|
-
21 shkurt 2004 / TN
-
-
-
PĖR DISKUTIM INTERN E PUBLIK
-
-
Dy ēėshtje thelbėsore politike tė
Kosovės qė kėrkojnė zgjidhje sa mė tė shpejtė:
-
-
KONUSI UDHĖHEQĖS POLITIK QYTETAR I
KOSOVĖS
-
E SOVRANITETI E
INTEGRITETI I SAJ TERRITORIAL
-
-
NGA NJĖ GRUP NISMĖTAR
-
KONUSI UDHĖHEQĖS POLITIK
-
-
Burimi i tė gjitha
problemeve politike, ekonomike, arsimore, kulturore etj. tė Kosovės
sot qėndron te mungesa e konusit udhėheqės politik qytetar tė
Kosovės dhe te rrezikimi i sovranitetit e integritetit tė saj
territorial. Sa i takon konusit udhėheqės politik qytetar, tė gjithė
e kanė tė qartė rėndėsinė dhe domosdonė e tij. Mirėpo, qė nga
fillimi e deri nė ditėt e sotme, politika vetjake e pėrēarėse e
kreut tė LDK-sė pengoi arritjen e kėtij qėllimi me rėndėsi
thelbėsore pėr politikėn kosovare e mė gjerė. Gjithashtu as partitė
qė dolėn nga krahu i luftės, pėr shkak tė dijes sė tyre tė vogėl
politike dhe pėr mungesė tė vetėdijes sė mjaftueshme patriotike, nuk
qenė nė gjendje tė luanin kėtė rol me rėndėsi thelbėsore e
historike.
-
-
ĒĖSHTJA E SOVRANITETIT
-
-
Sa i takon ēėshtjes sė
sovranitetit, ka ndoshta nė Kosovė qytetarė qė nuk e kanė krejt tė
qartė kuptimin e fjalės sovranitet. Njė spjegim i thjeshtė dhe i
kuptueshėm pėr tė gjithė mund tė jetė ky: ata qė disponojnė, ose
edhe mė shqip, ata qė kanė nė dorė fatin e Kosovės me gjithė ēka ka
mbi tokė e nėn tokė, ata janė sovranė tė Kosovės. Kėtu, bashkė me
njerėzit pėrfshihen edhe pasuritė si tokat, ujėrat e madje, deri nė
lartėsinė ku mund tė kontrollohet edhe qielli mbi tokėn e Kosovės.
-
-
Si po shihet ēėshtja e
sovranitetit, pėr njė popull, pėr qytetarėt e njė vendi, ėshtė
ēėshtje mbi tė gjitha ēėshtjet. Sovraniteti dhe integriteti janė
shfaqje konkrete, janė mishėrim i atyre fjalėve qė ne pėrdorim
pėrditė si liri e pavarėsi.
-
-
SOVRANITETI NĖ BOTĖN E
SOTME
-
-
Ēėshtė e vėrteta, sot,
shumė shtete tė Evropės kanė hequr dorė e po heqin dorė nga pjesė tė
konsiderueshme tė sovranitetit tė vet dhe atė e kanė bartur e po e
bartin nė organizmat rajonale ndėrkombėtare, nė interes tė
bashkėpunimit e tė zhvillimit ekonomik, teknologjik, shkencor,
kulturor, arsimor e shoqėror. Edhe ne kosovarėt duam ta bėjmė njė
gjė tė tillė, por nga pozitat e shtetit tė lirė, tė pavarur e sovran
dhe me vullnetin tonė e, jo ti bashkohemi Bashkėsisė Evropiane si
koloni e Serbisė.
-
-
KU ISHIM E KU JEMI SOT?
-
-
Tash dy mijė e sa vjet
ne, nė Kosovė, nuk ishim as nuk jemi as tė lirė as sovranė mbi tokėn
tonė. Prandaj edhe bėmė gjithė ato kryengritje gjatė historisė sonė
pėr tė siguruar sovranitetin, pėrkatėsisht lirinė pėr ne dhe pėr
tokėn tonė.
-
-
Ku jemi sot? Tė gjitha
pėrpjekjet tona, nė njėrėn anė dhe lojrat e botės me ne dhe rreth
nesh, nė anėn tjetėr, janė bėrė dhe po bėhen lidhur me sovranitetin
mbi Kosovėn. Populli i Kosovės, qė nga pranvera e 1996-tės, nėn
udhėheqjen e heroit tonė Adem Jashari, u ngrit nė kryengritje dhe
luftoi heroikisht duke u flijuar vetė me gjithė familje dhe, bashkė
me ta edhe mijėra liridashės, me tė vetmin qėllim pėr tė pasur
sovranitetin mbi Kosovėn, pėrkatėsisht pėr tė gėzuar lirinė tonė tė
merituar.
-
-
Nga kjo luftė e
pabarabartė, me ērast erdhi nė shprehje gatishmėria e pamasė e
shqiptarėve dhe jo vetėm e shqiptarėve pėr tu flijuar pėr lirinė e
shtetin e vet tė pavarur, faktorėt ndėrkombėtarė u alarmuan
seriozisht. Ata u bindėn se regjimi serb nuk do tė mund tė shuante
kryengritjen liridashėse kosovare as me masat mė brutale dhe prandaj
u bėnė gati qė tė ndėrhynin me qėllim qė tė parandalonin turrin
kriminal-gjenocidal e tė vendosnin paqen nė kėto hapėsira. Mirėpo,
midis kėtyre faktorėve ndėrkombėtarė pati edhe tė atillė qė ndėrhynė
me qėllim qė tė shpėtonin Serbinė nga falimentimi i plotė
politiko-moral, duke synuar edhe ruajtjen e statusit kolonial tė
Kosovės brenda territorit tė shtetit serb. Nė nxitim pėr ndėrprerjen
e gjakderdhjes, tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė u pajtuan nė njė
pikė se duhej urgjentisht ndalur luftimet e pastaj tė shihnin se
kush ēka do tė mund tė pėrfitonte nga qėllimet dhe interesat e veta
gjeostrategjike nė Kosovė e rreth Kosovės.
-
-
Pėr tė arritur kėtė
objektiv, faktorėt ndėrkombėtarė, me anėn e bindjeve nė formėn e
kėrcėnimeve dhe premtimeve, ia dolėn qė, nė fillim tė vitit 1999, tė
bindnin udhėheqjen e asokohshme tė UĒK-sė qė tė ndalte kryengritjen
dhe tė pranonte, nėn kushte nėnshtruese, bisedime me faktorėt
ndėrkombėtarė dhe me regjimin gjenocidal e kriminal serb, nė
Kėshtjellėn Rambuje, pranė Parisit. Kushti nėnshtrues ishte
pikėrisht ai qė nė ftesėn e ministrit tė atėhershėm tė Britanisė sė
Madhe Z. Kuk, midis dhjetė pikave tjera, e para ishte edhe ajo qė
shkruante se ēėshtja e sovranitetit dhe integritetit tė (atėherė)
Jugosllavisė mbi Kosovėn do tė ishte pikė e panegociueshme!
-
-
Dhe, skishte si tė
ndodhte ndryshe, ata kosovarė qė u nisėn pėr negociata nė Rambuje
nėn kushtin e njohjes sė sovranitetit tė (atėherė) Jugosllavisė mbi
Kosovėn, pas disa ditė shtrydhjesh e ndrydhjesh tė mundimshme,
nėnshkruan njohjen e sovranitetit dhe integritetit tė Jugosllavisė
mbi Kosovėn.
-
-
RASTI PĖR TĖ SHMAGUR
GABIMIN
-
-
Dihet se kėtė dokument
kosovarėt e patėn nėnshkruar vetėm me palėn ndėrkombėtare. Pala
serbe nuk e pati nėnshkruar. Mirėpo, pala kosovare, tė paktėn gjatė
veprimeve tė egra ushtarake tė regjimit serb, me ē rast aktet
gjenocidale dhe pastrimet etnike, me pėrmasa biblike, tė ushtruara
mbi popullin e pambrojtur tė Kosovės tmerruan gjithė botėn, nuk
shfrytėzoi tė drejtėn qė tė tėrhiqte nėnshkrimin e vet mbi
dokumentin Rambuje-Paris. Arsyet dhe argumentet pėr tė hequr dorė
nga nėnshkrimet e tyre nė Rambuje ishin jashtėzakonisht tė forta dhe
tė pakontestueshme.
-
-
MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS
-
-
Mirėpo, meqė ata qė nuk
duhej tė heshtnin heshtėn, makineria ndėrkombėtare vazhdoi
realizimin e neneve tė Marrėveshjes Rambuje-Paris. Me pėrfundimin e
veprimeve ushtarake, nė Kumanovė, u nėnshkrua Marrėveshja
ushtarake-teknike midis forcave ushtarake tė NATO-s dhe tė
Jugosllavisė, por pa UĒK-nė si palė ndėrluftuese. Pa UĒK-nė, sepse
pala Kosovare me nėnshkrimin e dokumentit Rambuje-Paris,
pėrkatėsisht me njohjen e sovranitetit tė Jugosllavisė mbi Kosovėn,
kryengritjen e lavdishme ēlirimtare tė popullit tė Kosovės, kundėr
pushtuesve dhe kolonizatorve serbė, e kishte shndėrruar e pranuar si
konflikt qytetar brenda shtetit (tė atėhershėm) jugosllav.
-
-
REZOLUTA 1244 E KS TĖ
OKB
-
-
Fillė pas kėsaj,
Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara,
mbėshtetur nė dokumentin e Rambuje-Parisit, nxori Rezolutėn 1244, nė
tė cilėn u pėrforcuan dhe u vulosėn nenet nga dokumenti
Rambuje-Paris pėr njohjen ndėrkombėtare tė sovranitetit tė (atėherė)
Jugosllavisė mbi Kosovėn. Edhe pas kėsaj kosovarėt nuk bėnė asgjė qė
tė kundėrshtonin Rezolutėn e padrejtė 1244 tė OKB-sė brenda tė cilės
nuk pėrfshihej e drejta e kosovarėve pėr vetvendosje.
-
-
Pėr tu bėrė edhe mė keq
e mė tragjike krerėt e partive kosovare, nėnshkruesė tė dokumentit
tė Rambuje-Parisit, filluan qė tė thirreshin nė Rezolutėn 1244. Kur
Kosovės iu shkėput njė copė e territorit, siē ishte rasti me
Debelldenė dhe me 20% tė Kosovės veriore, atėherė naivėt politikė
tė Kosovės u thirrėn nė terėsinė territoriale qė Rezoluta 1244 i
garanton Kosovės duke harruar qė e njėjta Rezolutė 1244 i garanton
(atėherė) Jugosllavisė e tash Unionit Serbi-Mali i Zi (USMZ)
sovranitetin dhe integritetin mbi krejt territorin e Kosovės.
-
-
E KEQJA NUK KA FUND !
-
-
Mirėpo, disa individė tė
skenės sonė politike ende po sillen si tė dehur dhe si rosat nė
mjegull. Ata ende po qėndrojnė tė hutuar brenda qarkut tė mbyllur
politik pa koncepte tė qarta tė veprimit pėr tė dalur nga kjo
gjendje e mundimshme. Ata nuk po dinė apo nuk po duan tė dinė se
koha demantoi dhe zhvlerėsoi pėrfundimisht Rezolutėn 1244 tė OKB-sė.
Rezoluta kėshtu si ėshtė, - pa tė drejtėn pėr vetvendosje pėr
kosovarėt, ėshtė burimi i tė gjitha dokumenteve e rrjedhave qė
erdhėn e po vijnė pas saj. Ata, duke qenė tė pushtuar nga interesat
e veta tė mjera personale, harrojnė fare se cili ėshtė interesi i
dorės sė parė pėr Kosovėn dhe se pėr ēfarė duhet tė pėrpiqen. Ata
kapen pas lloj-lloj lodrash, por kurrsesi nuk guxojnė tė merren me
atė qė ėshtė thelbėsore, sepse rrezikojnė tė humbasin kolltuqet.
Prandaj merren me fshehjen e tė vėrtetės, ndėrsa Kosova mbetet, e
ngarkuar me kriza ekstreme politike, ekonomike e shoqėrore, dhe
realisht ėshtė nė rrezik qė, pėrsėri, tė rikolonizohet edhe me
ushtri e polici nga shteti serb.
-
-
ARGUMENTE TĖ
PAKONTESTUESHME
-
-
Sovraniteti i Serbisė
mbi Kosovėn, nga Rezoluta 1244 e KS, hap pas hapi, para syve tanė,
po jetėsohet.
-
Ja disa argumente mė
kryesore pėr kėtė fakt:
-
-
1. Askush nga faktorėt
ndėrkombėtarė nuk i njeh kufijt midis Kosovės e Serbisė si kufij
shtetėror, por vetėm si kufij administrativ.
-
-
2. Nė bazė tė kėtij
fakti, Serbisė iu bė e mundur qė disa mijėra hektarė tokė tė Kosovės
tia falte Maqedonisė.
-
-
3. Nė bazė tė kėtij
fakti Serbisė iu bė e mundur qė tė ripushtonte pothuaj 20% tė
Kosovės: pjesėn e Mitrovicės nė veri tė Ibrit, Zubin Potokun e
Leposaviqin, bashkė me Zveēanin. Kėtu nuk po pėrmendim enklavat
serbe tė cilat, nė tė vėrtetė, janė duke bėrė jetė eksterritoriale
nė brendi tė territorit tė Kosovės.
-
-
4. Nė bazė tė kėtij
fakti, pjesėtarėt e policisė vendore kosovare, nuk i kanė nė dorė
kompetencat thelbėsore, por vetėm kompetencat ndihmėse dhe tė dorės
sė dytė.
-
-
5. Nė bazė tė kėtij
fakti UĒK u ēarmatos dhe u demobilizua, kurse TMK-ja, gjoja si
trashėgimtare e UĒK-sė, hap pas hapi, por nė mėnyrė kėmbėngulėse, po
shkallmohet dhe po shndėrrohet nė organizatė civile pėr nevojat
emergjente, ashtu si e pėrshkruajnė nenet e Rezolutės 1244.
-
-
6. Nė bazė tė kėtij
fakti u nėnshkrua marrėveshja e fshehtė partneriste mbi Kosovėn
midis z. Hakerup dhe z. Ēoviq.
-
-
7. Nė bazė tė kėtij
fakti u sajua dhe u miratua Korniza Kalimtare Kushtetuese e
Kosovės. (Mendoni pėrse kornizė dhe pėrse kalimtare?!) e cila,
tė gjitha kompetencat qė mund tė ndikojnė nė marrjen e sovranitetit
tė kosovarėve mbi Kosovėn, lehen nė duar tė tė Dėrguarit Special tė
Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė. Mos tė harrojmė tė pėrmendim
me kėtė rast se nė hartimin e kėsaj Kornize Kushtetuese, pėrveē
ekspertėve tė Hakerupit, morėn pjesė edhe 18 juristė tė
pandėrgjegjshėm kosovarė. Kėtė Kornizė, pas njė rezistence tė
mefshtė qė u zhvillua nė Kėshillin Tranzitor tė Kosovės qė, edhe
ashtu, nuk kishte kompetencė vendimmarrjeje, e miratoi Kėshilli i
Pėrkohshėm Administrativ i Kosovės, atėherė organi mė i lartė i
pushtetit vendor tė Kosovės.
-
-
8. Nė bazė tė faktit tė
sovranitetit tė Serbisė mbi Kosovėn, telefonia fikse nė Kosovė
vazhdon tė funksionojė vetėm sipas kodit tė Serbisė.
-
-
9. Nė bazė tė kėtij
fakti Kosova nuk ka tė drejtė tė ketė as numrin e vet tė telefonisė
celulare, por me ēmim enorm huazon numrin nga Monako-Franca.
-
-
10. Nė bazė tė kėtij
fakti gjithandej Kosovės qarkullojnė lirshėm automjetet me targat e
shtetit serb, ndėrsa automjetet me targat KS nuk guxojnė tė hyjnė
nė territorin e Serbisė e madje as nė territorin e Mitrovicės pėrtej
Ibrit!
-
-
11. Nė bazė tė kėtij
fakti pėr tu pajisur me dokumentet e udhėtimit ose pasaportat e
UNMIK-ut, pėr tė dėshmuar identitetin personal, duhen patjetėr edhe
dokumentet me origjinė tė shtetit serb.
-
-
12. Nė bazė tė faktit se
USMZ i njihet sovraniteti mbi Kosovėn, mė nė fund, Serbia arriti qė
tė bllokojė plotėsisht funksionimin e Agjencisė Kosovare pėr
Mirėbesim qė do tė duhej tė organizonte dhe tė mbikėqyrte
privatizimin nė Kosovė. Lidhur me kėtė duhet shtuar se UNMIK-u po
insiston qė AKM-ja tė punojė sipas ligjeve okupuese tė shtetit serb,
tė cilat nė kohėn e vet qenė nxjerrė nėn dirigjimin e kryemafiozit
dhe kriminelit Millosheviq!
-
-
13. Nė bazė tė faktit se
Sėrbisė i njihet sovraniteti mbi Kosovėn, Kuvendi i Kosovės nuk mund
tė marrė asnjė vendim efektiv qė mund tė lėndojė sado pak
sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn. Mos tė pėrmenden tė gjitha ato
rezoluta tė cilat i nxori Kuvendi i Kosovės dhe tė cilat u hodhėn
poshtė menjėherė dhe me pėrbuzje nga udhėheqėsit e UNMIK-ut.
-
-
14. Nė bazė tė faktit se
USMZ gėzon sovranitetin mbi Kosovėn, shteti serb, mė 28 dhjetor
2003, organizoi e zhvilloi zgjedhjet e veta parlamentare duke
pėrfshirė edhe territorin e Kosovės - pa u penguar nga askush!
-
-
Ka edhe pika tė tjera qė
mund tė pėrmenden, si: siguria, gjyqėsia, marrėdhėniet e Kosovės me
jashtė, ekonomia e financat, Rregullorja pėr sistemin zgjedhor, etj.
-
-
PYETJA E MADHE
-
-
Tash, shtrohet pyetja e
madhe: pėrse ndodhi e po ndodhė kėshtu? Ndodhi kėshtu, sepse ata qė
bėnė e po bėjnė vlerėsime politike, duke qenė tė ngarkuar nga
interesa vetjake, kėto vlerėsime politike i bėnė dhe po i bėjnė
gabimisht. Dhe, gabimet politike, nėse nuk korrigjohen me kohė e
rrėnjėsisht, me kalimin e kohės vijnė e rriten, zgjerohen e
thellohen si metastaza kanceroze. Por, edhe mė keq, me kalimin e
kohės, gabimet politike, gjithnjė e mė zor mund tė mbulohen e
fshihen dhe ato gjithmonė pėrfundojnė me pasoja tė hidhura pėr
vlerėsuesit e gabuar politik, pėr ithtarėt e tyre dhe pėr mbarė
qytetarėt e Kosovės.
-
-
Mirėpo, nė natyrėn e
njerėzve shpirtvegjėl ėshtė qė tė mos i pranojnė gabimet e veta dhe
prandaj as nuk mund ti korrigjojnė ato. Njerėzit shpirtvegjėl, kur,
falė rrethanave tė caktuara, vijnė nė pozita udhėheqėse domosdo
bėhen shkaktarė tė konflikteve e gjakderdhjeve, pėrndryshe, tė
panevojshme shoqėrore. Gjėra tė tilla po ndodhin jo vetėm te ne, por
edhe gjithandej botės sė sotme.
-
-
ĒBĖJNĖ KUKULLAT TONA
POLITIKE?
-
-
Udhėheqėsit politik tė
Kosovės sot, nuk janė duke bėrė asgjė serioze qė tė shtyjnė
Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė qė tė reflektojė seriozisht mbi
ēėshtjen e Kosovės. Pas njohurive tė sakta e tė thella mbi Kosovėn,
KS, nuk do tė mund tė mos ndėrrojė qėndrimin e vet pasiv sot e tė
mos marrė masat e duhura aktive nė favor tė njohjes sė tė drejtės
pėr vetvendosje tė popullit tė Kosovės. Pėrmes njė referendumi, nėn
mbikėqyrjen ndėrkombėtare, qytetarėt e Kosovės, edhe njė herė, do
shprehin vullnetin e vet politik e do tė vendosin vetė pėr tė
ardhmen e vet e jo, pėr tė ardhmen e Kosovės e tė popullit tė saj,
tė vendosė dikush tjetėr.
-
-
RIKOLONIZIMI SERB I
KOSOVĖS
-
-
UNMIK-u, me bėrjet dhe
mosbėrjet e veta, si servis i KS-sė, sistematikisht, pa hasur nė
kundėrshtim serioz tė kosovarėve, ėshtė duke pėrgatitur
rikolonizimin e Kosovės nėn shtetin serb, nė formėn e trajnimit dhe
konsolidimit tė strukturave tė dėgjueshme kosovare qė do tė
pajtoheshin me njė rikolonizim serb tė Kosovės. Paralel me kėtė
proces, UNMIK-u, hap pas hapi, ėshtė duke pėrgatitur largimin nga
Kosova, tė forcave ushtarake tė KFOR-it dhe tė mekanizmave tė
administratės civile, nė mėnyrė qė vakuumin e shkaktuar nga kjo
tėrheqje, dalngadalė, ta pėrmbushin forcat ushtarako-policore e
administrative serbe.
-
-
Ja, pikėrisht kėto ditė,
njeriu i parė i OKB, z. Kofi Anan, po i kritikonte liderėt aktualė
tė Kosovės kinse janė duke bėrė pak pėr tė drejtat e pakicave nė
Kosovė! Ai i kritikonte kėta qė, me njė rezolutė tė butė si
pambuku, ishin munduar qė tė shprehnin mospajtimin e shumicės sė
Kuvendit tė Kosovės me pjesėmarrjen e pakicės serbe nė zgjedhjet
parlamentare tė Serbisė mė 28 dhjetor 2003. Me fjalė tjera, zotėria
i lartė nga Nju Jorku kėrkon nga liderėt aktualė tė Kosovės qė
haptazi tė marrin pjesė nė rivendosjen e sovranitetit tė shtetit
serb mbi tėrė Kosovėn.
-
-
RRUGA PA KRYE
-
-
Ne na vjen keq qė
liderėt aktualė kosovarė me vlerėsimet dhe veprimet e tyre tė
gabuara sollėn veten e tyre dhe krejt Kosovėn nė njė gjendje tė
mjerė dhe nė rrugė pa krye. Mirėpo, pėr tė gjitha kėto qė po ndodhin
para syve tanė, nuk mund tė shfajsohemi as vetė ne qytetarėt e
Kosovės qė vetėm po bėjmė sehir. Prandaj, nuk kemi tė drejtė qė
gjithė fajin, pėr kėtė katandisje tė palakmueshme nė tė cilėn
ndodhet Kosova sot, tua mėveshim vetėm liderėve aktualė tė Kosovės
dhe UNMIK-ut.
-
-
NĖSE DUAM QĖ TI KEMI
TĖ GJITHA TĖ DREJTAT QYTETARE, ATĖHERĖ DUHET QĖ TĖ MARRIM MBI VETE
EDHE TĖ GJITHA OBLIGIMET QYTETARE.
-
-
NĖ SERBI RANĖ MASKAT !
-
-
Nga ana tjetėr, ēetnikėt
dhe monarkistėt si dhe klerofashistėt e Serbisė, si po shihet
qartazi, nuk kanė ndėrmend qė tė heqin dorė lehtė nga ambicjet e
tyre pėr rikolonizimin e plotė tė Kosovės. Ata nuk po e fshehin, por
po e njoftojnė gjithė botėn haptazi se njė Korpus i Armatės serbe, i
ashtuquajturi Korpusi i Prishtinės ėshtė vetėm duke pritur
komandėn pėr tė marshuar nė territorin e Kosovės. Ndėrsa njėsitet e
xhandarmerisė sė Serbisė, janė duke bėrė inkursione tė pėrditshme
dhe tė papengueshme nė brendi tė territorit tė Kosovės dhe, vetėm po
presin urdhėrin qė tė instalohen nė qytetet dhe fshatrat e Kosovės.
-
-
Shėrbimi Sekret
Informativ Ushtarak Serb, nuk po e fsheh se, pa kurrėfarė
vėshtirėsishė, pėrsėri, ka depėrtuar nėpėr tė gjitha strukturat
politike, partiake e institucionale kosovare e, ndoshta, edhe nė
disa struktura civile tė UNMIK-ut dhe se prej andej ėshtė duke
pėrcjellur ēdo gjė qė po ndodhė nė Kosovė. Zgjedhjet e fundit
parlamentare, 28 dhjetor 2003, qė u organizuan dhe u zhvilluan jo
vetėm brenda shtetit serb, por dhe nė Kosovė, dhanė edhe njė herė,
pasqyrėn objektive tė vetėdijes politike tė popullit serb sot. Kjo
pasqyrė habiti e tmerroi gjithė botėn demokratike.
-
-
Shumica e popullit serb,
nė Serbi e nė Kosovė, politikisht mbeti atje ku ishte. Mbeti nė krah
e nė mbėshtetje tė ēetnikėve tė kriminelit Sheshel qė pret tė
gjykohet nė Hagė, nė krah e nė mbėshtetje tė neofashistėve tė
kriminelit Millosheviq qė po gjykohet nė Hagė dhe nė krah e nė
mbėshtetje tė kopjes sė tyre besnike, tė Koshtunicės pseudodemokrat.
Kėto forca politike qė pėrsėri, me vrull, dolėn nė skenėn politike,
janė duke farkuar gėrshėrėt djallėzore me anėn e tė cilave duan tė
presin fatin e Kosovės. Njėri krah i gėrshėrėve djallėzore ėshtė
riokupimi i plotė i Kosovės, duke na pagėzuar me emėrin Republika
Autonome e Kosovės dhe Metohisė. Krahu tjetėr i gėrshėrėve
djallėzore, mprehet pėr variantin qė, nėse nuk do tė jetė i mundur
riokupimi i plotė i Kosovės, nėn pretekstin e decentralizimit tė
Kosovės - sipas vijave etnike, tė copėtohet edhe njė herė Kosova,
duke na i rrėmbyer tokat mė tė mira dhe duke na lėnė tė shkretėnuar
pėrgjithmonė.
-
-
POR GJAKU NUK ĖSHTĖ BĖRĖ
UJĖ
-
-
Ndėrkaq, nė anėn tjetėr,
kemi shumicėn dėrmuese tė qytetarėve tė Kosovės, e cila gati pėr njė
shekull, me rezistencė tė vazhdueshme dhe me kryengritje tė
pėrgjakshme, dėshmoi se nuk duron dot robėrinė serbe. E, sidomos pas
gjithė atyre tmerreve e mizorive qė ka pėrjetuar nga regjimet
komuniste e neofashiste serbe, nuk mund as ta marrė me mend jetėn
nėn shtetin serb, ēfarėdo forme ai qoftė.
-
-
EDHE NJĖ PAMJE E KOSOVĖS
SĖ SOTME
-
-
Por, le tė japim nė
mėnyrė telegrafike edhe disa tė dhėna pėr gjendjen aktuale tė
Kosovės. Kriza politike dhe krizat tjera shoqėrore, pėr shkak se
njerėz jokompetentė kanė marrė udhėheqjen politike tė Kosovės, ėshtė
nė kulm. Korrupsioni, veprimet mafioze dhe kriminaliteti i tė gjitha
llojeve nė shoqėrinė kosovare ka marrė pėrmasa brengosėse. Prandaj,
nėse nuk vehen nė lėvizje qytetarėt, ėshtė rrezik qė tė gjitha kėto
tė kėqia tė rrėnjosen edhe nė krye tė qarqeve tė shoqėrisė kosovare.
-
-
Tė gjitha kėto
maskarallėqe e abuzime ndodhin, tė gjithė i shohin dhe i dėgjojnė,
por askush nuk merr masa efikase qė ato tė ndalohen e tė
parandalohen; gjithė kėto krime ndodhin dhe askush nga kriminelėt
nuk kapet. Ekonomia e Kosovės ėshtė nė gjendje skajshmėrisht tė
rėndė: Kosova eksporton nga prodhimet e veta vetėm tre pėrqind,
ndėrsa importon nga bota nėntėdhjetė e shtatė pėrqind! Fshati
kosovar, dalngadalė po shuhet dhe nėse vazhdon kjo situatė ai njė
ditė do tė vdesė fare.
-
-
Nėn goditjet e importit
tė pakontrolluar tė prodhimeve ushqimore nga jashtė, fshatarėt tanė
nuk po kanė llogari qė tė merren me bujqėsi, prandaj po derdhen
nėpėr qytete, duke ngulfatur edhe mė tepėr qytetet e varfėruara dhe
tė mbibanuara. Pa punė janė afėr gjashtėdhjetė pėrqind e popullatės
qė ėshtė e aftė pėr punė dhe shumica nga kėta janė tė rinj. Nuk
beson askush se njė shifėr e tillė mund tė gjendet sot nė hapėsirat
evroaziatike. Nuk beson askush se nė hapėsirat evroaziatike, pėrveē
nė Kosovė, ka pensionistė qė duhet tė mbijetojnė me 35 evro nė muaj!
Flitet me hipokrizi pėr barazinė e grave, ndėrsa ato janė kategoria
mė e goditur nga papunėsia nė Kosovė, ndėrsa dihet nga tė gjithė se
pa pavarėsi ekonomike nuk mund tė ketė as barazi gjinore e
njerėzore.
-
-
Gjendja e
ish-luftėtarėve dhe e familjeve tė tyre ėshtė e mjerė dhe e
padurueshme. Ish tė burgosurve dhe ish tė pėrndjekurve politikė po u
bashkohen tė dėnuarit dhe tė pėrndjekurit e ditėve tona, me qėllim
qė veprat e flijimet e tyre pėr liri, pavarėsi e demokraci tė
kriminalizohen. Eshtrat e tė kidnapuarve e tė tė vrarėve nga
legjionarėt e beretave tė kuqe, edhe pas pesė vjetėsh, ende po
qėndrojnė tė shpėrndarė nė dherat e Serbisė, duke mbushur me pezėm e
me mllef dhjetėra mijėra qytetarė tė Kosovės.
-
-
Arsimi, shėnetėsia e
kultura janė nė gjendje tė palakmueshme. Zyrtarėt e institucioneve
lokale e vendrore kanė rėnė terėsisht nė provim. Ata po sillen sikur
qytetarėt janė nė shėrbim tė tyre e jo ata nė shėrbim tė qytetarėve.
Nuk ėshtė pėr tu habitur qė pakėnaqėsia e qytetarėve ndaj kėtyre
institucioneve po rritet nė mėnyrė brengosėse.
-
-
PASOJAT FATALE TĖ
PAPERSPEKTIVĖS
-
-
Prandaj, nga kriza e
padurueshme ekonomike, nga paperspektiva pėr tė ardhmen e vet dhe
nga frika prej njė robėrie tė re serbe, me dhjetra mijėra qytetarė
tanė, me zemra tė thyera e buzė tė pėrvėluara, po largohen, pa
kthim, pėr nė hapėsirat e Kanadasė, Australisė, Zelandės sė Re, nė
vendet skandinave e gjetkė.
-
-
BRENGAT QĖ SHTYJNĖ NĖ
AKSION
-
-
Duke pasur parasysh kėtė
pasqyrė dramatike nėpėr tė cilėn po kalon Kosova, e cila pandalshėm
po rrėshqet drejt njė robėrie tė re tė pėrgjakshme;
-
duke pasur parasysh
se politikanėt aktualė tė Kosovės, as pas pesė vjetėsh, nuk treguan
aftėsi elementare politike pėr ti prirė Kosovės drejt lirisė,
pavarėsisė, demokracisė, drejt krijimit tė njė shoqėrie tė shėndoshė
dhe tė aftė pėr tė luftuar me efikasitet tė gjitha llojet e krimeve
dhe tė padrejtėsive;
-
duke pasur parasysh
se nė Kosovėn aktuale opozita politike, konstruktive, si forcė e
domosdoshme nė frymėn e demokracive perėndimore, pėr tė mbrojtur
shoqėrinė nga tė gjitha monopolet dhe devijimet e rrezikshme, ėshtė
eliminuar fare;
-
duke pasur parasysh
faktin se shumica e qytetarėve tė Kosovės i nėnshtrohet njė procesi
tė hapur tė shpėrlarjes sė trurit, do tė thotė fshirjes sė kujtesės
historike e kulturore;
-
duke pasur parasysh se
Korniza Kalimtare Kushtetuese e Kosovės nuk garanton as kushtet mė
elementare pėr ushtrimin, zhvillimin e forcimin e njė sistemi
parlamentar tė lirė e tė barabartė, nė frymėn qytetare;
-
duke qenė
thellėsisht tė bindur se Kosova, nga kjo krizė tepėr e thellė
politike, ekonomike e shoqėrore, nuk do tė mund tė dalė pa njė
opozitė tė fuqishme e tė bashkuar tė tė gjithė banorėve tė saj;
-
ne, njė grup
nismėtarėsh, nuk mund tė qėndrojmė edhe mė tutje indiferentė dhe tė
shikojmė se ēfarė ėshtė duke ndodhur e duke mos ndodhur rreth e
rrotull nesh. Ne, nė mėnyrė mė serioze dhe energjike, ngremė zėrin
tonė kundėr indiferentizmit, apatisė, letargjisė, konformizmit,
vetėkėnaqėsisė dhe vetėmashtrimit, mjete kėto hipnotike, me tė cilat
disa nga liderėt tanė tė paralizuar dhe disa faktorė ndėrkombėtarė,
po mundohen tė na vėnė nė gjumin e dorėzimit e tė nėnshtrimit.
-
-
VETĖDIJA POLITIKE PO
NGRITET
-
-
Mirėpo, nė anėn tjetėr,
ne gjithashtu po shohim se rinia jonė, e frymėzuar me idealet e
lirisė, e frymėzuar me idealet e demokracisė perėndimore e
humaniste, ēdo ditė e mė tepėr, po kėrkon rrugėdalje nga kjo situatė
e paperspektivė. Rinia jonė heroike, e mbushur me hov e me energji
pozitive, gjithnjė e mė vrullshėm, po kėrkon rrugėdalje nga kjo
kėnetė politike, ekonomike e kriminale nė tė cilėn ėshtė
katandisur atdheu ynė i vetėm Kosova.
-
-
Prandaj, duke mos dashur
tė pajtohemi qė kjo energji e pakufishme rinore tė shpėrthejė nė
mėnyrė tė pakontrolluar, ne, njė grup nismėtarėsh, jemi vėnė nė
aksion qė, sė bashku me tė gjithė qytetarėt brenda e jashtė Kosovės,
pa dallim gjinie, kombėsie a pėrkatėsie etnike, pa dallim feje,
besimi a ideologjie, por
-
1. qė nė zemėr kanė
formimin e konusit udhėheqės politik, kompetent, qytetar, qė synon
lirinė e pavarėsinė e Kosovės;
-
qė nė zemėr kanė
themelimin e ngritjen e shtetit demokratik qė synon edukimin
humanist, parandalimin e krimeve nė mbėshtetje tė vetorganizimit
qytetar, qė synon pluralizmin e vėrtetė politik, mendimin e lirė,
fjalėn e lirė, veprimin e lirė qytetar, tė drejtat dhe barazinė pėr
tė gjithė qytetarėt e Kosovės;
-
qė nė zemėr kanė
paqen, tolerancėn, bashkėpunimin dhe dashurinė midis tė gjithė
qytetarėve tė Kosovės e midis tė gjithė popujve tė mbarė botės;
-
tė themelojmė Organizatėn
Politike Paqėsore:
-
-
-
FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS
(FQK)
-
-
Me kėtė rast, thėrrasim
tė gjithė qytetarėt e pjekur tė Kosovės dhe gjithė njerėzit e
vullnetit tė mirė nga mbarė bota, qė ndėrmarrjen tonė tejet tė
vėshtirė, por tejet fisnike, ta ndihmojnė e pėrkrahin, me tė gjitha
mjetet e mundėsitė qė kanė nė dispozicion, por pa kushtėzime e
ndėrhyrje interesash personale a grupore.
-
-
Sė shpejti, Organizata
Politike Paqėsore nė formim, FQK do ti ketė edhe Programin e
Statutin e vetė.
-
Na priftė e mbara!
-
-
Nga Zyra e
Organizatės Politike Paqėsore nė formim:
FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS (FQK)
-
-
Adresa e selisė:
-
Lagj. DARDANIA, Rr.
IDRIZ GJILANI, 4/10 T. Fax:038. 542742; /e-mail:
demaci@alb-net.com
_________
Dėrgoi, Lond Tara |
|