| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Holkeri
dhe Rugova nė Klinė: Serbėt duhet tė tregojnė vullnet pėr t'u
integruar nė shoqėrinė kosovare
-
Holkeri dhe Rugova vizitojnė sot Klinėn dhe Pejėn
-
Solana tė hėnėn raporton pėr Kosovėn para ministrave tė BE-sė
-
Gjenerali Bek tha se Shtetet e Bashkuara mbetėn tė pėrkushtuara pėr
popullin e Kosovės
-
UNMIK-u reagon ndaj miratimit tė Ligjit pėr bashkėpunim me Gjykatėn
e Hagės nga Kuvendi i Kosovės
-
Jipen premtime qė minatorėt e "Trepēės" tė kthehen nė vendet e tyre
tė punės
-
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut thotė se nuk ka indikacione se vrasja e dy
serbėve tė ketė qenė me motive etnike
-
Parmbrėmė nė Pejė u plagos njė pjesėtar i TMK-sė
-
Muharrem
Shabani jep dorėheqje nga tė gjitha organet dhe nga anėtarėsia e
LDK-sė
-
"Nisma pėr njė
Universitet Tjetėrqysh" nuk merret me kėrcėnime
-
Gratė e
senatorėve amerikanė nesėr vizitojnė Kosovėn
-
Greqia i kėrkon ndihmė NATO-s
-
Opozita sot nė protestė nė Tiranė
-
Shqiptarėt protestuan nė rrugėt e Shkupit kundėr ndarjes
territoriale
-
Presidenti maqedonas e ka dekretuar ligjin pėr themelimin e
Universitetit tė Tetovės
-
Departamenti amerikan i Shtetit e pėrshėndeti vendimin e Trajkovskit
pėr nėnshkrimin e ligjit pėr UT
-
Deputetėt e pozitės dhe opozitės maqedonase vazhduan polemikat pėr
ligjin pėr ndarjen territoriale
-
Sė
shpejti amerikanėt nė Libi
-
Gjykatėsi lejon martesat e homoseksualėve
-
Nė
Iran pėrfunduan zgjedhjet parlamentare
-
Katėr ushtarė
amerikanė janė plagosur, njė irakian ėshtė vrarė
-
Nga ethet
vdesin 215 persona nė Indonezi
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Holkeri dhe Rugova nė Klinė: Serbėt duhet tė tregojnė vullnet pėr
t'u integruar nė shoqėrinė kosovare
-
-
Klinė, 21
shkurt 2004 -
Shefi i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe Presidenti i Kosovės Ibrahim
Rugova po vizitojnė sot Klinėn dhe Pejėn.
-
Kreu i UNMIK-u dhe ai i Kosovės fillimisht qėndruan nė Kuvendin
komunal tė Klinės dhe nga funksionarėt lokalė u njoftuan pėr
zhvillimet aktuale nė kėtė mjedis. Kryetari i komunės Ramė Manaj,
pasi foli pėr zhvillimet aktuale nė kė komunė, theksoi se situatėn
e rėndon ēėshtja e personave tė zhdukur gjatė luftės dhe papunėsia
e madhe me mbi 60 pėr qind.
-
-
Manaj tha se gjatė
luftės nė kėtė komunė janė vrarė mbi 300 persona dhe 137 janė
rrėmbyer dhe kėrkoi tė zbardhen krimet qė kanė ndodhur kėtu. Ai u
angazhua kundėr enklavizimit tė serbėve dhe tha se serbėt
vazhdojnė tė instrumentalizohen nga Beogradi. Poashtu nė kėtė
takim folėn nė tė njėjtėn vijė edhe pėrfaqėsuesi i PSHDK-ė dhe ai
i AAK-sė.
-
Duke folur para udhėheqjes komunale, Holkeri tha se duhet tė
krijohen kushte pėr tė kthyerit, sepse ky ėshtė njė prej
standardeve dhe ardhmja e Kosovės varet nga pėrmbushja e tyre.
-
Presidenti Rugova nė kėtė takim foli progresin qė ėshtė bėrė nė
Klinė, sikur edhe nė tėrė Kosovėn, nė vitet e pasluftės, ndonėse,
siē tha, Klina ka qenė njė nga komunat mė tė shkatėrruara gjatė
luftės.
-
Duke folur pėr procesin e kthimit, Presidenti tha se "jemi pėr
kthimin nė baza individuale". "Si shumicė ofrojmė mbrojtje pėr tė
gjitha pakicat, pra edhe pėr serbėt, por edhe serbėt duhet tė
tregojnė vullnet pėr t'u integruar nė shoqėrinė kosovare", tha ai.
Po ashtu ai shtoi se "pas luftės nė Kosovė tė gjithė jemi mė pak".
-
Pas takimit me udhėheqjen komunale, Holkeri dhe Rugova folėn para
gezetarėve dhe familjarėve tė tė zhdukurve qė kishin dalė pėr tė
protestuar para Kuvendit komunal.
-
Pastaj kryeadministratori dhe Presidenti vizituan fshatin Binēė me
serbėt e kthyer dhe u premtuan atyre kushte mė tė mira tė jetės
dhe punės. Por Holkeri dhe Rugova thanė se dėshira pėr t'u kthyer
nėnkupton edhe obligimin pėr t'u integruar nė shoqėrinė kosovare.
-
Serbėt e kthyer nė kėtė fshat u ankuan pė kushtet e kėqija dhe
mungesėn e sigurisė pėr tė lėvizur.
Presidenti Rugova u tha serbėve se Kosova e ka vendin nė Evropėn e
integruar, prandaj edhe serbėt e Kosovės do tė jenė pjesė e kėtij
integrimi.
-
Pas Klinės Holkeri dhe Rugova po vizitojnė Pejėn.
-
-
-
Holkeri dhe Rugova vizitojnė sot Klinėn dhe Pejėn
-
-
Prishtinė, 21
shkurt 2004 - Shefi
i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova do
tė vizitojnė sot Klinėn dhe Pejėn. Pėrveē takimeve me zyrtarėt
lokalė dhe ndėrkombėtarė ata do tė vizitojnė edhe dy enklava serbe -
Binēėn dhe Bellopojėn.
-
-
-
Solana tė hėnėn raporton pėr Kosovėn para ministrave tė BE-sė
-
-
Bruksel, 21
shkurt 2004 - Nė
takimin e tė hėnės sė 15 ministrave tė jashtėm tė Bashkimit
Evropian, pritet qė pėr Kosovėn tė raportojė edhe shefi i
diplomacisė sė BE-sė Havier Solana. Siē njoftohet nga Brukseli,
Solana pritet tė paraqesė idetė e reja sesi BE-ja mund tė ndihmojė
nė zbatimin e standardeve pėr Kosovėn.
-
-
Idetė e Solanės, tė
cilat do tė bėhen publike tė hėnėn, kryesisht kanė tė bėjnė me
"mėnyrat dhe mjetet pėr pėrforcimin e mėtejmė tė kontribuitit tė
BE-sė pėr zbatimin e Rezolutės 1244 e nė veēanti pėr zbatimin e
standardeve".
-
-
Poashtu ai do tė kėrkojė
qė politika e BE-sė nė Kosovė tė jetė mė transparente dhe qė BE tė
hapė mundėsinė edhe pėr participimin e kosovarėve nėpėr programet e
ndryshme tė trajnimit nė vendet e BE-sė.
-
Menjeherė pas takimit tė ministror nė Bruksel, Solana tė nesėrmen,
mė 2 shkurt, do tė vizitojė Prishtinėn, ku do tė takohet me
pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė UNMIK-ut dhe tė institucioneve tė
Kosovės.
-
-
-
Gjenerali Bek tha se Shtetet e Bashkuara mbetėn tė pėrkushtuara pėr
popullin e Kosovės
-
-
Ferizaj, 21
shkurt 2004 -
Komandanti i forcave paqeruajtėse amerikane, Xheri Bek nė kampin e
kėtyre trupave nė "Bondstill" ka thėnė se Shtetet e Bashkuara janė
tė pėrkushtuara pėr popullin e Kosovės. Prandaj edhe numri i
ushtarėve amerikanė nė Kosovė do tė mbetet i pandryshuar. Kėto
komente gjenerali Bek i ka bėrė nė konferencėn e fundit para
largimit tė tij nga Kosova.
-
-
Ai tha se gjatė kėsaj
kohe nė sektorin lindore tė komanduar nga forcat amerikane ėshtė
arritur mjaft pėrparim nė shumė fusha, sidomos nė kthimin e tė
zhvendosurve dhe sigurimin e lėvizjes sė lirė pėr tė gjithė
qytetarėt. Gjenerali Bek tha se Brigada Shumėkombėshe e Lindjes qė
udhėhiqet nga trupat amerikane do tė mbetet e pandryshuar megjithė
transformimet qė po ndodhin nė kuadėr tė forcave paqeruajtėse dhe
NATO-s nė pėrgjithėsi.
-
-
Gjenerali Bek tha se e
ardhmja e Kosovės ėshtė nė duart e popullit tė Kosovės dhe porositi
qė pėr tė qenė tė suksesshėm duhet tė mbajtur mend dy gjėra:
sundimin e ligjit dhe tolerancėn ndaj tė tjerėve. Ai shtoi se
Misioni i KFOR-i ka qenė dhe ėshtė krijimi i njė ambienti tė qetė
dhe tė sigurtė pėr tė gjithė nė Brigadėn Shumėkombėshe tė Lindjes
dhe transferimi i pėrgjegjėsive tek institucionet civile.
-
Edhe gjenerali Rik Erlandson, i cili mė 25 tė kėtij muaji merr
komandėn e kėtyre trupave amerikane tha se ndryshimet edhe nėse
ndodhin do tė jenė shumė tė vogla. Ai tha se forcat e divizionit 38
tė kėmbėsorisė qė do tė zėvendėsojnė divizionin e tij nė muajin
gusht tė kėtij viti dhe tashmė kanė filluar stėrvitjet me tė njėjtin
numėr, sikurse ai i trupave qė ndodhėn nė Kosovė.
-
Nė Kosovė janė aktualisht rreth 4000 ushtarė amerikanė tė cilėt janė
vendosur nė sektorin lindor tė KFOR-it. Tė dy gjeneralėt amerikanė u
kanė bėrė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė angazhohen nė sundimin
e ligjit dhe tolerancės si kushte pėr pėrparimin nė Kosovė.
-
-
-
UNMIK-u reagon ndaj miratimit tė Ligjit pėr bashkėpunim me Gjykatėn
e Hagės nga Kuvendi i Kosovės
-
-
Prishtinė, 21
shkurt 2004 -
Misioni i OKB-sė ka reaguar nėpėrmjet njė komunikate ndaj miratimit
tė Ligjit pėr bashkėpunim me Gjykatėn Ndėrkombėtare nė Hagė nga ana
e Kuvendit tė Kosovės. UNMIK-u thotė se me kėtė rast Kuvendi i
Kosovės ka tejkaluar pėrgjegjėsitė e veta.
-
-
Nė komunikatė thuhet se
kjo ēėshtje ėshtė e drejtė e rezervuar pėr shefin e UNMIK-ut dhe se
pėr kėtė ky mision dhe Qeveria e Kosovės janė pajtuar qė
projektligji nė fjalė tė shqyrtohet nga Kuvendi, por qė aprovimin e
tij ta bėjė shefi i UNMIK-ut nė formė tė njė rregulloreje.
-
-
-
Jipen premtime qė minatorėt e "Trepēės" tė kthehen nė vendet e tyre
tė punės
-
-
Mitrovicė, 21
shkurt 2004 -
Agjencia Kosovare e Mirėbesimit ka mbajtur njė takim me gazetarė ku
u ka bėrė thirrje minatorėve tė "Trepēės" qė tė ndalojnė veprimet
unilaterale dhe tė vazhdojnė dialogun.
-
-
Sipas menaxherit
ndėrkombėtar nga AKM-ja Pol Nils veprimet e tilla vėnė nė rrezik
programin vazhdues pėr rifillimin e prodhimit tė kufizuar nė
minierė. Ai thotė se ka menduar se me fillimin e prodhimit njė pjesė
e madhe e punėtorėve qė i plotėsojnė kushtet dhe qė janė nėn moshėn
50-vjeēare mund tė punojnė, jo menjeherė, por brenda muajve tė
ardhshėm.
-
Nils tha se "kurrė mė parė nuk kemi qenė mė afėr riaktvizimit tė
minierės, ndėrkaq do tė ishte keq nėse bėni pengesa, qė do ta
vėshtirėsojnė kėtė proces", ka thėnė ai.
-
Edhe menxhari i minierės Miftar Hyseni u premtoi minatorėve se do tė
bėjė ēmos qė tė gjithė punėtorėt tė kthehen nė vendet e tyre tė
punės, megjithėse mundėsitė janė tė kufizuara.
-
-
-
Zėdhėnėsja e UNMIK-ut thotė se nuk ka indikacione se vrasja e dy
serbėve tė ketė qenė me motive etnike
-
-
Prishtinė, 21
shkurt 2004 -
Zėdhėnėsja e policisė sė UNMIK-ut nė Prishtinė, Anxhella Xhozef,
duke komentuar vrasjen e dy pjesėtarėve tė minoritetit serb nė
Grackė tė Lipjanit, ka thėnė thėnė se deri mė tash nuk ka tė
arrestuar dhe se motivet e vrasjes tash pėr tash nuk dihen. Ajo tha
se nuk ka indikacione se vrasja mund tė ketė qenė krim me motive
etnike apo politike.
-
Zėdhėnėsja thotė se incidenti mund tė ketė ndodhur brenda pėr brenda
komunitetit serb. Ajo shtoi se ky incident mund tė ketė lidhje me dy
tė vrarėt dhe marrėdhėniet ndėrmjet tyre.
-
-
-
Parmbrėmė nė Pejė u plagos njė pjesėtar i TMK-sė
-
-
Pejė, 20 shkurt
- Parmbrėmė rreth
orės 21:00, nė rrethana tė pasqaruara dhe nga persona, deri mė tani,
tė panjohur, nė afėrsi tė restoranit "Korona" nė Pejė, derisa po
hynte nė makinėn e tij, ėshtė plagosur kapterr Ramadan Elshani,
pjesėtar i Brigadės 333 " Adrian Krasniqi" tė Zonės sė Tretė tė
TMK-sė.
-
-
Me kėtė rast, kapterr
Elshani, ėshtė goditur nga dy plumba dhe menjeherė i ėshtė
nėnshtruar njė operacioni kirurgjik nė spitalin e Pejės. Gjendja e
tij ėshtė e mirė dhe ėshtė jashtė rrezikut pėr jetė.
-
-
-
Muharrem
Shabani jep dorėheqje nga tė gjitha organet dhe nga anėtarėsia e
LDK-sė
-
-
Vushtrri, 21 shkurt 2004
- Kryesia e degės sė LDK-sė nė Vushtrri ka
miratuar dorėheqjen e Muharrem Shabanit nga tė gjitha organet dhe
nga anėtarėsia e LDK-sė. Nė njė kumtesė tė kėsaj dege thuhet se
Muharrem Shabani tash e tutje dėshiron tė vazhdojė me punėn
profesionale nė institcionet e drejtėsisė.
-
Shabani dy ditė me parė i ishte drejtuar me shkrim Kryesisė sė degės
sė LDK-sė nė Vushtrri ku njoftonte pėr dorėheqjen e tij nga tė
gjitha organet e LDK-sė.
-
Tė pėrkujtojmė se kohė mė parė kėshilltarėt e Kuvendit komunal tė
Vushtrrisė e shkarkuan Muharrem Shabanin nga posti i kryetarit.
-
-
-
"Nisma pėr
njė Universitet Tjetėrqysh" nuk merret me kėrcėnime
-
-
Prishtinė, 21 shkurt 2004
- Nisma "Pėr njė Universitet Tjetėrqysh"
reagon ndaj njė njoftimi pėr media tė Unionit tė Pavarur tė
Studentėve tė Fakultetit Juridik, nė tė cilin thuhet se kinse nisma
"Pėr njė Universitet Tjetėrqysh" qėndron prapa akuzave dhe letrave
kėrcėnuese qė u janė drejtuar profesorėve tė Fakultetit Juridik.
-
Kjo nismė mohon njė gjė e tillė kategorikisht ngase, siē dihet,
kėrcėnime tė tilla janė dėrguar nga tė shtuquajturat "Lėvizja 2004"
dhe "Lėvizja pėr njė rend tė ri nė Universitet".
-
"Ne aktivistėt e nismės 'Pėr njė Universitet Tjetėrqysh'
distancohemi nga letra tė tilla kėrcėnuese, tė cilat, konsiderojmė
se bėhen me qėllim qė tė shkaktohet konfuzitet nė opinion dhe nė
mesin e studentėve, dhe fakti qė ato drejtohen nė mėnyrė anonime mė
sė miri shfaq joseriozitetin dhe qėllimet meskine tė atyre qė i
drejtojnė ato (kėrcėnimet)", thuhet nė kėtė reagim.
-
-
-
Gratė e
senatorėve amerikanė nesėr vizitojnė Kosovėn
-
-
Prishtinė, 21 shkurt 2004
- Nesėr nė Prishtinė mbėrrin njė
delegacion i grave tė senatorėve tė SHBA-ve, organizatorė tė Lutjeve
tė Mėngjesit.
-
Nė orėn 11:00, nė hotelin "Grand", delegacioni, tė cilin e shoqėron
Fatmir Mediu, kryetar i Partisė Republikane tė Shqipėrisė, do tė
ketė njė takim me kryeparlamentarin, Nexhat Daci, kryeministrin,
Bajram Rexhepi, bashkė me pjesėmarrėsit e sivjetshėm kosovarė nė
Lutjet e Mengjesit: Flora Brovina, Alush Gashi dhe Bujar Dugolli, si
dhe me deputetet Sanie Aliaj dhe Zylfie Hundozi.
-
Mė pastaj delegacioni i grave tė senatorėve amerikanė do tė vizitojė
Qendrėn e Rehabilitimit tė Nėnės dhe Fėmijės.
-
-
-
Greqia i kėrkon ndihmė NATO-s
-
-
Athinė, 21
shkurt 2004 - Nė
Greqi janė mbajtur bisedime tė nivelit tė lartė tė sigurisė pėr tė
bėrė plane nė rast tė njė sulmi terrorist tė mundshėm nė Lojėrat
Olimpike tė Athinės.
-
Qeveria greke po i kėrkon NATO-s ndihmė ushtarake pėr tė inkurajuar
mė tej operacionin e sigurisė qė Greqia po organizon vetė ku janė tė
pėrfshirė dhjetra-mijėra policė dhe ushtarė.
-
Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer qė i ka
premtuar ndihmė Greqisė, zhvilloi bisedime me kryeministrin grek,
Kostas Simitis mbi masat qė janė tė nevojshme pėr mbrojtjen e
Lojrave.
Ka njoftime se NATO mund tė dislokojė avionė survejimi dhe forca tė
marinės gjatė zhvillimit tė Lojėrave Olimpike.
-
-
-
Opozita sot nė protestė nė Tiranė
-
-
Tiranė, 21
shkurt 2004 -
Opozita nė Tiranė organizon sot njė demonstratė proteste qė synon
largimin nga posti tė kryeministrit, Fatos Nano.
-
Organizatorėt e demonstratės thonė se ajo do tė jetė paqėsore, kurse
autoritetet kanė paralajmėruar se nuk do tė tolerojnė aktet e dhunės
nga ana e protestuesve.
-
Pėrfaqėsues tė faktorit ndėrkombėtar nė Tiranė, ditėt e fundit janė
angazhuar qė tė shmangin pėrsėritjen e akteve tė dhunės qė u shėnuan
nė fund tė protestės sė dy javėve mė parė.
-
Me kėto zhvillime lidhen edhe disa vendime tė qeverisė pėr uljen e
tarifave tė telefonave dhe faljen e borxheve pėr faturat e papaguara
tė energjisė pėr mijėra familje nė tė gjithė vendin.
-
-
-
Shqiptarėt protestuan nė rrugėt e Shkupit kundėr ndarjes
territoriale
-
-
Shkup, 21
shkurt 2004 -
Ndėrsa Parlamenti i Maqedonisė debatonte lidhur me ndarjen
territoriale tė kėtij vendi, nė organizim tė Partisė Demokratike
Shqiptare, me mijėra qytetarė shqiptarė protestuan nė rrugėt e
Shkupit lidhur me propozimin e ri tė ndarjes territoriale.
-
-
Sipas pjesėmarrėsve
ėshtė e palejueshme qė nė qytetin e Shkupit tė mos jetė asnjė komunė
me shumicė shqiptare. Protestuesit kėrkonin qė nė kuadėr tė qytetit
tė Shkupit tė ekzistojė komuna e Kalasė me shumicė shqiptare.
-
PDSH mendon se zgjidhja mė e mirė pėr decentralizimin e pushtetit
ėshtė zvogėlimi i numrit tė komunave nga 123 sa ka aktualisht nė 29.
PDSH nga protesta e porositi BDI-nė qė tė pėrdorė veton lidhur me
krijimin e komunave.
-
-
-
Presidenti maqedonas e ka dekretuar ligjin pėr themelimin e
Universitetit tė Tetovės
-
-
Shkup, 21
shkurt 2004 -
Presidenti maqedonas Boris Trajkovski nėnshkroi ligjin e miratuar
nga Parlamenti maqedonas pėr themelimin e Universitetit shtetėror nė
Tetovė. Presidenti Trajkovski theksoi se ky institucion plotėson njė
drejtė themelore njerėzore dhe pret qė ky institucion i ri tė jetė
nė pėrputhje me standardet e larta evropiane nė fushėn e arsimit.
-
Ndėrkaq, nėpėrmjet njė komunikate theksohet se kjo mund tė arrihet
nėse Universiteti i Tetovės ndjek njė politikė tė hapur ndaj
studentėve tė tė gjitha grupeve etnike.
-
-
-
Departamenti amerikan i Shtetit e pėrshėndeti vendimin e Trajkovskit
pėr nėnshkrimin e ligjit pėr UT
-
-
Uashington, 21
shkurt 2004 -
Departamenti amerikan i Shtetit e pėrshėndeti vendimin e presidentit
Trajkovski dhe bėri thirrje qė Universiteti i Tetovės tė jetė
gjithėpėrfshirės pėr tė mundėsuar studimin e tė gjithė qytetarėve tė
Maqedonisė.
-
-
-
Deputetėt e pozitės dhe opozitės maqedonase vazhduan polemikat pėr
ligjin pėr ndarjen territoriale
-
-
Shkup, 21
shkurt 2004 -
Deputetėt e pozitės dhe opozitės nė Parlamentin e Maqedonisė edhe nė
seancėn e djeshme vazhduan me polemika tė ashpra pėr shqyrtimin e
ligjit pėr ndarjen e re territoriale tė vendit. Ndėrkaq, partitė e
pozitės premtojnė se nė fazėn e dytė do tė merren parasysh vėrejtjet
dhe sygjerimet, opozita maqedonase vlerėson se me kėtė ndarje
territoriale nė Maqedoni do tė bėhet pastrim etnik!
-
Deputetėt e Bashkimit Demokratik pėr Integrim dhe Lidhjes
Socialdemokrate tė Maqedonisė nė diskutimet e tyre disa herė kanė
ritheksuar se bėhet fjalė pėr fazėn e parė tė kėtij ligji dhe se nė
fazėn e dytė do tė merren parasysh sygjerimet dhe vėrejtjet.
-
-
-
Sė
shpejti amerikanėt nė Libi
-
-
Uashington, 21
shkurt 2004 -
Njoftime nga Uashingtoni sugjerojnė se SHBA sė shpejti mund tė heqė
embargon mbi shtetasit amerikanė pėr tė shkuar nė Libi. Sipas
njoftimeve, embargo e vendosur nė vitet '80 nga presidenti Regan,
mund tė hiqet nga fillimi i javės qė vjen.
-
SHBA ka rivendosur ndėrkohė praninė e saj diplomatike nė Tripoli.
Tani gjėra po shkojnė mė tej. Heqja e embargos shihet si hapi i parė
drejt lehtėsimit tė sanksioneve qė SHBA ka vėnė mbi Libinė.
-
Dhe pėr kėtė ka arsye tė mira. Njė ngrohje e marrėdhėnieve mund tė
lejojė kompanitė amerikane tė naftės qė u larguan kur Amerika vuri
sanksione tė ashpra, tė kthehen nė Libi.
-
-
-
Gjykatėsi lejon martesat e homoseksualėve
-
-
San Francisko,
21 shkurt 2004 -
Njė gjykatės nė San Francisko ka refuzuar tė ndalojė martesat e
seksit tė njėjtė nė kėtė qytet. Kjo ėshtė hera e dytė qė njė
lėvizjeje i mohohet e drejta pėr tė ndaluar martesat e seksit tė
njėjtė.
-
Njė grup i njohur si Fushata pėr Familjet Kaliforniane ėshtė
pėrpjekur tė bindė njė gjykatės se nxjerrja e liēensave pėr ēifte
homoseksualėsh ishte shpenzim i kotė i parave tė taksapaguesve dhe
do tė shkaktonte dėme.
-
Por argumenti nuk u pranua. Ēėshtja do tė rikthehet nė gjyq pas pesė
javėsh dhe ndėrkohė autoritetet kėtu kanė thėnė se do tė vazhdojnė
tė japin liēensa martesore pėr ēifte homoseksualėsh.
-
Mė shumnė se 3 mijė ēifte janė martuar kėtu qėkur bashkia filloi tė
jepte liēensa, tė enjten e kaluar. Kryetari i bashkisė, Gavin Newsom
beson se ndalimi i martesave tė tė njėjtit seks ėshtė njė formė
diskriminimi.
-
-
-
Nė
Iran pėrfunduan zgjedhjet parlamentare
-
-
Teheran, 21
shkurt 2004 -
Zyrtarėt amerikanė kanė shprehur nė mėnyrė tė pėrsėritur shqetėsim
rreth ndalimit tė kandidatėve reformistė iranianė nga Kėshilli
Mbikqyrės konservator i vendit pėr tė vėnė kandidaturėn nė zgjedhje.
-
-
Duke cituar kėto
skualifikime dhe vendime tė tjera kundėr partive reformiste,
zėdhėnėsi i departamentit tė shtetit, Adam Ereli, tha se nuk ka
nevojė tė pritet rezultati i zgjedhjeve pėr tė thėnė qė mundėsitė e
popullit iranian pėr tė zgjedhur qeverinė e vet ishin kufizuar.
-
"Kėto veprime nuk pėrbėjnė zgjedhje tė lira e tė drejta dhe nuk janė
nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare".
-
-
-
Katėr
ushtarė amerikanė janė plagosur, njė irakian ėshtė vrarė
-
-
Bagdad, 21 shkurt 2004
- Katėr ushtarė amerikanė janė plagosur, ndėrkaq
pėrtkhyesi i tyre irakian ėshtė vrarė sot, kur njė sulmues nė pritė
ka sulmuar kolonėn e tyre nė jug tė Bagdadit, tha ushtria amerikane,
njofton Rojter
-
"Katėr ushtarė janė plagosur dhe pėrkthyesi i tyre ėshtė vrarė nga
armėt e vogla nė njė pritė 22 km nga Iskandaria. Dy makina civile
janė shkatėrruar nė atė sulm", ka thėnė zėdhėnėsi ushtarak amerikan.
-
-
-
Nga ethet
vdesin 215 persona nė Indonezi
-
-
Xhakarta, 21 shkurt 2004
- Nga ethet denga deri mė tash nė Indonezi kanė
vdekur mbi 200 persona, ndėrkaq 11 mijė janė infektuar, ka bėrė tė
ditur sot Ministria e Shėndetėsisė sė kėtij vendi.
"Qė nga 21 janari deri mė tash janė regjistruar 11.013 raste,
ndėrkaq nga pasojat e etheve denga kanė vdekur 215 persona", ka
thėnė zėdhėnėsja e Ministrisė sė Shėndetėsisė.
-
Ethet denga, tė cilat e bartin njė lloj i veēantė i mickojave
Indonezinė e godasin ēdo vit, duke filluar nga janari, kurse
kulminacionin e arrin nė maj ose qershor, kur fillojnė shirat
tropikale. Por sivjet numri i tė vedekurve ėshtė dyfish mė i madh
sesa njė vit mė parė.
-
|
-
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|