|
-
Podujevė, 23 shkurt 2004 (TN) -
Komunėn e Podujevės aktualisht e pėrbėjnė 76 fshatra dhe tri lagje
tė qytetit derisa me Statutin e komunės ėshtė parapara qė qyteti tė
ketė pesė lagje. Nė vijėn kufitare me Serbinė janė pėrfshirė 24
fshatra nė hapėsirėn prej 94 km.
-
Rexhistrimi i familjeve nė kėto fshatra ėshtė kah pėrfundimi dhe
nga evidencat e mbledhura konstatohet se migrimi i popullatės nė
fshatrat pranė kufirit, por edhe nė disa fshatra tjera ėshtė i madh
dhe pothuaj qė disa fshatra kanė mbetur pa asnjė banorė, pohoi
kordinatori i Komiteteve tė fshatrave Latif Mehmeti. Nė bazė tė
raportit tė publikuar njoftohet se fshati Reēicė me 1.218 ha
sipėrfaqe ka mbetur pa asnjė banor, kurse para luftės sė fundit ka
pasur 15 familje.
-
Asnjė
banor nuk jeton edhe nė fshatin Pėrpellac ku para luftės kanė jetuar
7 familje, sikurse ėshtė zbrazur edhe fshati Muhazob ku kanė jetuar
12 familje. Sipas evidencės sė pėrgatitur nga kordinatori pėr
komitetet e fshatrave z. Mehmeti, njė familje e vetme jeton nė
Rakinicė ku ka pasur nėntė familje, fshati Bllatė tashmė ka 3
familje nga tė cilat dy me nga vetėm njė anėtar derisa para luftės
aty kanė jetuar 11 familje.
-
Aktualisht nė fshatin Sylevicė jetojnė 8 familje nga 26 sa ka pasur
para vitit 1999. Dhjetė familje nga 27 sa ka pasur jetojnė nė
Tėrrnavicė, dhjetė nė Metergofc, 11 nė Potok, 22 nė Dvorishtė, 25 nė
Murgull, dhjetė nė Merdar, 18 nė Mirofc, 22 nė Turuqicė dhe 23 nė
Zhiti thuhet nė raportin e z. Mehmeti duke pohuar se nė kėto
fshatra kanė jetuar prej 16-36 familje para luftės.
-
Ndėr
arsyet kryesore qė pėrmenden nga banorėt e kėtyre vendbanimeve janė
siguria jo e mjaftueshme pranė kufirit, infrastruktura e dobėt dhe
rrugėt qė nuk mundėsojnė qarkullim tė lirė.
|
|