|
-
Prishtinė, 20 shkurt 2004 / TN / B.I.K.
-
-
Jemi dėshmitarė tė njė fushate qė po zhvillohet pėr shumė ditė me
radhė nga disa individė dhe institucione tona ndaj gjith asaj qė
ėshtė islame, nė tė cilėn nė mėnyrėn mė tė vrazhdė po cenohen tė
drejtat individuale dhe kolektive tė besimtarėve tanė, tė drejta
kėto tė garantuara nga ligje dhe konventa ndėrkombėtare. Nga ana
tjetėr, disa gazeta tona sikur presin me padurim tė paraqitet ndonjė
rast e ti mbushin faqet e tyre, pavarėsisht se me tė tilla shkrime
mund tė ofendojnė ndokėnd (nė rastin tonė besimatėt islamė).
-
-
Tė
tjerėt e konsiderojnė si njė ushqim shpirtėror kur ia dalin tė
nėnēmojnė Islamin dhe muslimanėt. Ndonjėri shkon edhe mė larg, sa
tu shesė lexuesve ders e nasihat, ani pse mund tė jetė i pa
kompetencė pėr ēėshtjen nė diskutim. E tėrė kjo, pėr fat tė keq,
bėhet nė mėnyrė sistematike, tė koordinuar, natyrisht, pėr ta
shprehur mllefin e tyre kundėr Islamit dhe myslimanėve.
-
-
Bashkėsia Islame e Kosovės nuk ėshtė e interesuar qė spektrin tonė
politik, edhe ashtu tė preokupuar nga probleme prej mė tė
ndryshmeve, ta rėndojė edhe mė shumė me tė tilla ēėshtje, tė cilat
me njė angazhim dhe mirėkuptim, mund tė zgjidheshin pa u bėrė barrė
e saj. Mirėpo, pėr hir tė sė vėrtetės, si dhe pėr hir tė mbrojtjes
sė dinjitetit tė besimtarėve tanė (antarėsisė sė gjerė) ne si
institucion jemi tė detyruar tė shprehim shqetėsimin dhe brengosjen
tonė tė thellė rreth disa sulmeve qė janė drejtuar kundėr asaj qė
ėshtė islame nė Kosovė.
-
-
Tė
gjithė i kemi tė freskėta ofendimet e katėr zėdhenėsve tė
institucioneve tona qeveritare, qė i bėnė kohė mė parė kundėr
pėrkthyeses sė OSBE-sė, dhe nėnēmimi qė u bė nė llogari tė saj
publikisht, gati nė tė gjitha mediet tona publike, pa dhėnė askush
llogari pėr atė rast. Por, ajo qė e habit njeriun edhe mė shumė,
ėshtė se ministri pėr ēėshtje publike, nė njė deklaratė tė tij,
arsyetoi veprimin e tyre. Kjo ēėshtje, nė njė vend si Kosova, qė
synon tė shkojė drejt demokratizimit tė shoqrisė, besojmė se nuk i
bėn nder askujt.
-
-
Ēėshtja e dytė ėshtė ndalimi qė i bėhet njė numri tė studentėve tė
UP-sė qė tė falen nė njė kthinė tė Bibliotekės Kombėtare dhe
Universitare tė Kosovės dhe kthimi i saj nė njė sallė pėr tė pirė
duhan sa kohė qė hapėsira e Bibliotekės shfrytėzohet nga disa
asociacione tė tjera, tė cilat nuk kanė tė bėjnė aspak me librin.
-
-
Ditėt
e fundit ėshtė aktual debati rreth njė nxėnėseje tė gjimnazit Sami
Frashėri tė Prishtinės, e cila kėrcnohet nga drejtoresha me
pėrjashtim nga shkolla pėr shkak tė bartjes sė shamisė nė kokė.
-
-
Tė
gjitha kėto veprime, nga ana e disa institucioneve tė Kosovės, nuk
mund ti vlerėsojmė ndryshe veēse si cenim flagrant i dy lirive
themelore tė tė drejtave tė njeriut: lirisė personale dhe asaj tė
besimit, tė drejta kėto tė garantuara edhe me Kornizėn Kushtetuese
si dhe nga ēdo ligj e konventė e tė drejtave tė njeriut.
-
-
Nga
ana tjetėr, thirrjet pėr ruajtjen e laicizmit tė shoqėrisė kosovare,
nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė kuptojnė cenimin e tė drejtave fetare
tė akėcilit besim. Njė shtet laik, nuk ėshtė armik i besimit.
Laicizėm nė shoqėritė demokratike do tė thotė: Qė shteti tė mbajė
qėndrim asnjanės ndaj fesė, tė mos e pranojė dhe as ta refuzojė
atė, tė mos e mbėshtesė dhe as ta pengojė, dhe shoqėrisė ti
sigurojė lirinė e besimit apo tė kundėrtėn e saj, ndryshe nga
laicizmi marksist, i cili e luftoi fenė dhe e konsideroi atė-
cilėndo fe, opium pėr popujt.
-
-
Pretendimi se shamia ėshtė njė simbol fetar islam, ėshtė pretendim i
papranuar, pasi shamia nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė simbol, sepse
simboli ėshtė ai qė ska detyrė tjetėr pėrveēse shprehjen e
pėrkatėsisė fetare tė bartėsit tė tij, si fjala vjen, kryqi nė qafėn
e njė tė krishteri ose jarmulka hebraike nė kokėn e ēifutit; kėto
tė dyja skanė detyrė tjetėr veēse shfaqjen e identitetit.
-
-
Ndėrkaq, shamia ėshtė diēka krejt tjetėr, pasi ajo ka njė detyrė
tjetėr tė mirėfilltė, qė ėshtė mbulesa dhe serioziteti, ndėrkohė qė
nuk i shkon ndėrmend asnjėrės prej bartėseve tė shamisė qė bartja e
saj ka pėr qėllim tė tregojė pėr vetėn dhe fenė e tyre, por ato me
kėtė veshje u binden urdhrave tė Zotit tė tyre dhe i zbatojnė
rregullat e fesė islame.
-
-
Pėr
kėtė arsye, ndalimi i bartjes sė shamisė, siē bie ndesh me parimin e
lirisė, bie nė kundėrshim edhe me parimin e barazisė gjinore dhe me
konventat ndėrkombtare pėr tė drejtat e njeriut, sepse cenimi i
kėsaj tė drejte do tė thot persekutim i fetares, ngushtim i lirisė
sė saj, mohim i tė drejtave tė saj, qoftė pėr arsimin, punėsimin ...
-
-
Civilizimi i vėrtetė ėshtė ai qė karakterizohet nga toleranca, ai ku
ka vend pėr diversitetin fetar dhe kulturor, qė lejon diversitetin
etnik dhe mendor e nuk mundohet ti bėjė tė gjithė njerėzit kopje tė
pėrsėritura tė njė lloji.
-
-
Njerėzit duhet ti edukojmė pėr tė respektuar njėri-tjetėrin, pėr tė
pranuar njėri-tjetrin, edhe nėse ndahen nė besime e fe, ashtu siē na
mėson Kurani: Ju keni fenė tuaj e unė kam fenė time.
-
-
Ne
jemi tė indinjuar nga disa deklarata dhe shkrime, ku shamia
paraqitet si simbol qė e prish imazhin e Kosovės. Si mund ta prishė
imazhin e Kosovės njė vajzė e edukuar, intelektuale, qė ėshtė e
lidhur pas mėsimeve tė fesė sė saj, nė veshjen dhe sjelljet e saj.
Imazhin e Kosovės nuk mund ta prishė njė njeri qė e njeh Zotin dhe
i frikėsohet Atij, qoftė burrė apo grua.
-
-
Duke u
mbėshtetur mbi parimet islame si dhe dėshirėn tonė pėr tė dhėnė
kontributin modest pėr stabilizimin e gjendjes nė Kosovė dhe
avancimin e saj tė mėtutjeshėm, ne kėrkojmė nga institucionet tona
qė tė kenė sjellje korrekte dhe konform ligjeve pozitive ndaj
kėrkesave tė besimtarėve tanė, sepse kėtė e kemi obligim ndaj
qytetarėve tanė.
-
-
Nėnēmimi dhe pėrpjekjet pėr tė diskriminuar kėtė pjesė tė rinisė
sonė, nuk pėrbėn njė gjest intelektual e pėrparimtar dhe ska tė
bėjė aspak me traditat tona dhe cililizimin e shekullit tonė.
Prandaj, le ti lėmė njerėzit tė qetė tė jetojnė jetėn e tyre ashtu
si duan ata. Fundja, zgjedhja e mėnyrės sė jetesės ėshtė e drejtė
themelore e secilit.
-
-
Nuk
duhet tė harrojmė se aktet e kėtilla represive dhe nėnēmuese, mund
tė jenė shkak i radikalizimit tė tė rinjve tanė, pėr se shoqėria
jonė ka mė sė paku nevojė nė kohėn e kthesave tė mėdha.
|
|