|
 |
|
21 shkurt 2004 / TN
Kjo
ėshtė "njė polemike e detyruar me njė diplomat tė Enverit", thotė
studiuesi i njohur Elmaz Leci. Qė nė kėtė shkrim, i pėrgjigjet njė
funksionari tė lartė tė diplomacisė shqiptare-A
e shiti Enver Hoxha Kosovėn?!
Kjo
ėshtė "njė polemikė e detyruar me njė diplomat tė Enverit", thotė
studiuesi i njohur Elmaz Leci. Qė nė kėtė shkrim, i pėrgjigjet njė
funksionari tė lartė tė diplomacisė shqiptare, i cili kohė mė parė
ka polemizuar me tė nė faqet e "Korrierit", pėr rolin e Hoxhės pėr
sa i pėrket Kosovės
-
Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI
-
Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe
Mbrojtjes,Tirane
|
|
Enver
Hoxha me vėllan e tij Stalinin - derisa ("miqtė" e tij) kosovarėt
internoheshin e persekutoheshin nga nėna Shqipėri - A i thuhet
ēmendurisė dashuri pėr Kosovėn !? |
|
Ne nje
artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull:
"Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me
Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per
Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty
evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por
qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.
Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te
kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte
permes nje artikulli "polemizues", qe vetem i tille nuk eshte dhe ti
quaj ato, trajtime"krejtesisht pa vend". Madje, pervec artikullit, ai
boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te
dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na spjegon "bemat e mira" te
Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per
te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e
tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se:
Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra
te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo
Enver Hoxha Kosoven?!
Se
pari:
Si,
dashuria me Beogradin e varrosi ēėshtjen shqiptare ?
Te
flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte
Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist
shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e
Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes,
qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja
shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12
vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben
ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5
nentorit, eshte e kunderta.
Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave
historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne
periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste
Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine.
Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i
ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument
te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes
shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan
V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit
1949, Beograd).
Per ta
zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski
odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare
dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan:
"Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be
nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e
Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.
Per kete
ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne
Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer,
"Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet
ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se
Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.
I
vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as
ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te
vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka
heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise
Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika"
fq. 183-187).
Le te
vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte
pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te
sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera
shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate
forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere.
Perse - ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht
te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor
komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e
Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder
dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.
Me kete
vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten
e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo...
pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943
deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur
Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin
strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Komiteti
Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me
kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos,
Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi
ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri
"Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).
Ndersa
Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine",
shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe
ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u
anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane
te kohes qe do t'i shohim me poshte:
"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe
shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri
"Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate
(Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri
"Kujtime" 1973, f.50-58).
Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj,
por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te
Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte
koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine".
(E. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e
vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op.137,
D.68. L 64-73)
Ne prill
te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper
makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen
Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha
ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie
duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te
ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i
mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te
PPSh).
Ne
prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si
perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u
be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin
e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's
Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te
shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te
deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi".
(Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).
I morem
dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se
pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka
antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh:
Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast
se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni
"(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).
Ne
vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje
informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te
percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi
anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot
nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves""
(Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).
Ne nje
mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te
Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A
eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po
vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo
nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te
bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet".
(Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish
Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!
Se dyti:
Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!
Ky eshte
deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te
Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver
Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo
vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje
interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne
shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish
atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun
(Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me
Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)
Te
flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben
"polemizuesi", do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program,
platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte
Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare
te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e
Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e
propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.
Ne
nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit",
"Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba".
C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per
Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve?! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe
e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte
shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte
bere.
Ku ishte
ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e
ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves,
"mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi!
Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi
i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.
Sic e
shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per
mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba
punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose
Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin
e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e
Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i
Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te
padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije
ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos
arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).
Le te
hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e
vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja
kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te
Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne
Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku
me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku
ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede
shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin
e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte
mberritur para kthimit tim te Tito".
Keshtu e
mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje
periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje
retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin
Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin
1946-en ne Beograd?!
Ate e
vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se
te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te
me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje
tradhetareve"! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.
Te
"paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i
Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e
Shqiperine etnike.
Po ku
ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te
cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin
dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561
te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e
zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e
rregjimit?!.
Po tere
ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit
serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne
Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a
nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri
Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per
Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?!
Por
keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por
respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje
"ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te
mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume
te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u
prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe
pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka.
Tu
evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te
Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta
propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist
si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove,
do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te
Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare.
Aferim!...
_______________
E dėrgoi: Kadri MANI
|
|