|
-
Bazuar
nė reagimet e shumėta tė disa qėllimkėqinjėve, si dhe tė tjerėve qė
nuk e kanė kuptuar mesazhin e kėtij shkrimi, kėtu mė poshtė do tė
jap njė komentim tė shkurtėr pėr kėtė ēėshtje, si tė thuash do tė
pėrpiqem qė ta pėrkthej nė shqip, qė ta kuptojnė edhe ata qė nuk e
kanė kuptuar, edhe ata qė e kanė keqkuptuar, si dhe ta kuptojnė edhe
ata qė nuk kanė dashur qė ta kuptojnė.
-
-
Akuza e Parė
kundėr kėtij shkrimi ėshtė se unė sllavomaqedonėt, pra banorėt e
sotėm sllavė tė IRMJ-sė i paskam emėruar si Ilirė! Unė askund nė
kėtė shkrim nuk e kam theksuar njė gjė tė tillė, pėrkundrazi, ata i
kam emėruar ashtu siē janė, Sllavė, po citoj nga artikulli
im:
-
-
Nga ata fise sllave qė depėrtuan dhe u ngulitėn nė Ilirik janė edhe
sllavėt e sotėm qė banojnė nė trevat e Maqedonisė sė dikurshme
antike, tė cilėt mė vonė e quajtėn veten maqedonas, sipas emrit tė
vendit ku banojnė. Prandaj, qė kėta maqedonas tė sotėm, pėr ti
dalluar nga maqedonėt antikė pellazgo-ilirė, nė terminologjinė e
sotme politike, nė tė shumtėn e rasteve, emėrtohen si
sllavomaqedonas.
-
-
Nuk
kanė se si tė jenė maqedonė ilirė, sllavomaqedonasit e sotėm, tė
cilėt shtetin e tyre e quajnė Maqedoni, kurse veten e quajnė
maqedonė. Edhe historiografia e tyre jo shkencore mundohet qė ti
paraqesė ata si pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė maqedonėve antikė
ilirianė! Pra, nuk mund tė jenė sllavomaqedonėt e sotėm pasardhės tė
maqedonėve antikė ilirė, sepse nuk e kanė gjuhėn, gjakun dhe
kulturėn e tyre. Sepse kur sllavomaqedonasit e sotėm u vendosėn nė
trojet e Maqedonisė antike ilire, maqedonėt ilirė ishin tretur shumė
shekuj mė parė nga invadimet e fiseve tė ndryshme barbare dhe
luftėrat e parreshtura kundėr tyre. Kur sllavomaqedonasit e sotėm
dhe tė tjerėt u vendosėn nė Maqedoninė antike ilire, ata gjetėn aty
pothuajse njė vend tė zbrazur, tė shkretėruar e tė djegur
plotėsisht. Aty ata gjetėn vetėm emrin e saj, tė cilin mė vonė e
pėrvetėsuan, ashtu siē uzurpuan tokėn e huaj, dhe sot shtetin e tyre
mundohen ta quajnė Maqedoni, kurse veten maqedonė, edhe pse bota e
civilizuar shkencore e politike nuk i pranon si tė tillė dhe i quan
sllavomaqedonas, kurse shtetin e tyre e quan IRMJ. Prandaj, pėr kėtė
tė vėrtetė historike, dhe pėr kėtė realitet tė sotėm, unė kam
shkruar kėshtu:
-
-
Pas dyndjeve, djegėjeve e shkatėrrimeve tė mėdha tė hunėve,
mongolėve, gotėve, vikingėve, sllavėve etj., nė Gadishullin Ilirik
dhe nė Maqedoninė antike ilire (para erės sonė dhe nė fillim tė erės
sonė), maqedonėt ilirė u larguan me dhunė nga vendi i tyre, shumė u
vranė nė luftė mbrojtėse qė zhvilluan, kurse njė pjesė e tyre u
asimiluan nė sllavė dhe grekė. Nga ata fise sllave qė depėrtuan dhe
u ngulitėn nė Ilirik janė edhe sllavėt e sotėm qė banojnė nė trevat
e Maqedonisė sė dikurshme antike, tė cilėt mė vonė e quajtėn veten
maqedonas, sipas emrit tė vendit ku banojnė. Prandaj, qė kėta
maqedonas tė sotėm, pėr ti dalluar nga maqedonėt antikė
pellazgo-ilirė, nė terminologjinė e sotme politike, nė tė shumtėn e
rasteve, emėrtohen si sllavomaqedonas.
-
-
Akuza e Dytė
ėshtė ajo se, unė Maqedoninė antike e kam cilėsuar si tokė ilire, si
krahinė apo principatė tė Ilirisė, kur kam shkruar se:
Maqedonia e sotme Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia e
Egjeut janė tri krahinat e mėdha gjeografike qė pėrbėjnė Maqedoninė
antike tė fisit pellazgo-ilir tė Maqedonėve, tė cilėt nė historinė e
lashtė identifikohen me mbretin e tyre Filipin II dhe birin e tij,
Lekėn e Madh, apo Aleksandrin e Maqedonisė.
-
-
Dhe ky pėrkufizim i imi pėrputhet plotėsisht me faktet
historike dhe kėtu unė nuk kam ēka tė pendohem pse kam shkruar
kėshtu, sepse kėshtu kam lexuar nga punimet shkencore tė
historianėve shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Ndėr tė tillėt ėshtė edhe
Prof.Nezir Myrta, i cili nė studimin e tij shkencor: ETYMOLOGJIA,
pėr Makedhoninė antike dhe makedhonėt, siē shprehet ai, ndėr tė
tjera shkruan: Makedhonia illire e Lekės sė Madh illirian
(Aleksandri i Madh) shtrihet nė njė pjesė tė territorit tė
Maqedonisė sė sotme (IRJM) dhe pjesa mė e madhe e saj shtrihet
gjeo-politikisht deri nė zemėr tė Greqisė sė sotme, si historiogafi
e falsifikuar sllavo-greke.
-
-
Akuzė e Tretė
banale e kritizerėve pa kritere tė artikullit tim nė fjalė ėshtė ajo
se, unė kam kėrkuar vėllazėrim-bashkimin me sllavomaqedonasit,
nėnshtrim ndaj tyre, se ua kam falė Maqedoninė shqiptare
sllavomaqedonasve, se kam hequr dorė nga lufta pėr Shqipėrinė
etnike,...!!! Kjo ėshtė nonsens i llojit tė vet dhe shpifje
tinėzare me qėllim tė degradimit e tė kompromitimit tim! Njė
shpifje tė kėtillė ndaj meje mund ta bėjnė vetėm ata qė nuk dinė
shqip dhe nuk e kuptojnė ēka kam shkruar unė nė atė artikull! Njė
akuzė tė tillė mund ta bėjnė vetėm ata qė vėrtetė nuk ma njohin as
tė kaluarėn, as tė tashmen time politike. Njė etiketim tė tillė
amoral e tė pafaktuar mund tė ma bėjnė vetėm ata karrieristė xhelozė
shqiptarė qė mė urrejnė organikisht pa ndonjė shkak politik apo
personal, por pse janė vetė nė shėrbim tė armiqve pushtuesė
sllavo-grekė dhe agjenturave tė huaja antishqiptare dhe sigurisht qė
kanė marrė urdhėr nga shefat e tyre pėr tė mė sulmuar! Unė
sllavomaqedonasve, por pse jo edhe bullgarėve, ua kam caktuar
kufirin te thana, si, thotė populli ynė, prandaj kam shkruar
kėshtu pėr kėtė ēėshtje:
-
-
Treva
e sotme gjeografike qė sot quhet Maqedonia Veri-Perėndimore, e
banuar kryesisht nga pasardhėsit e Ilirėve Shqiptarėt, nė kohėn
antike ishte pjesė integrale e shtetit ilir tė Dardanėve
Dardanisė, ishte si tė thuash Dardania Jugore. Dardania antike
fillonte nga Tregu i Ri e Nishi nė veri dhe mbaronte nė Ohėr e
Manastir nė jug dhe kryeqendėr kishte Shkupin. Prandaj, edhe sot,
kufiri nė mes tė Maqedonisė Etnike dhe Shqipėrisė Etnike gjarpėron
pėrmes fushash e brigjesh nga Kumanova, nėpėr Veles e deri nė
Manastir, pėr tė vazhduar pastaj nė drejtim tė Florinės, Janinės e
Artės nė Greqi. Kjo vijė gjeografike antike, ėshtė njėkohėsisht edhe
vija kufitare ndėrmjet Maqedonisė Lindore sllavomaqedonase dhe
Maqedonisė Veri-Perėndimore shqiptare.
-
-
Politikanėve tė sotėm sllvomaqedonas unė u kam thėnė qartė se
Maqedonia e sotme me emrin zyrtar IRMJ nuk ėshtė e tyre, por gjysma
e saj ėshtė shqiptare dhe se, me toka tė huaja ata nuk duhet dhe nuk
munden qė tė krijojnė shtetin e tyre kombėtar pėr tė cilin pėrpiqen
dhe i kam orientuar ata drejt Maqedonisė sė Pirinit, qė shtrihet nė
Bullgari dhe drejt Maqedonisė sė Egjeut, qė shtrihet nė Greqi.
Politikanėt dhe nacionalistėt sllvomaqedonas pretendojnė se nė kėto
dy treva jetojnė me shumicė popullsia sllavomaqedone dhe thonė se
ata duhet tė bashkohen me Maqedoninė IRMJ-nė e sotme. Dhe unė u
kam thėnė atyre, pėrmes artikullit tim se, kjo ėshtė ēėshtje e juaj
kombėtare e personale, por pa Maqedoninė Veri-Perėndimore shqiptare,
pa Iliridėn, pa Dardaninė e dikurshme jugore. Prandaj edhe kam
shkruar kėshtu:
-
-
Gjysma e territorit dhe e popullsisė sė Republikės aktuale tė
Maqedonisė, qė njihet juridikisht nė OKB me emrin Ish Republika
Jugosllave e Maqedonisė (IRJM), apo anglisht FYROM, Maqedonia
Veri-Perėndimore, apo Ilirida, siē i thonė sot shqiptarėt, ėshtė
tokė shqiptare, pjesė e shkėputur me dhunė nga Shqipėria Etnike. Dhe
dihet qė, shteti kombėtar nuk krijohet e nuk mund tė mbahet me toka
e me popuj tė huaj, sepse nuk ka ardhmėri dhe jetė tė gjatė.
-
-
Nėse
reaguesit e egėrsuar nuk pajtohen qė ekziston Maqedonia Etnike, tė
cilėn unė e kam pėrmend nė shkrimin tim, bile e kam vėnė edhe nė
titull, kjo nuk ėshtė dhe aq me rėndėsi. Ekziston apo nuk ekziston
Maqedonia etnike e sllavomaqedonasve, kjo ėshtė temė tjetėr
diskutimi. Unė kam theksuar atė qė pretendojnė e propagandojnė vetė
nacionalistėt dhe veprimtarėt politik e publicistėt sllavomaqedonas,
tė cilėt pėrpiqen pėr njė Maqedoni tė Madhe apo Etnike. Kjo ėshtė
ēėshtje e tyre, kanė apo skanė tė drejtė ata, kėtė le ta
kundėrshtojnė Bullgaria e Greqia, sepse kjo Maqedoni e Madhe apo
Etnike e sllavomaqedonasve shtrihet nė brendėsi tė kėtyre dy
shteteve. Prandaj, unė kam shkruar kėshtu:
-
-
Sot,
kėto tri treva, regjione apo krahina tė Maqedonisė antike
pellazgo-ilire: Maqedonia Lindore, Maqedonia e Pirinit dhe Maqedonia
e Egjeut formojnė atė qė nacionalistėt sllavomaqedonas e quajnė herė
Maqedonia e Madhe, e herė Maqedonia Etnike.
-
-
E nėse
reaguesit, kritikuesit apo lexuesit e thjeshtė i ka irrituar teza
ime se, Shqiptarėt dhe maqedonėt kanė qenė dhe janė aleatė
natyrorė dhe strategjikė tė njėri-tjetrit., kjo ėshtė e
drejtė e tyre qė ta kuptojnė si tė duan kėtė tezė politiko-taktike,
sepse secili nga ne mundohet tė gjejė format dhe taktikat e luftės
pėr tė realizuar strategjinė tonė kombėtare tė Ribashkimit tė
Shqipėrisė etnike. Jetojmė nė kohėn e pluralizmit politik dhe tė
demokracisė, prandaj ēdokush nga ne ka tė drejtė tė thotė mendimin e
tij pėr kėtė ēėshtje dhe askush nuk ka tė drejtė ligjore dhe morale
qė tjetrit tia ndalojė shprehjen e mendimit, dhe aq mė keq, askush
nuk ka tė drejtė qė ta ofendojė, shantazhojė e denigrojė tjetrin pse
ai ka dhėnė njė mendim, cili nuk pėrputhet me mendimit e tė tjetrit.
-
-
Kjo
tezė e imja politike ėshtė njė alternativė paqėsore e ndarjes sė
shqiptarėve nga sllavomaqedonasit. Ėshtė njė ndarje paqėsore e
IRMJ-sė nė mes shqiptarėve dhe sllavomaqedonasve. Ashtu siē do tė
ishte njė alternativė e ndarjes paqėsore tė shqiptarėve dhe
sllavomaqedonasve formimi i Republikės sė Vardarit, pėr tė cilėn kam
shkruar njė artikull nė Qershor 2002 dhe e kam botuar nė revistėn
mujore tė Shkupit GLOBI, Nr.37, 31 Tetor 2002, si dhe nė faqen e
internetit Liria Kombėtare.
-
-
Por,
nėse shqiptarėt dhe udhėheqėsit e tyre politik dhe ushtarakė e
ndiejnė veten aq tė fortė nė rrugėn dhe luftėn e tyre pėr ēlirimin
dhe bashkimin e Shqipėrisė Etnike, sa qė kan bindjen se nuk u duhen
aleatė natyrorė e strategjikė e as ushtarakė, atėherė ata le ta
hedhin poshtė kėtė tezė timen dhe asgjė kėrkujt, mua nuk mė mbetet
aspak hatri, sepse nuk jam as udhėheqės politik dhe as strateg
ushtarak. Kam dhėnė vetėm njė ide timen personale si shqiptar qė
jam, duke shfrytėzuar tė drejtėn time njerėzore dhe kombėtare pėr
shprehjen e mendimit tim politik. Por askush, absolutisht askush,
nuk ka tė drejtė ligjore, morale e njerėzore tė mė ofendojė
publikisht me etiketa e shpifje jofaktike dhe tė shkojė deri nė
ekstrem tė akuzave, sa qė tė mė quajnė tradhėtar dhe tė kėrkojnė
ndėshkimin tim, siē bėn Besnik Mirdita pėrmes pseudonimeve tė tij
tė shumėta nė Faqet e Internetit, dhe konkretisht pėrmes faqes sė
Lirisė Kombėtare (Lajmet.com)!
-
-
Pėrmes
shkrimit tim tė lartpėrmendur, tė Qershorit 2002, me titull:
Republika Federative e Vardarit Alternativa e vetme paqėsore,
si dhe pėrmes shkrimit tim tė fundit: Maqedonia etnike dhe
Shqipėria etnike, tė botuar nė revistėn periodike PASQYRA tė
Prishtinės, Nr.78, 10 Shkurt 2004, dhe nė disa faqe tė internetit,
unė kam parashtruar dy rrugė tė mundshme, dy alternativa paqėsore,
tė zgjidhjes sė konfliktit politiko-territorial
shqiptaro-sllavomaqedonas:
-
-
Alternativa e Parė
ėshtė marrėveshja paqėsore ndėrmjet udhėheqėsve politik shqiptarė
dhe atyre sllavomaqedonas pėr formimin e Republikės Federative tė
Vardarit, tė pėrbėrė nga republika shqiptare e Iliridės dhe nga
republika sllavomaqedone e Maqedonisė. Kjo zgjidhje nuk do tė ishte
kurrėfarė vėllazėrim-bashkimi nė mes kėtyre dy popujve, siē
shkruajnė miopėt politik, por do tė ishte koekzistencė paqėsore, njė
bashkėjetesė e barabartė midis kėtyre dy popujve.
-
-
Alternativa e Dytė
paqėsore pėr zgjidhjen e konfliktit dhe mosmarrėveshjeve
politiko-territoriale nė mes tė shqiptarėve dhe sllavomaqedonasve do
tė ishte afrimi i tyre, bashkėpunimi, bashkėveprimi, besimi e ndihma
reciproke dhe lidhja e alencės politike, pse jo edhe ushtarake, pėr
zgjidhjen e ēėshtjeve tė tyre kombėtare. Kjo do tė ēonte nė njė
fqinjėsi stabile midis dy popujve, por secili nė shtetin e vet
kombėtar. Shqiptarėt mund tė kenė shumė aleatė politiko-ushtarakė
pėr ribashkimin e Shqipėrisė etnike, por po tė kenė edhe njė mė
shumė, kjo, besoj unė, nuk e dėmton por e ndihmon dhe e lehtėson
arrijtjen e aspiratės sonė kombėtare. Kjo do tė thoshte mė pak
gjakderdhje, mė pak luftė ndėretnike nė rrugėn tonė drejt ēlirimit,
dekolonizimit dhe bashkimit kombėtar.
-
-
Alternativa e Tretė
pėr zgjidhjen e konfliktit politiko-territorial tė shqiptarėve dhe
sllavomaqedonėve ėshtė
Lufta,
ėshtė ndarja e dhunėshme e tyre nga njėri-tjetri pas njė lufte tė
ashpėr, tė gjatė, shkatėrrimtare dhe tė pėrgjakshme! Shqiptarėt, si
popull me histori, kulturė e civilizim tė lartė antik pellazgo-ilir,
gjithmonė i kanė dhėnė pėrparsi paqes pėrpara luftės nė rrugėn e
tyre pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Por, siē dihet, lufta ėshtė e
pashmangshme kur dėshton paqa, sepse lufta ėshtė vazhdim i luftės
politike, ėshtė rezultat i dėshtimit tė marrėveshjes politike e
paqėsore tė popujve nė konflikt.
-
-
Pranda, shqiptarėt dhe sllavomaqedonasit kanė mundėsi tė zgjedhin
tri alternativa, tri rrugė pėr zgjidhjen e konfliktit tė tyre
politiko-territorial:
-
-
1.Bashkėjetesėn
(Republikėn Federative tė Vardarit),
2.Aleancėn
dhe fqinjėsinė stabile shqiptaro-sllavomaqedonase (ndarjen paqėsore)
dhe,
3.Luftėn
e pėrgjakur shqiptaro-maqedonase. Cila rrugė dhe alternativė ėshtė
mė e mirė, cila ėshtė mė e drejtė, kėtė le ta vendosin vetė
shqiptarėt dhe sllavomaqedonasit dhe udhėheqėsit e tyre politik dhe
ushtarakė.
-
-
Unė kam bindjen time tė patundur se, shqiptarėt e Iliridės dhe
sllavomaqedonasit, heret a vonė, pas kėsaj status kuoje qė mbretėron
aktualisht (e cila nuk ėshtė e pėrhershme), do tė detyrohen tė
zgjedhin njėrėn nga kėto tri alternativat e lartpėrmendura. Por ata
qė kanė mundėsinė reale e faktike pėr tė zgjedhur janė
sllavomaqedonasit, tė cilėt e kanė pushtetin politik, policor,
ushtarak, juridik dhe ekonomik nė IRMJ. Ata e kanė, siē thotė
populli, edhe arrėn, edhe gurin. Udhėheqėsit sllavomaqedonas e
kanė nė duart e tyre edhe paqėn edhe luftėn, e kanė nė duar
zgjidhjen me luftė apo me paqė tė konfliktit
shqiptaro-sllavomaqedonas. Ata e kanė nė dorė ēlirimin me luftė apo
me paqė tė trojeve shqiptare tė Iliridės. Shqiptarėt gjithmonė kanė
nisur luftėn kur ajo iu ėshtė imponuar nga tė tjerėt, kur ata janė
mbėshtetur pėr muri dhe nuk kanė pasur alternativė tjetėr. Prandaj,
edhe tani e nė tė ardhmen, shqiptarėve u takon qė tė forcojnė
unitetin, tė flasin pėr paqėn dhe tė pėrgatiten pėr luftėn. Kush do
tė triumfojė,
Paqja
apo Lufta?
|
|