fol edhe pėr fusha tė
ndryshme nė tė cilat ende ka probleme por edhe pėr ato nė tė cilat
ka pėrparim.
-
Gjatė kėtij takimi bashkėbiseduesit erdhėn nė pėrfundim se njėri
ndėr problemet kryesore tė gjyqėsisė nė Mitrovicė ėshtė mungesa e
gjykatėsve dhe prokurorėve tė cilėt do tė punonin nė raste tė cilat
sa vijn e shtohen nė mėnyrė tė vazhdueshme pranė kėsaj gjykate.
-
Pjesė e rėndėsishme e bisedės ishte edhe ēėshtja nėse ėshtė i
pėrgatitur sistemi gjyqėsor pėr kodin dhe procedurėn e re penale, tė
cilėt nė fakt do tė ndryshonin mjaft ligjin nė kėtė rajon.
-
Vizita nė Mitrovicė ėshtė pjesė e shqyrtimit tė Ombudspersoni sa i
pėrket sistemin gjyqėsor nė Kosovė, thuhet nė njė njoftim tė Zyrės
sė Ombudspersonit.
-
-
-
Aeroinēizimi pėr komunėn e Mitrovicės do tė bėhet prej datės 5 deri
mė 25 mars
-
-
Mitrovicė, 24
shkurt 2004 -
Drejtoria pėr Gjeodezi, Kadastėr dhe Pronė e Kuvendit tė Komunės
njofton se aeroinēizimi (rilevimi areofotogrametrik) pėr komunėn e
Mitrovicės, do tė bėhet prej datės 5 deri mė 25 mars 2004.
Pėrgatitjet pėr realizimin e kėtij aktiviteti shumė tė rėndėsishėm
shoqėror nė komunėn e Mitrovicės, janė nė vlugun mė tė madh dhe pėr
kėtė ėshtė formuar edhe shtabi nė nivel komunal.
-
Shtabi komunal pėr aeroinēizim do tė angazhojė ekspertėt kadastral
tė drejtorisė pėrkatėse pėr ofrimin e ndihmės dhe sqarimeve tė
nevojshme qytetarėve nėpėr tė gjitha bashkėsitė vendore, gjatė
takimeve qė do tė mbahen me ta nėpėr institucionet shkollore nė kėto
mjedise.
-
Shtabi komunal pėr realizimin e kėtij aktiviteti shoqėror njofton
pronarėt e tė gjitha kategorive tė pronave, se janė tė obliguar qė
deri mė datėn 5 mars 2004, tė pėrfundojnė pėrgatitjen e terrenit pėr
aeroinēizim, pėrkatėsisht tė bėjnė sinjalizimin e mezhdave tė
pronave tė tyre, sipas instruksioneve tė ekspertėve kadastral qė do
t'i japin gjatė takimeve me qytetarė.
-
-
-
Nė
protestat e djeshme tė serbėve u kėrkua kthimi i ushtrisė dhe
policisė serbe nė Kosovė
-
-
Mitrovicė, 24
shkurt 2004 - Nėn
organizimin e tė ashtuquajturit "kėshillit nacional serb" nė
Mitrovicė dhe nė Graēanicė dje u organizuan protesta tė minoritetit
serb lidhur me vrasjen e mėhershme tė dy serbėve qė ndodhi nė afėrsi
tė Lipjanit javėn e kaluar. Policia e UNMIK-ut nuk ka dhėnė shenja
se bėhet fjalė pėr vrasje me motive etnike.
-
Nė kėto protesta tė serbėve si rėndom u kėrkua kthimi i policisė dhe
ushtrisė serbe nė Kosovė. Po kėshtu u kėrkua edhe kthimi i
postblloqeve tė KFOR-it nė pjesė tė ndryshme tė Kosovės, kryesisht
aty ku jeton pakica serbe.
-
-
-
"ProCredit Bank" do tė kreditojė fermerėt llapjanė
-
-
Podujevė, 23
shkurt - Drejtoria
pėr bujqėsi, pylltari dhe zhvillim rural nė bashkėpunim me Stacionin
e Veterinės organizuan njė takim me fermerėt e komunės sė Podujevės
me temėn kreditimi i lopėve qumėshtore. Pėr kushtet e kreditimit
pjesėmarrėsit i njoftoi veterinari dr. Fadil Sadikaj dhe agronomi
Qerim Halilaj tė cilėt njoftuan se "ProCredit Bank" jep kredi pėr
fermerėt e interesuar nė vlerėn prej 250 deri nė 50 mijė euro nė
kohėn 1-3 vjet.
-
Sipas ligjėruesve pėr kreditė 1 vjeēare kamata ėshtė 10% kurse pėr
ato tre vjeēare kamata ėshtė 13.5%. Zyrtari i Drejtorisė pėr bujqėsi
i Podujevės Eset Abdullahu tha se ēmimi fillestar pėr njė lopė
qumėshtore ėshtė 1300 euro me TVSH dhe shpenzimet e doganės, kurse
ligjėruesit njoftuan fermerėt e Podujevės se raca e lopėve
Simental vjen nga Austria dhe Zvicra dhe se grumbullimin e
qumėshtit e bėn kompania Devolli pėrkatėsisht qumshtorja Vita me
ēmimin 0.30 0.31 euro.
-
-
-
FR
i LDK-sė shpall njė konkurs qė ka si temė 24 marsin 1999
-
-
Prishtinė, 24
shkurt 2004 - Me
rastin e shėnimit tė manifestimit tradicional "Dita e Shpresės",
kushtuar pesėvjetorit tė fillimit tė sulmeve ajrore tė NATO-s nė
Kosovė, Forumi i Rinisė i LDK-sė dhe redaksia e revistės "Arena"
shpallin kėtė konkurs:
-
pėr ese (shkrime) qė i kushtohen rėndėsisė sė kėsaj dite nė
historinė mė tė re tė Kosovės.
Tri punimet mė tė mira do tė shpėrblehen.
-
Gjithashtu, shkrimet e pėrzgjedhura nga juria profesionale do tė
botohen nė njė publikim tė veēantė, promovimi i tė cilit do tė bėhet
me rastin e shėnimit tė kėsaj dite, mė 24 mars 2004.
-
Tė drejtė pjesėmarrjeje nė kėtė konkurs kanė tė gjithė tė rinjtė
prej moshės 16-30 vjeē.
Punimet duhet tė jenė tė radhitura nė kompjuter dhe nuk duhet tė
jenė mė tė gjata se dy faqe, fonti 14.
-
-
Punimet dorėzohen me
disketė (floppy) nė zyret e Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, ose nė
e-mail adresat nė internet;
-
frldk@ldk-kosova.org
info@ldk-kosova.org
frldk@hotmail.com
Afati i dorėzimit tė punimeve ėshtė deri me 10 mars 2004
-
-
-
Tirana pėrshėndet miratimin e Ligjit pėr themelimin e Universitetit
tė Tetovės
-
-
Tiranė, 24
shkurt 2004 -
Ministria e Punėve tė Jashtme pėrshendet miratimin nga ana e
Parlamentit Maqedonas tė Ligjit pėr themelimin e Universitetit tė
Tetovės.
-
MPJ vlerėson se nėnshkrimi i kėtij vendimi nga Presidenti Trajkovski
do tė mundėsojė krijimin nė kėtė Universitet tė kushteve tė
domosdoshme, nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare, tė studimeve
cilėsore dhe bashkėhohore pėr gjithė qytetarėt e Maqedonisė.
-
Tirana zyrtare pėrshendet autoritetet e Maqedonisė fqinje pėr
angazhimin e tyre politik dhe programor pėr zbatimin e gjithė
parametrave tė Marrėveshjes sė Ohrit si bazė e zhvillimit dhe
kompaktėsimit demokratik tė shoqėrisė nė Maqedoni.
-
-
"Nė kėtė kuadėr nė
shfaqim mirėkuptimin dhe mbėshtetjen tonė tė plotė pėr kėto hapa
civilizuese tė cilat shprehin seriozitetin e proceseve tė
bashkėpunimit nė rajon", thuhet nė njė komunikatė tė Ministrisė
Jashtme shqiptare.
-
-
-
Njė tėrmet i fortė godet Shkupin
-
-
Shkup, 24
shkurt 2004 - Njė
tėrmet prej 4.5 deri ne 5 gradė tė shkallės Richter, goditi Shkupin,
tė martėn nė mėngjes rreth orės 9.20 me atė lokale.
-
Sipas zyrtarėve, epiqendra e tėrmetit ishte nė zonėn e Shkupit.
-
Korrespondenti i BBC-sė atje thotė se shumė qytetarė tė Shkupit, tė
shqetėsuar lanė shtėpitė dhe apartamentet e tyre dhe dolėn nėpėr
rrugė.
-
Pėr njė periudhė tė shkurtėr kishte ndėrprerje tė energjisė
elektrike si dhe tė rrjetit tė telefonise celulare. Deri tani nuk ka
njoftime pėr dėme.
-
-
-
Pakistani nis njė operacion ndaj Al-Kaedės
-
-
Islamabad, 24
shkurt 2004 -
Trupat e Pakistanit kanė nisur njė ofensivė tė re, kundėr tė
dyshuarve si anėtarė tė Al-Kaedės dhe talebanėve, nė njė zonė nė
kufi me Afganistanin. Sipas njoftimeve tė para ushtria ka kapur 25
tė dyshuar dhe ka shkatėrruar dy shtėpi.
-
Banorėt e zonave njoftuan se kishin parė helikopterė ushtarakė tė
fluturonin nė orėt e para tė mėngjesit.
Pakistani, ėshtė njė prej aleatėve kyē tė Shteteve tė Bashkuara, nė
luftėn kundėr terrorizmit.
-
-
-
Nga tėrmeti nė Marok vdesin 150 njerėz
-
-
Rabat, 24
shkurt 2004 - Nga
tėrmeti nė Marok kanė gjetur vdekjen tė paktėn 150 njerėz dhe me
qindra janė plagosur, njoftuan zyrtarėt lokalė. Dėme tė mėdha
materiale janė shkaktuar nė qytetin e vogėl Imzueren dhe Ait Kamara
nė provincėn verilindore Al Hokeima.
-
Edhe agjencia marokene e lajmeve MAP thotė se numri i tė vdekurve ka
arritur nė 150, pas njė njoftimi tė mėparshėm se bėhej fjalė pėr 82
tė vdekur.
-
-
-
Ka
arritur nė 40 numri i viktimave nė Marok
-
-
Rabat, 24
shkurt 2004 - Ka
arritur nė 40 numri i viktimave nga njė tėrmet i fuqishėm prej 6,3
ballėsh qė goditi sot veriun e Marokut rreth portiti detar mesdhetar
Al Hokeima, thanė zyrtarėt, njofton Rojter.
-
Njė zėdhėnės civil i mbrojtjes nė Al Hokaima tha se fshati Ait
Kamara "krejtsisht ėshtė shkatėrruar" dhe "atje ka shumė tė vdekur".
-
"Deri mė tash punonjėsit e emergjencės kanė gjetur trupat e 15 tė
vdekurve vetėm nė kėtė fshat", tha ai.
-
Agjencia marokene e lajmeve thotė se 40 njerėz kanė humbur jetėn nė
provincėn Al Hokaima. "Shumė viktima ndodhen nė fshatrat e Al
Hokaimės", thotė kjo agjenci.
-
-
-
Marinsat amerikanė mbėrrijnė nė Haiti
-
-
Port o Prens,
24 shkurt 2004 -
Ndėrsa rebelėt nė Haiti kanė paralajmėruar se do t'i drejtohen
kryeqytetit tė vendit, Port-au-Prince, rreth 50 marinsė amerikanė
kanė mbėrritur atje pėr tė mbrojtur ambasadėn amerikane.
-
Duke ngarė makinat e tyre nė qendėr tė qytetit, ushtarėt kaluan
pranė barrikadave tė djegura tė ngritura prej mbėshtetėsve tė
presidentit, Jean-Bertrand Aristide.
-
Barrikadat janė ngritur jashtė pallatit presidencial pranė
aeroportit.
-
Sipas BBC-sė, atje njerėzit po pėrgatiten pėr njė sulm.
-
-
-
Koreja optimiste pėr afrimin e bisedimeve
-
-
Seul, 24 shkurt
2004 - Koreja e
Veriut ka thėnė se ėshtė optimiste pėr bisedimet e kėsaj jave qė
kanė siqėllim tė zgjidhin krizėn lidhur me programin e saj tė armėve
bėrthamore.
-
"Rrethanat, nė tė cilat do tė zhvillohen bisedimet janė mė tė
favorshme se tė kohėve mė parė," tha se zėvendėsministri i jashtėm
koreanoverior, Kim Gye-gwan, nė vigjilje tė takimit tė sė mėrkurės.
Koreja e Jugut, SHBA-ja, Rusia, Japonia dhe Kina do tė marrin pjesė
nė kėto bisedime.
-
-
-
Zgjedhjet nė Irak ndoshta kėtė vit
-
-
Nju JOrk, 24
shkurt 2004 -
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan ka thėnė
se zgjedhjet nė Irak mund tė zhvillohen nga fundi i vitit, nėse
irakianėt bien dakord se si duhet tė zhvillohen ato.
-
Nė njė raport tė prezentuar para Kėshillit tė Sigurimit, zoti Anan
tha se kishte shumė ēėshtje pėr t'u zgjidhur, pėrfshirė edhe atė se
ēfarė administrate do tė merrte pushtetin nga koalicioni aktual nėn
udhėheqjen amerikane.
-
Zėdhėnėsi i OKB-sė, Ahmed Fawsi tha se periudha e llogaritur nga
ekspertėt si periudhė pėrgatitore ėshtė 8 muaj.
-
"Pra duhet mė pak se njė vit pėr tė pėrgatitur terrenin pėr zgjedhje
dhe kjo pėrfshin shumė gjėra," tha zoti Fawsi.
-
-
-
Tėrmet nė Maroko: tė paktėn 20 veta kanė humbur jetėn
-
-
Rabat, 24
shkurt 2004 - Tė
paktėn 20 veta kanė humbur jetėn nė njė tėrmet tė fuqisė prej 6,3
ballėsh tė Rihterit qė ka goditur Marokon. Tėrmeti ka goditur
provincėn verioperendimore Al Hokeima nė brigjet e Mesdheut.
Njoftimet thonė se rreth 40 tė tjerė janė plagosur. Disa lokalitete
janė shkatėrruar plotėsisht, njofton Frans Press.
-
-
-
Bush i gatshėm tė fillojė fushatėn
-
-
Uashington, 24
shkurt 2004 - Mė
shumė se tetė muaj pėrpara zgjedhjeve presidenciale nė Shtetet e
Bashkuara, Xhorxh Bush ka dhėnė shenja se ai ėshtė gati tė fillojė
fushatėn pėr tė qėndruar nė postin e tij.
-
Gjatė njė fjalimi, Bush mbrojti punėn e tij tė deritanishme dhe sa
demokratėt nuk do tė bėnin mė shumė pėr tė shpėtuar Amerikėn nga
rreziqet. Presidenti ka ndėrmend qė gjatė fushatės sė tij t'i
paraqesė demokratėt si jo shumė tė aftė nė sektorin e sigurisė, aq
mė tepėr qė nė kėto "kohė kėrcėnimi nga jashtė".
-
Gjatė njė fjalimi, ai foli pėr zgjedhjen qė duhet tė bėnin votuesit
amerikanė.
-
-
-
Opozita nė Haiti nuk heq dorė nga kėrkesa pėr dorėheqjen e
presidentit
-
-
Port Prens, 24
shkurt 2004 -
Udhėheqėsit e opozitės nė Haiti thonė se megjithėse kanė shtyrė
marrjen e vendimit nėse tė paranojnė apo jo njė plan pėr ndarjen e
pushtetit, ata nuk do tė heqin dorė nga kėrkesa qė Presidenti
Zhan-Bertrand Aristide tė japė dorėheqjen.
-
Ata thanė nė kryeqytetin Porto-Prenc se ranė dakord ta shtynin deri
tė martėn marrjen e vendimit lidhur me planin e paqes tė mbėshtetur
nga komuniteti ndėrkombėtar, me kėrkesėn e sekkretarit amerikan tė
shtetit, Kolin Pauėll.
-
Udhėheqėsit e opozitės ngulin kėmbė qė Presidenti Aristide tė japė
dorėheqjen para pėrfundimit tė mandatit tė tij tė tanishėm nė shkurt
tė vitit 2006. Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e tyre qė hartuan
planin e paqes kanė thėnė se nuk do ta bėjnė largimin e zotit
Aristide nga pushteti pjesė tė marrėveshjes sė paqes.
-
-
-
Gjashtė tė vdekur nga rrėzimi i njė avioni italian
-
-
Romė, 24 shkurt
2004 - Gjashtė
pasagjerė dhe piloti i avionit Cesna 500, mbeturinat e tė cilit janė
zbuluar sot mėngjes nė malin Kresia nė Sardenjė, kanė humbur jetėn,
ka bėrė tė ditur aviacioni ushtarak italian.
-
Nė avion pėrveē dy pilotėve ndodheshin dy mjekė dhe infermierė tė
spitalit Brocu nė Kalari tė cilėt po ktheheshin pasi kishin dorėzuar
njė zemėr pėr transplantim. Avioni i vogėl u zhduk rreth orės 6.00
nė mėngjes gjatė kthimit nė Kalari nga Roma.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|