| |
 |
|
|
|
 |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Pėrmbajtja:
-
Holkeri bisedoi nė Tiranė me Moisiun dhe Nanon
-
Kryeministri Rexhepi thotė se qeveria e tij beson nė pafajėsinė e
katėr oficerėve tė TMK-sė tė arrestuar para dy ditėsh
-
Gjenerali amerikan Xheri Bek thotė se po largohet nga Kosova me
mbresa tė shkėlqyeshme
-
Tiranė: Holkeri e Angjeli nėnshkruan marrėveshjen pėr mbrojtjen
reciproke tė investimeve
-
U
mbajt seanca e rregullt e Kuvendit tė Kosovės
-
Njė
njeri i armatosur ka grabitur 20 euro dhe 5 mijė dollarė nė
Bashkėsinė Islame tė Kosovės
-
Fatos Bytyēi nga Nju Jorku kėrkon drejtėsi nė Beograd pėr vrasjen e
tre vėllezėrve tė tij mė 1999
-
Policia kėshillon qytetarėt tė mos investojnė nė lojėn piramidale
"Bota e argėtimit"
-
Abramovic: Perėndimi tė mos ngrejė kėrkesa tė parealizueshme pėr
Kosovėn
-
Nė
Palluzhė tė Drenasit u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore tė
gazetarit Bekim Kastrati
-
Forumi i Rinisė i LDK-sė ėshtė organizata mė e fuqishme dhe mė
masive e tė rinjve nė Kosovė
-
Sipas zėdhėnėses sė UNMIK-ut, ekzistimi i strukturave paralele nuk
ėshtė pengesė pėr dialogun Prishtinė-Beograd
-
Trupat amerikane tė KFOR-it dhe ato tė TMK-sė nė Viti nėnshkruan njė
marrėveshje pėr partneritet
-
SHBA
suprimojnė ndihmėn pėr Serbin nėse qeveria e re zgjedhet me votat e
socialistėve
-
Misioni policor i BE-sė hedh poshtė pohimet se nė rrethinat e
Tetovės dhe Gostivarit po stėrviten grupe terroriste
-
Amerikanėt kanė vrarė njė sulmues afėr njė burgu nė Bagdad
-
Shpėrthim para shtėpisė sė kryeministrit tė turqve qipriotė
-
Fillojnė bisedimet pėr ribashkimin
-
Hauard Din tėrhiqet nga garat presidenciale
-
Shreder, Shirak e Bler nuk pranojnė kritikat
-
Plagosen dy ushtarė amerikanė
-
Arrin nė 309 numri i viktimave tė tragjedisė nė Iran
-
Janė
vrarė dy ushtarė amerikanė dhe njė irakian nga njė shpėrthim
-
Amnesty International shpreh shqetėsimin e saj pėr kushtet e tė
burgosurve nė Shqipėri
-
Nė
Iran - ditė zie pas viktimave tė shumta
-
Shtatė ekstremistė u arrestuan nė qytetin e Bakubas
-
OKB-ja mirėpret planin izraelit pėr tėrheqjen e kolonėve nga Rripi i
Gazės
|
|
|
|
|
|
|
|
|
-
Holkeri bisedoi nė Tiranė me Moisiun dhe Nanon
-
-
Tiranė, 19
shkurt 2004 -
Kryeadministratori i Kosovės Hari Holkeri mbrėmė nė Tiranė ka takuar
udhėheqėsit mė tė lartė tė Shqipėrisė, presidentin Alfred Moisiu dhe
kryeministrin Fatos Nano.
-
Pas takimit me Moisiun, Holkeri ka deklaruar se pėrfaqėsuesit
ndėrkombėtarė po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet qė qytetarėt e Kosovės
tė aftėsohen pėr tė marrė nė dorė drejtimin e vendit tė tyre.
-
-
Ai tha se Rezoluta 1244
tregon qartė se ėshtė vullneti dhe vetėvendosja e popullit tė
Kosovės ajo qė do ta zgjidhė fatin e tyre, por vendimi pėrfundimtar
pėr statusin e Kosovės do tė merret nga Kėshilli i Sigurimit tė
OKB-sė.
-
Ndėrkaq, Presidenti i Shqipėrisė Alfred Moisiu ka theksuar: "Ne jemi
tė bindur se zgjidhja e statusit pėrfundimtar tė Kosovės do tė
ndihmojė ndjeshėm nė rritjen e sigurisė dhe stabilitetit nė rajon
dhe mė gjerė".
-
Moisiu tha se Shqipėria ėshtė e bindur se e ardhmja e Kosovės do tė
pėrcaktohet nga vetė qytetarėt e saj me vullnetin e tyre tė lirė dhe
nė mirėkuptim me faktorin ndėrkombėtar. Ai shtoi se diskutimet me
Holkerin kanė qenė tė lidhura edhe me shkėmbimet tregtare dhe
ekonomike ndėrmjet Prishtinės dhe Tiranės.
-
-
Poashtu ai ka theksuar
se Shqipėria e quan tė domosdoshme qė Kosova tė pėrfshihet aktivisht
nė axhendėn e bashkėpunimit rajonal, sidomos nė procesin e
integrimit tė Ballkanit Perėndmor dhe nė strukturat evroatlantike.
Ai theksoi disa herė se e ardhmja e Kosovės ėshtė nė familjen
evropiane.
-
Z. Holkeri, pas takimit me presidentin Moisiu ėshtė takuar mbrėmė
edhe me ambasadorin e OSBE-sė nė Tiranė Osmo Liponen, si dhe me
kryeministrin Fatos Nano. Nė qendėr tė kėtyre bisedimeve nė kėto
takime sipas informacionit zyrtar ka qenė siguria nė Ballkan dhe
pėrpjekjet qė duhet bėrė qė Ballkanin ta bėjnė pjesė tė Evropės.
Ndėrkaq gjatė ditės sė sotme do tė takohet me ministrin e jashtėm
Kastriot Islami.
-
Nė vazhdim tė vizitės, pritet tė nėnshkruhet midis autoriteteve tė
Prishtinės dhe tė Tiranės edhe njė marrėveshje e re pėr mbrotjen e
investimeve. Kjo ėshtė marrėveshja e dytė mė e rėndėsishme nė
marrėdhėniet ekonomike nė tė dy anėt e kufirit.
-
-
-
Kryeministri Rexhepi thotė se qeveria e tij beson nė pafajėsinė e
katėr oficerėve tė TMK-sė tė arrestuar para dy ditėsh
-
-
Prishtinė, 19
shkurt 2004 -
Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi ėshtė takuar dje me
komandantin e TMK-sė, gjeneralin Agim Ēekun dhe bashkėpunėtorėt e
tij. Ai ka thėnė me kėtė rast se qeveria e tij beson nė pafajėsinė e
katėr oficerėve tė TMK-sė, tė arrestuar nė fillim tė javės, nėn
dyshimin se kanė bėrė krime lufte.
-
"Unė jam shumė i bindur nė pafajėsinė e tyre dhe shpresoj se me njė
trajtim fer e korrekt, do tė dėshmohet se ata janė mė tepėr tė
akuzuar nė bazė tė spekulimeve ose thashethemeve dhe sa mė shpejt tė
lirohen dhe t'u bashkangjiten TMK-sė", ka thėnė kryeministri
Rexhepi.
-
-
Mirėpo, kjo deklaratė e
tij nuk pėrputhet me atė qė e ka shfaqur dy ditė mė parė. Nė tė
vėrtetė deklaratėn e cilėsuar si tejet zbehtė tė ekzekutivit tė
lėshuar menjėherė pas arrestimit tė katėr eprorėve ai e arsyetoi me
mosmbledhjen e Qeverisė deri dje dhe me faktin se reagimet sado tė
ashpra qofshin nuk po bėjnė asnjė ndikim nė kėtė proces.
-
-
-
Gjenerali amerikan Xheri Bek thotė se po largohet nga Kosova me
mbresa tė shkėlqyeshme
-
-
Ferizaj, 19
shkurt 2004 -
Komandanti i forcave amerikane tė KFOR-it nė Bondstill, gjenerali
Xheri Bek, pak ditė para pėrfundimit tė tij nė Kosovė, veēoi
sundimin e ligjit dhe ndėrtimin e tolerancės ndėretnike si dy
synimet mė tė rėndėsishme qė duhet tė kenė kosovarėt pėr ndėrtimin e
njė ardhmėrie tė sigurtė.
-
-
Pas njė takimi
lamtumirės me kreun komunal tė Ferizajt, gjenerali Bek tha se po
largohet nga Kosova me mbresa tė shkėlqyeshme, me kujtime tė mira
dhe duke lėnė shumė miqė prapa. Ai nėnvizoi se ka qenė njė mision
shumė i mirė dhe ka pasur shumė pėrparime jo vetėm kėtu, por nė
gjithė Kosovėn, u tha gazetarėve gjenerali amerikan.
-
-
-
Tiranė: Holkeri e Angjeli nėnshkruan marrėveshjen pėr mbrojtjen
reciproke tė investimeve
-
-
Tiranė, 19
shkurt 2004 - Shefi
i UNMIK-ut Hari Holkeri dhe ministri shqiptar i Ekonomisė Anastas
Angjeli, nėnshkruan sot nė Tiranė Marrėveshjen pėr nxitjen dhe
mbrojtjen e investimeve tė huaja. Holkeri marrėveshjen e ka
vlerėsuar si rezultat i bashkėpunimit tė shkėlqyeshėm mes Kosovės
dhe Shqipėrisė.
-
Nė ditėn e dytė dhe tė fundit tė vizitės nė Tiranė, Holkeri pas
takimit me ministrin e Jashtėm Kastriot Islami tha se dialogu mes
Prishtinės dhe Beogradit do tė zhvillohet vetėm ndėrmjet
pėrfaqėsuesve tė tyre. Ai gjithashtu ka theksuar si lajm shumė tė
rėndėsishėm nga Kosova, faktin se serbėt kanė pranuar tė pėrfshihen
nė grupet punuese.
-
Ministri Islami i dha mbėshtetje tė plotė dhe tė pandėrprerė tė
Shqipėrisė pėr UNMIK-un, Qeverinė e Kosovės dhe forcimin e
institucioneve demokratike nė Kosovė.
-
Holkeri dhe ministri Islami, biseduan pėr zhvillimin e mėtejshėm tė
marrėdhėnieve mes Tiranės dhe Prishtinės.
-
Holkeri theksoi se Shqipėria dhe UNMIK-u, kanė dhe angazhohen tė
kenė edhe mė tej njė bashkėpunim tė frytshėm nė tė gjithė lėmenjtė
dhe veēmas nė luftėn kundėr krimit tė organizuar.
-
-
-
U
mbajt seanca e rregullt e Kuvendit tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 19
shkurt 2004 -
Kuvendi i Kosovės sot i zhvilloi punimet nė seancė plenare, duke
proceduar sipas rendit tė ditės, tė miratuar mė parė nga kryesia e
Kuvendit.
-
-
Fillimisht shefat e
grupeve parlamentare diskutuan pėr ēėshtje procedurale, ndėrkaq
Arsim Bajrami, shef i Grupit parlamentar tė PDK-sė, kundėrshtoi edhe
sot ndėrrimin e radhitjes sė vendeve tė deputetėve nė sallėn e
Parlamentit dhe kėrkoi nga kryesia e tij zgjidhjen e kėtij problemi.
Koalicioni serb "Kthimi" bojkotoi mbledhjen e sotme.
-
Ndryshe, deputetėt sot miratuan Ligjin pėr barazi ligjore dhe nė
parim Projektligjin pėr transportin e mallrave tė rrezikshme. Ėshtė
shtyrė pėr mbledhjet e ardhshme diskutimi i Projektligjit pėr Odėn
ekonomike dhe Projektligji pėr materialin fidanor.
-
Prezentimin e Projekligjit pėr transporrtin e mallrave tė rrezikshme
e bėri ministri, Zef Morina, i cili tha se ky projektligj ėshtė
pėrgjigje ndaj nevojave pėr njė ligj modern dhe gjithpėrfshirės nė
sektorin e transportit tė mallrave tė rrezikshme. Morina tha se
ligji sqaron pėrgjegjėsitė nė kėtė fushė dhe promovon zhvillimin e
kėtij sektori pėrmes kornizės ligjore.
-
Kuvendi me shumicė votash, pas shqyrtimit nen pėr nen, ka miratuar
edhe Ligjin pėr barazi gjinore i cli mėton tė promovojė tė drejta tė
brabarta, pa marrė parasysh gjininė e qytetarit.
-
Kuvendi, ndėrkaq, ka shtyrė pėr seancat e radhės shqyrtimin e
Projketligjit pėr Odėn ekonomike dhe atė Projektligjin pėr
materialin fidanor.
-
-
-
Njė njeri i armatosur ka grabitur 20 euro dhe 5 mijė dollarė nė
Bashkėsinė Islame tė Kosovės
-
-
Prishtinė, 19
shkurt 2004 - Nė
njė njoftim tė policisė sė UNMIK-t thuhet se gjatė natės sė 17
shkurtit njė njeri i armatosur ka hyrė nė zyrėn e Bashkėsisė Islame
tė Kosovės, ka lidhur rojen e sigurimit tė objektit dhe ka grabtur
20 mijė euro dhe 5 mijė dollarė amerikanė. Sipas policisė nuk ka
pasur tė lėnduar.
-
-
-
Fatos Bytyēi nga Nju Jorku kėrkon drejtėsi nė Beograd pėr vrasjen e
tre vėllezėrve tė tij mė 1999
-
-
Beograd, 19
shkurt 2004 - Fatos
Bytyēi, vėlla i Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyēit, tė vrarė nė Petrovo
Sello nė Serbi nė vitin 1999, ka shkuar nė Beograd pėr tė biseduar
me prokurorin special pėr krime lufte Vladimir Vukēeviq. Fatosi
kishte ardhur nga Nju Jorku pėr tė kėrkuar drejtėsi dhe
pėrfundimisht tė mėsojė se kush i ka vrarė vėllezėrit e tij dhe
vrasėsit e tyre tė nxirren para drejtėsisė.
-
-
Ministri serb i policisė
Dushan Mihajlloviq ka deklaruar mė herėt se i di kush janė vrasėsit
e vėllezėrve Bytyēi. Fatosi thotė se urdhėrin pėr vrasjen e
vėllezėrve tė tij e ka dhėnė Goran Radosavleviq - Guri, komandant
aktual i xhandarmėrisė sė Serbisė.
-
Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyēi, me preardhje nga Przireni, shtetas
amerikanė, ishin nxjerrė nga burgu i Prokuples mė 8 korrik tė vitit
1999, ku ishin duke vuajtur dėnimin prej 11 ditėsh pėr qėndrim
ilegal nė Serbi.
-
-
Ata ishin dėrguar mė
bazėn e njėsive speciale antiterroriste dhe pas dy ditėsh ishin
ekzekutuar, pastaj ishin varrosur nė njė varrezė masive, nė tė cilėn
ndodheshin edhe shumė shqiptarė nga Kosova.
Vėllezėrit Bytyēi ishin arrestuar nė Serbi pasi kishin dėrguar atje
njė familje rome nga Prizreni, shkruan nė njė reportazh gazeta
"Danas" e Beogradit.
-
-
-
Policia kėshillon qytetarėt tė mos investojnė nė lojėn piramidale
"Bota e argėtimit"
-
-
Gjilan, 19
shkurt 2004 - Sipas
policisė, nėpėr qytetet e Kosovės po bredhin individė tė ndryshėm,
tė cilėt po i inkurajojnė qytetarėt pėr tė investuar nė lojėrat e
fatit. Duke e parė rrezikun qė pėrmbajnė lojėrat e kėtilla, tė cilat
mė shumė u pėrngjajnė skemave piramidale, policia e Gjilanit i
kėshillon qytetarėt qė tė mos e provojnė fatin nė biznese tė kėtilla
tė ndyta, sepse do tė jenė humbės.
-
Sipas policisė, lojėrat e kėtilla janė tė pėrhapura mjaft nė Evropė,
ndėrsa Shqipėria ėshtė rasti mė i freskėt, ku shumė njerėz u
mashtruan dhe i humbėn paratė e tyre. Dikush po provon tash qė kjo
t`i ndodhė edhe Kosovės.
-
Qytetarėt duhet ta kenė tė qartė se nga paratė e tyre mund tė kenė
pėrfitime vetėm organizuesit e kėtyre lojėrave, ata qė nė plan tė
parė duket se ju mirėpresin dhe ju ofrojnė njė rast tė mirė pėr tė
fituar shpejt.
-
Pėr tė hyrė nė garė, juve do t`iu kėrkohen 1.000 euro, ndėrsa duhet
tė aderoni anėtarė tė rinj nė lojė, nė mėnyrė qė t`i fitoni nga 500
euro prej secilit dhe kjo, nė dukej tė pare, do t`iu mashtrojė se
mund tė bėheni njė pėrfitues i madh.
-
Nė tė vėrtetė, kėta njerėz do tė zhduken pasi qė t`i kenė mbledhur
paratė tuaja. Policia rikujton rastin me Shqipėrinė si shembullin mė
tė keq tė kėtyre lojėrave dhe kėrkon prej qytetarėve qė tė mos
krijojnė hapėsirė qė kjo tė ndodhė edhe nė Kosovė.
-
Parulla e kėtyre lojėrave "me ne fitojnė tė gjithė" nė tė vėrtetė
duhet tė kuptohet si "me ne tė gjithė humbin". Policia thotė se ka
informacione qė nė Kosovė po operon njė kompani qė quhet "Fun World"
ose "Bota e argėtimit", e cila nė fakt provon t`I mashtrojė
njerėzit.
-
-
-
Abramovic: Perėndimi tė mos ngrejė kėrkesa tė parealizueshme pėr
Kosovėn
-
-
Uashington, 19
shkurt 2004 -
Ambasadori Morton Abramovic tha se parapėlqen qė nė Kosovė tė
ekzistojė njė qeveri me kompetenca tė plota, tė largohej UNMIK-u dhe
tė krijohej njė qeveri e vėrtetė dhe e efektshme. "Por komuniteti
ndėrkombėtar ka vendosur tė ndjekė njė rrugė tjetėr dhe Kosova nuk
ka alternativė tjetėr, veē zbatimit tė saj", thotė Abramovic nė njė
intervistė dhėnė "Zėrit tė Amerikės".
-
Duke folur pėr standardet, ai tha se gjatė kėtij viti, duhet bėrė
pėrparim pėr gjithė standardet sidomos nė garantimin e sigurisė pėr
pakicat, nxitjen e kthimit tė tė zhvendosurve, krijimin e tė
drejtave civile pėr tė gjithė. "Por nga ana tjetėr ėshtė e
rėndėsishme qė Perėndimi tė mos ngrejė kėrkesa tė parealizueshme",
tha Abramovic, duke shtuar se disa prej tyre, janė tė pakuptueshme,
e aq mė tepėr kur kėrkohet realizimi i tyre brenda njė viti.
-
"Standartet duhen parė nė njė mėnyrė shumė praktike. Ka shumė
reforma qė duhen bėrė. Por nė 2005 nuk duhet kėrkuar njė shoqėri tė
pėrkryer, njė shoqėri qė nuk ekziston sot nė asnjė vend tė
Ballkanit. Megjithatė, standartet janė njė gjė e rėndėsishme qė
duhet tė bėjė populli i Kosovės. Ato do tė ndihmojnė pėr tė krijuar
njė vend tė mirė dhe banorėve tė Kosovės u duhet tė punojnė shumė
pėr t'i realizuar", tha Abramovic.
-
"Unė kam shprehur edhe mė parė shqetėsim se politika e standarteve
para statusit, ishte njė pėrpjekje pėr ta shtyrė zgjidhjen e
ēėshtjes sė Kosovės, me shpresė se do tė gjendej njė formė qė Serbia
dhe Kosova tė gjenin njė gjuhė tė pėrbashkėt. Pėr mendimin tim,
fuqitė e mėdha, ende nuk e kanė as vetė tė qartė dhe nuk e kanė
menduar se ēfarė procesi do tė ndjekin, pasi tė japin vlerėsimin se
standartet janė plotėsuar", tha ames tjerash nė kėtė intervistė
Morton Abramovic.
-
-
-
Nė
Palluzhė tė Drenasit u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore tė
gazetarit Bekim Kastrati
-
-
Drenas, 19
shkurt 2004 - Nė
33-vjetorin e lindjes dhe dyvjetorin e vrasjes sė gazetarit tė
ish-ushtarit tė UĒK-sė Bekim Kastrati nė fshatin Polluzhė tė
Drenasit u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore.
-
-
Nė kėtė ceremonial morėn
pjesė familjarė, pėrfaqėsues tė gazetės "Bota sot", gazetar i sė
cilės ishte Bekim Kastrati, pastaj pėrfaqėsues tė degėve tė LDK-sė
nga Drenasi, Skėnderaj, Klina, Malisheva dhe qytetarė tė shumtė.
-
Pėr veprimtarinė luftarake dhe gazetareske tė Bekim Kastratit foli
Mehdi Syla nėnkryetar i LDK-sė nė Drenas, ndėrkaq nė emėr tė gazetės
"Bota sot" foli Bajrush Morina, redaktor pėrgjegjės.
-
-
Ai e ēmoi lart
kontributin e gazetarit Kastrati nė gazetėn ku ai punoi dhe kėrkoi
qė vrasėsit e tij gazetarė dhe veprimtarėve tė tjerė tė zbulohen sa
mė parė nga hetuesia. Nė emėr tė Partisė Nacionaldemokratike tė
Kosovės foli Hajriz Demaku.
-
Nė fund u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore tė gazetarit Bekim
Kastrati e ngritur nga familja, si dhe u vunė kurora lulesh.
-
-
-
Forumi i Rinisė i LDK-sė ėshtė organizata mė e fuqishme dhe mė
masive e tė rinjve nė Kosovė
-
-
Hani i Elezit,
19 shkurt 2004 - Nė
Han tė Elezit u zhvillua njė debat i FR tė kėtushėm tė LDK-sė, me
Kryesinė qendrore tė FR tė LDK-sė. Kėtė takim e hapi Arta Laqi,
anėtare e kryesisė sė degės sė FR-sė, ndėrsa mė pas tė pranishmit i
pėrshėndetėn edhe Ziber Xhoni, kryetar i degės sė FR-sė, dhe
Zylbehar Hasallari, kryetar i degės sė LDK-sė nė Han tė Elezit.
-
-
Mė pas tė pranishmėve iu
drejtua nėnkryetari i FR tė LDK-sė, Sejdė Tolaj, i cili tha se
debati i sotėm ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė ngase po zhvillohet
nė kuadėr tė Vitit tė LDK-sė tė proklamuar nga presidenti i Kosovės
Ibrahim Rugova, nė ceremoninė e shėnimit tė 14-vjetorit tė LDK-sė.
Nė kėtė takim u tha se Forumi i Rinisė i LDK-sė ėshtė organizata mė
e fuqishme dhe mė masive e tė rinjve nė Kosovė.
-
"Ne si FR i LDK-sė, kėtė vit e kemi cilėsuar si vit i tė rinjve dhe
ky takim ėshtė nė vazhdėn e takimeve qė ne po i realizojmė me tė
rinjtė e tė gjitha komunave tė Kosovės, pėr tė komunikuar
drejtpėrdrejt me ta nė mėnyrė qė tė njoftohemi pėr sė afėrmi me
kėrkesat dhe nevojat e tė rinjve anemban Kosovės", u tha anė fillim
tė debatit.
-
-
Mė pastaj u kalua nė
komunikim tė drejtpėrdrejt ku nga tė pranishmit u shtruan njė varg
pyetjesh nė tė cilat u pėrgjigjėn Sejdė Tolaj, Avni Gashi dhe Ilir
Fetahu.
-
-
Duke u pėrgjigjur nė njė
pyetje Tolaj, ndėr tjera tha: "Forumi i Rinisė i LDK-sė tani po hyn
nė vitin e 15-tė tė veprimtarisė sė vet tė suksesshme dhe si
rezultat i kėsaj ėshtė edhe anėtarėsimi i saj nė organizatat e
rėndėsishme ndėrkombėtare tė tė rinjve siē janė 'Demokratėt e rinj
tė botės', 'Konservatorėt e rinj tė Evropės' si dhe 'Tė rinjtė e
partive popullore tė Evropės".
-
-
-
Sipas zėdhėnėses sė UNMIK-ut, ekzistimi i strukturave paralele nuk
ėshtė pengesė pėr dialogun Prishtinė-Beograd
-
-
Prishtinė, 19
shkurt 2004 -
Ekzistimi i strukturave paralele nė Kosovė, sipas zėdhėnėses sė
UNMIK-ut, Izabela Karlovic nuk paraqet pengesė pėr vazhdimin e
dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit. Ajo shtoi se nuk
ekzistojnė kushte ose parakushte pėr vazhdimin e dialogut. Sipas
saj, dialogu ėshtė i natyrės teknike, pra aty do tė bisedohet vetėm
pėr ēėshtje teknike e jo pėr ēėshtje politike.
-
-
Pra pėr kėto bisedime
ekzistimi i enklavave serbe nuk paraqet problem. Karlovic po ashtu
ka thėnė se kjo ēėshtje ėshtė diskutuar nė KS tė OKB-sė dhe vetė
Sekretari i Pėrgjithshėm Kofi Anan ia ka tėrhequr vėrejtjen
Beogradit pėr ndalimin e burimeve qė bėjnė finacimin e tyre.
Karloviq nuk pati pėrgjigje edhe lidhur me zhbllokimin e procesit tė
privatizimit.
-
Ndėrkaq, zėdhėnėsi i Shtyllės sė katėrt tė UNMIK-ut, Kris Pjer
Litie, tha se procesi i privatizimit ėshtė duke vazhduar. Ai shtoi
se ky proces nuk ėshtė i ndėrprerė, por janė duke u bėrė disa
avancime nė politikėn operacionale tė tij dhe korrigjimi i disa
gabimeve tė lėshuara nė fillim tė kėtij procesi.
-
-
-
Trupat amerikane tė KFOR-it dhe ato tė TMK-sė nė Viti nėnshkruan njė
marrėveshje pėr partneritet
-
-
Viti, 19 shkurt
2004 - Trupat
amerikane tė KFOR-it dhe ato tė TMK-sė nė Viti nėnshkruan njė
marrėveshje pėr partneritet, sipas tė cilės ato zotohen nė
rindėrtimin e Kosovės.
-
-
Kėtė marrėveshje e
nėnshkruan komandanti i Batalionit II - 135 tė KFOR-it, nėnkoloneli
Pol Cimerman dhe komandanti i Brigadės 263 i TMK-sė, majori Ahmet
Vishi. Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje kėto dy njėsite ushtarake do
tė jenė partnere nė rindėrtimin e Kosovės, thotė nėnkoloneli Pol
Cimerman.
-
-
-
SHBA suprimojnė ndihmėn pėr Serbin nėse qeveria e re zgjedhet me
votat e socialistėve
-
-
Beograd, 19
shkurt 2004 - SHBA
nuk do t'ia suprimojnė ndihmėn Serbisė menjėherė, nėse qeveria e re
do tė zgjedhet me votat e deputetėve tė socialistėve, ka thėnė
amasadori amerikan nė Beograd, Uiliam Montgomeri.
-
-
"Mendoj qė asnjė
organizatė ose shtet nuk do t'ia suprimonte ndihmėn menjėherė
Serbisė pėr shkak tė pėrkrahjes sė socialistėve. Mirėpo, ēėshtje
ėshtė se ēfarė vendimesh do tė mund tė marrė ajo qeveri, dhe kėto
vendime ose mungesa e vendimeve do ta caktojė nivelin e ndihmės sė
ardhshme", ka thėnė Montgomeri.
-
-
Testi i parė pėr
qeverinė e re do tė jetė mė 31 mars, kur sekretari amerikan i
Shtetit duhet ta konfirmojė se pushteti nė Beograd e mbėshtet
Marrėveshjen e Dejtonit, se janė duke u respektuar tė drejtat e
njeriut dhe qė po bashkėpunon me Gjykatėn e Hagės. Si njė nga
kushtet, gjatė kėtij viti po pėrmendet edhe ekstradimi i Ratko
Mladiqit.
-
-
-
Misioni policor i BE-sė hedh poshtė pohimet se nė rrethinat e
Tetovės dhe Gostivarit po stėrviten grupe terroriste
-
-
Shkup, 19
shkurt 2004 -
Misioni policor i Bashkimit Evropian nė Shkup hedh poshtė pohimet e
drejtuesit tė partisė mė tė madhe tė opozitės maqedonase VMRO-DPMN,
Nikolla Gruevski se nė rrethinat e Tetovės dhe Gostivarit po
stėrviten grupe tė reja terroriste.
-
-
Misioni "Proksima"
njohurinė e tij mbi gjendjen e sigurisė nė terren lidhur me kėtė
rast konkret e mbėshtet nė tė dhėnat e Ministrisė sė Punėve tė
Brendshme tė Maqedonisė. Kėshtu tha zėdhėnėsja Shina Tompson e BE-sė
dhe e Misionit policor "Proksima" nė njė takim me gazetarė.
-
Deklaratat e Gruevskit i pėrgėnjeshtruan edhe liderėt e partive
politike shqiptare dhe tė LSDM-sė nė pushtet.
-
-
-
Amerikanėt kanė vrarė njė sulmues afėr njė burgu nė Bagdad
-
-
Bagdad, 19
shkurt 2004 -
Guerilėt kanė shkrepur mbrėmė me dhjetra mortaja dhe raketa mbi njė
burg amerikan nė Bagdad, por trupat amerikane en atė rast kanė vrarė
njė irakian, kanė thėnė sot zyrtarėt ushtarakė amerikanė, njofton
Rojter.
-
Sulmuesit kanė shkrepur 33 mortaja dhe pesė raketa mbi burgun Abu
Garib, ku amerikanė mbajnė me qindra irakianė tė arrestuar. Forcat e
koalicionit kanė vrarė njė armik kur ai pėrpiqej tė ikte nga vendi i
ngjarjes. Forcat amerikanė kanė arrestuar me atė rats edhe 55 tė
tjerė.
-
-
-
Shpėrthim para shtėpisė sė kryeministrit tė turqve qipriotė
-
-
Nikozi, 19
shkurt 2004 - Para
shtėpisė sė kryeministrit tė turqve qipriotė Mehmet Ali Talat ka
shpėrthuyer sot nė mėngjes njė bombė, vetėm disa orė para fillmit tė
bisedimeve tė liderėve tė bashkėsisė greke dhe turke nė Nikozi pėr
ribashkimin e ishullit.
-
Nė kėtė shpėrthim nuk ka pasur tė lėnduar, ndėrkaq Talat menjeherė
pas incidentit ka bėrė tė ditur se bisedimet pėr ribashkimin e
Qipros do tė mahen.
-
-
-
Fillojnė bisedimet pėr ribashkimin
-
-
Nikozi, 19
shkurt 2004 -
Presidenti greko-qipriot, Tassos Papadopolous dhe udhėheqėsi
turko-qipriot, Rauf Denktash, fillojnė sot nė Nikozia njė raund tė
ri bisedimesh.
-
Kėto bisedime sponsorizohen nga Kombet e Bashkuara dhe synojnė
ribashkimin e ishullit pas 30 vjetėve ndarje.
-
Ata kanė rėnė dakord tė negociojnė deri nga fundi i marsit.
-
Pas kėsaj kohe, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Annan, do tė
vendosė pėr ēėshtje pėr tė cilat dy palėt nuk pajtohen.
-
Nė rastin e arritjes sė marrėveshjes, pėr tė do tė votohet nė
referendume tė veēanta nė tė dy pjesėt e ishullit.
-
-
-
Hauard Din tėrhiqet nga garat presidenciale
-
-
Uashington, 19
shkurt 2004 - Gara
pėr kandidatin pėr president nga radhėt e demokratėve nė Amerikė ka
hyrė nė fazėn finale me tėrheqjen e ish-guvernatorit tė Vermontit,
Hauard Din. Senatori Xhon Keri ėshtė ende kryesues, por sfiduesi i
tij mė serioz qė ka mbetur, senatori Xhon Eduards, nuk po i humb
shpresat pėr njė fitore tė mundshme.
-
Demokratėt qė deri tani kanė votuar pėr Kerin e kanė justifikuar
kėtė me aftėsinė qė ata mendojnė se ka ai pėr tė mundur George
Bushin.
-
-
-
Shreder, Shirak e Bler nuk pranojnė kritikat
-
-
Berlin, 19
shkurt 2004 -
Udhėheqėsit e Gjermanisė, Francės dhe Britanisė kanė paraqitur njė
varg propozimesh qė synojnė reformimin e Bashkimit Evropian dhe tė
ekonomive tė vendeve anėtare tė tij.
-
Mirėpo, ata kanė hedhur poshtė kritikat se janė pėrpjekur tė
diktojnė mėnyrėn se si duhet tė zhvillohet BE-ja.
-
Shumė vende anėtare tė BE-sė kanė shprehur shqetėsimin e tyre rreth
takimit qė u mbajt nė Berlin, duke thėnė se tre vendet nė fjalė, po
i pėrjashtojnė ato nga marrja e vendimeve thelbėsore pėr tė ardhmen
e Bashkimit Evropian.
-
Kancelari gjerman, Gerhard Shrėder, presidenti francez, Zhak Shirak,
dhe kryeministri britanik, Toni Bler, bėnė thirrje pėr reforma tė
thella nė politikat ekonomike dhe sociale pėr t'i bėrė mė konkuruese
vendet e BE-sė.
-
Ata po ashtu duan tė krijojnė edhe njė post tė ri komisioneri
evropian pėr ēėshtjet ekonomike.
-
-
-
Plagosen dy ushtarė amerikanė
-
-
Falluxha, 19
shkurt 2004 - Njė
kolonė ushtarake amerikane ėshtė sulmuar nga guerilėt nė Irakun
Perėndimor me mortaja dhe me atė rast janė plagosur dy ushtarė
amerikanė.
-
Sulmi ėshtė kryer nė rrugėn ndėrmjet Falluxhės dhe Ramadisė, nė tė
cilėn sulmet e tilla ndaj ushtarėve amerikanė janė tė shpeshta.
-
-
-
Arrin nė 309 numri i viktimave tė tragjedisė nė Iran
-
-
Teheran, 19
shkurt 2004 - Numri
i viktimave nė Iran nga shpėrthimi i dhjetra vagonave tė trenit me
kemikalje ka arritur nė 309. Ky ėshtė konfirmimi i fundit i kėsaj
tragjedie qė ndodhi tė mėrkurėn, duke shkatėrruar edhe disa fshatra,
njofton AP, duke cituar guvenatorin e krahinės.
-
-
Ndėrkaq numri i tė
lėnduarve ka arritur nė 450, gjysma e tė cilėve janė shtrirė nė
spital. Ndėrkohė presidenti iranian Mohamed Khatami ka urdhėruar
hetimet lidhur mė kėtė tagjedi me pėrmasa katastrofe.
-
-
-
Janė vrarė dy ushtarė amerikanė dhe njė irakian nga njė shpėrthim
-
-
Bagdad, 19
shkurt 2004 - Nga
shpėrthimi i njė bombe janė vrarė dy ushtarė amerikanė dhe njė
irakian nė qytetin Khalidija, thotė ushtria, njofton Rojter.
-
"Dy ushtarė janė vrarė dhe njė ėshtė plagosur sot paradite nga
shpėrthimi i njė bombe skaj rrugės afėr Khalidisė", tha njė zėdhėnės
ushtarak nė Irak. "Tė paktėn njė irakian poashtu ėshtė vrarė". Ai
nuk ka saktėsuar nėse bėhet fjalė pėr civil irakian.
-
-
-
Amnesty International shpreh shqetėsimin e saj pėr kushtet e tė
burgosurve nė Shqipėri
-
-
Londėr, 19
shkurt 2004 -
Organizata pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, Amnesty
International ka shprehur shqetėsimin e saj pėr kushtet e tė
arrestuarve qė mbahen nė rajonet e policisė nė Shqipėri.
-
-
Ajo thotė se nga vizitat
e saj nė 4 rajone policie vuri re se kėto vende janė tė mbi
ngarkuara me tė burgosur dhe nė kushte tė kėqia higjeno-sanitare. Ky
grup citon njė tė burgosur, i cili tha se kushtet nė rajonin e
policisė ku ai mbahej i pėrngjanin kopshtit zoologjik.
-
Amnesty International i ka bėrė thirrje Shqipėrisė tė ndėrtojė
qendra tė tjera pėr tė arrestuarit, duke krijuar mė shumė hapėsirė
nė burgjet dhe rajonet e policisė, si dhe tė rikonstruktojė
ndėrtesat ekzistuese pėr tė plotėsuar standardet minimale.
-
Amnesty International u ka bėrė gjithashtu thirrje autoriteteve
shqiptare qė tė respektojė tė drejtat bazė tė njeriut pėr tė
burgosurit nė bazė tė ligjit ndėrkombėtar, ndėrkohė qė ata mbahen nė
izolim.
-
-
-
Nė
Iran - ditė zie pas viktimave tė shumta
-
-
Teheran, 19
shkurt 2004 - Pas
shpėrthimit tė djeshėm tė njė treni nė verilindje tė Iranit, ku
humbėn jetėn rreth 300 vetė, ekziston frika se nė zonėn e aksidentit
mund tė ketė shpėrthime tė tjera.
-
Forcat qeveritare kanė izoluar zonėn pėr tė shmangur aksidentet e
ndryshme nė rast tė shpėrthimit tė mundshėm tė disa vagonave tė
trenit me karburant qė nuk janė prekur nga shpėrthimi i sė mėrkurės.
-
Shumica e viktimave tė shpėrthimit ishin zjarrfikės dhe fshatarė qė
u ishin mbledhur nė skenėn a aksidentit kur disa vagona shpėrthyen
papritmas. Katastrofa filloi kur disa vagona u shkėputėn nga treni
dhe dolėn jashtė shinave.
-
Pėr viktimat e aksidentit ėshtė shpallur ditė zie dhe ėshtė ngritur
njė komision ministror pėr hetimin e rastit.
-
-
-
Shtatė ekstremistė u arrestuan nė qytetin e Bakubas
-
-
Bagdad, 19
shkurt 2004 - Njė
zėdhėnės i ushtrisė amerikane nė Bagdad tha se 7 ekstremistėt u
arrestuan nė qytetin e Bakubas, 60 kilometra nė veri tė kryeqytetit.
Ata u arrestuan nga divizioni i 4 i ushtrisė amerikane sė bashku me
15 persona tė tjerė gjatė njė sulmi kundėr asaj qė u pėrshkrua si
njė celulė kundėr koalicionit.
-
Bakuba ėshtė qėndra e tė ashtuquajturit Trekėndėshi Suni, ku sulmet
kundėr ushtarėve amerikanė janė bėrė thuajse diēka e pėrditshme.
Policia irakiane tha se ky grup dyshohej se kishte gisht nė njė
numėr sulmesh tė kohėve tė fundit nė atė zonė.
-
-
-
OKB-ja mirėpret planin izraelit pėr tėrheqjen e kolonėve nga Rripi i
Gazės
-
-
Gaza, 19 shkurt
2004 - I dėrguari i
Kombeve tė Bashkuara pėr Lindjen e Mesme mirėpriti planin e
kryeministrit izraelit Ariel Sharon pėr tėrheqjen e kolonėve nga
Rripi i Gazės.
-
Terje Roed-Larsen tha se tėrheqja mund tė ripėrtėrijė bisedimet e
ngecura tė paqes. Megjithatė, ai paralajmėroi qė njė tėrheqje e
tillė duhet tė bėhet me bashkėpunimin e palestinezėve dhe tė
komunitetit ndėrkombėtar.
-
Ambasadori amerikan nė Kombet e Bashkuara, Xhon Negroponte, tha se
ndėrsa ėshtė vėshtirė tė kritikohet ēdo lloj tėrheqjeje, Uashingtoni
ende mendon qė plani i paqes i mbėshtetur nga komuniteti
ndėrkombėtar ėshtė mėnyra mė e mirė pėr arritjen e paqes sė
qėndrueshme nė Lindjen e Mesme.
|
|
|
|
|
|
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
| |
|
|
|
 |
|
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|