|
24
shkurt 2004 / TN
Ardian VEHBIU
Idete
hyjne ne shoqerine shqiptare nga te gjitha anet: nepermjet mediave,
librit te perkthyer e te paperkthyer, filmit, artit e te gjithe atyre
qytetareve qe kane kaluar kohe gjetiu; pa permendur idete qe gjellijne
ne kulturen shqiptare prej kohesh e te tjera qe perftohen atje çdo
dite fale veprimtarise intelektuale vendese. Gjithe ky proces
gjenerimi e fermentimi nuk ka shume te beje me shkallen e vetedijes
per prejardhjen ose historine e ketij apo atij sistemi idesh; edhe pse
vetedija shpesh i ndih kontrollit ndaj nemos ideve te pakten
ideologjive dhe lejon te verejme se cilat ide jemi te kushtezuar te
pikasim, te dashurojme e te ndjekim si ideale.
Historia
e ideve ne Shqiperi, e cila mbetet per t’u shkruar, nuk mund te
injoroje nenshtratin trifetar (katolicizem, ortodoksi, islam) mbi te
cilin hodhi shtat ideologjia e Rilindjes kombetare – ajo vete nje
perzierje e romantizmit gjerman dhe e iluminizmit freng, me elemente
te qendrueshme te panteizmit e te misticizmit bektashi. Me pas, gjate
viteve te mbreterise, konservatorizmi laik dhe katolik, liberalizmi
dhe socialdemokracia nuk paten kohe te shtjellohen ne plotesine e
duhur, as te depertojne ne programet shkollore e ne masen e te
arsimuarve ne shkollen kombetare, per shkak te incidentit historik te
komunizmit.
Komunizmi nga ana e vet instaloi nje ideologji marksiste totalitare,
qe ne te vertete ishte filozofi gjermane e historise bizantinisht e
ripertypur nga akademiket ruse; çka shpjegon ate fare bashketingellimi
te totalitarizmit hoxhian me ideologjine rilindese. Kjo u duk
veçanerisht qarte kur regjimi ne Tirane e braktisi megalomanine
internacionaliste, per t’u kapur pas kombetarizmit te ngushte – pse
kulti i shpirtit te kombit, i qendreses dhe i heroizmit; ne
bashkevajtje me mitin e luftrave dhe te kryengritjeve kunder
“pushtuesit osman” dhe me folklorizimin masiv te kultures i
pershtateshin mire e bukur elementit filozofik gjerman-romantik ne
zemer te kesaj ideologjie.
Sot
kultura shqiptare mbetet e sunduar, ne pjesen e mbiujshme, nga i
njejti vizion ideologjik romantik; pavaresisht nga denoncimi qe iu be
komunizmit dhe nga reformat e strukturave ekonomike dhe pronesore te
vendit. Ne te vertete, shpesh komunizmi u hodh poshte si sistem etik,
per t’u zevendesuar me parimet e ekonomise se tregut, te cilat parime
u trajtuan si kritere ekonomike ose thjesht transaksionale; pa
kurrfare implikimi etik. Me kete dua te them jo se kriza e sotme
morale ne Shqiperi mund te shpjegohet me kolapsin e sistemit etik
komunist; por vetem se shkaterrimi i nje sistemi rregullash te
bashkejeteses nuk u shoqerua me adoptimin e ndonje sistemi te ri, çka
nuk mund te jete pa lidhje me krizen.
Nga ana
tjeter, vizionet marksiste mbeten te tilla edhe pa fillesen etike; dhe
ata eksponente te klasave drejtuese qe jane formuar ne totalitarizem
nuk kane as mundesi e ndoshta as deshire te ndermarrin reforma
rrenjesore te botekuptimit e sidomos te kritereve qe perdorin ne
analiza e ne marrje vendimesh. Me te drejte eshte thene se ndryshimet
e verteta ne Shqiperi do te ndodhin kur te vije ne fuqi brezi i
edukuar ne frymen e respektit per te drejtat e njeriut dhe pluralizmit
kulturor dhe politik; çeshtja eshte nese do te kete Shqiperi apo jo
kur t’i vije radha ketij brezi per t’u ngjitur ne krye te puneve.
Nder
klasat drejtuese te Shqiperise sot, pavaresisht nga orientimi politik
dhe integriteti moral, kendveshtrimi marksist i situatave paraqitet i
nderthurur me elemente te kultures perendimore pop, te cilat jane me
te lehtat per t’u perthithur ideologjikisht, pse shpesh e gjejne
rrugen per ne ideologji pa kaluar fare neper filtrin e vetedijes. Nje
dinjitar i larte i shtetit shqiptar te sotem mund te vertitet me ore
ne Louvre pa kuptuar asgje nga veprat – pse jo per faj te vet s’e njeh
as Biblen, as mitologjine klasike, as historine e aristokracise
evropiane te Mesjetes; por i njejti dinjitar prej kohesh e ka
ekspozuar lektisjen e vet pas Louvre-it ne vetrinen e vet te kitsch-it
kulturor. Keto adoptime urgjente ndermerren kryesisht per konsum te
brendshem, aq me teper qe sot “integrimi” mbetet fjala me e lakuar
nder sallonet institucionale te klasave shqiptare ne pushtet.
Integrimi i Shqiperise ne Evrope, ne vetvete, eshte i pashmangshem,
pse i diktuar nga pozita gjeografike dhe nga predispozita pak a shume
liberale e shqiptareve vete. Çeshtja ka te beje me teper me
shqiptaret, sesa me Shqiperine; pse a do te mjaftohen shqiptaret te
futen ne Evrope per t’u lare Audi-t fabrikanteve gjermane te djathit e
te lakres turshi, apo valle ka ende shpresa per ruajtjen e dinjitetit
kulturor kombetar pertej krenarise si ves karakterial? Po te degjohet
mesazhi i perseritur deri ne deshperim nga elitat sot, duket sikur
rrenjosja e tolerances do te ishte ne vetvete e mjaftueshme per ta
emancipuar shoqerine ne rrugen drejt Evropes dhe vlerave te
qyteterimit perendimor. Mirepo toleranca, ne kulture dhe ne ideologji,
eshte faktor i dobet; kusht i nevojshem, por jo i mjaftueshem per
emancipim. Nje shoqeri tolerante mund te jete e pergatitur per te
pranuar ne gjirin e vet ide te reja; por keto ide te reja mbeten per
t’u sjelle.
Vete
mesazhet e mediave bartin fragmente idesh te reja e ndoshta te
dobishme; por per mediat ideologjia eshte para se gjithash instrument
shitjeje dhe suksesi, pa permendur synimet e te gjithe atyre qe i
zoterojne mediat. Ideologjia qe deperton ne shoqerine shqiptare
nepermjet filmit komercial; letersise se bulevardeve; muzikes pop, rap
dhe rock; sportit profesionist evropian; Internetit; reklames
televizive dhe formave te tjera te kultures pop buron nga nje
mitologji e thjeshtuar dhe adiktive, qe nuk i sherben integrimit
perveçse ne tregun e produktit kulturor masiv. Kulti i parase, jetes
materiale, bixhozit, suksesit, erotizmit dhe pornografise, dhunes,
droges dhe se tjerash fenomene te njohura ne kufirin midis kulturores
dhe sociales ne Perendim nuk shoqerohen me ndonje mesazh te tille qe
t’i sherbeje vizionit te Shqiperise se ardhme te integruar ne Evrope
si e tille – si entitet jo vetem gjeografik dhe historik, por edhe
kulturor; pertej klishese te nje vendi gjeometrik refugjatesh,
emigrantesh, mafiozesh, korruptuesish, trafikantesh, prostitutash dhe
fondamentalizmi islam, qe po ia torturon Shqiperise figuren
nderkombetare sot.
Zgjidhja
do kerkuar, doemos, te arsimi publik; pse ne bankat e shkolles se
sotme jane ulur shqiptaret e Evropes se neserme; dhe nese qeverite
shqiptare dhe institucionet e prej kohesh kane vene integrimin
evropian ne balle te programeve te tyre afatgjata, atehere nuk mund te
mos i kushtojne vemendje reformes ideore te shkolles shqiptare, per ta
nxjerre perfundimisht nga bataku ku e pat kallur deliri
marksist-fondamentalist i viteve gjashtedhjete. Kjo reforme ideore do
sendertuar dhe vene ne jete ne pajtim me vizionin e asaj Evrope ne te
cilen Shqiperia kerkon te integrohet: dhe qe nuk mund te jete Evropa
konservatore qe e gjen identitetin ne fene, mitologjine dhe filozofine
e krishterimit; por Evropa iluministe dhe liberale e shprehur sidomos
ne idealet universaliste te Revolucionit francez dhe ne kultivimin e
Njeriut te lire si te tille, me te gjitha potencialet e veta. Ne
rrethana te tilla, klasat drejtuese te vendit nuk mund te mos kene
parasysh se fillesa ideologjike gjermane ne kulturen tone kombetare –
si romantizem kombetarist, ose si marksizem i ripertypur ne akademite
staliniste – nuk mund t’i sherbeje integrimit, prandaj do lene menjane
perfundimisht.
Nga ana
e vet, Perendimi nuk e mbeshtet integritetin e vet ne ndonje sistem te
organizuar idesh; perkundrazi, çdo vend e kulture perqafon ate
ideologji qe i sherben me mire per te perftuar dhe me pas realizuar
vizionet e veta. Ne kete kuptim, nuk mund te shpresohet se
perendimorezimi i ideologjise ne Shqiperi do te kryhet thjesht duke ua
hapur krejt portat mesazheve prej superfuqive kulturore ne Perendim;
perkundrazi, mungesa e vullnetit per perzgjedhje a filtrim do te çoje
detyrimisht ne rrokopuje (siç edhe ka çuar). Elemente ideologjike te
tilla si multikulturalizmi, korrektesia politike dhe vetecensurimi,
feminizmi i skajshem dhe lufta e sekseve, relativizmi, parapelqimi i
hermeneutikes ndaj heuristikes, tolerimi i teorive dhe i levizjeve
intolerante vetem sa e shtojne peshtjellimin, prandaj duan pritur ne
menyre kritike, pavaresisht se nga e kane prejardhjen.
I
vetedijshem se argumenti kerkon thellim te posaçem, nuk mund te mos
shtoj ketu se nje sistem filozofik-ideologjik i mbeshtetur ne
filozofine greke-klasike te se vertetes, se drejtes dhe se bukures ne
nderthurje me nje studim te gjithanshem te Rilindjes evropiane
kryesisht italiane dhe te racionalizmit anglez e freng do te ishte
zgjidhja me e pershtatshme per shkollen shqiptare te shekullit XXI.
Nga njera ane, rithemelimi i ideologjise kombetare mbi keto tri kolona
te kultures boterore pajtohet mire me nevojen e vetekuptueshme per ta
mbajtur ne sordine komponenten thjesht religjioze ne ideogji; nga ana
tjeter, vete historia e shqiptarizmes ka pika te shumta takimi me
Rilindjen evropiane (Skenderbeu) dhe racionalizmin e iluminizmin
(Rilindesit); pa permendur vete poziten gjeografike te Shqiperise ne
Mesdhe dhe lidhjet e shumta, sado te terthorta, te kultures shqiptare
e protoshqiptare me kulturen klasike greko-romake.
Sado te
shpenguara ideologjikisht te hiqen sot klasat drejtuese ne shoqerine
shqiptare, eshte edhe ne vete interesin e tyre qe t’i japin nje fytyre
filozofike kultures kombetare pertej banaliteteve feminore qe nxjerrin
krye ne fjalime ose ne programet e forcave politike. Nga ky aspekt – e
per ta thene me Migjenin – “derrat e kenaqun” kane ngutshem nevoje per
“sokratet e vuejtun”; ne masen qe politika, edhe ajo e perditshmja, ne
Shqiperi nuk do te mjaftohet me administrimin e thjeshte te
ekzistueses (pse pak ka per t’u administruar), por do te orientohet
sidomos per nga konceptimi ase vizionimi. Nese integrimin evropian me
te drejte duam ta mendojme deri ne fund si nje perqafim formash
universale te tille qe te ruhet permbajtja lokale, perzgjedhja e atij
aksi kulturor te perbotshem ku universalja perfytyrohet si njerezore
do te ishte edhe trashegimi me i vyer qe shqiptaret e sotem do mund
t’u linin te nesermve.
|
|