|
-
24
shkurt 2004 / TN
-
Nga
Klajd KAPINOVA
(Nju Jork)
Vitet
e para tė shekullit XXI, nė gjirin e komunitetit tė madh
shqiptaro-amerikanė, janė shoqėruar me botimin e librave, shkrimeve nė
formė dossier-ve, qė i kushtohen emigrantėve tė parė ose atyre qė ende
jetojnė e punojnė nė shtete tė ndryshme tė ShBA-sė.
Rendia pas kėrkimeve serioze dhe tė thellėsishme shkencore, do tė
ishte njė pikė shumė e mirė mbėshtetėse pėr hartuesit e enciklopedive
tė ardhshme mbarėshqiptare, qė pėr fat tė keq mungojnė. Shumė shtet tė
Europės e ShBA-sė, kanė botuar me kohė serinė e botimeve tė volumeve
tė tyre, qė i pėrkushtohen njerėzve qė kanė bėrė emėr tė madh kudo nė
botė, pavarėsisht nga raca, ngjyra, kombėsia e seksi. Ata janė tė
larmishme nė kėndvėshtrime e stile tė ndryshme
*
* *
Mikėpritja njė zakon i hershėm i popujve fisnik
Si zakonisht ditė diele, sa herė qė shkoj nė kishėn
shqiptaro-amerikane Zoja e Shkodrės nė Hartsdale New York, ndalem
pėr disa ēaste, pėr tė parė vitrinėn e librave dhe sendeve tė tjera,
qė janė tė ekspozuara me pėrkujdesje nga aktivisti i palodhur dhe
shumė i kulturuar Pjetėr Kolė Smalaj.
Ai, me njė buzėqeshje tė njė fisniku malėsie, mė fton brėnda dhe me
tregon me radhė botimet e fundit, qė kanė mbėrritur nė institucionin
shpirtėror e atdhetar nga dashamirėsit e kulturės e artit shqiptar.
Pjetri, mė thotė, se qėllimi kryesor nuk ėshtė tregtia e tyre, por qė
bashkėatdhetarėt, krahas lutjes shpirtėrore tė ushqehen edhe me
nektarin e gurrės sė pashtershme tė kulturės shqiptare, qė ka mbetur
si perlė e shkruar nga pararendėsit tanė tė ndritur deri nė ditėt
tona.
Buzėqeshja e pėrhershme, qė me sa duket qenka pjesė e jetės sė Pjetrit
fjalėmbėl, mė shoqėron edhe kur unė kėrkoj tė di diēka mė shumė mbi
historinė e familjes sė tij, qė pėr 50 vjet endet udhėve tė vėshtira
tė emigracionit nga vendlindja, ish-Jugosllavia, Evropa dhe deri nė
stacionin e fundit nė New York.
Shtėpia
e tij ndodhet nė Bedford Park, pranė Universitetit Lehman Colleg nė
Bronx NY. Ajo ėshtė e modeluar me objekte bashkėkohore amerikane, ku,
nuk mungojnė elementėt me motive tė pastra shqiptare. Librat e shumta
nė gjuhėn shqipe e anglisht janė pasioni i tij, pėr tė cilėt, ai tė
flet me durim e kujdes pėr ngjarjet e shkruar nga autorėt dje dhe sot.
Nė oden
e pritjes, qėndron krenar Flamuri Shqiptar, ku ruhen fitoret e humbjet
e arbėrorėve gjatė shekujve tė historisė. Portreti i Nėnė Terezės nė
miniskulpturė, Gjergj Kastriotit, Dedė Gjo Lulit etj., janė sfondi,
qė hijeshojnė ambientet shqiptaro-amerikane nė familje.
Historia
e familjes Smalaj nė rrjedhat e kohės
Njė ditė, duke parė mė kujdes albumet e shumta tė familjes sė Pjetėr
Smalaj, mė tėrhoqi vėmendjen Pema Gjeneologjike e Familjes Smalaj
dhe evolucioni i saj gjatė shekujve. Me shumė interes e pyeta Pjetrin,
tė mė tregonte zanafillėn. Ai, me njė modesti malėsori, filloj tė
tregoj pėr gjyshin Pjetėr Gjon Smalaj, qė nė shenjė respekti banorėt e
kanė thirrė Gjolo. E kėshtu, biseda jonė filloj pėr tė mbaruar pas
disa muajve, pėrmes rrėfimeve tė sinqerta gėzimet, peripecitė nė
emigracion, hidhėrimet e mėdha, vdekjet e njėpasnjėshme tė 11
fėmijėve, pėrjetimet e babait tė tij dhe deri nė ditėt tona nė New
York
Pjetri, fliste shtruar dhe me njė kujtesė tė freskėt, pėr ēdo gjė, qė
ka pėrjetuar familja, qysh nga koha, kur kanė jetuar nė krahinėn e
mirėnjohur tė Hotit, qė historikisht ka nxjerrė trima tė pushkės,
besės, bujarisė dhe trimėrisė sė papėrshkruar arbėrore.
Nė
limanin e fortė tė Hotit, ėshtė rritur e pjekur ndėr shekuj
nacionalizmi i kulluar shqiptar. Jashtė kėsaj vorbulle, nuk ka mbetur
as dera e familjes fisnike tė Pjetėr Gjon Smalaj, qė ėshtė edhe gjyshi
i nipit tė mėvonshėm, qė mban emrin e tij, sipas traditės sė moēme tė
maleve.
Gjyshi,
ėshtė marrė me ēėshtjen atdhetare, duke kryesuar krahinėn e Hotit. Ai
ka vdekur pa lindur nipi i tij. Sipas gojėdhanave popullore dhe nga
disa hulumtime, qė kanė bėrė studiues vendas, del se Pjetri, ka
luftuar me armė nė dorė, kundėr pushtuesve shumėshekullorė turq,
sėbashku me patriotėt: Dedė Elez Shabi, Prekė Nikė Smajlin, Mark Dosh
Frangaj, Kolė Maēi, Nikollė Luc Drezhaj, Deli Met Bajraktari (prej
shtėpisė sė Ēun Mulės), Gjeto Mark Ujkaj, Ēokė Gjushi etj.
Nga
historia shkėpusim njė fragment tė rėndėsishėm, qė ka mbetur e
ngulitur thellė nė kujtesėn e malėsorėve, kur patriotėt e shkrepave
kreshnike kanė zhvilluar njė kryengritje tė njohur nė Rrapsh tė Hotit,
qė njihet nė histori si Kryengritja pararendėse e 6 Prillit tė vitit
1911 e drejtuar nga fatosi i maleve Dedė Gjo Luli. Gjatė pėrleshjeve
me pėrfaqėsuesit e Portės sė Lartė, spikat patrioti i flaktė i
lėvizjes ēlirimtare antiosmane hotiani Dedė Elez Shabi. Ai u ndihmua
nga Pjetėr Gjon Smalaj. Deda, nė paraqitjen e tij (sipas atyre qė e
kanė njohur), e kanė ruajtur nė kujtesė si njeri me shtat tė lartė,
fytyrė tė pjekur nga vuajtjet e kohės, I veshur me kostumin popullor
tradicional, me qeleshėn e bardhė dhe pushkėn ngjeshur nė krah si
gjithmonė. Edhe pse me gjashtė plagė dhe kėmbė tė copėtuar rėndė nga
plumbat, ai nuk pranon qė ta heq edhe pse rrezikonte jetėn. Nėna e tij
fisnike qė e dėgjonte shpesh kėrkesėn e miqve u pėrgjigj: Ulatin
tim, nuk do ta shtie copa-copa ndhe, por te tan kur desin.
Deda,
pati njė jetė shumė tė gjatė, duke jetuar edhe 40 vjet tė tjera. Sa
herė qė ėshtė pėrkujtuar Kryengritja e Malėsisė sė Madhe e 6 Prillit
tė vitit 1911, nė shenjtė nderimi dhe respekti, ai ėshtė vėnė nė krye
tė familjeve patriotike nė tribunė, duke u pasuar edhe mė vonė nga I
biri Gjeto Elez Shabi, I cili ka marrė dekoratat nė nderim tė babait
tė tij.
Pjetri,
ka qenė shumė aktiv. Ishte bujar, mikėpritės e fisnik nė shpirt,
sikurse ka qenė nė traditė e hershme e gjithė fisit Smalaj e njohur nė
tėrė krahinėn. Malėsori, ka pasė njė energji trupore tė admirueshme.
Ai ka mbajtur nė shpinė bashkėluftėtarėt e plagosur rėndė dhe me katėr
mauzere, duke pėrshkuar dhjetra kilometra nga Cetina deri tek spitali
nė Mal tė Zi.
Studiuesi i njohur i Malėsisė sė Madhe Llesh Preē Smalaj, e ka
pėrmendur pėr herė tė parė gjyshin e Pjetrit, nė librin: Kėrkime
mbi tė vėrtetėn (kujtime qė nuk duhen harrue), si pjesėmarrės
aktiv nė lėvizjet nacionaliste tė kohės pėrkrah shokėve tė vet tė tė
njėjtit ideal.
Urtia, zgjuarėsia dhe vendosmėria antikomuniste e Kolė Pjetėr Smalaj
(1898-1978)
Kanė
kaluar 26 vjet nga vdekja e Kolė Pjetėr Smalaj, por nė Hot, Kelmend
ende pėrmendet emermiri, dashamiri, fisniku e trimi i pamposhtur Kolė
Smalaj, qė mundi tė kalonte kufirin e territ komunist natėn, nėpėr
minat e rojės kufitare tė diktaturės.
Kola, ka
lindur nė Rapsh (Bajraku i Hotit-Malėsia e Madhe) dhe mbas 6 muajsh,
atij i vdes nėna Tereze Lucia, duke e lėnė jetim. Ajo, kishte qenė e
bija e Luc Gjeloshit, prej katundit tė Kastratit. Kola ishte fėmija i
dytė i Pjetrit dhe pėr mirėrritjen e tij janė pėrkujdesur dajat e vet.
Familja pėr 3 vjet ėshtė vendosur nė katundin Bullakia tė Trushit
(Shkodėr), meqenėse ishin tė pėrzėnė nga qeveria malazias.
Ishte
koha, kur ushtritė malazias tė udhėhequr nga Krajl Nikolla, janė
nisur nė marshin e tyre ushtarak, pėr tė rrethuar qytetin e Shkodrės
mė 1913. Ata kanė qėndruar nė Bullakia deri mė 1915 kur trupat
austro-hungareze kanė hyrė nė Veri tė Shqipėrisė. Kėtu kanė bujtur nė
shtėpinė e Mark Selmanit, qė ėshtė kushėriri i patriotit tė madh
nacionalist e antikomunist Prekė Calit (1873-1945). Tregojnė, se
Marku, qė ishte afėrsisht 80 vjeē dhe nė mėngjez herėt delte nė
livadhin jashtė shtėpisė dhe falej, pėr tė parėt e vet, qė kanė qenė
tė besimit islam, kurse nė mbrėmje pranė sofrės sė zjarrit, pėrpara
fugurės sė Pajtores sė Shqipnisė (Zojės sė Shkodrės) ėshtė lutur,
duke thėnė rruzaren me tė gjithė robėt e familjes sė vet dhe me axhėn
e Pjetrit, Doden dhe baben e Pjetrit, Kolen
Nė
fillim tė vitit 1915, familja Smalaj rikthehet nė trojet e veta tė
hershme, ku kanė jetuar dhe kanė vdekur brez pas brezi shumė njerėz tė
njohur tė trungut familjar, qė i pasqyron Pema Gjenealogjike, e
ruajtur me fanatizėm nga Pjetri nė New York.
Para
shpalljes sė Pavarėsisė, Kola ishte nė moshėn 14-vjeēare. Ai qysh
fėmijė u dėrgonte municion bashkėvendasve, qė po luftonin nė vijėn e
parė tė frontit, pėr tė mbrojtur trojet nga synimet e shovinistėve
serbo-malazias dhe mė vonė kundėr austro-hungarezėve. Ai bashkė me
vėllanė luftuan kundėr shovinistėve malazias, duke qendruar tre vjet
nė mal me armė nė dorė e shkretuar gjithė pasurinė e tyre.
Gjatė
jetės sė tij, Kola ėshtė marrė mė shumė me blegtori dhe punėt e
pėrditshme qė kishte njė derė e madhe. Ai ishte krahu i djathtė i
babait tė Pjetrit e gjyshes Gjuke, e cila e ka dashtė si loēken e
zemrės. Kur Kola mbush moshėn 22-vjeēare ndahet nga familja, gjyshja e
tij e dashur, qė e ka ruajtur si sytė e ballit, duke i shkaktuar njė
plagė tė thellė nė shpirt.
Gjatė
periudhės sė nxehtė tė historisė, kur shtetet fqinje kėrkonin
copėtimin e trojeve shqiptare secili pėr llogari tė vetvetės dhe nė
vitet nė vijim, mė 1924, ai u bashku me lėvizjet e kohės, duke qenė
pėrkrah Fan Nolit, Dom. Nikollė Kaēorri (N/Kryetar I Qeverisė sė
Vlorės tė udhėhe mė 1912), Luigj Gurakuqit etj. Kola, radhitet pėrkrah
forcave tė opozitės popullore tė asaj periudhe. Disa vite mė vonė, i
pjekur dhe i pėrgatitur pėr tė hapur e mbajtur familjen e re tė tij nė
vitin 1934 nis jetėn bashkėshortore, duke u martuar me Terezen, vajzėn
e Fran Kolės nga krahina e Kelmendit e mirėnjohur, pėr famėn qė
gėzonte pėr respektimin me rigorizitet tė Kanunit tė Maleve (Lekė
Dukagjni), vlera tė spikatura patriotike. Dasma u bė nė Hot tė
Malėsisė sė Madhe, ku pati njė jehonė tė madhe dhe respekt pėr ritet
tradicionale vendase. Nusja u pėrcoll me flamurin nacional shqiptar.
Nė njė
shkrim tė publicistit Mujė Buēpapaj, tė botuar nga gazeta RD
(Tiranė, 1996) dhe ribotuar nė gazetėn Illyria (#585, 27-29 nėntor,
1996, NY, USA, fq.53), lexojmė pėr amanetin, qė i Kola i la Pjetrit,
ndėrsa po vdiste, qė ta varroste nė tokėn shqiptare, pranė eshtrave tė
tė parėve. I biri e kreu amanetin, duke e rivarrosur nė Hot tė
Malėsisė. Shoqata e ish-Pėrndjekurve Politikė Malėsi e Madhe,
organizuan nėn drejtimin e tė birit Pjetrit ceremoninė e rivarrimit tė
Kolė P. Smalajt nė vendlindje, ku ishte lindur dhe ishte rritur ky bir
trim i papėrkulur, aty ku preheshin 11 fėmijėt e vdekur dhe tė afėrmit
e tjerė.
Mė 7
shtator 1993, Pjetri qetėsohet shpirtėrisht, se babai i tij i ndjerė
pushon nė lumnin e pasosun pranė tokės qė e deshti aq shumė. Kolė P.
Smalaj u dekorua, post mortum, me Dekret Nr. 1479, tė dt. 26.4.1996,
nė motivacionin e sė cilės shkruhet: Luftėtar i vendosur kundėr
komunizmit pėr njė Shqipėri tė lirė e demokratike, masakruar mizorisht
si familje nga rregjimi komunist. Nėnshkrimi mban firmėn e
ish-Presidenti Prof. Sali Berisha, i cili e dekoroi me Urdhėrin
e lartė tė Martirit tė Demokracisė. Ceremonia u
organizua nė praninė e mijėra malėsorėve nė Bajzė tė Kastratit, mė 17
maj 1996.
Ndėrsa i
biri Pjetri, pas fjalimit tė mbajtur nga ish-Ministri i Jashtėm Prof.
Tritan Shehu, i emocionuar pėr shoqėrimin me dhimbje, qė po i bėnin
mijėra malėsorė tha: Dekorimi i babait tim nga Presidenti, asht
nji nderim i madh, jo vetem pėr babain tim qi e deshi aq shum atdheun,
jo vetem pėr familjen ton tgjan e pėr njerzit e vendlindjes ton,
tcilt nuk i harroi kurr baba, dhe tcilin nuk e harruan as ata, por
pėr ttan martirt e demokracis, pėr ata qi diktatura komuniste ua
mohoi nji pllėmb tokė pėr ti preh eshtnat aty ku ishin lindun e
rritun
.
Duke
lexuar me kujdes librin monografik, mbi krahinėn e Klemendit, tė
shkruar nga studiuesi gjeograf Kolė Progri, mėsojmė nga shfletimet e
dokumenteve historike, se kjo familje hotiane, ruan njė emėr shumė tė
mirė dhe tė respektuar nė histori. Kolės, iu desht pėr tė kaluar prova
tė vėshtira nė jetėn e tij, pėr tė mbetur pėrjetėsisht i nderuar nė
historinė e lavdishme tė krahinės nė fjalė
I vetmi
nga 12 fėmijė, qė mbeti gjallė si dėshmi
Kjo
familje e re, gėzohet me fėmijėn e parė Tonen, e cila nuk pati jetė tė
gjatė. Nga 12 fėmijė, qė do qė do tė lindė sokolesha Tereze, shtatė
ishin vajza dhe pesė djem. Pėr fat tė keq, nga kjo familje nė mėnyrė
tė herpashershme kanė mbyllė sytė para kohe 11 fėmijė. Kjo ishte
dhimbje e madhe pėr Kolėn e Terezėn, tė cilėt me forcė tė madhe mundėn
tė pėrballojnė fatkeqėsitė qė pati dera e tyre.
I vetmi
qė ka mbetur gjallė si dėshmi e historisė sė gjatė tė familjes ėshtė
Pjetėr Kolė Smalaj dhe nėna 90-vjeēare Tereza (1914). Kjo familje, ka
jetuar buzė kufirit politik me Mal tė Zi. Shtėpia e tyre, ka qenė
ndėrtuar nė shekullin XVIII, me material guri, sipas stilit alpin, me
njė shije arkitektonike tė kohės. Pamja e saj nė formėn e kullave me
frengji sipas traditės shqiptare, i ka dhėnė njė paraqitje
madhėshtore, krahas simotrave tė tjera nė zonė. Ndėrtesa e banimit
tipike malėsore ka qenė dykatėsh, ku kanė jetuar nė shekuj tė parėt e
familjes Gjomarku.
Nė mesin
e shekullit XVII deri nė fillim tė shekullit XIX, familja e njohur e
Gjomarkut, qė quhen Smajaliaj, sipas dėshmive historike dhe
gojėdhėnave tė transmetuar brez pas brezi nė kullėn e madhe kanė
jetuar 60 antarė. Ata merreshin me bujqėsi, blegtori, shitjen e
prodhimeve bujqėsore e produkteve blegtorale nė qytetet e afėrta.
Burrat dhe djemtė e rinj, janė pėrkujdesur pėr pronat e tyre dhe kanė
administruar tė ardhurat e familjes sė madhe. Gratė e vajzat merreshin
me punėt e shtėpisė, mirėrritjen dhe edukimin e fėmijėve tė vegjėl.
Kola e
ka parė nga afėr disa herė Dedė Gj Lulin dhe nė kujtesėn e tij
asnjėherė nuk ėshtė fshirė portreti I patriotit tė madh tė nacionit
shqiptar.
Kjo derė
e madhe ėshtė e njohur edhe pėr miqtė e shumtė qė e kanė vizituar nė
ēdo kohė konakun e tyre. Mik i familjes Smalaj, ka qenė Padėr Pali,
sikurse e thėrrisnin tė gjithė. Kola, ėshtė takuar disa herė me
Arqipeshkvin e Shkodrės imzot Luigj Bumēin, i cili nga rregjimi
antiklerikal komunist pati njė fund tragjik. Kryefamiljari, ka
vizituar shpesh Shkodrėn, qytetin mė tė madh tregtar dhe kulturor nė
Shqipėrinė e Veriut. Midis tė tjerave, ai ruante kujtime pėr periudhėn
e viteve tė zeza tė 1939-ės, kur trupat fashiste tė Benito Musolinit
sulmojnė tokėn shqiptare dhe se si patriotėt nė Veri e Jug, iu
pėrgjigjėn thirrjes sė nacionalistėve, pėr tiu kundėrvėnė me armė nė
dorė pushtuesit tė ri nė tokėn e Arbėrisė.
Gjatė
periudhės sė Luftės II Botėrore, Kola ėshtė pėrfshirė nė gjirin e
lėvizjes nacionaliste dhe si antikomunist i vendosur. Ai asnjėherė nuk
ėshtė marrė me aktivitete politike apo i zgjedhur nė poste e detyra
politike, gjatė kohės qė komunistėt dhunojnė vendin, duke marrė me
dhunė pushtetin politik nė Shqipėri mė 28 nėntor 1944
Si
pasojė e pakėnaqėsisė e spiunlleqeve qė bėhen ndaj familjes Smalaj dhe
tė afėrmve, fillon periudha mė e zezė e kalvarit tė pėrbindshėm
komunist, me arrestime, keqtrajtime e burgosje.
Kėshtu,
vėllai i nėnės sė Pjetrit, daja Mirash Fran Rrukaj (1918-1945),
nė moshėn 27-vjeēare, duke qenė i martuar u vra nė pėrpjekje me forcat
komuniste mes maleve, mbasi ai nuk e donte sistemin bolshevik. Ai
mbeti deri nė pikėn e fundit tė gjakut, si besnik i nacionalistit tė
madh tė Shqipėrisė Etnike Prekė Calit dhe bashkėluftėtarėve tė tjerė
tė tė njėjtave ideale tė pastra shqiptare, kundėr mashtrimeve tė
komunistėve, qė me divizione sulmojnė krahinėn antikomuniste tė
Kelmendit.
Pėrsekutimi ndjek me radhė edhe njerėz tė afėrm tė tjerė tė familjes
Smalaj. Kėshtu Nikollė Dodė Smalaj (1927-2001), qė ėshtė nipi i
Kolė Pjetėr Smalaj, ėshtė arretuar nė Rapsh tė Hotit nė vitin 1953, nė
kohėn kur ngordh diktatori i ish-Bashkimit Sovjetik, Stalini dhe
diktatori me suitėn e tij po lotonte nė mes tė Titonės sė kuqe, duke
kthyer njė popull tė tėrė nė lotues tė sllavizmit....
Ata
kishin gjetur momentin e pėrshtatshėm pėr ta arrestuar, nga frika e
ndonjė revolte tė pakėnaqėsisė sė brendshme qė vlonte ēdo ditė, kundėr
sistemit. Dhe pėr ta parandaluar ndonjė veprim tė tillė, tė rafinuarit
agjentėt e Sigurimit filluan me arrestime pėr vetmbrotje tė
disktaturės.
Forcat e
Sigurimit, tė kryesuar nga oficeri besnik famkeqi Spiro Duka, i ardhur
posaēėrisht (nga Shqipėria e Jugut) pėr kontrolle tė rrepta operative
nė zonėn e Hotit kishte urdhėruar se nėse shikohet ndonjė shkelje tė
kufirit nga shqiptarėt qė kėrkonin tė iknin nga lumturia socialiste
duhet ti arrestonin dhe ti dėrgonte menjėherė nė burg.
Nikolla,
kur nuk ishte mė shumė se 26 vjeē arrestohet nė sy tė familjes nė
shtėpinė e vet dhe e dėrgojnė me urgjencė nė burgun e Tiranės. Mbas
hetuesisė sė stėrgjatė dhe torturave, nė pretencėn finale tė
prokurorit, iu dha dėnimin maksimal me pushkatim.
Martin Smalaj,
qė jeton
sot nė Shkodėr, njė ditė shkoi pėr vizitė pėr tė takuar tė vėllain e
vet nė burg. Ai kujton: Nikolla ne qeli, kishte ēarė
lėkurėn e gishtit me dhėmb dhe me gjakun qė i rridhte curril kishte
lėnė tė shkruar nė kėmishėn e bardhė kėto fjalė: Por shokve tmi qi u
besova ju fika e vet marova. Nkjoftse kush mundet me ma pshtue jeten,
filan kapidan
qi kam krye ushtrin me te, se tjetėr kush nuk mundet
mem pshtue
.
Martini,
kur mori ndėrresat e tij dhe i ēoi nė shtėpi pėr ti larė, gjeti tė
shkruar fjalėt qė pėrmendėm mė lart.
Si
pėrfundim, pas shumė peripecive, dėnimi me vdekje pėr Nikollėn kthehet
me 25 vjet burg. Ai dėrgohet nė ferrin famkeq ose Aushvicin shqiptar,
qė njihet sketerra komuniste e burgut tė Burrelit, ku vuan vitet e
privimit tė lirisė civile. Asokohe herė pas here nga qeveria shqiptare
janė bėrė Falje (Amnisti) dhe ulje tė kohės sė vuajtjes sė dėnimit.
Kėtė fat, ka patur edhe Nikolla, i cili nga 25 vjet burg vuan 12 vjet
nė Burrel.
Arratisja nga rregjimi i hienave nė ditėn e ShMarkut
Pjetėr Kolė Smalaj
u lind mė 15 gusht 1951 nė Rapsh nė Bajrakun e Hotit. Ai ishte fėmija
i shtatė i lindur, ku deri atėherė nė familje kishin vdekur gjashtė
fėmijė, tre djem e tre vajza. Nga viti 1951-1953, pėr 3 vjet me radhė,
familja ka jetuar nė vendlindje (Rapsh).
Ishte
koha, kur rregjimi komunist kishte mprehur dhėmbėt dhe kėrkonte gjahun
e vet, qė ishin bijtė mė tė mirė tė popullit shqiptar. Midis shumė
nacionalistėve, qė kėrkoheshin pėr tu arrestuar, prangosur e
pushkatuar ishte Kola, babai i Pjetrit, qė nuk e donte rregjimin
komunist. Ai kėrkohej nė krahinė, pėr arsye, se ka ndihmuar Mark Ēunin
(nga Merturi), qė tė largohet nga Shqipėria. Marku, asokohe gjendej nė
Vlorė dhe njė ditė kishte biseduar me mikun e vet ēoban qė ta
ndihmonte tė arratisej. Marku, qė kishte ardhur nė vendlindje, ka
pyetur nėnėn e vet, se kush ėshtė nė Bjeshkėt e Kelmendit (Bjeshkėt e
Nemuna) sot me bagėti. Ajo i ėshtė pėrgjigjur, se ėshtė Kolė Smalaj. I
siguruar nė shpirtin dhe moralin e pastėr tė burrit fisnik Kolė
Smalaj, Marku i ka thėnė nėnės sė vet, se: Kol Pjetėr Smalaj nuk
mpret nbes. Dhe kėshtu, Marku ka lėnė njė herė e pėrgjithmonė
Shqipėrinė, i nxitur nga dhuna e terrori komunist nė tė gjithė vendin
Mė 9
Maj, ShMarku i Kastratit, si festė fetare lutet ēdo vit nė Malėsi tė
Hotit. Tradicionalisht, familjet shqiptare nė Malėsi si bajraqe e kudo
shkėmbejnė vizita reciproke, pėr tė pėrkujtuar me devocion festėn
fetare tė ShMarkut nė shtėpitė e njeri-tjetrit. Edhe Kola, shkon pėr
tė uruar: Pėr shum mot ShMarkun familjen e Pashko Pretashit,
ku ėshtė e martuar motra e tij Pashka, qė ishte halla e Pjetrit tė
vogėl 3 vjeē. Nga ana e tjetėr, vetė kryefamiljari Pashko, kishte pak
kohė qė kishte dalė nga burgu komunist, ku kaloi 9 vjet nė qelitė e
akullta, duke pėrballuar torturat mė ēnjerėzore, qė dinin tė bėnin
vetėm xhelatėt e kuq.
Pas
vizitės sė zakonshme, gjatė kohės qė Pashko po pėrcillte vėllain e
gruas Kolėn, sipas traditės, nė pragun e shtėpisė Kola i thotė: Mik,
mbaruem me tmir e me tkeq. Ndėrsa Pashkoja i ėshtė pėrgjigjur:
Kurrgja su ka gjet me Nikollėn, nipin tand, ēka ka me u gjet tash
e mrapa. Kur ėshtė kthyer nė shtėpinė e tij, kujton i biri
Pjetri, babai i ka thėnė gruas sė vet Terezės: Unė i gjall o
dekun nuk rri ma nShqypni. Mbasi ka kaluar ajo natė nėn
ankth, tė nesėrmen nė mėngjez nėna e Pjetrit e ka pyetur Kolėn pėr
siguri dhe vendosmėrin e tij se: A je nato fjal qi mke than mram
burr, apo ke nderrue mendje?!.
Nė
muajin mars 1954 nė Tiranė po zhvillohej gjyqi dhe pritej qė tė
denohej nipi i tij Nikolla. Babai i Pjetrit, ėshtė shprehur, se nuk do
tė lė Shqipėrinė, pa e ditur se si e sa e dėnojnė nipin e vet. Nikolla
e ka pritur dėnimin ose rrugėn e hidhur tė pafund tė nipit dhe me
zemėr tė lėnduar ėshtė larguar nė moshėn 56-vjeēare nga toka e fisi i
tij i dashur
Shėn Marku, bėhet kėshtu shpėtimtari i Kolės, Terezės
dhe fėmijės sė vogėl Pjetėr
Kola i
qetė dhe i vendosur nė idenė e tij fikse i ėshtė pėrgjigjur gruas sė
vet shkurt si burrė malėsie: Njiato fjal e tjera ska. Dhe
kėshtu, nė mėngjez herėt (nadje), Tereza, si njė nėnė e pėrkujdesur
pėr tė birin e vetėm Pjetrin e zgjon me kujdes prej gjumit dhe i
pėrgatit veshjet, sikur po niset pėr tė udhėtuar drejt shtėpisė nė
Rapsh. Asokohe, malėsorėt shoqėronin bagėtitė e tyre pėr dimėrim nė
stare tė Hotit. Fėmija i vogėl Pjetri, veshet trashė (me dy palė), pa
e ditur ende, pse po bėhej gati me nxitim pėr udhėtim. Ai si fėmijė,
mendonte se prindėrit e tij do ta dėrgojnė nė shtėpi, ku do tė takohej
me bashkėmoshatarėt, pėr tė luajtur nė oborr. Ai nuk e dinte se loja e
tij tashmė ishte pėrballė mineve, qė kufitarėt i kishin vėnė pėr tė
vrarė vėllezėrit shqiptarė dhe jo pushtuesit apo imperialistėt, qė
nuk shkelėn asnjėherė nė Shqipėri
Kola, me
gjakftohtėsi dhe zgjuarėsinė qė zotėronte, pėr ti hedhė njė hi syve
banorėve tė katundit, lėshon tė gjitha berret (delet) dhe u jep
drejtimin pėrpjetė drejt kufirit. Ai mori me vete krypė pėr bagėti.
Kola, porosit gruan e vet, nė mėnyrė qė tė mos binte nė sy ikja e
familjes. Ajo niset pėr tė marrė kortollat dhe disa plaēka qė i
nevoiteshin mė shumė dhe qė i kishte ruajtur nė kutinė e pajes sė
nuserisė. Me kėtė rast, askush nga pjesėtarėt e familjes sė nipave tė
Kolės, nuk ka ditur planin e familjes sė Pjetrit pėr tė ikur nga
Shqipėria.
Pjetri,
sot mbas 50 vjetėve (1954-2004), pėrshkruan ditėn kur ka lėnė me
dhimbje tokėn e vet aq tė dashur. Ai tregon: Ishte ditė e
kthjellt, me 29 Prill 1954, kur stina e pranverės sapo kishte nisė me
dhanė buzėqeshjen e parė. Dhe me sa duket, kjo ishte edhe nji fat i
mirė pėr familjen tonė. Nana ime ka pėr pajtore tė vet Shna Nduen.
Dhe atė ditė, qė jemi nisė ne, ajo e ka pasė fuguren me vete dhe ka
thanė rruzaren me mend pa ditė ne asgja. Kur kena dalė pėr buzė
kufinit, mbasdite filloi tė binte mjegull, e cila gradualisht filloj
tė ēepej (ulej) pėr tokė. Zoti, me sa duket po na buzėqeshte dhe me
bujari po na jepte dorėn e Tij tė ngroht pėr ndihm. Baba im para se me
u nisė, kishte hetue me kujdes tė gjitha lėvizjet e ushtarve tė
kufinit nga komanda nė fushė (Leqet e Hotit) nė drejtim tė kufinit, ku
kanė ba roje me pushkė nė dorė mbrojtja e kufinit gjithė ditėn.
Pjetri,
i zhytur nė vorbullėn e asaj ngjarje plot emocione dhe frikė, se mund
tė deshtonin drejt arratisjes rrėfen mė poshtė historinė e familjes sė
vet: Ka fillue me ra nata dhe jena nis pa humb kohė. Baba po mė
thotė po kaloj unė lugun (luginen), kurse unė me nanen kam qendrue
krejt nė shpat tė malit. Ai ma ban me shej mua kalo luginen e hajde
tek unė. Mbrapa ka ardh edhe nana.
Baba
si vendali i vjetėr e zotnonte shum mirė terrenin e krahines, mbasi
ishte nji bari shumė i njoftun dhe shumė i zoti, qė ka mund me kullotė
354 krerė dele nė vitin 1954. Veshtirsia jonė, pėr kalimin e kufinit u
rrit shumė, sepse babai e nana e dinin, se kufini ishte i minosun, ku
shpesh ka pas edhe vdekje tragjike pėr tė gjitha ata qė gabimisht kanė
ndeshė mbi ta. Ishim futur brenda nji grope, qė ishte e mbushun plot
me bar. Babai im i thotė nanės a tė flejmė kėtu, se po i drue minet me
i kalue natėn nė kufi, sepse nuk shikohen telat qė mbajnė lidhjet e
mineve nė seri nė zonen kufitare nė Bukoviē. I pari, u nis baba, i
cili e kaloi priten pa problem. Ai, i tha nanes teme, se: Nėse
plasin minat, kėto copa tė trupit tem mi hidhni pėrtej kufinit nė Mal
tė Zi, se copat e trupit qė tė mund tė mbeteshin nė Shqipni mund ti
merrshin komunistėt dhe tė talleshin me ta nė qytetet e katundet e
Shqipnis, sikurse kanė veprue gjithmonė. E fundit, qė bashkohet
me ne nė anėn tjetėr tė kufinit asht nana ime.
Ishte
ora 9 e mbramjes, kur na jemi gjend nė tokėn jugosllave. U futėm
menjiherė nė pyll dhe nė mes tė tij ishte nji livadh dhe aty pa ditė
gja na doli pėrpara patrulla jugosllave. Ata me armė dhe elektrik dore
tė drejtueme drejt nesh na thanė serbisht: Stoj! (Ndal!). Baba im iu
drejtue menjiherė me fjalėn albanes. Na kanė marrė dhe na kanė ēue
nė stanet ku verojnė bagtia e Vuksanlekaj tė katundit Traboin tė
Hotit. Atė natė kena fljetė nė shtėpinė e Marash Gjek Brelit, qė ishte
kumara i shtėpisė sonė. Ne e nesre, na kanė ēue nė shtėpinė e vogėl tė
Tuzit. Rrugės jena takue me Pader Kolė Berishėn, fratin e Traboinit.
Nė katundin Leshkopolje, na kanė marrė nė hetime rreth nji muaj
rresht. Daja im Gjon Dod Rrukaj prej Kelmendit, nė ditėn e dasmes sė
vet ka pas qef qė me kenė nė dasem edhe baba e nana me mua. UDB-ja, qė
kishte vendosur qė tė na mbante edhe nji muaj tjetėr, me kėtė rast
vendosi tė na lirojė.
Arsyeja pėr tė shkuar nė Perėndim
Familja
Smalaj, gjendej nė Tuz. I zoti i shtėpisė Kola, mendonte, se nuk mund
tė jetohet nė rrethin e Tuzit, pėr arsye tė kushteve klimatike. Ata
biseduan, qė tė shkojnė pėr tė jetuar nė Guci, mbasi vėllezėrit dhe
kushėrinjtė e parė tė gruas sė Kolės do tė jenė njė ndihmė e mirė pėr
porsardhurit. Pjetri i etur pėr dije shkollore ndjek rregullisht
mėsimet, duke pėrfunduar pas disa viteve gjimnazin e Podgoricės.
Ndėrsa babai i tij, duke pas aftėsi si blegtor nė Mal tė Zi
administrata bujqėsore e blegtorale i ofrojnė detyrėn e kryetarit tė
blegtorisė, por ai e refuzon atė.
Qeveria
e Jugosllavisė asokohe, kishte disa projekte pėrmes tė cilave kryente
misione zbulimi me njė pjesė tė shqiptarėve tė arratisur. Njė kėrkesė
tė tillė i ofrojnė edhe Kolės, tė cilit i thonė drejtpėrdrejtė qė tė
depėrtojė nė territorin shqiptar, pėr tė parė se ēfarė bėhej me
familjen e tij etj., por ai nuk e pranon. Dhe mbasi kėmbėngulin disa
herė, agjentėt jugosllavė tėrhiqen nga kėrkesa pėr tė kompromentuar
Kolėn dhe e lėnė kėshtu tė qetė nė hallet e veta familjare. Kjo edhe
pėr fatin tjetėr tė mirė, se nė verė tė vitit 1954, pala jugosllave i
shkėputi njė herė e pėrgjithmonė misionet e saj sekrete nė drejtim tė
Shqipėrisė.
Pjetri,
nė moshėn 14 vjeēare pa shkėputje nga shkolla punėsohet nė njė Fabrikė
tė Pėrpunimit tė Pambukut. Pėr djaloshin e brishtė, kishin nisur qysh
herėt hallet e familjes. Atij i duhej tė mbante familjen, mbasi babai
ishte nė moshė tė madhe, ndėrsa nėna si gjithmonė merrej me punėt e
pėrditshme tė shtėpisė. Pėr 10 vjet e gjysėm, ata jetojnė nė Guci dhe
3 vjet nė Podgoricė. Kėtu kushtet ekonomike ishin shumė tė vėshtira,
mbasi papunėsia ishte shumė e madhe dhe puna fizike ishte e rėndė.
Njė ditė
Smalajt vendosin qė tė emigrojnė nė Perėndimit dhe mė vonė udhėtojnė
drejt tokės sė premtuar tė Shteteve tė Bekuara tė
Amerikės, pėr njė jetė mė tė mirė.
Mė 9
gusht 1967, Pjetri sėbashku me katėr shokė arratisėn nga Jugosllavia
pėr nė Trieste tė Italisė, ku qėndrojnė 12 ditė. Ata i dėrgojnė nė
kampin Capo nė jug tė Italisė, ku kishte emigrantė tė tjerė shqiptarė.
Menjėherė, pesė tė rinjtė shqiptarė kanė mbushur formularėt me
kėrkesėn pėr bashkim familjar me antarėt qė i kanė lėnė nė Jugosllavi.
Ata nga dita nė ditė kanė qenė nė pritje pėr ribashkimin e tyre nė
tokėn italiane.
Njohja me klerikun patriot Dom. Prek Ndrevashaj
Pjetri,
gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali, ka pasė fatin e mirė tė njihet me
meshtarin e pėrkushtuar me tė gjithė emigrantėt shqiptarė pavarėsisht
nga besimi nė Itali e ShBA, tė arratisurin nga Shqipėria Dom. Prek
Ndervashaj. Ky meshtar edhe nė jetėn baritore kushtuar Krishtit, ka
vijuar tė jetė njė ndihmės i madh i emigrantėve tė hershėm nė Detroit
(Michigan), ka udhėhequr shpirtėrisht grigjėn e vet nė kishėn
shqiptaro-amerikane Zoja Pajtimore nė Beverly Hills. Kleriku, mė
1967-1968 ka bashkėkryesuar Komisionin e Konventės sė Gjenevės
nė Zvicėr. Kėtu Dom. Ndrevashaj, bashkėpunoi me italianin Marco Ivero,
qė ishte Kryetar i 18-tė shteteve, qė bėnin pjesė nė Konventėn e
Refugjatėve Politikė, tė ikur nga ish-vendet komuniste tė Evropės
Qendrore e Lindore. Nė saj tė kontributit tė tyre azilantėt politikė
shqiptarė, shumė shpejt fituan tė drejtėn, pėr tė levizur lirshėm nė
drejtim tė shteteve tė tjera Perėndimore e ShBA-sė.
Mė 1
nėntor 1967, pas dy muajsh e gjysėm familja Smalaj bashkohet nė Bari
tė Italisė. Prindėrit e tij Kola e Tereza, ashtu dhe e reja Drania,
njė nėnė fisnike e burrneshė me tre fėmijėt e vegjėl: Elizabetėn,
Markun dhe Agen, ndjehen tashmė tė lumtur, se u ribashkuan nė botėn e
lirė.
Sikur ta
ketė jetuar tani, Pjetri shfleton kujtesėn e vet tė freskėt dhe
pėrmend me respekt e dhimbje gjyshin e Drandes, kelmendasin e
mirėnjohur Ujk Mash Lekėn dhe kushėririn e saj vojvoden Gjon Sokol
Lucin (tė fisit Rrukaj), tė cilėt ushtarėt komunistė i kanė marrė nga
shtrati nė orėt e vona tė mbrėmjes nė emėr tė popullit (kur populli
flinte gjumė) i kanė dėrguar nė mal, pėr ti pushkatuar barbarisht pa
bėrė gjyq.
Ishte
pranvera e 1945, kur nė Kelmend xhelati Mehmet Shehu (mbi tė cilin
rėndojnė male me kufoma tė berė nė Shqipėrinė e Veriut), u betua gjatė
ekspeditave ndėshkimore ushtarake, qė kryesonte nė Veriun
reaksionar, me njė urretje latente, se: Nuk do tė lė as njė
kėndez (gjel) qė tė kėndojė.
Nė vend
tė gjelit, korbat kėrcyen vallen e pėrhershme mortore mbi kufomat, qė
nuk u lejuan ti merrnin familjarėt e viktimave, por i lanė nė mes tė
sheshit, qė hienat e rregjimit tė ushqehen pėr shumė vite me radhė nė
mėnynė e gatuar nga Mehmet Shehu dhe urdhėruar nga skenaristi dhe
regjizori antigegė Enver Hoxha.
Amerika
njė ėndėrr e pėrhershme e shqiptarėve
Pjetri
me familje, nisėn me avion nė ShBA mė 28 shkurt 1968, ku mbėrrijnė nė
aeroportin John F. Kennedy (JFK). Mbas 13 ditėve vijnė edhe prindėrit
e tij Kola e Tereza. Nė ditėt e para tė emigracionit, familja prej 7
antarėsh pritet nga dajat e Pjetrit e daja i Drandės, malėsori fisnik
e bujar Tomė Pjetėr Pepaj, i cili kishte marrė pėrsipėr garancinė e
jetės sė tyre nė ShBA. Asokohe, miqtė, shokėt dhe tė njoftur tė
familjes Smalaj i bėjnė vizita, duke i uruar: Tė marrtė Amerika me
tė mirė.
Si ēdo
njeri, kujton Pjetri pas 50 vitesh nė emigracionin e hidhur, se vėshtirėsitė
kanė qenė pjesė e jetės sonė. Ata marrin njė banesė me qira dhe
mbas njė jave hynė nė punė. ShBA, ishin angazhuar nė luftėn e vėshtirė
tė Vietnamit, pėr pėrmbysjen e komunizmit dhe punėsimi nuk ishte
problem. Nė fillim, punėsohet nė njė uzinė armatimesh nė Queens tė NY
si punėtorė, ndėrsa gruaja e tij Drania, futet si punėtore nė njė
bankė amerikane nė Manhattan, ku edhe sot mbas 36 vitesh ėshtė nė tė
njėjtin vendpune. Viti 1969, do ta gjejė Pjetrin tė punėsuar nė
fabrikėn STIL-MAN nė Bronx, ku punon 3 vjet. Mė 1973, fillon tė
punojė si centralist, nė njė ndėrtesė tė madh familjarėsh, ku punon
pėr 25 vjet. Gjatė jetės nė ShBA, mė 22 shkurt 1973, familja e tij
shtohet me njė djalė, qė e pagėzojnė me emrin Vasel
Aktiviteti fetar e atdhetar
Pjetri, kujton gjatė kohės sė qėndrimit nė Itali mė 1967, miqtė e
idealeve antikomuniste. Ai pėrmend me respekt tė madh, bisedat e
takimet me njeriun e Derės sė Kapidanit tė Mirditės antikomunistin
konseguent
Pjetėr
Ndue Gjomarkun
e
Zef
Shytin,
tė cilėt kėrkonin tė organizonin emigrantėt politikė shqiptarė nė njė
lėvizje tė fuqishme kundėr rregjimit komunist. Pjetri, ka qendruar
shumė pranė mikut tė tij klerikut tė nderuar Dom. Prek Ndrevashaj, qė
ishte dhe ėshtė mik i familjes.
Nė
kampin e Triestes dhe tė Capo-s nė Casserta, ai e familja ndjekin si
pėrherė mė njė devocion ritet fetare, duke marrė pjesė nė meshėt dhe
lutjet pėr popullin shqiptar, qė po masakrohej nga regjimi ateist, qė
i kishte shpallė luftė fesė dhe klerikėve katolikė, duke e quajtur
edhe me Kushtetutė veten si vendi i vetėm ateist nė botė, ku ndėr tė
tjera thuhej, se: Feja ėshtė opium pėr popullin.
Atij i
vinte keq nga lajmet e makabre, qė mbėrrinin nė kampet ku jetonin
emigrantėt politikė shqiptarė nė Itali. Me njė interesim tė veēantė
dėgjonte emisionet nė gjuhėn shqipe, qė emetonte rregullisht
Radio-Vatikani. Midis shumė pėrshtypjeve, ai pėrmend shembullin mė
ekstrem, qė pati jehonė tė madhe, vrasja e klerikut martir Dom.
Shtjefen Kurti.
Pėr herė
tė parė, besimtari Smalaj, takohet nė Romė me At Daniel Gjeēaj OFM
(1913-2003), ku bisedojnė shpesh pėr gjendjen e klerit katolik nė
Shqipėri. Miqėsia e tyre rritet dhe nė shenjė respekti frati i
kulturuar i dhuron librin e shkruar nga profesori i tij i madh
Pader Anton Harapi OFM (1888-1946), pėr tė cilin ishte pėrkujdesur
vetė pėr ta botuar nė Romė (me shpenzimet personale) me titull: Andrra
e Pretashit.
Mė 1968,
nė pėrkujtim tė 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Nacional Gjergj
Kastriotit, nė Romė zhvillohet njė ceremoni madhėshtore.
Nė
takimin e rėndėsishėm nė Vatikan, mes lotėve dhe gėzimit tė
papėrshkruar, ku ishin tė pranishėm tė gjithė bashkėatdhetarėt qė
ndodheshin nė Itali, Pjetri, pati fatin, nderin, kėnaqėsinė e
privilegjin tė pritėn nė njė audiencė tė veēantė nga Papa Pali VI. Ai,
e kujton kėtė takim, si njė kėnaqėsi tė veēantė emocionale dhe
shpirtėrore dhe si njė kuraje qėndrese tė bashkuar me shpresėn dhe
besimin nė Zotin, se njė ditė edhe Atdheu ynė Shqipėria do tė lirohet
nga prangat e robėrisė komunisto-ateiste. Pėr pos tė tjerave Papa
u tha shqiptarėve: Nėse nuk do tė ekzistonte shtėpia dhe qėndresa
e madhe qė ka bėrė Dera e Kapidanit tė Mirditės kundra Perandorisė
Otomane, Shqipėria nuk do tė ekzistonte. Kėtė audiencė tė veēantė
tė shqiptarėve nė Selinė e Shenjtė e pasqyroi gjerėsisht edhe
Radio-Vatikani nė gjuhėn shqipe dhe e pėrditshmja, gazeta zyrtare e
Vatikanit nė gjuhėn italiane LOssevartore Romano.
Mė 1968,
pėrsonazhi ynė ka fatin e mirė tė takohet me intelektualin e
shkrimtarin e shquar dhe ish-Ministrin e Arsimit Prof. Ernest
Koliqin dhe ish-Kryeministrin e Shqipėrisė Shefqet Verlacin
nė Romė. Pjetri i shoqėruar nga dy shokė tė tjerė tė tij e pyesin
Prof. Koliqin rreth mallit pėr vendlinjen dhe tė ardhmen e
Shqipėrisė nėn rregjimin komunist. Profesori, me njė qetėsi u tha: Se
ne o vllazėn tė mi shqyptar, dim se ēka ka ken Shqypnia, se pėr
tardhmen nuk mund ta din kerkush
.
Pėr pak
kohė, Pjetri me familje qėndron nė qetėsinė e vet, larg problemeve tė
komunitetit tė vogėl shqiptar, meqenėse ishte I ri dhe ende nuk e
njihte mjedisin shqiptar. Ai kėrkonte qė tė stabilizohej me punėsime
mė tė mira etj.
Mė 1969,
ai takohet pėr herė tė parė me nacionalistin e shquar legalist Abaz
Kupin, ku, ai i tregonte Pjetrit tė ri nė moshė, se si forcat
nacionaliste i bėnė njė rezistencė tė madhe pushtimit tė zi fashist tė
vendit tonė mė 7 Prill 1939. Nė tė njėjtin vit nė nėntor, nė njė darkė
tė madhe nė pėrkujtim tė 28 Nėntorit tė Pavarėsisė dhe Ēlirimit tė
vendit nga pushtuesit e huaj, nė Manhattan NY, Komiteti Shqipnia e
Lirė, pėr ēdo vit kremtonte festėn nacionale me bashkėatdhetarėt e
vet. Kėtu Pjetri, ka fatin e mirė tė njihet me ing. Xhafer Deven
ish-Ministrin e Brendshėm dhe qysh nga viti 1962, ishte Kryetar i
Organizatės Nacionaliste Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė mėrgim, me
qendėr nė New York dhe dėgėt nė shumė vende tė botės. Ai ėshtė marrė
njėkohsisht edhe me organizimin e parashutistėve nga Kosova pėr tė
rrėzuar rregjimin komunist nė Shqipėri, por qė dihet nga burimet
historike se ato janė trathtuar qysh nė ajėr nga agjenti i dyfishtė
Kim Philby, qė punonte pėr Perėndimin dhe Lindjen njėkohsisht. Si
gjithnjė temė e shqtėsimeve tė tyre ka qenė Kosova e robėruar nga
sllavėt serbė dhe Shqipėria e tejlodhur nga rregjimi komunist, etj.
Ai ka
marrė pjesė shpesh nė takimet midis ing. Xhafer Dedės dhe Dr. Mons.
Zef Oroshit, i cili shkonte shpesh pėr ta takuar meshtarin nė
kishėn katolike shqiptaro-amerikane nė New York. Pėr Pjetrin, Mons.
Oroshi mbetet kleriku i nderuar i popullit dhe bir besnik i
vendlindjes sė vet Oroshit tė Mirditės, si pasues i denjė i trinomit
Fe-Atdhe-Pėrparim dhe njė ndėr nacionalistėt e vendosur, qė me
pushkė nė dorė nė malet e Shqipėrisė iu kundėrvu rregjimit komunist
dhe nuk pranoi asnjėherė, qė nė kishė tė hynte flamuri i Gjergj
Kastriotit i pėrdhosur nga ylli bolshevik rus.
Ai
kujton, se qysh nė fillim tė vitit 1962 Dom. Zef Oroshi (sikurse e
thėrrisnin tė gjithė), ka thėnė meshėn e parė nė Bruklyn (NY), mes
besimtarėve tė paktė shqiptarė. Nė ēdo ditė diele tė muajit nėntor
(pavarėsisht, nėse i binte ose jo qė tė ishte Dita e Pavarėsisė),
Mons. Oroshi ēonte meshė drite pėr heronjtė e tė gjithė kohrave, nė
pėrkujtim dhe nderim pėr historinė e lashtė tė popullit shqiptar.
Gjithashtu njė mik i ngushtė i Mons. Oroshit dhe Pjetrit ka qenė
Prof. Rexhep Krasniqi, kryetar i Komitetit Shqipnia e Lirė, ku
vetė profesor Krasniqi ishte risjellė pėrmes CIA-s nga Australia nė
ShBA, pėr tė organizuar grupet antikomuniste nė emigracion.
Ndryshe
nga nacionalistėt nė emigracion, pėrfaqėsuesit e pėrhershėm tė
Shqipėrisė pranė selisė sė OKB-sė, pėrmes papagallėve besnik kremtonin
ēlirimin e vendit mė 29 nėntor nė njė datė me siamezėt komunistė tė
ish-Jugosllavisė askohe, qė ishin njėherazi edhe kolonizatorėt
shekullorė nė Kosovėn martire.
Pas
viteve 1970, Pjetri futet nė gjirin e lėvizjes antikomuniste nė ShBA,
duke zhvilluar biseda tė ngrohta me pėrsonalitete tė njohura shqiptare
qė kishin mundur tė largoheshin nga ferri komunist i Shqipėria e
Kosova. Kėshtu tė paharruara mbetėn pėr aktivistin shqiptar, takimet
me pėrsonalitetet e mirėnjohura nė diasporėn e ShBA-sė, si: Ing.
Xhafer Devėn, Hasan Dostin, themelues I Komitetit Shqipnia e
Lirė nė fillim me veprimtari tė madhe nė Itali e mė vonė nė ShBA,
Kapidanin e Mirditės Ndue Gjon Marku, Kryetar i Blokut
Indipedent, Ago Agaj, Kryetar i Blokut Indipendent pėr New
York e rrethina, Prof. Vasil Antoni, bashkthemelues e drejtues
i mirėnjohur i Organizatės Nacionaliste Balli Kombėtar, Vasil
Gėrmenji, Kryetar i Organizatės sė Shteteve tė Robėruara tė
Vendeve ish-Komuniste tė Europės Lindore e Qedrore etj.
Pėrkushtimi i pėrshpirtshėm ndaj fesė dhe tė gjithė shėrbesave fetare,
njė traditė e hershme e trashėguar nga tė parėt e familjes Smalaj, ka
bėrė qė Pjetri mė 29 Qershor 1970 tė caktohet pa dijeninė e tij nga
Mons. Oroshi si Antar i Kėshillit tė Kishės Shqiptaro-Amerikane Zoja
e Kshillit tMir (Zoja e Shkodres). Ai e pranon me kėnaqėsi
vlerėsimin, qė i bėri Kėshilli i Kishės nėn udhėheqjen e bariut
shpirtėror Oroshi, detyrė tė cilėn ai e udhėhoqi me pėrkushtim pėr 20
vjet me rradhė (1970-1990). Pjetri, kujton shumė episode tė paharruara
me klerikun Mons. Oroshi, tė cilat i rrėfen pėr herė tė parė, mbasi
ishte njė mik i afėrt i tij.
Kėshtu, tregon Pjetri pėr bariun e tij
shpirtėror meshtarit, i duhej me thanė meshė nė Arthur Avenue, nė njė
shkollė 8-vjeēare pėr besimtarėt e paktė asokohe. Pėr herė tė dytė
shqiptarėt shohin meshė nė Fordam University Catholic, mbasi nuk ishte
e mundur tė vijohen shėrbesat fetare nė vendin e mėparshėm. Atėherė
Monsinjori (qė ishte meshtar i emėruar pėr shėrbesa fetare nė St.
Raymond nė East Tremont nė Bronx New York), megjithėse ēonte meshė nė
kishėn amerikane, ai gjithnjė me shpirt e zemėr rrinte pranė
komunitetit katolik shqiptar. Pjetri shton: Nji dit Dom. Zefi,
gjatė nji bisede tregon, se disa shqiptar shkojn tek meshtari, pėr ti
krye nji shėrbim fetar, nė kishen amerikane, ku ai ēonte meshen. Pasi
pėrfundon ritin, disa meshtar amerikan i thon: Si mundesh ti
me u marr vesht me kto gjind kshtu?! Ai u tha, se: Heroi
ynė Nacional Gjergj Kastrioti, nuk e bani luften 25 vjet me rradhė as
me serb, as me italian etj., por me bashkatdhetart e vet e ka ba
luften ēlirimtare e ka ngallnjye gjithmon.
Pėrsėri
njė ditė tjetėr, disa besimtarė iu ankuan meshtarit Dr. Oroshit, qė tė
mendojmė sė bashku pėr njė kishė katolike, pėr tė gjithė shqiptarėt,
mbasi ajo do tė jetė shtėpia e pėrbashkėt pėr ti pėrkushtuar lutjet
Zotit dhe halleve tė shumta nė emigracion. Ai, falė shpirtit tė
inisiativės dhe besimit qė kishte nė vetvete dhe popullin e devotshėm
nė fenė e Krishtit, menjėherė iu pėrgjigj me kėto fjalė: Pėr
Kresht (Krisht), ata po na bajn nder, se do tdetyrona me ble kishen
ton. Dhe mė 25 dhjetor 1969, u realizua dėshira e madhe e
klerikut tė pėrkushtuar nė trinomin "Fe-Atdhe-Perparim, ku u
tha edhe mesha e parė nė natėn e shenjtė tė Kshnellave
Pjetri,
ka qenė gjithnjė i devotshėm mė lutjet pėr festėn e Zojės sė
Shkodrės, Pajtore e qytetit mė tė lashtė me tė njėjtin emėr e
vendosur nė kishėn rrėzė kėshtjellės Rozafat. Ajo njihet si pajtore
pėr tė gjithė mergimtarėt shqiptarė qysh prej vitit 1467, ku edhe
kisha merr emrin e saj, njė vit para vdekjes sė Gjergj Kastriotit.
Fugurja e Saj, nė mėnyrė tė mrekullueshme shkon nė qytetin e
Gennazano-s nė Itali, 45 kilometra larg Romės. Ēdo papė, qė zgjidhet
nė fronin e lartė papanor, lutjet e para si ipeshkėv i kishės sė Shėn
Pjetrit i bėn me pėrshpirtėri nė gjunj para fugurės adhuruese tė
Zojės sė Shkodrės, njė privilegj e kėnaqėsi qė e ndjejnė prej
shekujsh tė gjithė besimtarėt katolik shqiptar kudo nė botė.
Kėtu
Pjetri dhe besmitarėt e tjerė, shpesh kanė qenė peligrinė tė
pėrhershėm, duke thėnė rruzaren, pėr familjet e tyre dhe lirinė e
popullit shqiptar nga rregjimi atesto-komunist. Ai merr pjesė si
besimtar nė Shtegtimin e vitit 1988 nga New York-u nė drejtim tė
Vatikanit, pėr tu takuar me Papa Gjon Pali II. Nė peligrinazh ishin
105 shqiptaro-amerikanė, tė kryesuar nga dy barinjtė shpirtėror Dom.
Rrok Mirdita dhe z/famullitari Dom. Pjetėr Popaj.
Mė 1989
Pjetri sė bashku me grupin prej 75 besimtarėsh morėn pjesė nė
Shtegtarinė drejt Tokės sė Shenjtė nė Jeruzalem. Pėrsėri mė 1995,
pėr tė dytėn herė sėbashku me djalin e vogėl Vaselin, ai rishkon nė
Romė pėr tu takuar nė audiencė me Papa Gjon Palin II, kėtė mik tė
madh tė gjithė shqiptarėve. Nė Shtegtimin nė Selisė sė Shenjtė ishin
54 besimtarė tė udhėhequr si pėrherė nga bariu shpirtėror kleriku i
nderuar Dom. Pjetėr Popaj. 5 vjet mė vonė, Pjetri niset nė Shtegtimin
mė tė madh, duke kaluar nėpėr 5 shtetet mė tė njohura tė Evropės
(Londėr, vendin e shenjtė tė Zojės Lourde nė Francė, Zojės Fatima
nė Portugali, nė Spanjė dhe Genezzanno).
Mė 25
Prill 1993, nga New York-u nisėn 74 besimtarė shtegtarė
shqiptaro-amerikan, pėr tė marrė pjesė nė vizitėn historike pastorale
tė Papa Gjon Pali II dhe shugurimin e katėr ipeshkvijve dhe emėrimin e
hierarkisė kishtare nė Shqipėri. Pas ceremonisė, tė nesėrmen Pjetri
merr pjesė nė darkėn e shtruar nė Pallatin e Brigadave nė Tiranė nga
Presidenti Sali Berisha, Kryeministri Dr. Aleksandėr Meksi, Kryetari i
Parlamentit shkrimtari Pjetėr Arbnori, pėr nder tė vizitės sė parė
historike tė Papė e shqiptarėve tė ardhur nga ShBA.
Pėrsėri
mė 19 nėntor 2003, Pjetri me 300 shqiptaro-amerikanė nisėn nga ShBA
pėr tė merr pjesė nė meshėn solemne pėr Lumnimin e humanistes sė madhe
me famė botėrore shqiptares Nėnė Tereza (1910-1997). Nė sheshin e Shėn
Pjetrit, dominonte ngjyra e flamurit nacional shqiptar me sfond tė kuq
dhe shqipnjen dykrenare si krenare pėr Shenjtin mė tė ri, qė po i
shtohet librit tė madh tė Historisė sė shenjtėve tė njerėzimit,
nė kryeqendren e madhe tė krishtėrimit botėror.
Ai gjatė
jetės sė gjatė 50-vjeēare nė emigracion, jeta dhe pėrvoja, puna dhe
pėrkushtimi pėr ēeshtjen shqiptare, e bėri tė takohet me pėrsonalitet
e njohura shqiptare dhe miq e dashamirės amerikanė, qė kanė dhe ruajnė
njė respekt tė madh pėr popullin shqiptar. Kėshtu midis tyre, ai veēon
ish-kongresistin dhe aktivistin e shquar tė ēėshtjes shqiptare dhe tė
Kosovės nė veēanti z. Joseph Diguardi, z. Benjamin A. Gilman,
Kėshilltar i ShBA-sė nė OKB, kongresistin aktual demokrat z. Eliot
Engel, z. Tom Lantosh, Joseph Leberman, senatorin republikan z. Bob
Dol, z. Broome Field, ish-Presidentin e 46-tė ShBA-sė z. Bill Clinton
dhe bashkėshortja e tij e nderuar senatorja zj. Hillary Clinton, z.
Harry Pressler, gen. Westri Clark e shumė tė tjerė.
Ndėrsa
ndėr shqiptarėt pėrmend miqt e tij tė nderuar Prof. Arshi Pipa, Dr.
Sami Repishti, Prof. Martin Camaj, Prof. akademik Pader Vinēenc Malaj
OFM, Prof. Pader Kolė Berishėn, Dr. Dom. Lush Gjergjin, aktivistin e
palodhur Dom. Anton Kēira, Prof. Anton Ēetten, Presidentin e Kosovės
Dr. Ibrahim Rugoven, ish-Presidentin Prof. Sali Berishėn, Mons. Simon
Filipaj, Pader Daniel Gjeēaj OFM, Pader Ambroz Martinin OFM, Dom Zef
Shestanin (ish-drejtori nė emisionin e gjuhės shqipe nė Radio-Vatikani
nė Romė), Prof. Tritan Shehun ish-Ministri i Jashtėm,
ish-Kryeministrin Dr. Aleksander Meksin, Hirėsinė e Tij At Arthur
Lionil, ish-Ministrin e Jashtėm Alfred Serreqin, Tonin Mirakaj
aktivisti dhe ish-Kryetar i Kėshillit tė Kishės Dr. Dom. Nikė Ukgjini,
aktivistin e Lidhjes se Prizrenit z. Tome Mrijaj, Dom. Nikolin
Pergjini, Pader Pashko Gojēaj OFM, Pader Fran Dushaj OFM, Pader Deda
ish-famullitari i kishės sė Grudės, vatristin e palodhur Dr. Gjon
Buēaj etj.
|
|