|
Podujevė,
19 shkurt 2004 (TN)
Krahasuar me vitet paraprake, gjatė vitit tė kaluar vėrehet shtim i
interesimit pėr librin sepse vetėm pėr dy muajt e parė tė kėtij viti
numri i lexuesve ėshtė rritur pėr 27%, deklaroi sot drejtori i
Drejtorisė pėr kulturė, rini e sport i komunės sė Podujevės z. Nexhmi
Balaj i cili pohoi se megjithate ekziston krizė e pėrgjithėshme
kulturore.
Nė bazė
tė statistikave tė vitit 2003, numri i lexuesve nė bibliotekėn e
qytetit ėshtė rritur. Janė evidentuar mbi 1250 lexues tė grupmoshave
tė ndryshme dhe gjithėsej 11.250 libra tė lexuara, tha z. Balaj.
Sipas tij, interesim tė shtuar pėr librin po tregojnė nxėnėsit dhe
studentėt qė kryesisht kėrkojnė botime tė reja tė gjuhės shqipe, por
po shtohet numri i atyre qė po lexojnė edhe literaturėn ekzistuese nė
gjuhėn angleze qė numėron gjithėsej 4700 ekzemplarė.
Nė
bibliotekėn e qytetit nė Podujevė ka 17. 994 ekzemplarė librash tė
letėrsisė pėr fėmijė dhe tė rritur, trashėgimi kulturore, filozofi,
art, etj. Drejtori Nexhmi Balaj njoftoi aktualisht funksionojnė edhe
biblioteka e Lluzhani ku ka 4750 ekzemplarė librash, nė Orllan 2800,
nė Llapashticė 1700 dhe nė SHMT Fan S. Noli ka 2570 libra.
Nga
librat mė tė kėrkuar nė Podujevė sipas tė dhėnave tė DKRS janė botimet
e Ismail Kadaresė, Sabri Hamitit dhe Bilall Xhaferit, mirėpo edhe
perla tė letėrsisė botėrore nė gjuhėn angleze tė cilat vitin e kaluar
i ka dhuruar Biblioteka Univerzitare e Manēesterit tė Anglisė.
Kėtė
vit biblioteka jonė ėshtė pasuruar me kompletin e Studimeve
arkeologjike dhuratė nga Muzeu i Kosovės si dhe libra nga Biblioteka
Universitare e Kosovės, njoftoi z. Balaj. Ai tha se lexuesit kėrkojnė
botime tė reja e sidomos ato botime tė publikuara pas viteve tė 90-ta
tė cilat i mungojnė bibliotekės sė qytetit nė Podujevė. Ne kemi
problem edhe me ambientin e papėshtatshėm, mungesėn e sallės pėr lexim
dhe hapėsirėn e pamjaftueshme edhe pse kujdesi pėr librin ėshtė nė
nivelin mė tė lartė, pohoi Balaj duke njoftuar se ėshtė kryer
sistematizimi i librit sipas zhanreve.
Drejtori
Nexhmi Balaj mendon se libri dhe vetė lexuesit llapjanė po mėtojnė tė
dalin nga kriza e cila ka kapluar kulturėn pėrgjithėsisht. Nė lidhje
me kėtė ai deklaroi se aktualisht kultura po absorbohet nga interneti
e qė dallon esencialisht nga ajo qė ofron libri sepse mė sė paku
bėhet fjalė pėr petkun e gjuhės dhe tė kulturės shqiptare, deklaroi
Balaj.
Institucioni ynė po vazhdon me pėrpjekjet e pandalshme pėr krijimin e
vlerave tė qėndrueshme tė kulturės. Vitin e kaluar Qendra e Kulturės e
Podujevės ka botuar dy libra tė reja me ēka numri i botimeve ka
arritur nė 14, tha z. Balaj dhe njoftoi se po bėhen pėrgatitje qė tė
hapet ekspozita e bibliotekės individuale tė intelektualėve tė komunės
sė Podujevės.
|