|
23 shkurt 2004 / TN
Alban
BARDHI
Viktimat
nga vrasėsit pa krisma i kemi tė pėrditshėm, i shohim dhe nuk i
shohim, pra nuk i "dallojmė". Ata gjenden pėrpara institucioneve
shtetėrore tė rropaten, pėrpara burokratėve dhe dallkaukėve, duke iu
nxjerrė shpirtin nga majėt e hundėve. Lėvizja qytetare dhe civilizuese
"MJAFT", duhet tė protestojė masivisht pėr tė mbrojtur tė
viktimizuarit nga vrasjet pa krisma. Rrallė shėnohet, ose publikohet
ndonjė viktimė e tillė edhe nga mediat, ndonėse gjah tė tillė, gjen pa
vėshtirėsi. Pėrditė ngrihet kurba e kėtyre viktimave, madje nė kohėt e
marra tė tranzicionit, ngatėrrohen kahjet, viktima kthehet nė
kriminel, dhė djajtė quhen ėngjėj.
Nė
evidencat e kriminalistikės vetėm vrasėsit me Ka...llash shėnohen,
ndėrsa vrasėsit me Ko...lltuk, Ka...rrige, tė cilėt ndoshta janė dhe
mė tė shumtėt nė numėr, ende nuk mund tė evidencohen, as po
identifikohen. Kėta po mbeten akoma anonimė... Edhe pėrpara kėtyre
vrasėsve pa krisma jemi shumica e shqiptarėve, qytetari i thjeshtė,
fqinji i lodhur, emigranti i drobitur... Ndonjė "penalizim" i kėtyre
kontigjenteve mund tė bėhet nė pragfushatė zgjedhore, si nė rastin e
Z.R.P.P (Hipoteka) e Vlorės, ku u "sakrifikuan": regjistruesi Alit
Rama si dhe juristja, Odeta. Aso kohe shumė njerėz u befasuan, kur
zbriti nga Librazhdi malor, nė qytetin buzė detit, nė "vendin e
pėllumbave", juriste nė Z.R.P.P.
Tė
kishte krizė ky qytet pėr njė juriste?! Atėherė rasti u komentua si
njė "kthim peshqeshi", kur nga zonat bregdetare e jugore, shkonin pėr
nė zonat malore e veri lindore kuadrot e kohės sė kooperativizmit
socialist, si dhe njė e drejtė e "lėvizjes sė lirė". Dje njė emigrant
me vendimin e formės sė prerė, tė gjykatės dhe siglėn e vulėn e
bashkisė, Vlorė gjente dhunimin e punonjėses sė gjendjes civile, e
cila i tregonte, se edhe ajo do tė ankimonte kėtė akt, duke tundur
"Gradat" se "jam juriste", kur aktin e ka tė drejtė ta kundėrshtojė
dhe ankimojė tjetėr institucion. Qė kėtu gradat e kėsaj juristeje,
janė tė zhgradura, kur s'i mbetet gjė tjetėr veēse tė zbatojė dhe tė
shenjtėrojė ligjin. Ky ishte dhe interpretimi i prokurorit tė rrethit
Cano. Kėta janė njėrėzit "mina me sahat nė" nė shpirtėrat dhe tė
drejtat e qytetarve.
KARAKTERE TĖ "VĖSHTIRA"; NUK KORRESPONDOJNĖ ME STERIOTIPIN
Por,
drejtues tė atij institucioni e mė gjerė qytetaria vlonjate e
komentojnė kėtė plagė e shtrirė nė drejtimin e administratės sė
Vlorės, jo pėr mungesėn e kuadrove dhe tė aftėsive, por si njė manovėr
e politikės "Kuadrovike", tė kupolės. Sepse karakteri vlonjat (nė
radhėt e administratės) ėshtė i vėshtirė pėr tė korresponduar me
steriotipin okupues, komprometues qė tenton tė mbajė politika, duke e
kthyer administratėn tėrėsisht, nė "rrip transmisioni" tė saj, edhe
portierin, ose pastruesen e institucionit. Qytetaria vlonjate, nė
pjesėn e "zonave tė ndriēuara", ka pėrfituar kulturė demokratike dhe
politike.
Gjithashtu njė person i pavarur, apo i siguruar me mjete minimale
jetese, i njohur nė ambientet shoqėrore, institucionale e politike
ėshtė vėshtirė pėr t'u futur nė skemat klienteliste, tė politikes.
Ndryshe ndodh me kontigjentin rural, ku ka mungesėn e njė shtėpie, apo
tė njohjes, pa mbėshtetje shoqėrore, i cili lehtėsisht bėhet klient i
zellshėm i skemave tė mėsipėrme. Tė ardhurit nga lėvizja e lirė kanė
pushtuar institucione dhe pronėsi, janė dypronėsuar duke poseduar
pronėn nga kanė ardhur si dhe pushtuan, pėrfituan pronėn ku kanė
ardhur.
Shumė
prej tyre kanė lėnė tokėn nė mėshirė tė fatit, apo e shfrytėzojnė e
shesin atė, janė punėsuar nė sektorėt shtetėror, duke "shuar" krizėn
dhe pėr fatorino tė autobuzave urban tė qytetit; komentonte fenomenin,
shoferi i Parkut Urban, Petrit Aliko ditė mė parė. Kėto janė arsye tė
cilėn po paguan haraē qytetaria vlonjate dhe demokracia tėrsore,
ndjehet e rrethuar nga kjo psikologji, rezulton nė dėshpėrimin dhe
firon e votuesve. Shumė njerėz tė afėrt, tė stafit Gjika, tashmė si
kryebashkiak i Vlorės shpresonin nisur nga premtimi i tij nė fushatėn
elektorale: pėr shpėtimin nga kjo mėnyrė e qeverisjes lokale,
vlerėsuar si njė zgjedhje qė nuk sjell zgjidhje. Ndėrsa tė tjerė tė
afėrt, shpreheshin skeptik nė ndėrmarjet e tij, pėr shkak se: A do tė
ketė duar tė lira, kryebashkiaku, kur kontigjente tė tilla tashmė
bėjnė pjesėn nė 450 kongresistėt, qė zgjodhėn kryepartiakun -
kryeqeveritar?!
Ata nuk
shlyejnė as minimalisht faturėn e krimit ekonomik, krimit psikologjik,
shkaktuar mbi tė viktimizuarit prej tyre. Pėrpara kėtyre vrasėsve pa
krisma, nuk jemi tė vetėm. Pėrpara nuk kemi tė vetmit...
NGA RADHĖT E QUMĖSHTIT TEK RADHĖT E SPORTELEVE
Nė orėt
e para tė mėngjesit, thėllimi i djeshėm tė pret si brisk nė fytyrė.
Dhjetėra njerėz si dje, nė radhėt pėr njė shishe qumėsht janė pėrpara
sporteleve nė zyrat e gjendjeve civile, Vlorė. Pastaj nisėn radhėt nė
Bashki, e nė prefekturė, pėr tė marė vulėn e artė pėr njė ēertifikatė.
Shteti i pa besueshem apo kalvar pėr njerėzit janė kėto procedura?!.
Tė dyja bashkė, - thotė njė i moshuar nė radhė. Nė vend tė hapjes nė
orėn 8 punonjėset askush nuk ēeli sportelet, veēse znj. Mazaj dhe nuk
mbante njerėz nė radhė thosh Tofik Selmani. Pėrballė sporteleve njerėz
presin dhe skėrmisnin dhėmbėt.
Po tė
shihte kėtė kalvar dhe pėrdhosje tė qytetarėve nga kėto punonjėse,
edhe vetė kryeministri Nano do tė rebelohej dhe do tė dilte mė 21
Shkurt tė protestonte. Poshtė dhuna dhe diskriminimi. Dhunimin e njė
emigranti kur kėrkonte zbatimin e njė Vendimi tė formės sė prerė tė
Gjykatės, edhe vet Kryeministri nuk do tė duronte, por do te
protestonte pėrpara sportelit nė tė ftohtit akull, pa pėrfillur dhe
amortizimin e natyrshėm tė pėrgjegjėses Meri Leka, duke i dhėnė
shpresė emigrantit pėr tė ekzekutuar punonjėsja vendimin e Gjykatės Pa
asnjė mėdyshje.
Pėrpara
kėtyre veprimeve antiligjore dhe anti njerėzore edhe vetė
kryeqeveritari do tė revoltohej sikur tė ishte nė njė rast qytetar i
radhės nėpėr radhėt e gjata, me vendimin e Gjykatės, aq i shumė i
lodhur. Vetė punonjėsi i shtetit nė vend tė nderojė ligjin ėshtė njė
pėrdhosės ordiner. Harbutėria dhe kryeneēėsia e punonjėsit tė
administratės sė shtetit pėrveēse taksės sė nesėrme qė ėshtė dhe minė
me sahat e demokracisė dhe e ardhmėrisė sė shoqėrisė. Punonjėsit e
vegjėl tė administratės shtetėrore me pėrgjegjėsinė e madhe, pėrballen
mė qytetarėt dhe pėrbaltin qytetarėt! Ata kanė nevojėn e njė trajnimi,
kur nisin kėtė punė, pėr edukatė administrative, qytetare, dhe pėr atė
ligjore.
Njerėzit
e pushtetit tė zbresin poshtė tek sheshi i rrjedhjeve tė votave tė
tyre nga sovrani, prej kėtyre njerėzve tė tyre shpėrdorues dhe
keqpėrdorues tė votės, do tė lebetiten pėrpara tyre. Kėta janė pjesa e
"kutive tė votimit" qė bėjnė "hyrje" fletė votimi dhe nė kėtė rast,
kanė bėrė dalje deri nė zero kutitė me fletė votimi! Pra, po tė shihte
edhe vetė Kryeministri radhėt e gjata dhe dhunimin e qytetarėve tė
tij, do tė jetė me tė gjithė duke protestuar nė Sheshin Skėnderbej,
ose me Emigrantėt shqiptarė pėrpara Ambasadės shqiptarere nė Athinė,
sikur tė vuloste njė ēertifikatė me 30 euro. Po tė ishte dhe vetė
Kryeministri pa drita, pa ujė dhe pa bukė do tė vijė edhe ai pėrkrah
bashkėkombėsve tė tij pėr tė ndryshuar tė sotmen e errėt dhe
ardhmerinė e kombit.
PLAGA E PLUMBIT GJEN KURIM; PLAGA E SHPIRTIT S'KA SHĖRIM
Njė
krismė e thatė mesditėn e njė mėngjesi u dėgjua nė qėndėr tė qytetit.
U pasua nga njė klithmė e fortė dhe vijoi me thirrjet drithėronjėse:
"Ndihmė, ndihmė"! Nė drejtim tė klithmės vrapuan shumė qytetarė. Njė
njeri i shtrirė pėr tokė, ishte goditur me plumb. Fatmirėsisht deri nė
ato momente, jepte e merrte me shpirtin. Gjaku i kishte mbuluar trupin
dhe rridhte nė trotuar. Vrasjet me plumba ishin tė zakonshmet ato
kohė. Qytetari Edvin Grabova, rrėmbeu rrėmbimthi makinėn e vet, hipėn
tė plagosurin, me shpejtėsinė skėterrė e ēon atė nė spitalin e
qytetit. Plumbi qorr i mori jetėn dhe gruas sė tij, Gretės. Njeriu qė
vuan nga plagėt, nuk do asnjė tė jetė me plagė.
Mjekėt
ndėrhynė menjėherė... Jeta e tė goditurit me plumb kallashi u shpėtua.
Pas ca ditėsh doli nga spitali dhe filloi jetėn normale. Nuk e
shqetėsonte as ndonjė pasojė hakmarrje. Tė goditurit me plumba
kuroheshin nė njė ambient tė veēantė, ishin nėn mbikėqyrjen e tė
vetėve. Vrasje nga vrasės tė tillė, me kallash sikur janė rralluar,
ose tė paktėn janė identifikuar!... Ndėrsa vrasėsit me KOLLTUK-
KARRIGET, po fitojnė status legal, qytetari. Nė krahun tjetėr, nė tė
njėjtin "spital ishin tė shtruar edhe disa qytetarė tė tjerė, nė
vėshtėrsi pėr t'u kuruar"... Kishin marrė plagė dhe plagėt nuk
dalloheshin, nuk mund tė ekzaminoheshin, prej personelit tė
shėndetėsisė. Ishin plagė qė duheshin kuruar nga institucione tė
tjera, JO SPITALORE...
VDEKJE PA AUTORESI??
Kishin
ndodhur shumė vdekje prej kėtyre "kallasheve" pa zhurmė, ose mė aēik
do t'i quante njė personalitet publik, vdekje nga Kolltuk-Karriget.
Madje njė miku im kur ishte i zgjedhur nė komisionin e Kthimit tė
Pronave, nė Vlorė ndėrroi jetė, "u pėrcaktua dignoza"; prej kėtyre
plagėve. Njeri shumė i nderuar. Mė parė ishte pėrfolur pėr titullin:
"Hero i punės Socialiste". Kishin shkruar gazetat e kohės, edhe unė
kisha shkruar, kur e meritonte kėtė shėrbim. Po ēfarė plumbi e goditi
mikun tim atė kohė, Skėnder Bodo, i zgjedhur nė Komisionin pėr Kthimin
e pronave qytetarėve tė tij?! Edhe atė e "goditėn" plumbat pa krisma,
plumbat e kolltuk-karrigeve, duke mbetur me maraz. Dhe pse ishte
zgjedhur pėr tė zgjidhur pronat e qytetarėve tė Vlorės, nuk mundi tė
zgjidhte as pronėn e tij.
Por me
keqardhje duke qenė nė Komisionin e Kthimit tė Pronave edhe ai bashkė
me atė staf dhe vijuesit, nuk mundėn tė bėnin kthimin e pronave, por
realizuan: NGATĖRRIMIN E PRONAVE. Njė ditė morėm vesh se dhe ai vdiq
prej kėtyre plumbave, tė pa dukshėm, pa plagė tė jashtme! Kush mund tė
ma kundėrshtojė kėtė shkak?! I vdekur u gjend nė banesėn e tij dhe
qytetari Edi Toptani nga Tirana nė vitin 1994. Edhe ai vdiq pa e marrė
atė pronė qė i takonte, duke e ngatėrruar e futur nė rrugė pa krye.
Vdekje nga kėta plumba tė kolltuko-karrigeve i shkatuan vdekjen atij
mesoburri.
Edhe
Brahim Brahimaj nga Vlora vdiq po prej kėtyre vrasėsve. U sfilit
rrugėve, nėpėr zyra, me vandak dokumentash, skicash -po se mendonte
kurrė se nė ato skica kishte tė skicuar dhe vdekjen e vet. As ai nuk
mundi tė merrte atė qė i takonte, ja premtonin dhe e mashtronin, e
lodhėn aq shumė sa njė ditė i morėn dhe shpirtin. Edhe Afrim Lule,
qytetari vlonjat ka mė se 10 vjet nėpėr dyert e dretėsisė pėr tė
kėrkuar drejtėsi, duke marrė padrejtėsi. Kėta si shumė tė tjerė, ishin
tabelat e para ku qitėsit u stėrvitėn, u perfeksionuan, duke rritur
kurbėn e kėtyre vrasjeve. Bilanci tregon se nga vrasėsit e Kallashve
shėnohen mė shumė se 2000 viktima, ndėrsa nga vrasjet e Kolltuk
-Karrigeve, e kanė shkakun tė vrarėt me krisma, pėrfshirė dyfishin dhe
tė kėtyre vrasjeve pa krisma! Ata i sheh nė radha, presin tė
ekzekutohen nga vrasėsit!
VIKTIMAT E KOLLTUKO - KARRIGEVE
Kėta 12
vite tė sistemit pluralist, tė polarizimit tė shoqėrisė, janė shumė tė
viktimizuar prej kėtyre "Vrasėsve" qė "vrasin pa plumba", dhe pėr kėto
vepra, penale nuk ka asnjė nen tė formuluar qė formalisht tė paditen
kėta vrastarė, tė penalizohen kėta qė vrasin pėrditė i mbetur, kufomė!
Kėta janė vrasėsit e moderuar, tė kollarisur, tė imunizuar nga vota e
Sovranit, "Elitarė", juristė e gjyqtarė, nėpunės tė shtetit, pronar
mediash, tė cilėt kolltuk-karriget e mara prej votės sė qytetarve i
shfrytėzojnė pėr tė shfrytėzuar qytetarėt deri nė vrasjen e tyre pa
krisma e pa plumba, duke shkaktuar plagė tė rėnda jo individėve, por
njė KOMBI.
Filozofia e lashtė thotė: "Plaga e plumbit gjen kurim, plaga e
shpirtit s'ka shėrim". Kėta qitėsa nuk godisin individė, por ēojnė nė
vorreza shoqėri. Gjatė kėtyre viteve, (nė "pėrpjekje") nuk ėshtė
mundur tė ngrihet njė administratė rezistente, nė shėrbim tė
qytetarėve, por ėshtė ngritur njė administratė politike, e
farefisnisė, e cila nė vėnd tė kurimit ka hapur mė shumė plagėt, ku
kanė pllakosur mitingashėt dhe militantėt e qendrave tė votimit,
kushėrinjtė, krushqitė e politikanėve apo qeveritarėve "tanė".
Pushteti ekzekutiv shfrytėzohet si BISNESI mė fitimprurės pėr
politikanėt.
Njė
lider partiak nga baza deri nė majė tė piramidės politike do tė kalojė
nga karrigia e politikanit tek karrigia e pushtetarit, ky ėshtė cikli
e bisnez-politikės, ekspozeja e zhvillimit tė demokracisė nė
stėrtranzicionin tonė, duke krijuar shtresėn e tė pasurve tė munguar,
shtresė e pasuruar nga vota e popullit, kupto nga grabitja e votės,
shpirtit dhe pronės sė popullit. Para kėtyre vrastarėve ndodhemi
shumica e shqiptarve, jemi viktimė e kėtyre vrasjeve tė Kolltuk
-Karrigeve, edhe unė, fqinji, emigranti, qytetari i thjeshtė...
APELOJNĖ TĖ VIKTIMIZUARIT
Ish
emigranti Remzi Gjika, apo Qazim Zhegu, etj., nė Greqi, Ilir Salihaj
nė Vlorė, vuajnė nga plumbat pa zė, plagėt e Z.R.P.P. Njė emigrant,
tjetėr ka trokitur deri nė zyrat e Kryeregjistruesit, Prokurorit tė
Rrethit Ēano, Prefekturės, tė cilėt i japin hak, por i ka grabitur
dokumentat, ēdo herė i nxjerrin "ASA" tė rinj! Emigranti tjetėr Thanas
Nikollori me organe tė transplantuar ėshtė gjendur pėrpara kėtyre
qitėsave! Kam frikė tė shkojė nė vendin tim, tė bie nė dorė tė
njerėzve tė mi, rrėfehet emigranti i sėmurė.
A nuk
janė vrasje kėto?! Sajojnė rregulla e rregullore, bėjnė interpretime
tė kundėrligjshme, nxjerrin nga mėngėt lloj -lloj "asash" tė
njėpasnjėshėm. T'i vjedhėsh kohėn qytetarit? Ta mbash atė varur, t'i
mohosh pronėn, t'i grabisėsh aktet ligjore, tė mos ekzekutojė
institucioni Vendimet e Gjykatės pėr kapriēiot e pafre tė njė
punonjėsi qė kultivon urrejtjen nė kullėn e shtetit, e sorrollat duke
i tundur rregulloren e ērregullimit, e jo ligjin e formuluar tė
ligjvėnėsit?!
Tė
paguajė haraē qytetari, sorrollatjen nga zyra nė zyrė, tė shkruajė
letra deri tek ministri, sepse nuk ka asnjė nen pėr kėta vrasės tė
ndėshkohen, e tė thartohen ata qė vrasin me Kolltuk-Karriget, nxisin
hakmarrjen dhe gjakmarrjen pikėrisht kėta?! Mbi 10 emigratė nė Itali
dhe Greqi qė kurohen jashtė vendit, nė gjendje tė mjerueshme ekonomike
i kėrkojnė ndihmė nėpėrmjet njė letre, Kryetarit tė Komisionit
Europian, Romano Prodi. Ky personalitet i lartė i Europės respekton
emigrantėt dhe merr mundimin duke iu kthyer pėrgjigje. Me letėr po
kėta u janė drejtuar dhe personaliteteve mė tė larta tė vendit tė
tyre, pėrfshi dhe Kryeministrin Nano, tė cilėt nuk kanė denjuar qoftė
"tė shkuara" t'iu thonė qytetarėve tė vet!
A nuk
janė vrasje pa (mė shumė se me) plumba kėto? Nga kėto principe priremi
tė mos kemi vdekje klinike prej kėtyre, duke APELUAR sot ne tė
viktimizuarit tė mos vazhdojnė mė tej viktimat... Pėrballė tyre nuk
jemi tė vetmuar, nesėr do t'u vijė radha tė tjerėve, edhe atyre qė sot
godasin pa iu dridhur dora me kėto armė tė Kolltuk-Karrigeve! Kėta
janė mė tė rrezikshmit se kriminelėt qė heqin qafe me kallash, kėta tė
"vrasin duke mbetur i gjallė"! Kjo masė ėshtė e instaluar nė zyrat e
administratės sė shtetit, tė cilėt vrasin mendjen pėr t'iu bėrė barrė,
lak nė qafė tė qytetarėve. Fatkeqėsisht kėta godisin shpirtra brenda
kullave tė shtetit, tjerrin errėsirėn dhe i vrasin shijen e jetės
qytetarit! Karshillėku ėshtė mė i rrezikshėm se sa ai qė tėrheq
kėmbėzėn. E Drejta dhe nė DEMOKRACI NUK DHUROHET, POR FITOHET.
Diaspora
shqiptare, sidomos diaspora e re, pėrfiton mė shumė element progresi,
qytetarie dhe demokracie se pjesa tjetėr e vendit, ndodhet nė vendet
me demokraci mė tė zhvilluara dhe tė konsoliduara. Kjo duhet tė
promovojė elementėt e zhvillimit tė demokracisė tė vendit, nė shėrbim
tė tė drejtave njerėzore dhe konsolidimin e shtetit tė qytetarėve!
|
|