|
23 shkurt 2004 / TN
-
Nė
Kuvendin zgjedhor tė mbajtur dje, u zgjodh kryesia e re dhe u
pėrcaktuan kahet e aktivitetit tė ardhshėm
-
Kjo
vatėr kulturore shqiptare konsidrohet si njė nga asociacionet mė tė
organizuara shqiptare nė Gjermani, e cila po arrin rezultate tė
dukshme nė veprim, thellimin e bashkėpunimit me qytetin dhe klubet
shqiptare nė Baden Württemberg e Gjermani, theksoi Zenel Osmanaj,
kryetar qė nė fillim tė kėtij kuvendi.
Ēerkin
BYTYĒI
Pjesėmarrėsit e Kuvendit zgjedhor tė Shoqėrisė Kulturore Shqiptare Iliria
nė Rottweil tė Gjermanisė, fillimisht kundėrshtuan idenė pėr
bashkimin e pjesės veriore tė Mitrovicės komunės sė Zveēanit dhe
kėrkuan nga institucionet shtetrore tė Kosovės qė me kėmbėngulėsi
t`iu ndalin hovin tendencave qė shpesh paraqiten pėr ndarjen e
Mitrovicės. Diaspora shqiptare e cila dha kontribut tė madh pėr
ēlirimin e Kosovės ėshtė e indinjuar me idetė e tilla ēorroditėse tė
cilat ngadalsojnė proceset e demokaratizimit dhe pavarėsimit tė plotė
e tė shpejtė tė Kosovės, u tha nė kėtė tubim tė kėsaj vatre kulturore
shqiptare, e cila konsiderohet nė mesin e klubeve dhe asociacioneve
mė aktive nė Gjermani.
Sportistit dhe kampionit evropian nė boks Luan Krasnqit, i cili jeton
nė Rottweil, qytetin ku vepron shoqėriaIliria, pjesėmarrėsit e
kuvendit zgjedhor i shprehėn urimet dhe pėrgėzimet pėr titullin e
fituar para disa ditėsh kampion evropian nė boks, titull ky i cili
nderon nė veēanti kėtė qytet dhe shqiptarėt qė jetojnė vite me rradhė
nė te si dhe gjithė sportėdashėsit e shqiptarėt kudo qė janė.
Nė
raportin e punės qė nė vazhdim e parqiti sekretari i kėtij asociacioni
Artan Ferizaj, u potencua se Iliria nė Rottweil gjatė periudhės sė
shkuar dy vjeēare arriti rezultate tė dukshme nė planin e organizimit
tė bashkatdhetarėve dhe manifestimeve tė shumta kulturore. Mbi tė
gjitha ėshtė forcuar bashkėpunimi me qytetin nikoqir dhe asociacionet
e kėtushme, kurse prezentimi i suksesshėm i traditave kulturore
shqiptare para miqve tanė gjerman, bėri qė kjo shoqėri tė gėzoj
reputacion pozitiv dhe tė dėshmohet si vatėr e organizuar mirė dhe me
sukses, si shoqėri e pėrbėrėrė nga pjesėtarėt e popullit tė lashtė e
me kulturė, i civilizuar dhe i organizuar mirė.
Mu pėr
kėtė, si subjekt mė i organizuar i qytetarėve tė huaj, qyteti i
Rottweilit, kohė mė parė i ndau lokalin falas dhe investoi afro 13
mijė euro, tė cilat, anėtarėt e Ilirisė i shfrytėzuan pėr blerjen e
materialit ndėrtimor dhe me punė vetėmohuese, kėtė objekt e bėnė qė
tua kanė lakmi gjithė qyteti dhe tė gjitha klubet shqiptare nė
diasporė. Ėshtė lokal tejet funksional, modern, me bibliotekėn nė
themelim, me dhomėn e kompjuterėve, me sallėn e biliardit, dhomat pėr
zhvillim tė aktiviteteve etj., qė mundėsojnė punė e organizim solid
tė bashkatdhetarėve nė Rottweil me rrethinė. Kėtu me sukses
organizohen takime letrare, takime familjare, kremtime e menaifestime
nga mė tė ndryshmet, nė tė cilat ēdo herė me sukses prezentohen para
publikut shqiptar e gjerman nxėnėsit e shkollės shqipe nė Rottweil,
me valle, kėngė e recitime, tha Artan Ferizaj.
- Brenda
periudhės dy vjeēare, shoqėria Iliria nga aktivitetet e shumta tė
zhvilluara dhe kontributi i anėtarėve, realizoi afro 50 mijė euro, tė
cilat u shfrytėzuan pėr paisjen e lokalit me mjetet e nevojshme e
orendi si dhe pėr organizimin e manifestimeve kulturore e artistike,
shėnimin e datave tė rėndėsishme nga historia jonė kombėtare dhe
mbajtjen e festave tė shumta, tha Feriz Ademaj, duke e prezentuar
informatėn e ecurive financiare tė kėsaj shoqėrie.
Pjesėmarrėsit e kuvendit e pėrkrahėn nismėn pėr tė ndihmuar familjen
e Shaqir Ruhanit nga Prishtina, dhe me kėtė rast tubuan 410 euro dhe
200 euro tė tjera u ndanė nga fondi i shoqėrisė qė do ti dėrgohen
kėsaj familje. Aksione tė tilla humanitare, u potencua me kėtė rast,
duhet tė organizohen mė shpesh sepse nė Kosovė dhe nė trojet
shqiptare pasojat e luftės janė tejet tė theksuara dhe ndihma e
diasporės ėshtė edhe mėtej mėse e nevojshme.
Pėr tė
koordinuar edhe mė mirė aktivitetet, aksionet dhe organizimet e
mėrgimtarėve tanė nė Baden Württemberg tė Gjermanisė, u shtrua
domodoja e riaktivizimit tė Bashkėsisė sė Klubeve shqiptare , e cila,
vite me rradhė ka heshtur dhe ėshtė pasivizuar. Mu pėr kėtė,
pėrfaqėsuesit e klubeve Agimi nga Tuttlingeni, Kosova
nga Singeni, dhe Shqiponja nga Albstadti qė prezentuan nė
kėtė Kuvend zgjedhor, e mbėshtetėn nismėn e anėtarėve tė SHKSH
Iliria nga Rottweili, qė tė ftohet njė takim i klubeve dhe
shoqėrive kulturore e sportive nė Baden Württemberg pėr riorganizimin
e kėtij asociacioni tejet tė nevojshėm dhe tė rėndėsishėm
Pjesėmarrėsit e Kuvendit zgjodhėn kryesisnė e re prej 13 anėtarėve
kurse kryetar u zgjodh Zenel Osmanaj, nėnkryetar Adem
Shabanaj, sekretar Artan Ferizaj dhe arkatar Skender
Ferati. Ndėrkaq, anėtarė tė kryesisė u zgjodhėn Adem Dodolli,
Artan Hasani, Sadik Hajredini, Din Guri, Liman
Gashi, Nuridin Gashi, Hetem Shala, Skender
Ahmetxhekaj e Ramiz Poroshtica. Nė komisionin mbikqyrės u
zgjodhėn Feriz Ademaj, Shaban Bulliqi e Ferit Hoxha.
Duhet tė
theksojmė se nė kėtė kohė kur shumė klube shqiptare nė Gjermani po
mbyllen dhe po e shuajn aktivitetin e tyre, nė qytetin e Rottweilit,
po vazhdohet me punėn intensive kulturore, shoqėrore e kombėtare.
Ėshtė arritur, pėr fat tė mirė tė ruhet atmosfera vėllazėrore e cila
garanton qė edhe mėtej tė punohet nė mėnyrė tė organizuar. Ėshtė
pozitive qė nuk ka patur probleme tė theksuara, ndaj edhe asgjė nuk e
ka penguar aktivitetin e anėtarėve tė zellshėm tė Ilirisė. Kėshtu
duhet tė vazhdohet edhe mėtej, duke e kultivuar tolerancėn,
mirėkuptimin dhe forcimin e marrdhėnieve vėllazėrore. Kjo ėshtė formė
mė e mirė pėr ti ndihmuar Kosovės dhe shqiptarisė nė tėrėsi.
|
|