|
-
21 shkurt 2004 / TN
-
-
Editoriali i "Shqipėria Etnike"
nr. 2/2003, f.3
-
-
Njė
fenomen jo i hijshėm po e pėrcjell pėrditshmėrinė tonė nė kėtė
periudhė tė pas luftės, krisjet e pakontrolluara gjatė ahengjeve
familjare dhe pėr pikė qejfi, duke ia shtuar kėsaj edhe dukurinė mė
tė shėmtuar qė po manifestohet ditėve tė fundit, vrasjet pothuajse
tė pėrditshme tė pjesmarrėsve tė luftės sė zhvilluar para do kohe
nga dora e shqiptarit.
-
-
Bijtė
mė tė mirė tė kombit, ata qė nuk kursyen as jetėn e tyre pėr
arritjen e tė drejtave minimale qė na pėrkasin si popull, duhet tė
kuptojnė njė herė e pėrgjithmonė se lufta qė ata zhviluan me plot
burrėri e trimėri ka pėrfunduar. Ata do tė duhet tė jenė shumė tė
kujdesshėm pėr mėnyrėn e pėrdorimit tė armatimit tė mbetur nė duart
e tyre. Ēdo gabim dhe lėshim i tyre nė kėtė aspekt vetėm do tė lė
njollė tė keqe nė veprėn madhore qė ata bėnė para njė viti.
-
-
Kurse,
edhe mė keq dhe mė tragjike ėshtė qėrimi i hesapeve dhe pastrimi i
llogarive ndėrmjet ish ushtarėve tė tė njėjtės ushtri ēlirimtare
pėrmes tytės sė armėve. Kjo edhe mė tepėr degradon kontributin e
formacionit ushtarak qė ata dikur pėrbėnin, dhe njollos organizimin
madhėshtor dhe disciplinėn e vėrtetė qė pati UĒK-ja tani e
shpėrbėrė, organizim ky qė sipas analistėve ia tejkaloi tė gjitha
organizmave ushtarak tė shfaqur nė kėtė pjesė tė Evropės kohėve tė
fundit.
-
-
Dhe
parashtrohet pyetja, kujt i shkon pėrshtati e tėrė kjo qė po ndodh
nė mesin tonė? Vallė ka ndonjė subjekt politik a apolitik qė mund
ti gėzohet vėllavrasjes ndėrshqiptare? Pse biem nė grackėn e
djallit tė mallkuar dhe ngremė dorė mbi vėllaun tonė nga gjaku,
kombi e feja? Pse nuk mundemi tė jemi mė tolerant dhe mė durimtarė
nė padrejtėsitė eventuale qė mund tė na ketė bėrė personi tė cilin
duam ta rafshojmė pėr toke? Pse nuk jemi nė gjendje qė llogaritė e
pasqaruara mes vete ti lėmė pėr Ditėn e Gjykimit, pėr atė ditė kur
All-llahu i Madhėrishėm do tė merr nė mbrojtje atė tė cilit i ėshtė
padrejtėsi dhe zullum? Deri kur temperamenti ynė do tė zotėron mbi
urtėsinė, emocionet mbi arsyen?
-
-
Me
plotė tė drejtė frika e njerėzve tanė vjen e shtohet gjatė kohės qė
vije, periudha parazgjedhore dhe vetė dita e zgjedhjeve mund tė jenė
edhe mė tė kobshme pėr trungun tonė nėse nuk ndėrmirret diē nė kėtė
drejtim. Kėtė frikė e bėjnė edhe mė tė arsyeshme grindjet dhe
mosmarrėveshjet qė po manifestohen mes partive tona politike gjatė
ditėve tė fundit.
-
-
Mosdalja nė zgjedhjet e 15 Shtatorit si njė trup dhe me njė listė, e
qė pėr fat tė keq siē duket edhe do tė ndodhė nga kokėfortėsia e
liderėve tanė partiakė tė cilėt pėr shkaqe parimore kanė vendosur
tė mos merren vesh mes vete, do tė jetė edhe njė nxitje pėr zbrazje
tė pakontrolluar tė energjisė negative tė shpirtrave tė frustruar
gjatė kėsaj periudhe kritike.
-
-
Pavarėsisht se partitė politike kanė vėshtirė tė kontrollojnė tė
gjithė anėtarėt dhe simpatizuesit e tyre pėr tė parandaluar veprimet
e pahijshme, gjėja mė e vogėl qė ato mund tė bėjnė ėshtė thirrja e
pėrbashkėt publike deri te simpatizuesit e tyre dhe elektorati
shqiptar pėr urtėsi, gjakftohtėsi dhe pėrmbajtje nga dhuna gjatė
periudhės qė ka tė bėjė me zgjedhjet parlamentare. Ndoshta ky gjest
i tyre sadopak do tė kishte zbutur mosmarrėveshjet e tyre dhe
situatėn e acaruar tė cilėn ata na e gatuan si pasojė e kėtyre
mosmarrėveshjeve.
-
-
*
Aristoteli, Poliitika
|
|