| |
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
| |
Njė pėrgjigje njė ish-tė burgosuri politik |
|
| |
Xun Ēetta: Nėse je lajthitur tash, mos
u lajthit mė |
|
|
|
|
|
|
|
|
-
19 shkurt 2004 / TN
-
-
Tash ende po mė qeshet, se si Xun Ēetta, edhe pse
thotė se i ruan tė gjitha shkrimet e mia, nuk ka vėrejtur se ato
janė shkrime tė veēanta nga tė gjithė publicistėt e Kosovės. Sepse
kanė njė stil qė askush tjetėr nuk e ka. Njė stil tė rrjedhshėm, pa
ofendime dhe plot sinqeritet kombėtar. Ishalla tash e mbas e kupton,
o Xun Ēetta, se je lajthitur nga dikush keq, ose tė ka tallur. Se
Nazmi Lukaj ėshtė dora vetė. Koka dhe mendja e tij. Dhe, lapsi i tij
i mprehtė dhe i sinqertė. Nėse je lajthitur tash, mos u lajthit mė.
-
-
Shkruan:
Nazmi LUKAJ, Prishtinė
-
-
Njė imell
nė adresėn time nė orėt e vona tė mbrėmjes, mė befasoi. Pashė se nė
tė shkruante: xun26@hotmail.com. Kur e hapa, e kuptova edhe mė mirė
se kush ma kishte dėrguar. Ishte Xun Ēetta, njė ish-i burgosur
politik. E lexova mė vėmendje. Fillimisht mė kishte pėrshėndetur, e
pastaj mė tregonte se i kishte ruajtur gati tė gjitha shkrimet e
mia, dhe se i kishte nėnvizuar, ku kishte menduar se nuk kisha pasur
tė drejtė. Diku Xuni mė kishte lavdėruar, e diku mė kishte sharė.
Diku edhe mė kishte ofenduar.
-
-
Pasi mė
kishte shkruar se mė erdhi mirė qė e kishte marrė nga dikush imellin
tim, mė kishte thėnė se kėtė reagim po ma dėrgonte vetėm mua. E
lexova shumė mė vėmendje, sepse pėr veprimtarinė kombėtare tė tij
kam shumė respekt. Pastaj se me Xunin disa herė mė ka rėnė tė rri,
edhe pse ai fare kishte harruar, ose kėshtu, sė paku, bėhej. Ndėr tė
tjera, mė kishte quajtur edhe huadhėnės tė emrit!!! Medemek, dikush
po u fshika pas shkrimeve tė mia!!! / Deri kur ne shqiptarėt tė
gjitha gjėrat do ti shikojmė me dyshim?!!! / U ēudita pse mė quante
kėshtu, kur unė ka gati dhjetė vjet qė merrem me gazetari e
publicistikė. Dhe, emri im ėshtė shumė i njohur pėr opinionin edhe
nė Shqipėri, edhe nė Kosovė, edhe nė diasporė. Si dhe shkrimet e mia
i shkruaj dhe i botoj nė praninė e tė gjithė gazetarėve nė redaksinė
e gazetės Bota sot nė Prishtinė. Haaaaaaaaaaaaa! Sa tė jetojė
njeriu,ndien gjithēka. Edhe kėso muhalifesh.
-
-
Xuni
kishte nėnvizuar disa gjėra nė shkrimet e mia qė, sipas Tij, unė nuk
kisha pasur tė drejtė. Nejse, ashtu si mendoj unė qė janė tė drejta,
ai ka tė drejtė tė mendojė ndryshe prej meje. E kishte shfaqur edhe
pak dronė se, po ti botonte publikisht vėrejtjet e tij tė
nėnvizuara nė shkrimet e mia, do tė mund tė dilte ndokush me ndonjė
reagim pėr ta leckosur atė.
-
-
Qesha.
Qesha shumė. Mė shumė qesha me nervozėn e tij tė grumbulluar pa
nevojė. Krejt pėrmbajtjen e kėsaj letre qė ma kishte drejtuar Xuni
nė imellin tim personal, e lexova edhe njė herė. Shumė mė vėmendje.
Pėr shkak se ai ishte rezervuar ti bėjė publike vėrejtjet e tij tė
nėnvizuara nė shkrimet e mia, unė nuk po ia publikoj ato, se janė
mendimet e tij tė dhėna pėr personalitete tė ndryshme tė Kosovės, qė
ndoshta nė kėtė kohė dėshiron ti mbajė vetėm pėr vete. Njė gjė mė
erdhi rėndė. Nga sinqeriteti i tij i pėrzier me naivitet, nė fund tė
letrės sė tij mė kishte thėnė se po ia keqpėrdora pėr ndonjė reagim
timin tė vrazhdė ndaj tij, tė gjitha ato shkresa tė miat do ti
fuste nė thes e do tė mi shtinte nė gojė.
-
-
Haaaaaaaaaaaaaaaaa!Edhe kėtu qesha mė tė madhe. Por, meqė kam njė
respekt pėr kontributin e tij kombėtar prej njė tė pėrvuajturi nėpėr
kazamatet serbe, as kėtė nuk ia zura shumė pėr tė madhe. Nejse. Mė
erdhi ēudi vetėm qė ai, meqė qenka koleksionues i shkrimeve tė mia,
nuk paska konstatuar prej tyre se unė nuk iu kam frikuar as SHIKU-ut
tė Shqipėrisė nė Tiranė, gjatė kohės kur Rugova mbahej peng nė
Beograd, e qė gjatė asaj kohe pata bėrė shkrimin nė Albania tė
Tiranės, ku thosha se Rugova ėshtė truri i Kosovės dhe se ata qė e
quajnė tradhtar, sė pari, duhet ta pyesnin veten se ēka do tė kishin
bėrė po tė ishin nė vendin e tij nė ato momente, kur Kosova veē gati
sa nuk ishte zbrazur nga shqiptarėt.
-
-
Tjetėr: me
shkrime kam kritikuar edhe Ramush Haradinajn e Hashim Thaēin, kur
emrin e tyre pas luftės tė rrallė kanė qenė ata publicistė qė
guxonin ti lakonin. Po ashtu, kam bėrė luftė tė hapėt me shkrime
kundėr shėrbimeve sekrete nė Kosovė, qė janė fajtore qė u vranė kaq
atdhetarė pas luftės. Pėr kėto shkrime, sa e sa herė mė janė vėnė
gracka pėr likuidim fizik. Vetėm Zoti i Madh mė ka shpėtuar, sepse
tėrė puna ime ėshtė e mbėshtetur nė njė taban shumė tė sinqertė
kombėtar. Njerėzor e shpirtėror. Kėtyre ēėshtjeve, po tė mos e kisha
pasur guximin intelektual e njerėzor, kurrė sju kisha dalė
pėrballė, apo jo z. Xun. Nga kjo, ėshtė dashur ta rrudhėsh pak
dorėn, sepse unė nuk i frikohem askujt. Mė sė paku Ty, Xun Ēetta,
sepse asnjėherė nuk kam dėgjuar se Ti e ke pėrkrahur krimin nė
Kosovė.
-
-
Pavarėsisht nga bindjet e tij politike shumė tė ndryshme nga tė
miat, qė i ka shfaqur nė letrėn qė ma ka drejtuar, dhe qė dalin edhe
nga nėnvizimet qė ua ka bėrė shkrimeve qė i kam publikuar, pėr
Xunin kam njė respekt, sepse, si fėmijė trembėdhjetėvjeēar, kisha
dėgjuar nga njė djalė i axhės tim /Salihu/, qė ka qenė njėri nga
organizatorėt e Demonstratave tė 81-shit nė Gjakovė, se Xuni ishte
treguar njė djalė shumė i guximshėm atėbotė. Mu pėr kėtė, sa herė
kam pasur rastin tė rri me tė, edhe e kam respektuar. Pastaj, edhe
vetė kam qenė aktivist i ēėshtjes kombėtare qė nga mosha e re, dhe i
kuptoj njerėzit se kanė tė drejtė ti shprehin edhe kritikat e veta.
Duke e pasur kėtė respekt pėr tė, edhe nuk pėrtova tia kthej njė
pėrgjigje nė adresėn e tij kompjuterike tė lartpėrmendur. Meqė mė ka
lutur tė mos e publikoj letrėn e tij, unė dua tė jem korrekt. Po
publikoj vetėm pėrgjigjen time qė ia kam dėrguar atij.
-
-
Z. Xun,
-
-
Sė pari
dėshiroj qė kjo letėr imja t'ju gjejė shėndosh e mirė Ty dhe
familjen Tėnde. Unė nuk e kam zakon t'ia kthej kujt pėrgjigjen
privatisht, qė bie ndesh me mendimet e mia politike, por, pėr
respektin qė kam ndaj Teje si ish-i burgosur politik, dhe si njeri
i pėrpjekjeve tė vazhdueshme kombėtare, me kėnaqėsi po tė
pėrgjigjem, sepse mendoj se jam shumė i nderuar kur komunikoj me Ty.
-
-
Z.Xun, mė
habiti fakti pse mė thuani se e kam huazuar emrin, kur unė me
publicistikė merrem qė dhjetė vjet. Dhe punėn time e bėj botėrisht
nė gazetėn ku punoj. E kam bėrė edhe kur kam punuar nė Shqipėri, si
gazetar. Madje, edhe atje kam qenė nga gazetarėt mė tė shquar.
Pastaj, shkalla ime intelektuale ėshtė njė shkallė superiore, e cila
ma mundėson qė t'i kundrojė gjėrat nė politikė, ashtu si unė i shoh
dhe si i mendoj. Nuk po tė them se gjithēka qė shkruaj, edhe ia
qėlloj. Jo. Kėtė ia lė kohės, por mendoj se shumė gjėra i kam tė
qėlluara. Njė mund tė tė garantoj: pėrpjekja ime nė publicistikė
ėshtė qė me tėrė diturinė dhe guximin tim t'i ndihmoj ēėshtjes
kombėtare. Nuk po them se nuk ka gabime nė mendimet e mia. Mund edhe
tė ketė, por kjo ėshtė pikėpamja ime pėr realitetin politik. I
bindur se kam tė drejtė nė pikėpamjet e mia, edhe kėmbėngul nė
qėndrimet qė unė i mbarėshtroj.
-
-
Sa i
pėrket Adem Demaēit, unė pėr tė si atdhetar kam shumė respekt. Por,
mendoj se nė politikė baca ka bėrė disa gabime qė nuk ėshtė dashur
t'i bėjė njė atdhetar si ai. Ju vlerėsojeni vetė, meqė keni qenė
bashkėvuajtės i tij dhe i atdhetarėve tė tjerė. Unė nuk e di se kur
i kam injoruar nė shkrimet e mia pėrpjekjet e atdhetarėve shqiptarė,
qė kanė vuajtur nėpėr burgjet serbe. Unė, sa pėr dijeninė tėnde, pėr
kėtė shtresė kam shumė respekt. Natyrisht, se kam kritikuar vetėm
veprimet politike tė ndonjėrit prej tyre, por kurrėn e kurrės nuk i
kam quajtur antikombėtarė, sepse nuk mund tė jenė tė tillė njerėzit
qė i kanė lėnė brinjtė nėpėr burgjet serbe./Njė shtesė imja tash-ata
vetėm mund tė jenė tė manipuluar sot nga ideologjia, ose nga nga
disa mafiozė politikė qė nė emėr tė atdhetarizmit rrėnjėt i kanė tė
drejtuara mbrapsht-kah lindja/.
-
-
Z. Xun,
edhe njė herė nuk di pse mė quani anonim a huadhėnės i emrit tim,
kur i tėrė opinioni e di se jam njė nga gazetarėt mė tė mirė dhe mė
tė sinqertė tė Kosovės. Gjithēka shkruaj, shkruaj pse ashtu mendoj,
dhe me tėrė sinqeritetin tim. Nėse ėshtė ndryshe, atėherė as pulė
mos mė mbet nė votėr! Nėse dikush tė ka tallur se jam anonimus, a
huadhėnės i emrit, dije njė gjė, o Xun Ēeta: Ti ke tė bėsh me Nazmi
Lukajn. Njė djalė me fakultet tė mbaruar, njė ish-mėsimdhėnės tė
gjuhės shqipe nėpėr shtėpi-shkolla dhe me njė djalė tė ri e tė
sinqertė. Nuk di pse e ke shfaqur kėtė dyshim! Kush tė ka mashtruar,
a kush ka bėrė shaka me Ty, se dikush po u fshika pas meje!!! Ti
edhe mė njeh personalisht, dhe po mė ēudit!!! Unė me Ty kam ndejur
sa e sa herė edhe nė Tiranė, por edhe nė prag tė Zgjedhjeve tė Para
Parlamentare. Dhe, kemi biseduar pėr shumė ēėshtje politike. Andaj,
dije se je duke komunikuar me shkrimet e Nazmi Lukajt, e tė askujt
tjetėr. Atė qė tė kanė tallur, ose qė tė ka mashtruar pėr ta krijuar
Ti kėtė dyshim, se dikush fshihet pas emrit tim, duhet ta
konsiderosh ose si tallės, ose si mashtrues.
-
-
Duke e
pėrfunduar kėtė letėr, edhe njė herė po tė bind se ke tė bėsh me
Nazmi Lukajn, me mendimet e tij shumė tė sinqerta. Por, se a janė tė
drejta a jo, po ia lėmė historisė kėtė punė. Angazhimi im nė
publicistikė ka tė bėjė me ndjenjėn time mė tė sinqertė pėr t'i
ndihmuar aq sa mundem e me plot sinqeritet kombit tim. Mendoj se ata
qė janė tė sinqertė nė mendime, nuk e rėndojnė ēėshtjen kombėtare,
si mė kishe shkruar. Pėrkundrazi, e ndihmojnė. Edhe njė gjė: meqė
kam respekt pėr kontributin tėnd kombėtar, po ta dėrgoj edhe numrin
tim tė telefonit, dhe mund tė flasėsh drejtpėrsėdrejti me mua. Por,
edhe nėse vjen nė Prishtinė, mund tė mė thėrrasėsh dhe mund tė pimė
kafe. Unė kam nderin tė pi kafe me Ty. Telefoni im
ėshtė:044-292-458.
-
-
Me
respekt, Nazmi Lukaj
-
-
Tash ende
po mė qeshet, se si Xun Ēetta, edhe pse thotė se i ruan tė gjitha
shkrimet e mia, nuk ka vėrejtur se ato janė shkrime tė veēanta nga
tė gjithė publicistėt e Kosovės. Sepse kanė njė stil qė askush
tjetėr nuk e ka. Njė stil tė rrjedhshėm, pa ofendime dhe plot
sinqeritet kombėtar. Ishalla tash e mbas e kupton, o Xun Ēetta, se
je lajthitur nga dikush keq, ose tė ka tallur. Se Nazmi Lukaj ėshtė
dora vetė. Koka dhe mendja e tij. Dhe, lapsi i tij i mprehtė dhe i
sinqertė. Nėse je lajthitur tash, mos u lajthit mė. Kėtė merre, Xun,
si kėshillė, sepse unė nuk kam tė drejtė tua mohojė njerėzve qė tė
lajthiten tėrė jetėn
|
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|