| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
LIRIA E SHTYPIT I PĖRKET EDHE PUBLIKUT |
|
| |
Alarmi i kėrcnimeve, sfidė e re pėr gazetarinė!
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
23
shkurt 2004 / TN
-
Nėse lajmet pėr kėrcnimet e paralajmėruara,si nė rastin e 7
shkurtit shkojnė sipas orientimeve pėr tė mirėn e publikut dhe
informimin e tij, ka shumė tė ngjarė qė gazetaria do tė tregoj
errėsitė e qorrėsokakut shumė mė bindshėm. Dhe kėtė nisėm duhet
stimuluar dhe zhvilluar nė kahje tė njė gazetarie hulumtuese duke
pėrkrahur materialisht edhe investigatorėt qė premtojnė mjaft vlera
orientuese nė fushėn e informacionit pėr shoqėrinė.
-
-
Shkruan:
Zejnulla JAKUPI
-
Mjetet e informimit raportuan pėr diskutimet rreth artikullit tė 7
shkurtit 2004 tė botuar nė tė pėrditshmen kosovare Zėri ku bėhej
fjalė rreth kėrcnimit tė tre zyrtarėve tė LDK-sė bazuar nė
informatat qė gazetės nė fjalė, i“u janė dhėnė nga policia, (me
siguri) njeriut numėr njė tė gazetės, sipas gjithė gjasave me kusht
qė gazetari tė ruante konfidencialitetin absolut ndaj burimeve tė
informacionit.Kjo ngjarje solli gazetėn, deri buzė njė komplikimi
dhe ftohje tė mardhėnijeve me policinė, qė paraqet problem jo vetėm
pėr gazetėn nė fjalė,por edhe pėr ligjin dhe sjelljen e policisė me
informacionet ndaj mediave.
-
Komisioneri i Policisė Stefan Feller u shpreh se ishte penduar pėr
mėnyrėn sesi kėto informata kanė dalė nė opinion. Ai mė tej ka
shpjeguar pėr media se gjatė punės sė pėrditshme policia merr
informata tė tilla qė kanė tė bėjnė me aktivitete tė mundėshme
kriminale, qė janė tė ndjeshme dhe qė mund tė japin indicie pėr
kėrcnim tė mundshėm ndaj qytetarėve individualė tė Kosovės.
-
Me sa shihet policia, nuk e kishte parė tė arsyeshme botimin e
lajmit,duke aluduar nė atė se lajme tė tilla, apo copėza informatash
ajo ka nė dispozicion ēdo ditė. Nėse copėzat e lajmeve qė policia
kishte grumbulluar, akoma nuk pėrbėnin njė tregim nė vetvete, ajo
gjysėm histori, ishte njė fillim i mirė pėr tė bėrė diēka humane
nė informimin e publikut.
-
Realiteti sipas teorisė sė konstruktivitetit ,krijohet nga kėto
copėza realitetesh tė vogėla.Raportimi nga ana e medias ėshtė mė nė
fund njė definicion interpretues i realitetit, qė sipas botėkuptimit
shkencor, ėshtė i dy llojshėm.S“pari do tė themi se kemi tė bėjmė me
realitetin mediatik,tė krijuar nga mediat dhe sė dyti, pėr ballė tė
parės,qėndron realiteti objektiv, pra, realiteti ekzistues nė
vendin e ngjarjes. Sa pėr informim kjo teori ėshtė e pėrfaqėsuar nga
shumė autorė e ndėr ta edhe bashkėkombėsi i Stefan Feller-it, si
Winfried Schulz, i cili kėsaj ēėshtje i ka kushtuar njė hulumtim
mjaft serioz, siē ėshtė zgjedhja e lajmeve me titull : Konstruktimi
i realitetit nė lajmet e masmedias, botuar nė Mynih nė vitin 1976.
Kalkulimet e ndryshme pėr botimin e lajmit, nga gazeta Zėri, u bėn
me sa vijon; redaksia duke qenė e sigurt se do t“i mbaj premtimet
dhėnė burimeve tė informacionit, nuk kishte llogaritur presionin e
mundshėm qė do tė krijohet nė opinionin publik, pikėrisht pėr
shkeljen e fjalės sė dhėnė, (mė vonė redaksia dhe policia u detyruan
tė tregojnė se posedonin njė lajm tė tillė) dhe kjo ishte e
natyrshme, sepse ky lajm pėrmbante faktorin kryesor qė e bėnte atė
njė lajm tė klasit tė parė dhe gazeta Zėri nuk mundi tė hiqte dorė
aq lehtė nga botimi i tij.
-
Lajmi ishte i njė rėndėsie tė veēant, pėr disa arsye; Nė tė
pėrfshiheshin shumė faktorė.Lajmi ishte i pasur me konflikt, d.m.th.
personat qė pėrfshiheshin nė tė ishin prominent,flitej pra pėr tre
nga udhėheqėsit e LDK-sė.
-
Shikuar nga aspekti kulturor dhe gjeografik, lajmi ishte intersant
dhe kurreshtar pėr publikun, sepse bėhej fjalė pėr njė ngjarje tė
mundshme qė do tė ndodhte mbrenda Kosovės, pra mund tė ishte kjo
vrasje pikėrisht nė kryeqytetin e Kosovės. Edhe pėr nga
aktualiteti, struktura e simpfikacionit tė lajmit, faktori i
identifikimit nga ana e recipientėve(lexuesėve) apo faktorit tjerėr
siē ėshtė sensacionalizmi, mund tė thuhet se lajmi dispononte njė
korrelacion (lidhshmėri) tė mjaftueshėm mes faktorėve qė e bėnin atė
relevant dhe tė paisur me tė gjitha parametrat pėr tu botuar.
-
Kundėr botimit tė lajmit dhe prapavisė sė tij u shprehėn PDK dhe AAK
duke e quajtur lajmin sensacional.Kjo u bė e ditur nė media pėrmes
dekleratave, tė kryetarit tė PDK-sė Hashim Thaqi, dhe tė zėdhėnėsit
pėr media nga partia e AAK-sė.
-
Akuzat pėr gjoja sensacionalizmin e krijuar nga ky lajm, qėndrojnė
vetėm pjesėrisht, sepse lajmi ishte interesant dhe dėshira e
publikut pėr tu informuar mbi ngjarje tė tilla ishte tepėr evidente.
Botimi i lajmit tė tillė u komentua si tepėr i fryrė, tentativė
manipuluese qė i dedikohet elektoratit pėr pėrfitime politike dhe
natyrisht reagimet morėn interpretime nga mė tė ndryshmet.
-
Cilat do tė ishin pasojat, nėse nuk do tė ishte botuar lajmi? Asgjė
nuk do tė kishte qenė mė shkatėrruese pėr njė ndėrmarrje
redaksionale se sa vendimi pėr tė mos botuar diēka tė zbuluar nga
stafi i lajmeve, veēanėrisht kur burimi i informacionit kishte pėr
bazė njė autoritetet zyrtar dhe, mosbotimi do t“u shkonte pėr shtat
njerėzve qė e dėshironin, apo atyre qė e kanė pėrgatitur apo qė do
tė pėrgatitnin njė skenar tė tillė.
-
Botimi i lajmit posedonte edhe dy faktorėt e rėndėsishėm si p.sh.
negativiteti, dėmi. Me kėtė nėnkuptojmė konstelacionin e
personifikimit dhe konsekvencat nė raste se do tė kishte ndodhur njė
vepėr e tillė kriminale, do tė kishin qenė tė pa parashikueshme pėr
stabilitetin politik nė Kosovė. Shikuar nga ky aspekt,lajmi
posedonte kritere profesionale,prandaj,njė lajm i tillė do ta shihte
dritėn e botimit,jo vetėm nė Kosovė,por edhe nė ēdo vend tjetėr.
Ndoshta, zgjedhja e lajmit mund tė vėrtetohet edhe nga specifikat e
mundshme tė ideologjisė sė faktorėve tė lajmeve nė kontekstin
kosovar,por unė personalisht nuk besojė se Zėri e ka zgjedhur
lajmin sipas kėtyre kritereve tė pėrshkruara mė lartė.
Kėtė bindje e vėrtetova gjatė njė hospitance edhe nė njė medium
tjetėr (ndėr mė tė rėndėsishmit) nė Kosovė, qė nuk dua ta pėrmend
pėr shkaqe konfidencialiteti. Nė pyetjen e drejtuar nga autori i
kėtij shkrimi redaktorit tė lajmeve tė kėtij mediumi se si i zgjedh
lajmet redaksia, kisha pėrshtypjen se redaktori, tė cilin e pyeta,
nuk ishte nė dijeni, pėr ndonjė teori qė po pėrmend kėtu, por mu
pėrgjegj disi i hutuar duke thėnė se sa herė kur tė ndodh diēka na
thirrin nė telefon, apo pėrmes komunikatės njoftohemi pėr ngjarjet.
-
-
Kisha bindjen se redaktori i lajmeve as qė e kuptoj thelbin e
pyetjes sime. Mua mė interesonte tė dij, vendimi pas telefonatave se
si bėhej mėnyra e seleksionimit tė lajmeve, sepse nuk mund t“i
botohen tė gjitha ato lajme qė redaksia merr mbrenda ditės,prandaj
mendova se redaktori do tė mė thoshte se zgjedhjen e bėnė pėrmes njė
seleksionimi dhe tė mė shpjegonte pastaj se ky seleksionim mund tė
bėhet (kėshtu apo ashtu) me ndihmėn e kėtyre faktorėve, duke filluar
nga A deri nė ZH e kėshtu me radh.
-
Njė seleksionim i dobėt i lajmeve, nga i njėjti medium, shumė mė
vonė, (tani nga hospitanca ime janė bėrė gati dy vite) mė vėrtetoi
bindjen time se zgjedhja e lajmeve nė kėtė medium nuk mbėshtetej nė
kritere profesionale. Shembulli kishte tė bėnte me lajmin e kohėve
tė fundit pėr etanolin e eksportuar ilegalisht nė kufi mes Kosovės
dhe Serbisė nga disa persona qė policia nuk i dha identitetin e
tyre. Ky medium, kėtė lajm e plasoi diku nė bllokun e lajmeve tė
fundit, ndėrsa si top lajm, u emitua njė ekspozitė nga arti pamor nė
Prishtinė qė trajtonte ndėr tė tjerash edhe temėn e fėrkimeve mes
tri partive politike mė tė mėdha nė Kosovė dhe temėn e tė
zhdukurėve.
-
Po tė analizohet gjėr e gjatė, sipas faktorėve tė lajmit, tema e tė
zhdukurėve ishte e rėndėsishme, por, galeria ishte vetėm njė zė
proteste qė ka nisė tė shfaqet shumė shpesh, dhe efekti i protestave
artistike nuk dha deri tani shumė rezultate. Pikėrisht mu ata qė
mund dhe duhet tė bėjnė me shumė nė kėtė drejtim, nuk bėhen apo
bėhen rrallė personazhe tė kronikave (kam parasysh autoritetet
qeveritare, apo administratėn e Unmik-ut). Tema pėr etanolin e
trafikuar, do tė duhej tė plasohej, nėse jo si njė top temė, s“paku
jo nė bllokun e kulturės. Galeria amatore,siē thash u plasua nė
bllokun e politikės, si top temė(e para). Top lajmi pėr etanolin
sipas mendimit tim, plotėsonte disa faktorė,ndėr ta vije nė shprehje
faktori dėmi, qė pėrmendėm mė lart. Lajmi kishte rėndėsi
fundamentale, sepse me futjen e kėsaj substance nė Kosovė, qė thuhej
se nga kjo biznismenėt dhe pronarėt e restoranteve shfrytėzonin pėr
tė bėrė pije alkoholike, mund tė kishte pasoja katastrofike pėr
jetėn e qytetarėve, prandaj informimi pėr kėtė dukuri do tė vinte
pas tė zhdukurėve dhe jo nė fund tė lajmeve.
-
Mund tė thuhet se lajmi pėr kėrcnimet ndaj tre Liderėve tė LDK-sė,
tė cilin policia nuk kishte dashur ta botoj, por qė ja doli disi
(nuk dihen rrethanat dhe kjo mbetet njė mister i tipit tė veēant) nė
traditėn e gazetarisė qė zhvillohet nė Kosovė, pėrbėn njė sprovė tė
re, dhe kjo ėshtė e padiskutueshme. Botimi i lajmit ishte njė alarm,
para se tė kryehen krimet, gjė qė nė tė gjitha vrasjet tjera, nuk
kishte ndodhur njė paralajmėrim i tillė. Kjo tregon se parimi i
gazetarisė hulumtuese (nėse mund tė thuhet kėshtu) e tregoi efektin
e vet. E vėrteta nė fakt ėshtė se gazetarėt kanė aq kompetenca
profesionale dhe aq liri sa ta pėrballojnė plotėsisht dhe tė
pranojnė pėrgjegjėsitė qė nėnkupton mbrojtjen e rendit kushtetues.
-
Tani, kanė ardhur kohėrat tė tilla kur heshtja para veprave tė
kobshme dhe krimit nuk mund tua kthesh shpindėn apo tė vazhdojmė tė
themi se ato janė probleme tė tjerėve. Nėse lajmet e tilla shpesh
arrin opininin publik, dhe shkojnė sipas orientimeve pėr tė mirėn e
publikut dhe informimin e tij, ka shumė tė ngjarė qė gazetaria do tė
tregoi errėsitė e qorrėsokakut shumė mė bindshėm. Dhe kėtė nisėm
duhet stimuluar dhe zhvilluar nė kahje tė njė gazetarie hulumtuese
duke pėrkrahur materialisht edhe investigatorėt qė premtojnė mjaft
vlera orientuese nė fushėn e informacionit pėr shoqėrinė.
-
Do tė pėrfundoja me njė citat shumė domethėnės pėr nevojėn e
syqelėsisė qė duhet tė kenė gazetarėt. S“pari ndaj atyre qė mendojnė
tė pėrfitojnė bonus politik nga lajmet e tilla, apo ndaj atyre qė
lajmet negative apo sensacionale, i konsiderojnė si tė dėmshme
pėr politikėn dhe shoqėrinė.
-
Sido qė tė jetė,gazetaria duhet ta luajė funksionin e vet dhe tė mos
bie nė gracka . Ajo duhet tė zgjedh lajmet sipas kritereve
profesionale, t“i komentojė ato duke mos harruar asnjėherė kritikėn
qė duhet ta bėjė ndaj zyrtarėve publikė dhe atyre politikė dhe kjo
nevojė parashihet edhe nga njė dekleratė e miratuar nga Komiteti i
Ministrave tė Kėshillit tė Evropės , mė 12 shkurt 2004 nė takimin e
872- tė tė zėvendėsministrave, botuar edhe nė shqip,ku thuhet;
Demokracia pluraliste dhe liria e debatit politik kėrkon qė publiku
tė informohet lidhur me ēėshtjet e shqetėsimit publik, i cili
pėrfshin tė drejtėn e medias pėr tė pėrhapur informacion negativ dhe
opninone kritike lidhur me figura politike, dhe zyrtarė publikė, e
po ashtu edhe tė drejtėn e publikut pėr t“i pranuar ato.
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|