|
Podujevė, 24 shkurt 2004
(TN)
Asistentja pėr shkėmbime kulturore nė Zyrėn Amerikane nė Prishtinė
znj. Afėrdita Krasniqi njoftoi se sot ka filluar programi zyrtar i
vizitės sė dhjetė kryetarėve tė komunave tė Kosovės nė SHBA, nė mesin
e tė cilėve edhe kryetari i komunės sė Podujevės Agim Veliu.
Qėllimi
i vizitės sė kryetarėve tė komunave ka tė bėjė me pėrkrahjen e
zhvillimit tė pushtetit lokal nė Kosovė deklaroi Krasniqi. Ajo
njoftoi se organizator i kėtij programi tre javor ėshtė Univerziteti i
Georgetown Qendra pėr zhvillim dhe Arsim Ndėrkulturor, kurse ėshtė
sponsoruar nga Departamenti i shtetit Amerikan, pėrkatėsisht Byroja e
ēėshtjeve arsimore dhe kulturore e Zyrės sė programeve tė shkėmbimit
tė pėrvojave.
Kryetarėt e dhjetė komunave tė Kosovės: Prishtinės, Podujevės, Fushė
Kosovės, Kaēanikut, Suharekės, Gllogovcit, Vitisė, Rahovecit,
Leposaviqit dhe Shtėrpcės sot fillojnė programin zyrtar me seminarin
qė mbahet nė Georgetown University ku do tė flitet pėr temat e
udhėheqjes, zhvillimit tė bashkėpunimit dhe ndryshimit perosnal e tė
organizuar.Bashkėpunimi dhe zgjidhja e problemeve nė mėnyrė kreative
do tė mbulohet gjatė kėtij seminari, thuhet nė itinerarin e programit
tė vizitės.
Kryetarėt e komunave tė Kosovės qė po marrin pjesė nė programin e
shkėmbimit tė pėrvojave nė Washington DC do tė kenė rastin tė
njoftohen nga profesorė tė Georgetown University me pėrbėrjen e
shoqėrisė amerikane, vlerat shoqėrore, ēėshtje racore, minoritare e
gjinore nė SHBA, etj. ku pjesėmarrėsit do tė kenė mundėsi tė
krahasojnė pėrvojat e tyre me pėrvojat amerikane.
Nė
kuadėr tė projektit Kosovo Mayors Exchange, po sot kryetarėt e
komunave tė Kosovės do tė vizitojnė Washington DC-nė pėr tė mėsuar
historinė e Amerikės. Me kėtė rast ata do tė vizitojnė Shtėpinė e
Bardhė, Monumentet Kombėtare: Linkoln, Xheferson, Ruzvelt, Uashington,
varrezat e Arlingtonit, Memorialin e luftės sė Vietnamit dhe Koresė,
Galerinė nacionale amerikane, Muzeun e historisė dhe muzeun e
Holokaustit.
Gjatė
ditėve tė ardhshme tė vizitės nė SHBA, kryetarėt e komunave do tė
takohen me personelin e Universitetit Georgetown, pėrfaqėsues tė
Departamentit tė Shtetit, do tė vizitojnė zyrėn e kryetarit tė
Bashkisė sė Washington DC, etj.
|
|