|
21
shkurt 2004 / TN
Ēerēiz
Loloēi
Sot
opozita zhvilloi njė nga manifestimet mė masive dhe mė qytetare tė
zhvilluar ndonjėherė nė Shqipėri duke lėnė njė shteg hapur pėr tė
vepruar institucionet e tjera. Dy instrumenta demokratikė qė ka ēdo
shoqėri e sotme, edhe shoqėria shqiptare, ėshtė votimi nė njė garė
elektorale nė zgjedhjet e pėrgjithshme dhe protesta masive paqėsore.
Kur njė prej kėtyre mekanizmave nuk funksionon (tashmė jemi tė gjithė
nė njė mendje se nė vendin tonė nuk po kapėrcehet ende precedenti i
zgjedhjeve normale demokratike respektivisht pėr pushtetin qendror dhe
pėr atė lokal), dalja nė protesta masive dhe tė pėrgjithshme ėshtė
testi mė i mirė dhe mė i pakundėrshtueshėm qė paralajmėron lėvizje
politike, inspiron zgjedhje tė menēura dhe tė padhunshme.
Qytetarė
tiranas por edhe nga tė gjitha zonat e vendit, pėrfaqėsues tė tė
gjitha shtresave shoqėrorė, subjekte politike dhe anėtarė e
simpatizantė tė koalicionit tė gjerė opozitar- kanė bashkuar zėrin e
tyre nė manifestimin mė tė madh tė zhvilluar ndonjėherė nė kryeqytet
duke kėrkuar jo thjesht largimin e njė kryeministri dhe tė njė
qeverisje tė dėshtuar dhe inefikase, por edhe pėr tė kėrkuar njė
zgjidhje mė tė qėndrueshme dhe afatgjatė.
Nė
rastin mė tė keq dhe qė ka ndodhur edhe herė tė tjera nė politikėn
shqiptare, palėt mund tė qėndrojnė sėrish nė pozicionet e tyre:
qeveria tė mos japė dorėheqje, presidenti tė mos marrė pėrgjegjėsitė
institucionale, parlamenti tė zvarritet nė miratim ligjesh dhe
njerėzit tė riprotestojnė nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera tė vendit.
Por qėndrimi nė kėto pozicione nuk i shėrben askujt, pasi palėt nuk
mund tė jenė gjithherė nė njė ritual pa rrugėdalje.
Protestat, sado paqėsore dhe tė kontrollueshme, nė kryeqytet por edhe
nė sheshe dhe vende tė tjera, nė vend qė tė krijojnė komoditetin pėr
qeverisje, kėrkojnė para sė gjithash qė vėmendja, paratė, energjitė tė
shkojnė nė mposhtjen e tyre; shembujt edhe shqiptarė kanė treguar se
fitues kanė qenė gjithmonė palėt protestuese paēka qė janė harxhuar
fonde, autoritarizma dhe teprime tė pushteteve tė dhunės ndaj
qytetarėve. Ky zinxhir protestash tashmė nuk mund tė pengohet prej
askujt dhe nė tė mirė tė njė mentaliteti tjetėr politik, lypset tė
kėrkohet njė zgjidhje mė kostante.
Njė masė
e madhe qytetarėsh dhe tėrėsia e zėrave opozitarė, qė nuk janė
domosdoshmėrisht anėtarėt dhe militantėt e forcės kryesore
kundėrshtare, kanė vėnė nė pikėpyetje, sė pari, vetė pushtetin
legjislativ; pra ky parlament nuk mund tė jetė mė pėrfaqėsues i
shumicės shqiptare dhe nė kėtė rast ai duhet tė riverifikohet nė
momentin mė tė parė.
Fakti
tjetėr qė presidenca nuk ka ndonjė rol nė kėtė situatė
paqėndrueshmėrie dhe zinxhir krizash, e ka vėnė nė pozitė tė vėshtirė
edhe kėtė institucion ku edhe kryetari i shtetit nuk ka sesi tė
verifikojė funksionimin dhe integritetin presidencial pėrveē se nė njė
trupė tjetėr legjislative. Nė gjendje pasigurie, pėr vetė ndikimin dhe
ndėrhyrjen qė bėn politika (e ashtuquajtura mazhoranca qeverisėse),
janė edhe institucionet e tjera. Por si protestuesit ashtu edhe shumė
shqiptarė tė tjerė qė nuk protestojnė shesheve dhe publikisht por janė
kundėr keq-qeverisjes, nuk kėrkojnė zbrazjen e institucioneve, por
riformulimin e tyre me parametra bashkėkohorė dhe qė t'u pėrgjigjen
sfidave tė sotme integruese.
|
|