|
-
23
shkurt 2004 / TN
-
-
Halil
HAXHOSAJ
-
-
Poezia ėshtė njė vlerė e shenjtė
-
KUNDERA
-
-
Engjėll I. Berisha: Kujtesė e dehur, botoi SHB Rozafa,
Prishtinė, 2003.
-
-
Emri i
Engjėll I. Berishės nė letrat tona ėshtė i njohur nė radhė tė parė
si poet e mandej edhe si gazetar, publicist e prozator. Ky krijues
me vepėr letrare ka dalur qysh nė vitin 1992, me vėllimin poetik
Dita me hėnė e me nuse dhe qė prej asaj kohe pothuajse ėshtė i
pranishėm nė odeonin e letėrsisė sonė me shkrimet e veta qoftė
letrare, qoftė publicistike.
-
-
Poezia
e kėtij poeti ėshtė njė zė qė kordinohet suksesivisht nė rrjedhat e
poezisė bashkėkohore shqiptare, sidomos tė brezit tė viteve tė
fundit tė shekullit tė XX-tė, i cili, brez gdhend njė shenjė nė
piramidėn krijuese tė saj. Andaj edhe ky vėllim i kėtij poeti e
shėnon njė gur tė vendosur sigurt nė murin e veprimtarisė letrare tė
Engjėll I. Berishės. Por, qė nė fillim del konstatimi se nė kėtė
vėllim hetohet diēka e veēantė, diēka tjetėr, diēka paksa ndryshe
nga ajo qė ėshtė evidente nė veprat e botuara deri tash tė kėtij
krijuesi tė letėrsisė sonė.
-
-
E VEĒANTA DHE E PĖRBASHKĖTA E VĖLLIMIT
-
-
Vepra
Kujtesė e dehur pėrbėhet nga 36 poezi dhe nga 5 proza dhe nga
fjala e poetit Peng mė mbetet fjala siē e kam lirinė e shkruar nė
formė tė prozės nė Gjakovė Korenicė nė tetor 2003. Vepra ėshtė e
ndarė nė gjashtė qerthuj (cikle) ku pesė tė parėt mbullen me nga njė
prozė, qė janė: 1. Kartėpostalja e bronztė, 2. Anije e dehur, 3.
Flaka e natės, 4. Shenjtėrori i zi, 5. Hala e shqipes dhe 6.
Lutje e pėrbashkėt. Libri hapet, pėrveē fjalės sė autorit, me
poezinė qelės E pėrshpirtėshme. Brenda kėsaj kornize letare
shtrihet tėrė vėllimi artistik i verpės qė nė lexim tė parė duket se
ėshtė njė vepėr e angazhuar.
-
-
Kjo
mund, mbase, tė arsyetohet edhe me pėrkushtimin e shkrimtarit tė
venė nė vepėr: Ky ėshtė libėr i dėshmive. Imazhi i tragjikės ėshtė
vetėm fillimi i dhembjes. Dhe mu me kėtė moto, mu me kėtė
pėrkushtim dhe me kėtė qėllim ai e ka shkruar veprėn, por patjetėr
duke u mbėshtetur nė frymėzimin, i cili pritet, pse jo, qė nė kėtė
rast tė jetė paksa i prekshėm, paksa tragjik, paksa edhe i
drejtėpėrdrejtė, nė kuptimin e mirė tė domethėnies. Dhe tė gjitha
kėtyre synimeve, Engjėll I. Berisha ia arrin, madje edhe atėherė kur
rrėfimi, nė prozat e verpės, duket real, i pėrjetuar edhe nga
lexuesit, tė cilėt nė njė mėnyre apo tjetėr, ishin dhe janė
pjesėmarrėsit e drejtėpėrdrejtė tė tė gjitha tragjedive qė ndodhėn
nė kėtė pjesė tė atdheut, para dhe gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.
-
-
Madje,
tragjikėn e rrembimit, kidnapimit dhe tė zhdukjes sė personave nė
Meje e Korenicė, mė 27 Prill 1999, autori e ka tė pėrjetuar edhe nė
vatrėn e tij familjare, por se ai lutet pėr tė gjithė ata martirėt
e 27 prillit 1999 dhe pėr tė tjerėt, tė cilėt janė bėrė mėsim se si
vdiset pėr ta ruajtur pragun e shtėpisė, sepse janė gjaku ynė qė nuk
falet lehtė, duket se tingėllon aktualisht vargu emblematik i poetit
Ali Podrimja Kosova
ėshtė gjaku ynė qė nuk falet. Bashkėdyzimi i kėtij vargu me vargjet
e tjera tė veprės bėhen pėr qėllim tė caktuar, dhe duket se ato tash
lėvizin nėpėr kujtesėn dhe frymėzimin e poetit Berisha, pėr tė
pėrmbushur disi obligimin qė e gėrryen nė thellėsi /Hajt
poet/shkruaje njė fjalė/se ne ta donim fjalėn nė vargje/ dhe pse jo
edhe pėr tė bėrė diēka pėr ata qė tė qetė e tė pafajshėm janė
shtrirė nė Lėndinėn e Lotėve tė varrezave nė Meje.
-
-
UDHĖTIMI REAL DHE UDHĖTIMI POETIK
-
-
Edhe
pse vepra Kujtesė e dehur e Engjėll I. Berishės duket se ėshtė e
koceptuar paksa ndryshe nga veprat e botuara deri tash tė tij, ajo e
ka njė qėllim tė caktuar, andaj bėn pjesė nė veprat e angazhuara
artistike. Pse jo, kjo vepėr i dedikohet luftės sė fundit tė Kosovės
nė pėrgjithėsi, dhe Masakrės sė mejės e tė Korenicės, nė veēanti.
Paraqitja poetike e lėndės nė kėtė vepėr bėhet nėpėr njė udhėtim
imagjinar tė poetit, i cili nė tė vėrtetė ėshtė njė kalvar real i
shqiptarėve, jo vetėm i kėsaj kohe mė tė afėrt, por i tė gjitha
kohėrave tė luftėrave tė tyre pėr liri dhe pavarėsi.
-
-
Ky
udhėtim, nga autori shėnohet, pėrveē me figura poetike, edhe me emra
konkretė gjeografikė, biblikė e mitologjikė, ku secili nė dimension
ka kuptimin dhe fuknsionin e vet. Kalvari i udhėtimit shtrihet edhe
nėpėr ciklet poetike tė veprės duke u nominuar kuptimisht sepse
fillon me njė Kartėpostale tė bronztė dhe kalon nėpėr krajata
tragjike me Anije tė dehur duke u pėrbiruar flakės sė natės njė
shenjtėror i zi andej kah Hala e shqipes e pėr tu sosur mė 23
Maj 2003 nė rivarrimin e Mejes nė Lėndinėn e Lotve.
-
-
Krajatat e kėtij udhėtimi duken se shpesh, me qėllim e pa qėllim,
bashkohen nėpėr kthesat e historisė, pėr tu kalitur dhe pėr tu
skalitur si dhembje lotėsh, por edhe si krenari dhe dėshmi brezash
qė kėtu denbabaden kanė jetuar shqiptarė qė pėrpara janė
identifikuar me emrin kombėtar e pastaj kanė treguar pėr pėrcaktimet
e tyre fetare. Kjo duket se ėshtė ngirur nė piedestalin e vetėdijes
sonė sidomos nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, ndėrsa sa
herė qė duhej luftuar pėr liri a vdekje ringjallej dhe marshonte
vatrave e trojeve tona. Kjo aromė hetohet edhe nė vargjet e veprės
Kujtesė e dehur tė Engjėll i. Berishės: /ja pra sot nė
pėrbashkėsi/ ju o njerėz tė Zotit/ pushoni nė pėrjetėsi/ dy
konfeksione e njė gjak/ dy besime e njė fat/ dy besime e njė motiv
lirie/ dy besime e vetėm njė mėnyrė e vdekjes/.
-
-
Pėrfundimin e udhėtimit real, apo kalvarit tė zhbirjes e tė zhdukjes
tė shqiptarėve nga agresorėt serbė, autori e sheh tė bashkėdyzuar me
fatin tragjik tė vdekjes e cila ėshtė e pamėshirshme, ėshtė e
ftohtė, ėshtė e dhembshme, ėshtė pėrfundimtare. Kėshtu poeti vdekjen
e zbut duke i dėrguar tė rivarrosurit nė pėrjetėsi pėr tė mos e
zbehur dhe pėr tė mos e harruar kurrė kujtimin pėr ta, e sidomos
kujtimin pėr vdekjen e tyre tė pėrbashkėt e cila nė atė moment nuk
kishte bėrė kurrfarė zgjedhjeje as faljeje.
-
-
Andaj
pėrjetėsia e kujtimit tė tyre duhet bėrė e shenjtė me vargje, sepse
arti nuk njeh kufi, ndėrsa Poezia ėshtė njė vlerė e shenjtė,
thotė Milan Kundera. Misionin e tij prej krijuesi Engjėll I. Berisha
duket se nuk do ta pėrfundojė as realisht nė Lėndinėn e Lotve nė
Meje. Ai ėshtė i vetėdijshėm se riatdhesimi dhe rivarrimi i tė
zhdukurve ende nuk ka pėrfunduar sepse ligjet tiranike janė ende
prezente nė kėtė hapėsirė dhe /Kosova rrugė e moēme Golgotė/ I ngjan
gjykimit Jezu/ kur Pilati hoqi dorė nga drejtėsia/ pėr ironi trupin
ua dorėzoi tė marrėve/, shprehet ai nė poezinė Ligjet tiranike
faqe 86 tė librit Kujtesė e dehur.
-
-
PĖRFUNDIMI I UDHĖTIMIT POETIK
-
-
Njė
njėfarė forme dhe nė njėfarė domethėnie pėrfundimi i golgotės
shqiptare nė kohė dhe hapėsirė ende nuk ka pėrfunduar. Mbase ky
shtresim disi hetohet edhe nė kėtė vepėr tė Engjėll I. Berishės.
Edhe pse ai lutet qė kjo mė mos tė pėrsėritet, mos tė ndodhė, prapė
se prapė, ai kėrkon qė kjo mos tė harrohet kurrėsesi, sepse njeriu
duhet kėrkuar qė ti falen mėkatet e edhe tė falė, por kurrėsesi
nuk duhet harruar ajo qė ka ndodhur.
-
-
Kėtė
qėllim ai e ka tė shtruar edhe artistikisht nė kėtė vepėr. Kėshtu,
bashkėdyzimi i pėrfundimit tė udhtėtimi real e poetik disi dalin
funksionalisht dhe reciprokisht edhe pse poeti Berisha nė fund tė
vėllimit Kujtesė e dehur nė poezinė Lindjet e popullit tim
shprehet: / Bekoji lindjet e popullit tim/ o Hy, kurdoherė tė
pafajshme/ qė vijnė nė vullnetin Tėnd/ si lindje tė paskajshme/.
-
-
Kjo
vepėr e Engjėll I. Berishės me siguri do tė jetė edhe njė dėshmi
poetike pėr njė kohė, pėr njė tragjedi, pėr njė dhembje, pėr njė
padrejtėsi, pėr njė mall tė pashuar kurrė nė kujtesėn e kėtij
populli tė djegur e tė pjekur nė zjarrin e luftės sė fundit
ēlirimtare tė Kosovės. Mbase, vargjet e tij do tė jenė njė jehonė e
gjatė nė kujtesėn tonė qė tė mos harrohen kurrė tė gjitha ato qė
janė pėrjetuar. Mbase ky ėshtė edhe qėllimi i shenjtė i poezisė nė
veēanti dhe i artit nė pėrgjithėsi.
|
|